Si ta trajtosh dyshimin që ke?

Print

Titulli: Si ta trajtosh dyshimin qe ke? (pjesa 2)

Do të ndalemi sot tek trajtimi i dyshimeve qe kemi dhe kontrollimi i mendimeve, qe është diçka shume e rëndësishme për shëndetin tonë mendor dhe për ndjenjat tona.

Oz Ginez (Os Guinnes) në librin e tij të mrekullueshëm rreth dyshimit, Me dy mendje (in Two Minds), shkruan këto fjalë me vend për njerëzit e mençur:

“Të zgjedhësh të dyshosh do të thotë të zgjedhësh si rezultat mosbesimin.”

Prandaj pendohuni dhe besoni Lajmin e Mirë.

Dyshimi emocional është më i vështirë për tu trajtuar sepse ka shumë lidhje me emocionet. Ai bazohet në kundërshtimet e intelektuale, për besimin e krishterë ose tek rebelimi kundër sovranitetit të Jezusit si Zot.

Kjo e ka burimin tek lëndimet e mëdha në jetë apo emocioneve që trauma ka sjellë siç është, zemërimi, ankthi, depresioni dhe trishtimi.

Në mesazhin tonë herën e kaluar unë ju fola për mikun tim të Andrean, me të cilin jam rritur. Ne kemi qenë në të njëjtën shkollë teologjike, por ai u bë dyshues ndërsa unë pastor.

Unë ju përmenda herën e kaluar se ku e kishte burimin dyshimi i Andreas, por nëse reflektoj më shumë për këtë, mendoj se e di ku e kanë burimin.

Andrea ka këto dyshime sepse disa të krishterë nuk e trajtuan si duhet, ashtu siç do ta kishte trajtuar Krishti.

Ai nuk pranohej për atë që ishte, për pasojë ai refuzonte të tjerët. Ndaj tani ai është lënduar prej dyshimit emocional, dhe vuan pasojat që ky lloj dyshimi sjell: zemërim, ankth depresion, dhe pikëllim.

Fatmirësisht, Fil. 4:6-9 tregon tre mënyra përmes të cilave Jezusi na jep hirin për tu marrë me ato emocione, e për të kaluar prej dyshimit tek besimi.

Së pari atje ka një lutje specifike. Që na ndihmon të merremi me ankthin dhe depresionin, që ushqejnë dyshimin tonë.

” Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim.”

Atëherë kur ankthi dhe binjaku i tij depresioni na kanë mbërthyer, mendjet tona vijnë vazhdimisht. rrotull, e rrotull, e rrotull të njëjtave shqetësime

Ky tekst thotë se ne duhet ta marrim ata rreth shqetësimeve dhe ta drejtojmë, të bëjmë një listë me gjërat që na shqetësojnë, të kthejmë çdo shqetësim në kërkesë e më pas tia paraqesim ato Perëndisë.

Dhe teksa e bën këtë, jepi atij falënderime, po falënderoje Perëndinë për gjithçka të mirë që ka bërë, dhe do të bëjë me kërkesat tona. Kjo është mënyra më e mirë për të larguar  mosbesimin, ndaj falëndero.

Pali premton se nëse e bëjmë këtë, dhe vazhdojmë ta bëjmë, paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo lloj njohurie, do të ruajë zemrat dhe mendjet tona prej shqetësimit, në Krishtin Jezus.

Nëse ndalon rrotullimin tënd rreth ankthit dhe depresionit, dyshimi yt, gradualisht do të kthehet në besim. Sigurisht që nëse ankthi dhe depresion është shumë i thellë dhe kronik, Jezusi do të përdorë këshillim profesional, apo mjekime për të çuar tek ajo pikë ku mund të lutesh ashtu siç thotë filipianëve 4.

Mjeti i dytë që Jezusi përdor për të mposhtur dyshimin tonë emocional, është kontrolli i emocioneve.

“Mendo këto gjëra”, thuhet tek Filipianëve 4:8.

Dyshim do të thotë të kesh dy mendje, një mendje të mbushur plot me besim dhe mosbesim, një mendje që lëkundet mes të vërtetës së Perëndisë dhe të gjërave të botës.

Që të bashkosh një mendje të ndarë, duhet të fokusohesh tek gjërat pozitive dhe ushqyese për besimin.

Në vend që të mendosh për gjitha gënjeshtrat e botës, mendo për të vërtetën. Në vend që të lejosh në jetën tënde njerëz të këqij, shoqërohu me njerëz fisnikë.

Mendo se çfarë shkon mirë në jetën tënde dhe çfarë shkon keq; çfarë është e pastër dhe çfarë është e papastër, çfarë është e pëlqyeshme dhe çfarë është e shëmtuar.

Kontrollo se ku përqendrohen mendimet e tua dhe Jezusi do ta përdorë këtë për mposhtur dyshimin emocional që vjen për shkak të padrejtësive dhe gënjeshtrave të jetës.

Sjellja e tretë përmes së cilës Jezusi e largon dyshimet që kemi është sjellja jonë.

” Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.”

sfond

Modeloje jetën tënde sipas asaj shembullit të atyre që janë të rritur në besim dhe kështu do të ecësh drejt besimit.

Bleiz Paskal, (Blaise Pascal) mendimtari i madh francez, qëlloi në shenjë kur tha se dyshimet më të shumta nuk bazohet tek problemet intelektuale, por tek pasionet tona.

Praktika do ti mposhtë më mirë se gjithçka tjetër pasionet tona. Një miku im psikiatër, më ka thënë dikur,

“Është më lehtë të veprosh siç do, me një mënyrë të re të menduari, se sa të bësh atë që mendon me një mënyrë të re të vepruari.”

Pra nëse vuan prej dyshimeve emocionale, vepro si një besimtar i matur.

Jo, unë nuk po them, se ti duhet të gënjesh pra të jesh hipokrit. Nuk po them që ti mashtrosh njerëzit që ata ti bindim të mendojmë se jemi ndryshe nga ç’jemi në të vërtetë.

Por po them se duhet të mundohesh të jesh një praktikues i mirë i besimit edhe atëherë kur nuk je i sigurt për këtë. Kështu që veprime e tua të çojnë mendimet e tua në siguri.

E kam fjalën këtu për disiplinën shpirtërore. Të njëjtin efektet që ka disiplina fizike, bërja e ushtrimeve që nuk do dhe nuk të pëlqejnë për të mbajtur në formë trupin tuaj, kështu edhe disiplina shpirtërore do të mbajë në formë shëndetin tuja shpirtëror dhe do të largojë dyshimet e tua.

Prandaj vazhdo të lexosh Biblën, duke medituar thellë në të.

Vazhdo të lutesh ashtu siç të mësoi Pali, megjithëse nuk do tia shohësh menjëherë frytet. Vazhdo të flasësh me besimtarët, të cilët janë të sigurt për besimin e tyre dhe të sinqertë në lidhje me dyshimet e tyre. Vazhdo të vish në kishë.

Silli dyshimet e tua në kishë, sepse Jezusi aty do të ndihmojë në shumë mënyra për ta mposhtur atë.

Ndër të tjera është edhe Darka e Zotit, me anë të së cilës Perëndia na kujton dhe na siguron se Jezusi erdhi për të shpëtuar mëkatarët, përfshi këtu veten time edhe ty.

Të lutem mos i keqkupto këto gjëra që të kam thënë sot.

Kjo listë nuk është për ta ndihmuar ti vetë, veten tënde.

Sepse mendoj se nuk mund tia dalësh i vetëm. Nëse je munduar ta nxjerrësh veten prej këtij telashi, apo thjesht që të ndihesh më mirë për këtë, besoj se ke kuptuar se nuk funksionon ashtu. Ky njeri në historinë tonë kishte të drejtat e veta. Vetëm Jezusi mund të na çlirojë prej dyshimit.

Prandaj shko para atij me këtë lutje dhe përdor mënyrat e ndryshme që ai ofron.

Ashtu siç bëri Jezusi të pamundurën për të ndihmuar këtë baba dyshues që pamë tek historia jonë sot, kështu do të çlirojë edhe ty prej dyshimit.

Nëse e dyshon këtë, nëse nuk mund të besosh, të paktën mund ta bësh këtë. Ruaj një zemër të hapur. Vazhdo ta duash këtë. Vazhdo kërkoja Jezusit. Vazhdo të bësh atë që mundesh, sikurse folëm sot. Dhe lërja pjesën tjetër Perëndisë që është i mëshirshëm. Një prej historive më ngushëlluese që Jezusi tregoi flet për një shenjtor të sigurt në vetvete dhe mëkatar të pasigurt. Ti mund ta gjesh këtë tek Luka 18; zakonisht ajo quhet: “Shëmbëlltyra e Fariseut dhe taksambledhësit.”

Shenjtori ishte kaq i sigurt për pozicionin e tij në Perëndinë sa që lutjet e tij dukeshin si urime për veten. Mëkatari nuk ishte aspak i sigurt për raportin e tij me Perëndinë.

Ti ndoshta mund të thuash se ai dyshonte shpëtimin e tij. Por ai shkoi në një kishë, gjeti një qoshe dhe u ul atje, duke fajësuar veten ai u lut: “Perëndi ki mëshirë për mua mëkatarin.” Dhe Jezusi e mbylli historinë duke thënë se mëkatari shkoi në shtëpi i shfajësuar para Perëndisë.

Çoja dyshimet e tua Perëndisë dhe lërja ato Perëndisë që është i mëshirshëm.