Kjo dhuratë është …(pauzë) goja jonë. Po është e drejtë. Unë e kam, e ke edhe ti. Dhe për secilin nga ne kjo është një dhuratë, që vjen nga Krijuesi ynë, Perëndia. Goja, është diçka shumë e mirë dhe e fuqishme për tu pasur.
Më lejo të flas pak në lidhje me strukturën e saj. Kjo është me të vërtetë një makineri fantastike, e projektuar me shumë kujdes, nga kryemjeshtri, por mendoj se ne e kemi marrë tashmë si të mirëqenë këtë fakt për një farë kohe.
Sigurisht, me gojën tonë ne shijojmë dhe përtypim ushqimin tonë, por sot nuk jemi të interesuar të ndalemi këtu. Sot do të ndalemi te një fakt që na intereson më shumë, që me gojën mund të flasim…!
Që kjo të ndodhë, të gjitha pjesët duhet të funksionojë së bashku.
Më lejo të shpjegoj strukturën. Së pari, kujto se ne kemi korda zanore, disa fije muskulore që shkojnë deri tek ezofagu që është në grykën tonë.
Kur e shtyjmë ajrin dhe frymën brenda, këto korda dridhen dhe formojnë tingujt.
Përveç kësaj ka shumë pjesë të tjera të strukturës- gjuha jonë, nofullat, dhe buzët. Nëse i lëvizim me kujdes të gjitha këto forma, dhe i japim trajtë tingujve që dalin prej kordave zanore, ato na aftësojnë të formojmë fjalët, të cilat përbëjnë gjuhën verbale. Ndryshe e quajmë atë të folurit. Pra kështu realizohet i foluri.
Ne kemi mendime në mendjen tonë, dhe ndjenja në zemrën tonë.
Pra ne gjejmë fjalë për të shprehur dhe për të përcjellë mendimet dhe ndjenjat.
Dhe më pas goja përdor valët e tingullit, dhe i dërgon ato përmes hapësirës deri në veshët e një personi tjetër.
Pra si rrjedhojë, mendja e tyre i njeh mendimet tona dhe zemra jonë i njeh ndjenjat tona.
Ky është një proces mahnitës! Po, gjuha është shumë e çmuar, por edhe e ndërlikuar. Ajo është dhurata që na aftëson të flasim. A ke menduar për këtë kohët e fundit? Thjesht mendo për vlerën që ne i shtojmë komunikimit verbal në shoqërinë tonë.
Ne japim kaq shumë nga koha dhe përpjekjet tona, për të zhvilluar këtë aftësi të rëndësishme për të folur, madje për të folur bukur. Ne e bëjmë këtë me fëmijët tanë. Prindërit e mi më mësuan të flas bukur, e po kështu unë i ndihmoj fëmijët e mi të flasin bukur. Mësuesit na ndihmojnë të zhvillojmë fjalorin dhe ta përdorim atë si duhet.
Unë kam marrë disa kurse gjuhësh në shkollë, mendoj se edhe ti duhet të kesh marrë.
Ne gjithmonë themi, se njerëzit të cilët komunikojnë idetë e tyre mirë do të shkojnë larg.
Dhe ne përpiqemi më shumë, kur hasim vështirësi.
Ekspertët e të folurit, na japin ndihmë, kur kemi vështirësi për të folur qartë.
Shumë prej nesh e dinë se sa e trishtueshme është kur një njeri i dashur nuk mund të komunikojë më, sepse ka humbur aftësinë e të folurit.
Unë si pastor e kam parë se çfarë ndodh në këto raste: vendosen tuba mjekësore që ndihmojnë të folurin për shkak se kjo aftësi është larguar.
Ne humbasim shumë, kur nuk mund të flasim më me të tjerët.
Por sot, në lidhje me këtë, mendo se mënyra kryesore që Perëndia përdor për të drejtuar njerëzit është me anë të komunikimin verbal. Perëndia flet.
Perëndia dërgon profetët e Tij për të folur. Jezusi erdhi për të folur dhe për të dhënë mësim; po kështu Ai dërgoi apostujt për të folur dhe për të dhënë mësim.
Po, Ai i ve një rëndësi shumë të madhe komunikimit verbal. Ne duhet të jemi në gjendje të flasim për besimin tone me njëri-tjetrin.
Ungjilli i shpëtimit në Jezus Krishtin vjen te ne përmes fjalëve!
Sigurisht që goja është diçka fantastike. Por ka edhe një anë tjetër të saj. Ne duhet gjithashtu të mendojmë se goja mund të gabojë kur flet.
Pra mund të kemi një gojë të mirë ose të keqe; një gojë të shëndetshme ose të sëmurë; një gojë që nxjerr mirësi ose ligësi. Kjo mund të ndihmojë për të shëruar, ose mund të shkaktojë dëme.
Gjuha është pak a shumë si çdo gjë tjetër. Makina mund të çojë në punë, ose të mundësojë takimin me miqtë e tu, por ajo edhe mund të vrasë njerëz.
Fuqia nukleare, mund të prodhojë elektricitet, ose bomba. Gjithcka varet se çfarë do të bësh me të.
E njëjta gjë vlen edhe për gojën. Kam dëgjuar se nga gojët e njerëzve mund të dalë mirësia, ashtu siç mund të dalë edhe ligësia. Thuhet se njerëzit e duan njëri- tjetrin në bazë të asaj që thonë, por i kam dëgjuar ata edhe të mallkojnë. Kam dëgjuar gojë që kërkojnë falje, që luten, dëshmojnë qartë besimin e tyre. Por në të njëjtën mënyrë kam dëgjuar se kanë thënë fjalë profane, janë shprehur në mënyrë vulgare, dhe kanë kaluar në gënjeshtra. Kjo nuk është pak, por mund të ishte ndryshe.
Apostulli Pjetër, ishte njeri ashtu si ne, kishte gojë edhe ai. Tani më lejoni t’ju tregoj për një nga dishepujt e Krishtit, me emrin Pjetër.
Apostulli Pjetër, ishte një prej dishepujve kryesor, i cili dalloi në shërbesën e Krishtit dhe në ngritjen e kishës së hershme të krishterë.
Pjetri kishte gojë. E kishte marrë këtë që në lindje nga krijuesi i vet. Prindërit e tij, miqtë, dhe anëtarët e familjes, dhe mësuesit, të gjithë kishin punuar së bashku, për ta mësuar Atë si ta përdorte si duhet.
Dhe njëlloj si të gjithë ne, ai u mundua gjatë atij procesi, të mësonte si t’i jepte formë dhe trajtë fjalëve dhe si të shprehej. Goja e tij, ishte një pjesë shumë domethënëse në shërbesën e tij. Shpesh ti do të gjesh në Bibël, thënie: ata u përgjigjën “ashtu si Pjetri” ose “siç tha Pjetri…”. Ti e dëgjove këtë besoj në vargjet që lexuam nga Mateu 16.
Ndonjëherë, kur Pjetri përdorte, gojën e tij, bënte veç mirësi. Në ato fjalë te Mateu 16, e dëgjon atë që i përgjigjet pyetjes së Jezusit, duke shprehur mendimin e tij, për pyetjen: Kush është Jezusi?
Pjetri e përdor gojën e tij për të thënë sa më saktë dhe si duhet mendimin e tij se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë së Gjallë.
Dhe Jezusi e bekon atë, për këto fjalë, duke i shpjeguar se mesazhi që sapo ka folur i është dhënë atij prej Perëndisë. Ai bëri të njëjtën gjë edhe në disa raste të tjera.
Një herë Jezusi po mësonte disa gjëra të vështira, për këtë arsye shumë njerëz që e ndiqnin e lanë dhe u larguan. Kështu që Jezusi iu kthye të dymbëdhjetëve, dhe i pyeti nëse edhe ata dëshironin të hiqnin dorë e të mos e ndiqnin më.
Pjetri hap gojën e tij dhe thotë: “Zot, te kush të shkojmë, Ti ke fjalë jete të përjetshme.” Këto fjalë janë fantastike!
Ai predikoi gjithashtu një predikim të fuqishëm të dielën e Pentakostit, për më shumë mund ta gjeni atë te kapitulli i dytë i librit të Veprave.
Po kështu shumë ngjarje të tjera që ndodhën në kishën e hershme tregojnë se Pjetri e përdorte gojën e tij për të bekuar kishën.
Por ka edhe një anë tjetër të Pjetrit, të cilën nuk mund ta le pa e thënë. Ka pasur edhe raste kur Pjetri tha marrëzira dhe fjalë të pamenduara mirë.
Është e njëjta gojë, por e përdor në mënyra të ndryshme. Kur Jezusi po lante këmbët e dishepujve, në dhomën e sipërme, pak para vdekjes së tij, Pjetri e hapi menjëherë gojën e tij dhe protestoi se nuk donte që Jezusi tu shërbente atyre në atë mënyrë.
“Jo këmbët e mia, Jezus”, tha Pjetri.
Jezusi duhet ta qortonte atë, për marrëzitë që tha.
Në disa raste të tjera ai përdor gjuhën e tij për të mburrur veten.
Por ajo që e përkeqësonte imazhin e Pjetrit ishte në ato raste, që duhet ta pranojmë se Pjetri e prishte fare punën me fjalët që thoshte. Jo vetëm që thoshte marrëzira, por edhe fjalë të këqija, shumë të këqija.
Pak më vonë në kapitullin 16 të Mateut, kur Jezusi u flet atyre dhe u thotë se duhet të shkojë në kryq për të vdekur, Pjetri aktualisht mundohet të flasë që ta largojë atë prej kryqit.
Kjo ishte kaq e keqe, madje Jezusi e qortoi Pjetrin, i cili u bë vegël e Satanit përmes atyre fjalëve.
Dëgjoni se çfarë i tha Jezusi: “Largohu nga unë Satan”. Ndoshta të kujtohet se kur Jezusi ishte para gjykimit, Pjetri e përdor gojën e tij për të mohuar tre herë se e njihte Jezusin! Po Pjetri, me atë gojë që i kishte dhënë Perëndia, bëri kaq shumë gjëra të mira dhe kaq shumë gjëra të këqija. Por çfarë ndodh më tej në historinë tonë? Për këtë ju ftoj të na ndiqni herën e ardhshme.