Gjatë këtyre ditëve kemi folur shumë rreth temës së vuajtjes. I jemi përgjigjur pyetjes përse? Përse duhet të vuajë njeriu? Kemi treguar shembuj realë të vuajtjes nga jeta e njerëzve të Biblës por edhe në ditët tona. Sot do të fokusohemi tek reagimi ynë ndaj vuajtjes, diçka vendimtare për vazhdimësinë e jetës sonë.
Më kujtohet si të kishte ndodhur dje, një bisedë që pata me një miken time të krishterë vite më parë. Ajo quhet Nensi Van Tuinen Kalinovski (Nancy Van Tuinen Kalinowski). Ajo më lejoi t’ju tregoj sot historinë e jetës së saj.
Është një histori shumë e trishtë, por kam një arsye përse po jua tregoj. Besoj se do ta kuptoni pasi ta keni dëgjuar.
Tridhjetë e gjashtë vite më parë, në një aksident të mistershëm, Nensi pësoi helmim me monoksid karboni, çka e futi atë në një komë të thellë, pothuajse e çoi në prag të vdekjes.
Kishte ditë, javë dhe muaj, që Nensi qëndronte palëvizur në shtratin e spitalit. Asnjë reagim. Një ditë, babai i saj hyn në dhomën ku ishte Nensi dhe papritur dëgjon fjalët: “ç’kemi babi!” Babai i saj ra në gjunjë tek krevati i saj, i mallëngjyer nga gëzimi. Arti doli nga dhoma dhe vrapoi për të marrë pesë kushërinjtë që ndodheshin jashtë, për të parë nëse ajo do t’i njihte edhe ata. Ndoshta truri i saj nuk ishte dëmtuar shumë.
Por ky ishte vetëm fillimi i shërimit të saj. Tashmë kishin kaluar tre muaj që prej asaj dite. Ajo do të qëndronte në spital edhe dhjetë muaj të tjerë, që të mësonte si të fliste dhe të ecte sërish. Pastaj qëndroi si paciente e jashtme edhe një vit tjetër, pastaj bëri një terapi fizike për një vit.
Pra ju deshën tre vjet Nensit para se të kuptonte se kishte rifituar aftësitë që kishte humbur, por jo të gjitha.
Ajo mund të ecte me një bastun, dhe këtë vazhdon ta përdorë ende sot.
Gjithçka ndodhi 30 vjet më parë. Sot Nensi është punonjëse sociale dhe punon në një qendër rehabilitimi.
Ajo ka qenë edhe konsulente në një qendër këshillimi për të alkoolizuarit. Tani është martuar. Burri i saj quhet Uensel (Wencel). Para se të martohej vitin e kaluar, ajo jetoi e vetme në shtëpinë e saj, gjë që dukej krejt e pamundur 30 vjet më parë.
Siç ju thashë edhe më parë, në bisedën time me Nensin, e pyeta se kur ishte dita që mori vendimin të mos fokusohej tek vuajtja dhe shakatarët e saj, pra të mos shikonte më prapa, por përpara. Ajo u përgjigj:
“Pastor Berti më kujtohet ajo ditë si sot.”
Isha me motrën time binjake Meri Lu.
Katër vite pas aksidentit kisha arritur rehabilitimin tim.
Por ende më shqetësonin pyetjet:
Përse? Përse mua? Përse, kjo është e padrejtë!
Kisha keqardhje për veten, e fajësoja veten për gjithçka, madje e gozhdoja duke thënë: “Ah sikur!”
Derisa një ditë, teksa isha në këto mendime motra ime binjake mu afrua butësisht dhe më tha : ‘Nensi, ti duhet të vendosësh se çfarë do të bësh. Do të vazhdosh të merresh me këto gjepura derisa të vdesësh apo do të mbledhësh veten e të thuash: “Dakord Perëndi, po tani çfarë duhet të bëj? Ku do të shkoj tani?”‘
Nensi tha se ky ishte çasti që mori vendimin. Pas kësaj ajo bëri mori vendime të tjera të rëndësishme dhe gradualisht filloi të orientohej drejt së ardhmes.
Shikimi përpara, harrimi i pseve dhe pyetja “çfarë do të bëj tani?”, të gjitha këto e ndihmuan atë të vazhdonte përpara.
Por është e rëndësishme të kuptojmë disa gjëra. Së pari, kjo ndodhi, katër vite pas aksidentit të saj. Nëse ti je në mes të vuajtjes tënde tani, bëj durim, bëj durim me veten tënde.
Pika e kthimit mund të marrë shumë kohë. Diçka tjetër që mendoj është se Nensin nuk e prekën vetëm fjalët e motrës së saj.
Me sa duket një sërë gjërash u bënë bashkë dhe më në fund Nensi kuptoi se nuk kishte zgjedhje më të mençur se sa kjo midis jetës dhe vdekjes të zgjedhësh jetën.
Nensi gjithashtu më tregoi se sa i rëndësishëm kishte qenë roli i kishës dhe familjes në marrjen e këtij vendimi.
Fryma e Perëndisë po punonte në të gjitha rrethanat.
Historia reale që tregova sot për Nensin, nuk është vetëm për ata njerëz që vuajnë prej sëmundjes, por është për të gjithë që në një fazë të jetës përballen me vuajtjen.
Më vijnë në mendje tani shumë njerëz që vuajnë prej paragjykimit, dhe jo vetëm kaq por bëhen viktima për herë të dytë, kësaj here duke ekzekutuar veten, me varje.
Në rastin e telashit të tyre, le të fajësojnë veten, le ta akuzojnë veten, apo le ta shpallin veten të pafajshëm prej burgut të fajësisë, vetëm mos të lejojnë që të bëhen viktima për herë të dytë.
Të gjithë njerëzit e provojnë dhimbjen dhe vuajtjen. Jeta është plot me padrejtësi. Për këtë nuk ka pikë dyshimi.
Çështja është: a do të bie në këtë burg, a do të fokusohem në të për gjithë jetën time?
Apo po mendoj se Perëndia po punon në këtë botë, dhe nëse do të shikoj përpara, nëse do të kërkoj mbretërinë e tij, do të gjej një vend për mua, ndoshta një punë urgjente dhe të mirë që duhet bërë në mbretërinë e tij?
(sepse nata po afron?)
Kjo është pyetja kryesore që bëjnë njerëzit në vuajtje.
A do të shikoj prapa apo përpara?
A do të fokusohem në shkaktarët, apo do të fokusohem tek reagimi.
Mendoj se do të ndihmonte dhe frymëzonte të gjithë që e dëgjojnë këtë program tani, nëse sjellin nëpër mend një person të vetëm të cilin e admironi për kurajën e madhe në kapërcimin e vështirësive të mëdha.
Ndoshta edhe ti njeh dikë si Nensi që të frymëzon për vetë faktin se nuk e lejuan dhimbjen e jetës që ti gjymtonte.
Ndoshta ky person është nëna jote ose babai yt. Kush është personi që ti e admiron më shumë në jetën tënde?
Cilido qoftë ai, mendo për një moment se i e kanë kaluar ata dhimbjen. Unë kam disa persona në mendje dhe dëshiroj të them dy tre fjalë në lidhje me ta.
Së pari, kur patën një moment krize, ata vendosën të mos shikonin më prapa por të shikonin përpara, ata nuk u fokusuan më në shkakun e vuajtjes, por se si do të reagonin ata.
Së dyti, mund të them me plot gojë se, nëse ata janë në gjendje të dëshmojnë se ky kthim, pra nga shikim prapa në shikimin përpara, nuk ishte rezultat i asaj që kishin vendosur por ishte fakt i thjeshtë që u kishte ndodhur.
Ne si të krishterë, do të thoshim padyshim se ky kthim i tyre ishte një dhuratë nga Perëndia.
Jam i bindur se nuk ka qenë as më shumë as më pak se sa hiri i perëndisë, një dhuratë e tij që ne vetëm e jetojmë.
Ne të gjithë kemi mënyra të ndryshme për të vlerësuar se kush janë njerëzit e mrekullueshëm.
Për mua njerëzit e mrekullueshëm të botës janë ata kanë çdo të drejtë për tu ankuar e për të thënë se sa e keqe është jeta ndonjëherë, por që prapëseprapë ata kanë vendosur të jetojmë me hirin e Perëndisë brenda tyre. Janë ata njerëz që thonë: JO, nuk do të fokusohem më tek dhimbja ime. Do të fokusohem tek diçka më e madhe, diçka gjigante, shumë herë më të bukur, tek puna që Perëndia po bën në botë, dhe në jetën time.
Për shumë nga ju sot, plagët mund të dhembin ende, dhe duket shpjet për të bërë kthesë.
Por ji i duruar me veten. Besoja Perëndisë drejtimin e jetës sate. Për të tjerët që janë munduar shumë deri tani pyetja është: çfarë do të bësh tani?
Eja sepse ka shumë punë për tu bërë. Duhet ndërtuar mbretëria e Perëndisë.”Nata po afrohet kur askush nuk mund të punojë. ” Qëndroni të betejë, duke parë përpara dhe jo prapa. Dhe Perëndia do ta përfundojë punën e tij në ju dhe ju do të jeni “të rritur, të kompletuar nuk do t’ju mungojë asgjë.”