Gjeni njerëzor, Zbulesë hyjnore
A ju dukën këto fjalë të çuditshme? Por përse duhet ta besosh këtë? Si e di se e gjitha kjo është e vërtetë? Personi i cili shkroi librin e Predikuesit (ndoshta mbreti Solomon) na jep arsye për t’i besuar fjalët e tij e për t’i mbajtur në zemër. Një arsye është shkëlqimi i tij. Sipas librit të Predikuesit 12:9-10 ” Predikuesi, përveç se ka qenë një i urtë, i ka mësuar gjithashtu popullit dijen dhe ka peshuar, ka kërkuar dhe ka renditur një numër të madh fjalësh të urta.
Predikuesi është përpjekur të gjejë fjalë të këndshme; dhe gjërat e shkruara janë të drejta dhe të vërteta.” Disa njerëz dinë shumë, por nuk mund ta shprehin dijen e tyre me fjalë, ka të tjerë që janë shumë të aftë të shprehen me fjalë por realisht nuk dinë çfarë po thonë, ose nuk janë të sinqertë.
Predikuesi, gjithsesi i kishte të dyja: Ai kishte një njohuri të paparë dhe po kështu ishte shumë i zoti me fjalët. Mark Tuejn (Mark Tëain) tha “ndryshimi mes fjalës së duhur dhe asaj pothuajse të duhur është njëlloj si ndryshimi që ekziston mes fjalëve xixë dhe xixëllonjë.” Libri i predikuesit është fantastik.
Autori i tij ka pasur një mendje kaq të shkëlqyer, një përvojë dhe njohuri kaq të madhe, një aftësi për të zgjedhur fjalët e duhura, dhe një përkushtim për të thënë të vërtetën, saqë vetëm një injorant do të shpërfillte fjalët e tij.
Por ka një arsye të dytë përse duhet ta kemi për zemër librin e Predikuesit: këto nuk janë thjesht fjalët e një gjeniu njerëzor; ato janë fjalë të thëna nga Perëndia vetë. Vargu 11 thotë: ” Fjalët e të urtëve janë si hostenë dhe ato që mbledhin njerëzit e ditur janë si gozhda të ngulura mirë; ato jepen nga një Bari i vetëm.” Ai bari nuk është gjë tjetër veç, bariut të mirë në person, Zotit Jezus Krisht. Mesazhi i librit të predikuesit, është mesazhi i Perëndisë. Ashtu si pjesa tjetër në Bibël, Fjalët e Predikuesit janë si hostenë, shkopinj të mprehtë që ngacmojnë dhe shkundin të menduarin tonë dhe na nxisin drejt Perëndisë. Në të njëjtën kohë, këto fjalë janë gozhdë të ngulura thellë që i fiksojnë gjërat në një vend. Fjala e Perëndisë, në Bibël jep siguri dhe qartësi; Shkrimi na ngulit në mendje të vërtetat që duhet të dimë.
Asnjë fjalë nuk mund të krahasohet me fjalët e Perëndisë. Predikuesit thotë: ” Biri im, ruhu nga çdo gjë që del jashtë kësaj.” Mos dëgjo asgjë që kundërshton Biblën apo pohimet që shkojnë përtej saj. Bibla është fjala e fundit e Perëndisë, që shpjegon se përse jemi gjallë; kjo është fjala e fundit e Perëndisë për atë që do të ndodhë pasi të vdesim, dhe kjo është plotësisht e besueshme. Ndërsa për të gjithë librat e tjerë thuhet: ki kujdes. Ki kujdes se mos ato të çojnë drejt gabimeve dhe bëj kujdes se informacioni i tepërt të turbullon apo të lodh mendjen.
“Shkruhen shumë libra, por nuk mbarohet kurrë kjo punë,” thotë libri i Predikuesit 12:12 ” dhe studimi i tepërt e lodh trurin.” Tani, nëse ka pasur me të vërtetë kaq shumë libra asokohe dhe leximi i tyre ka qenë i lodhshëm, çfarë mund të themi për sot? Me këtë mori të madhe librash, gazetash, radiosh, televizionesh dhe kompjuterësh, që nuk ka me të vërtetë fund as informacioni as opinionet. Të mundohesh që të jesh i përditësuar me të gjitha të bën me vërtetë me dhimbje koke. Vjen një kohë që duhen mbyllur librat apo gazetat, televizori duhet fikur, detyrat e shtëpisë duhen lënë mënjanë, telefoni duhet të shkëputet që t’i kushtosh vëmendje asaj që ka më shumë rëndësi.
Lër vend për Fjalën e Perëndisë në jetën tënde. Mos lejo gjërat e tjera të të shkurajojnë ty.
Fjala e fundit
Shkruesi i librit të Predikuesit na shtyn ta shpërfillim mesazhin e tij dhe në rast se e kemi humbur thelbin e atij mesazhi, ai e mbyll librin e tij me një përmbledhje të shkurtër se përse shërben gjithçka. ” Të dëgjojmë, pra, përfundimin e gjithë ligjëratës: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e Tij, sepse kjo është tërësia e njeriut”. Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.”
Në versionin origjinal, në gjuhën hebrease, këto fjalë janë akoma më të ashpra sesa ky përkthim. Origjinali nuk thotë: “Kjo është detyra e njeriut.” Por thotë: ” sepse kjo është tërësia e njeriut” Kaq. Ja se çfarë do të thotë të jesh vërtetë njerëzor: të kesh një marrëdhënie me Perëndinë, një marrëdhënie që i jep formë qëndrimit tonë dhe drejton veprimet tona. ” Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e Tij, sepse kjo është tërësia e njeriut.”
Poeti Xhorxh Herbert (George Herbert) përshkruan vrullin e predikuesit në një prej poezive të tij. Herberti thotë se kur Perëndia krijoi njeriun, kishte një kupë me bekime që i qëndronte pranë. Nga ajo kupë, Perëndia derdhi njëri pas tjetrin bekimin e forcës, bukurisë, urtësisë, nderit dhe kënaqësisë. Kur Perëndia e derdhi thuajse gjithë kupën, ndaloi. Në fund të saj ishte bekimi i fundit, bekimi i kënaqësisë. Zoti vendosi që të mos e derdhte atë dhuratë bashkë me të tjerat, por për ta ruajtur të fundit. Sepse nëse njeriu do të kënaqej me dhuratat e Perëndisë, ai do të adhuronte dhuratat dhe jo Perëndinë, dhuruesin. Kështu që Perëndia e la njeriun të shijonte gjithë pasuritë e tjera, por e la të trazuar gjithësesi. Në këtë mënyrë, edhe atëherë kur mirësia nuk do të na drejtonte te Perëndia, trazimi brenda nesh, kotësia dhe boshllëku do të na shtynte drejt krahëve të Perëndisë.
Libri i Predikuesit, na kujton gjithçka për kotësinë, zbrazëtinë dhe se si Perëndia e përdor këtë gjendje për t’i kthyer njerëzit drejt Tij. Perëndia ka vendosur përjetësinë në zemrat tona, thotë libri i Predikuesit. Ne kuptojmë se gëzimi dhe kënaqësia gjendet vetëm në Perëndinë e përjetshëm dhe në jetën e përjetshme që Ai jep përmes Jezusit. Pra ki frikë Perëndinë dhe ruaji urdhërimet e Tij, nderoje Perëndinë në Krishtin si realiteti i vetëm suprem në jetën tënde dhe bëj ashtu siç thotë Ai. Kjo është tërësia e njeriut.
Përfundimisht, rreziku këtu, nuk është nëse do të jesh i kënaqur apo do të jesh bosh në këtë jetë. Rreziku më i madh në këtë mes është si do ta kalosh përjetësinë. “Sepse”, thotë libri i Predikuesit, “Perëndia do të vërë të gjykohet çdo vepër, edhe çdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe”.
Kur Gjykatësi të nxjerrë zemërimin e tij për të pabesët, shqetësimi dhe kotësia e kësaj jete, madje problemet dhe dhimbja e plakjes, do të duken qesharake krahasuar me tmerrin pambarim të jetës në ferr, pa Perëndinë.
Nga ana tjetër, kur Gjykatësi të derdhë favorin e Tij mbi ata që i besojnë Jezusit dhe i binden mësimeve të Tij, gëzimi dhe kënaqësia e kësaj jete do të kalojë si avulli krahasuar me gëzimin e papërshkrueshëm dhe të pafund të një jete me Krishtin në qiell.
Pra kujtoje krijuesin tënd, tani. Besoji Jezusit si Shpëtimtarit tënd, tani. Ki frikë nga Perëndia dhe ruaji urdhërimet e Tij, tani. “Tani është koha e favorit të Perëndisë. Tani, është dita e shpëtimit.” Të lutem bashkohu me mua teksa lexoj fjalët e një poeti të krishterë.
Një ditë kordoni prej argjendi do të këputet
Dhe unë nuk do t’ këndoj më si tani
O sa gëzim, kur të zgjohem
brenda pallatit të mbretit
Dhe Atë ta shoh un’ ballë për ballë
Dhe të tregoj historinë time: “shpëtuar prej hirit”.