Të ecësh me Krishtin e ringjallur

Print

Titulli: Të ecësh me Krishtin e ringjallur: nga Emausi në përjetësi (pjesa 1)

13 Po atë ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

14  Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.

15  Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.

16  Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.

17  Dhe ai u tha atyre: “Ç’janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?”.

18  Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: “Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?”.Dhe ai u tha atyre: “Cilat?”. Ata i thanë: “Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.

20  Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.

21  Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithëkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.

22  Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,

23  dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë një vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.

24  Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë”.

Nëse udhëtarët rrugës për në Emaus e kishin mirë atë që thanë në vargjet 19-24, atëherë krishterimi nuk është asgjë më tepër se sa një kollanë historish të pabesueshme që njerëzit që mashtrohen lehtë kanë vazhduar të përsërisin pranë zjarrit të kampeve për shekuj, që të mos mposhten prej errësirës së vdekjes.

Dhe Pashka nuk do të ishte më një shteg i shtruar me dashuri, por as edhe një nga ato gjëra që e shtyjnë zemrën dhe mendjen tënde të vrapojnë për t’i treguar miqve: “Hej është e vërtetë! Ai është gjallë! Ne kemi ecur me Zotin!” çka do të ishte pikërisht ajo që do të dëgjojë më vonë këta dishepuj të dekurajuar.

Çfarë bëri ndryshimin? Më në fund ata panë realitetin pas këtyre fjalëve: “Dhe ndodhi që ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.

Ato fjalë ndryshuan gjithcka. “Jezusi vetë u afrua dhe eci bashkë me ta.” Për shkak të kësaj që ai bëri, Krishterimi nuk është thjeshtë një përmbledhje historish rreth historisë së lashtë dhe tokave të largëta; por do të thotë të ecësh me shpëtimtarin e gjallë, sot kudo që ti je.

Nuk është besimi i kishës së hershme që shpiku historitë për të shprehur dashurinë e tyre për një hero të vdekur; është prania e Krishtit të ringjallur që e mposhti mosbesimin e dishepujve shumë mosbesues, kështu që edhe dyshuesit më të mëdhenj më në fund të thoshin: “Zoti im dhe Perëndia im.”

Historia thotë se: “Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta por sytë e tyre ishin penguar që të mos e njihnin.” Ky është një varg misterioz. Unë nuk di se si ta shpjegoj paaftësinë e tyre për të njohur Jezusin. A ka mundësi që pikëllimi të ketë mjegulluar sytë e tyre që të mos shihnin në errësirën e  muzgut?

A ishte trupi i ringjallur i Jezusit disi i ndryshuar,  që ata të mos gjenin asnjë shenjë të njohur në identitetin e tij?

A ia pengoi Fryma e Shenjtë që ta njohin që kjo histori e mrekullueshme mund të ndodhte për të mirën e dishepujve të dekurajuar, përgjatë epokave?

Unë nuk e di, por njoh këtë përvojë dhe besoj se edhe ti e njeh. Krishti i ringjallur ecën me ne përgjatë rrugës së Emausit drejt përjetësisë dhe ne nuk e njohim atë.

Unë kam njëzetë vite në shërbesë si pastor dhe gjatë këtyre viteve nuk numërohen rastet kur unë nuk e kam dalluar se Jezusi po ecte përkrah meje, kohë kur shpirti im ishte rrëzuar prej një kritike të ashpër për predikimin, kur kisha ka qenë në një moment të vështirë.

Ndoshta ti ke përjetuar një lajm të keq në lidhje me çështje serioze të shëndetit të një miku, apo anëtari të ngushtë të familjes dhe, kjo të ka bërë të pyesësh veten rreth premtimit të Jezusit: “Unë jam me ty gjithmonë, deri në fund të kohërave.”

Shumë vite më parë, unë u diagnostikova me kancer në prostatë. Unë bëra një operacion në një prej spitaleve më të mirë, dhe u ktheva në shtëpi me idenë se do të bëhesha mirë shumë shpejt. Por unë nuk u përmirësova, përkundrazi rashë në depresion të thellë. Teksa endesha në luginën e hijes së vdekjes, unë meditoja mbi psalmet, për të kërkuar atje fjalë shërimi. Unë gjeta shumë, por Perëndia nuk më shëroi, të paktën jo aq shpjet sa doja unë, pavarësisht besimit tim, dhe lutjes këmbëngulëse.

Dhe unë pyesja veten se ku ishte Jezusi. Unë u ndjeva si ata dishepujt te Luka 24. “Ata qëndronin pa lëvizur, me fytyrat e trishtuara.” Ky ishte një nga ato komentetet pa Krishtin- menduan ata. Dhe kështu bëra edhe unë. Kështu bën edhe ti. Kur kthej kokën pas, shikoj se Ai po ecte përkrah meje përgjatë gjithë rrugës, por në atë kohë unë nuk e vura re aspak praninë e tij.

Historitë e Pashkës u përhapën përgjatë katër ungjijve që të na ndihmojnë ne të shohim Jezusin që ecën me ne, në momente të ndryshme të jetës që duken si momente pa Krishtin. Kjo histori te Luka 24, na kujton se ai ec me ne teksa diskutojmë historitë biblike që formojnë besimin tonë, duke u ndeshur me dyshimin dhe zhgënjimin, me sa duket kemi mbetur vetëm për të gjetur kuptimin e saj.

Me këta dy njerëz në rrugën për në Emaus, ne shpresojmë se Jezusi është Ai që mund të shpengojë jetën dhe të na bëjë të lirë dhe të lumtur, por ne pyesim veten: A e kemi gabim? Njerëzit kohë më parë panë varrin bosh dhe pohuan se ata kishin parë Krishtin e gjallë pasi ai kishte vdekur, por a janë të vërteta këto histori? Teksa ecim në shtegun e jetës duke diskutuar këto gjëra me njëri- tjetrin, Ai ec së bashku me ne, duke na mësuar Shkrimet.

Me raste ne do ta dallojmë atë në thyerjen e bukës, në një kohë miqësie të zakonshme, apo në kohë miqësie të jashtëzakonshme të Darkës së Zotit. Dhe papritur ne shikojmë se kjo është e vërtetë dhe zemrat na ndizen përbrenda.

Gjoni 20:19 na tregon se më vonë në mbrëmjen e Pashkës dishepujt e Jezusit ishin fshehur pas dyerve të mbyllura, ndoshta në dhomën e sipërme, ku më parë kishin festuar Darkën e fundit me Jezusin. Kjo histori na kujton se Jezusi ecën me ne, teksa jemi mbledhur kruspull nga frika se çfarë do të ndodhë me jetën tonë. Ne i mbyllim dyert dhe i kyçim mirë, duke bërë të pamundurën që ta mbrohemi prej pushteteve të errësirës që mund të shkatërrojnë shumë mirë jetët tona. Në njëfarë mënyre, Jezusi ec përgjatë gjithë sigurive që kemi shpikur dhe qëndrimeve në mes të frikës sonë dhe thjesht themi: “Paqja me ty.” Dhe për momentin ne jemi të qetë, dhe një gëzim misterioz mbush shpirtin tonë.