Të ecësh me Krishtin e ringjallur

Print

Titulli: Të ecësh me Krishtin e ringjallur: nga Emausi në përjetësi (pjesa 2)

Pa humbur kohë vazhdojmë me historinë tonë të dy dishepujve rrugës në Emaus. Po kalojmë te pjesa e dytë e vargjeve që lexuam dje.

Atëherë ai u tha atyre: “O budallenj dhe zemër ngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!

26  Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?”.

27  Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.

28  Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.

29  Por ata e detyruan duke thënë: “Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron”. Edhe ai hyri që të rrijë me ta.

30  Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

31  Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.

32  Dhe ata i thanë njeri tjetrit: “Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?”.

33  Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.

34  Ata thoshin: “Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit”.

35  Ata atëherë treguan ç’u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.

Edhe në këndvështrimin e Gjonit 21, vjen e njëjta histori, historia e mrekullueshme të takimit të Jezusit me dishepujt e Tij në agim, në bregun Detit të Galilesë, pasi kishin peshkuar gjithë natën. Ajo histori na siguron se Ai ecën me ne teksa ne bëjmë punën tonë. Ne mundohemi shumë që të sigurojmë para për jetesën tonë, qoftë me rrjetat e peshkimit, apo me kompjuterët tanë, apo orët leksioneve apo projekteve të ndryshme, pa na shkuar asnjëherë mendja te Jezusi.

Por nga larg, diku nga bregu na vjen një zë:”Miq, a keni kapur ndonjë peshk?”

Aje në bregun e pa aguar, qëndronte një person i ndriçuar prej një zjarri drithërues. “Jo nuk kemi kapur.” “Provoni në anën e djathtë. Provoni ta bëni punën ndryshe.” “Është Zoti,” thirri Pjetri.

Është Zoti që po ec përkrah teje në punën tënde, që e fillon ditën me ty pas mëngjesit, që të ndihmon të bashkëpunosh me kolegët e vështirë dhe që ndjen gëzimin tënd pasi një marrëveshje është mbyllur më në fund.

Të gjithë ungjijtë na tregojnë se edhe atëherë kur ai ec me ne, teksa drejtohemi te varri, teksa i afrohemi punës së mërzitshme të vdekjes.

Kur ne ecim përgjatë luginës së hijes së vdekjes dhe duket sikur Jezusi nuk është aty, kur duket sikur vdekja do të ketë fjalën e fundit, ai ec pas nesh ashtu siç bëri me Maria Magdalenën, në trishtimin e saj në kopsht, Ai na thërret në emër.

Gjoni 20:14 na tregon se mëngjesin e pashkës, në mes të vorbullës atje jashtë, dhe varrit bosh, Maria nuk e dalloi atë në fillim. As ne. Në të vërtetë, ndonjëherë ne nuk e dallojmë fare Jezusin. Por fakti që nuk e shikojmë atë nuk e ndryshon faktin se ai ecën me ne përgjatë rrugës së përjetësisë, ashtu siç bëri me dishepujt e tjerë në rrugën për në Emaus.

Për shkak të Pashkës, ne do ta shohim sërish Atë një ditë, fizikisht ashtu siç e panë edhe personazhet e Biblës.

Deri atëherë, ne jemi si ata dy personazhet e Mark Helprinit në librin e tij të çuditshëm por të magjishëm, “Përralla dimri”. Kristina dhe Ozbëri kthehen në shekull në të njëjtën ndërtesë të vjetër në Nju Jork Siti. Apartamentet e tyre ndaheshin me të njëjtin mur; në fakt, oxhaqet e tyre ishin kurriz më kurriz. Por ata nuk kishin parë asnjëherë njëri-tjetrin. Ata qëndronin përballë njëri tjetrit për orë të tëra, ndonëse midis tyre ishte një mur i trashë tulle dhe dy zjarre.

Një natë Ozbëri po rregullonte drutë e zjarrit me një mashë, dhe pasi e kishte e trazuar zjarrin e madh, e goditi mashën tre herë pas murit për ta shkundur prej disa thëngjijve të ndezur që kishin mbetur në të.

Kristina e uli në tokë librin e saj dhe vështroi murin e brendshëm të oxhakut të saj. Atëherë u çua, mori mashën dhe goditi tre herë në mur. Përgjigja u kthye. Papritur telegrafia lëvizi prej oxhakut te muri sipër oxhakut, dhe më pas te muri mbi kokat e shtretërve të tyre.

Atje ata zbuluan se zërat e tyre mund të dëgjoheshin në anën tjetër, kështu që u prezantuan.

Ajo e pyeti: “Në cilën anë të apartamentit je?” “Jam te krevati,” u përgjigj ai.”Po ti?” “Edhe unë,” u përgjigj ajo. “A do të largohesh prej atje,” pyeti ai. “Jo,” u përgjigj ajo.

Kështu që për muaj, ata qëndruan në shtratin e tyre natën, të ndarë prej atij muri, duke folur për gjithcka që ndodh nën diell. Kështu ata u bënë shumë intimë, sikur të kishin kohë në një marrëdhënie dashurie të lulëzuar.

Një natë ai e pyeti atë: “Më trego pak çfarë pamje ke?” “Unë nuk jam fare e bukur,” u përgjigj ajo. “Unë mendoj se ti je shumë e bukur,” ia ktheu ia menjëherë nga ana tjetër e murit. “Jo, nuk është e vërtetë. Do ta shohësh.” “Unë nuk dua t’ia di,” u përgjigj ai. “Unë të dua.” Kur ai i kërkoi të martoheshin bashkë, ajo pranoi.

Më në fund, ata vendosën se kishte ardhur kohë të shinin njëri- tjetrin. Ata ranë dakord të takoheshin në tarracën e apartamentit të tyre. Ozbëri u ngjit lart dhe qëndroi atje, duke u dridhur prej emocioneve. Ai shkoi te oxhaku i saj dhe e pyeti: “Kristina, po vjen lart? Ngjitu lart në tarracë.” “Erdha,” u përgjigj ajo. Ai qëndronte atje, përballë me drejtimin që do të shfaqej ajo.

Së pari, u shfaq dora e saj në shkallët e emergjencës të apartamentit. Më pas ajo u shfaq edhe më tepër, dhe ja ku qëndronte para të dashurit që nuk kishte parë kurrë.

Ajo ishte mëse e kënaqur. Dhe ai ishte mahnitur. “Unë e dija,” tha ai në shenjë fitoreje. “Unë e dija se do të ishe gruaja më e bukur në botë. Dhe O Zot, sa e bukur je!”

Një ditë, pas një kohe të gjatë bisedimi me një Shpëtimtar të padukshëm përgjatë murit që të ndan ty këtu me atë atje, Jezusi do të vijë dhe ne do ta shohim atë që thotë: “Unë e dija. E dija që ti do të ishe i bukur. Dhe ti do të thuash, Zoti im dhe Perëndia im, ti je!” Deri atëherë, ne do ecim me Krishtin e ringjallur, nga Emausi deri në përjetësi, jo me anë të shikimit, por me anë të besimit, dhe jo vetëm ne të dy, por ai pelegrin i madh njerëzish, për të cilët Jezusi foli dhe tha: “Të bekuar janë ata që nuk kanë parë por kanë besuar.”