Print

Titulli: Të etur për Perëndinë (pjesa 1)

Cili është vendimi më i zakonshëm që merret në fillim të një Viti të Ri? Disa njerëz vendosin të lenë cigaren, disa që të bëhen më të mirë, apo të përmirësojnë karakterin e tyre, por vendimi që kryeson listën është ai për të hyrë në dietë. Mbajtja e dietës është vendimi numër një që thyhet ndër shumë vendimet e thyera!

Miliona njerëz vendosin që do të hyjnë në dietë, por vetëm pak prej tyre vendosin të agjërojnë. Si mbajtja e dietës ashtu dhe agjërimi përfshijnë kufizimin e ushqimit, por për qëllime të ndryshme. Një dietë kufizon ushqimin për arsye fizike, ndërsa agjërimi e kufizon ushqimin për arsye shpirtërore. Pse njerëzit parapëlqejnë të hyjnë më shumë në dietë dhe jo në agjërim? Me sa duket na intereson më shumë pamja fizike se ajo shpirtërore.

Miliona njerëz mbajnë dietë sepse shqetësohen për shëndetin e tyre por edhe për pamjen. Ne të gjithë dëshirojmë të jetojmë sa më gjatë dhe sa më  shëndetshëm. Duam të dukemi sa më mirë. Dhe kjo nuk është gabim. Në shoqërinë tonë gjithmonë e më shumë po vihet re obesiteti si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit, ndaj nuk është ide e keqe që të ndryshosh zakonet e ushqyerjes, apo të kesh në kontroll shtimin e peshës. Nëse dëshiron të biesh në peshë, që të jesh mirë fizikisht, atëherë ky është një qëllim i mirë.

Por nuk është qëllimi më i mirë. Perëndishmëria është qëllimi më i mirë: po aq qëllim i mirë është të njohësh Perëndinë gjithmonë e më shumë, të lirohesh prej mëkatit, të lulëzosh shpirtin tënd përmes jetës së Perëndisë në ty, të bëhesh më i ngjashëm me karakterin e Perëndisë dhe të kryesh më me efikasitet planin e Perëndisë.

Agjërimi është një mënyrë e rëndësishme për tu rritur në tërë këto aspekte të perëndishmërisë. Të jesh mirë fizikisht, “ ka rëndësi” thotë Bibla , “kurse perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.” (1 Timoteu 4:8) Sepse perëndishmëria është qëllimi më i lartë që mund të kemi, sepse agjërimi ndihmon shumë në perëndishmërinë . Vendimi për të agjëruar është shumë më i vlefshëm se sa vendimi për të filluar një dietë.

Çfarë është agjërimi? A do të thotë agjërim: të qëndrosh pa ngrënë për një periudhë kohe, apo të heqësh dorë prej ushqimeve të mira për një farë kohë, që të kërkosh Perëndinë? Si e ndihmon agjërimi perëndishmërinë? Shmangia e disa vakteve herë pas herë a ndihmon në një përjetim më të ngushtë të pranisë së Perëndisë? Ne mund të mos jemi në gjendje ta kuptojmë se si funksionon kjo, por Bibla nuk le asnjë dyshim, për vlerën e agjërimit.

Njerëz të rëndësishëm, momente të rëndësishme

Lista e njerëzve të Perëndisë që agjëruan, përfshin më të mëdhenjtë dhe më të perëndishmit. Moisiu agjëroi. Profeti Elia agjëroi. Danieli agjëroi. Mbretëresha Ester agjëroi. Ana,  profetesha agjëroi. Jezusi agjëroi. Apostujt dhe anëtarët e kishës së hershme agjëruan. Të krishterët e shekujve të mëvonshëm agjëruan. Franci i Azisit agjëroi. Xhon Kalvin, Martin Luter, Xhon Uesli, dhe Xhonatan Eduards agjëroi dhe inkurajoi agjërimin personal dhe të përbashkët.

Lista e njerëzve të Perëndisë që agjëruan, është e gjatë. Edhe sikur të mos e kemi të qartë se si agjërimi mund të ndihmojë perëndishmërinë, kaq gjë është e qartë: agjërimi ishte i pranishëm në jetën e shumë prej gjigantëve të perëndishëm.

Agjërimi ka qenë i rëndësishëm për njerëzit kyç, dhe agjërimi ka qenë i rëndësishëm në momente kyçe. Mojsiu ishte duke agjëruar kur u takua me Perëndinë në malin Sinai, kur ai mori dhjetë urdhërimet. Profeti Elia, po agjëronte kur Perëndia i foli atij me një zë të qetë dhe shushuritës , pasi Elia kishte hequr dorë prej jetës së tij.

Mbreti Jozafat dhe populli i Judës po agjëronin kur Zoti bëri që ushtritë armike që do t’i pushtonin, të luftonin kundër njëra- tjetrës duke u vetë-shkatërruar. Qyteti i Ninives po agjëronte pasi profeti Jona tha se qyteti do të shkatërrohej për ligësinë e tij, dhe Perëndia vendosi që ta kursente qytetin. Mbretëresha Ester, dhe populli i saj po agjëronin kur ajo mori masa për të ndaluar një komplot të thurur kundër popullit jude. Ana po agjëronte kur Perëndia i dha asaj mundësinë të shikonte foshnjën Jezus. Jezusi ishte duke agjëruar kur Fryma e Shenjtë e dërgoi Atë në shkretëtirë për një ndeshje me Satanin dhe, Jezusin e mposhti në mënyrë deçisive temperamenti i tij. Ndjekësit e Jezusit po agjëronin kur Fryma e Shenjtë i drejtoi ata për të dërguar Palin dhe Barnaban si misionarë.

Por le ta shohim pak më ndryshe duke u bazuar te fakti: “po sikur të mos ishte për…”

Po sikur, Mojsiu të mos i kishte marrë dhjetë urdhërimet? –Ne nuk do ta njihnim kartën e Perëndisë për sjelljen njerëzore.

Po sikur Jezusi të mos e kishte kundërshtuar Satanin, dhe të mos kishte mposhtur tundimin? -Tërë njerëzimi do të kishte humbur.

Po sikur Pali dhe apostujt e tjerë të mos e kishin çuar ungjillin e Jezusit në botën mbarë?- Shumë prej kombeve nuk do ta njihnin Jezusin dhe rrugën e shpëtimit që vjen në të.

Por tërë këto “ sikur kështu apo ashtu…” nuk ndodhën. Në vend të kësaj, vullneti i Perëndisë u realizua dhe kjo ndodhi  edhe në lidhje me agjërimin.

Nëse agjërimi u praktikua nga njerëz kaq kyç, në çaste kaq kyçe, a ia vlen që të shpërfillim agjërimin? Nëse Biri i Perëndisë vetë, zgjodhi të agjëronte kur u përball me tundimin, a mund të përballojmë që të shpërfillim agjërimin? Nëse apostujt e Jezusit agjëruan kur dëshironin të afroheshin më shumë me Perëndinë në adhurim, dhe në një kohë kur duhet të vendosnin për hapin tjetër në strategjinë e misionit të Perëndisë, atëherë pse ne duhet ta shpërfillim agjërimin?

Agjërimi i ndihmon njerëzit që të afrohen më shumë me Perëndinë dhe të bëjnë gjëra të mëdha për Perëndinë.

Ja se çfarë ka bërë Perëndia mes njerëzve që kanë agjëruar dhe ende do të bëjë përmes njerëzve të cilët kërkojnë fytyrën e Tij me anë të agjërimit: njerëzit marrin urdhërimet, dëgjojnë zërin e qetë të Perëndisë, i mposhtin sulmet e armikut, marrin falje për mëkatet e tmerrshme, mposhtin Satanin, kanë drejtimin e Frymës së Shenjtë për të përparuar misionin e Perëndisë dhe të ndryshojnë botën.

Ju lutem mos më keqkuptoni. Agjërimi nuk është magjik. Fuqia e vërtetë nuk gjendet te agjërimi por te Perëndia. Në fakt jo çdo lloj agjërimi është i drejtë apo ndihmues. Sigurisht që ka edhe mënyra të gabuara agjërimi, sikurse ka mënyra të gabuara për tu lutur dhe mënyra të gabuara për të dhuruar në kauza të mira, dhe mënyra të gabuara për të bërë pothuajse gjithçka. Por kjo nuk e ndryshon faktin se agjërimi i bërë në mënyrën dhe frymën e duhur, është një ndihmë shumë e fuqishme për perëndishmërinë.

Agjërimi është kaq i rëndësishëm dhe kaq i shpërfillur sa që ne do të flasim plot tre javë e gjysmë për këtë temë, e do të shohim se çfarë thotë Bibla për agjërimin.

Në programin tonë sot do të shohim arsyen kryesore pse ne agjërojmë, mbi të cilën mbështetet gjithçka tjetër, kjo arsye është uria jonë për Perëndinë. Në programet e mëvonshme do të shohim se si njerëzit që janë të etur për Perëndinë mund të agjërojnë kur janë të etur për mëshirë pasi kanë mëkatuar. Më pas do të shohim se si agjërojnë kur janë të etur për shenjtëri, teksa dëshirojnë t’i ngjajnë më shumë Jezusit; si agjërojnë kur dëshirojnë ndihmë para një sfide munduese; si agjërojnë kur dëshirojnë drejtim për të hedhur hapin e radhës sipas planit të Perëndisë për ta, dhe së fundi si agjërojnë kur janë të etur për drejtësi dhe dëshirojnë që njerëzit ta trajtojnë njëri- tjetrin si duhet. Të gjitha këto janë qëllimet dhe përfitimet e agjërimit, por e para dhe më e rëndësishmja është të jesh i etur për Perëndinë.  Për këtë do të flasim më shumë në programin e radhës sepse minutat tona për sot mbaruan. Mos harroni të na ndiqni në këtë seri të mrekullueshme për agjërimin. Nga unë Berti kalofshi sa më mirë.