Dua ta filloj me një histori të vërtetë. Xhon Di. Rokfellër John D. Rockefeller, themeluesi i Standard Oil, kishte si mësues të gjuhës frënge një student francez që kishte shkuar me studime në Amerikë. Gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e Rokfellerit studenti mësoi një koncept të ri rreth parasë. Rokfelleri i dha një monedhë prej dhjetë centësh që atëherë kishte vlerën e një rroge mujore dhe, i tha djaloshit ta investonte kur të kthehej në Francë. Kjo monedhë, tha ai është vetëm fillimi i pasurimit tënd. Në atë kohë ky student nuk ishte i interesuar për pasurinë. Por Rokfelleri i mësoi atij më shumë rreth pasurisë dhe bujarisë. Kur e pyetën Rokfellerin se sa para janë mjaft për të, ai u përgjigj! ‘Edhe pak më shumë se sa këto që kam tani.”
DËSHIRA E ETHSHME: “EDHE PAK MË SHUMË”!
Sa të duhen e pyeten Rokfellerin?” Edhe pak më shumë se sa këto që kam tani.” Mos vallë shumë prej nesh mendojnë kështu? Sigurisht që na vjen zor të pranojmë, por kjo është beteja që ne luftojmë për të qenë të kënaqur, për të pasur mjaftueshëm, një betejë që duket sikur nuk mbaron asnjëherë. Them që na vjen zor ta pranojmë sepse shumë prej nesh nuk kënaqen me atë që kanë.
Nëse do të bëje një sondazh për standardin e jetesës atëherë do të zbuloje se në njëqind njerëz 33 jetojnë shumë mirë ndërsa 67 jetojnë në varfëri.
Të pasurit llogarisin edhe dyqind lekshin ndërsa të varfrit e dhurojnë pa problem. Nuk e di gjendjen tënde ekonomike por shpesh ndjehem në faj sepse shumë njerëz jetojnë në varfëri. Ne shpenzojmë rreth 87% të të ardhurave tona dhe përsëri nuk jemi të keqe. Makinën e kemi ndërruar disa herë, e fundit është më e mira. Rrobat, i kemi shumë të mira dhe pushimet i zgjedhim në vendet më të mira. Ah sikur të kishim këto edhe këtë edhe atë, atëherë do të ishim të kënaqur! Kështu themi apo jo? Apo nuk e besojmë më këtë apo jo? Përse nuk kemi mjaftueshëm?
Nëse mund të identifikohesh me këtë betejë atëherë dua të të them dy fjalë…Dua të të them se kënaqësia e bazuar tek ajo që ke është një lojë e marrë. Studimet tregojnë se lumturia jonë nuk ka lidhje me të mirat materiale që na rrethojnë. Nëse ke një shtëpi ku të fusësh kokën, mjaftueshëm rroba për të veshur, dhe mjaftueshëm ushqim për të ngrënë atëherë nuk ka rëndësi nëse jeton në një shtëpi njëkatëshe apo në një rezidencë. Nëse ha fileto pule apo mish vici kjo nuk ta ndryshojë lumturinë tënde. Studimet tregojnë se lumturia nuk rritet me rritjen ekonomike.
Ndoshta ti e ke kuptuar këtë tashmë! Vitet kur keni pasur më shumë të ardhura ekonomike nuk kanë qenë më të lumturia se sa vitet kur niveli juaj ekonomik ka qenë i ulët.
Të pasurit më shumë para, nuk të bën më shumë të lumtur.
Pra paraja mbetet një temë shumë e rëndësishme në jetën tonë, por shumë e vështirë për ta kuptuar ndaj duhet pak ndihmë.
Ne kemi nevojë për ndihmën e apostullit Pal për të kuptuar mirë. Ai i shkroi mikut të tij Timoteut. Dy janë keqkuptimet ndaj të cilave duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mbrohemi përsa i përket parave në xhepin tonë.
PARAJA RRËNJA E TË GJITHA TË KËQIJAVE?
Gabimi i parë që bëjmë është se sillemi me paranë si të ishte e parëndësishme. Ose e thënë sipas fjalëve të Palit, paraja është rrënja e të gjitha të këqijave, si diçka e keqe në vetvete. Njerëzit që mendojnë kështu debatojnë duke thënë se paraja është e keqe dhe duhet të heqin dorë prej saj. Ata thonë: “Nëse dëshiron të jesh shpirtëror”, argumentojnë ata “atëherë duhet të jesh i varfër”.
Këtë bindje e gjen jo vetëm mes të krishterëve por edhe mes ndjekësve të “Epokës së re”, që i vinin theksin frymës perëndimore. Ndjekësit e Epokës së Re, argumentojnë se qëllimi i të qenit frymëror është të eliminojnë çdo dëshirë të vërtetë.
Ata thonë se shpëtimi vjen kur ne shuajmë çdo dëshirë të zjarrtë dhe kërkojmë lirinë shpirtërore ose si e quajnë ata nirvana.
Pra lexojmë nëpër gazeta se shumë qeveritarë që tërhiqen nga drejtimi dhe braktisin garën e tyre për pushtet. Ata kanë vendosur që të lënë ëa botën materiale. Nuk ka më pagesa për shtëpinë. Apo garanci të dyta.
Shpesh lexojmë për njerëz me aventura të mrekullueshme shpirtërore dhe, bëhemi paksa ziliqarë. Në fakt, mund të ndihemi fajtorë për qëllimet financiare që i kemi vendosur vetes. Disa mendojnë se përgjigja më e mirë është ti kthej më kurrizin gjërave materiale.
Por a funksionin kjo me të vërtetë? A është e nevojshme të jetojmë sikur paraja të mos ekzistonte, sikur paraja të ishte diçka e keqe? Ky lloj të menduari është shumë larg pohimit që thuhet tek 1 Timoteu 4:4. atje thuhet: “gjithçka që Perëndia krijoi është e mirë dhe nuk duhet të refuzohet nëse merret me falënderim.”
Perëndia i krijoi të gjitha gjërat. Ti edhe unë nuk duhet të mohojmë asnjëherë mirësinë e universit. Ja përse Bibla nuk KUNDËRSHTON asnjëherë njerëzit që kanë para. Por kundërshton ata që janë TË DASHURUAR pas parasë.
Bibla nuk i kundërshton njerëzit për faktin se KANË PASURI. Bibla kundërshton ata njerëz që kanë shumë për të dhënë por nuk janë të gatshëm ta ndajnë një pjesë të pasurisë me të varfrit.
Ja përse rreziku i materializmit nuk mposhtet duke shitur vilën tënde luksoze për të jetuar në një ndërtesë të përbashkët. Dhe a e di pse, sepse këtu flitet për çështje zemre.
Kush e di, ndoshta Perëndia të ka besuar shumë para që ti t’i administrosh për llogari të Tij!
Paraja burimi i gjithçkaje?
Por a e dini, problemi i shumë njerëzve në shoqërinë tonë sot është se kanë përqafuar vrullshëm gjithçka materiale. Nuk dëgjoj shpesh shumë përgojime për paranë. Përkundrazi, gjithmonë e më shumë dëgjoj zëra që thonë se pasuria është një shenjë e sigurt se po të bekon Perëndia.
E dini, kënaqësinë nuk ta jep ajo që ke por se kush ti je në të vërtetë.
Të kënaqësh shpirtin me para është njëlloj si të pish ujë të kripur për të shuar etjen.
Pali i thotë Timoteut se nga dashuria për paranë, ne jemi larguar nga besimi. Fjala ‘enden’ është e njëjta fjalë që në greqisht përdoret për planetët.
Dikur planetët quheshin “yje endacakë”, sepse ndryshe nga yjet e tjerë që kanë një pozicion të caktuar karshi yjeve të tjerë, planetët janë drita që duket se enden në hapësirë.
Kjo na ndodh edhe ne sa herë që dashurohemi pas parasë, thotë Pali. Ne sorollatemi në këtë botë pa ndjekur një kurs të caktuar. Pa ndjekur një drejtim të caktuar, ne jemi si ata fëmijët e vegjël që gjurmojnë guaska përgjatë bregut të detit, në fillim gjejnë një, pak më tutje një tjetër, pak më tutje një tjetër, dhe në pak minuta nuk duken më, aq larg kanë shkuar në kërkim të guaskave të tjera. Ndodh që kur fëmijët largohen shumë na humbasin nga sytë dhe nuk dimë më ku kanë shkuar. Kështu ndodh edhe me ne të rriturit. Sa herë që jepemi pas parasë kushedi ku përfundojmë.