Të flasim për paranë

Print

Titulli: Të flasim për paranë (pjesa 2)

RREZIKU BINJAK I PARASË

Pali vazhdon duke thënë se sa herë që e bëjmë këtë ne shkaktojmë vetes shumë hidhërim. Në fakt, Pali thotë kur ne dashurohemi pas parasë e hidhërojmë shpirtin në dy aspekte.

Së pari, ne helmohemi me rrezikun e krenarisë. Më vonë tek i njëjti kapitull Pali shkruan: ” Porositi të pasurit e kësaj bote të mos jenë krenarë.” Po përse duhet ta thoshte ai këtë? Pse mund të jenë krenarë të pasurit?

Dhe pse janë më shumë të prirur të jenë krenarë? Sepse ne fillojmë ti krahasojmë njerëzit në bazë të pasurisë që ata kanë, apo të PARAVE QË FITOJNË.

Në fakt ne shpesh e barazojmë paranë me SUKSESIN. Suksesi yt krahasohet prej parave që fiton. Suksesi barazohet me vlerën që kanë pasuritë e tua të patundshme. “Disa thonë që fiton ai që vdes me më shumë pasuri”. Në fund ne e barazojmë paranë me pushtetin.

Por Pali thotë se Perëndia nuk i toleron këto gjëra. Perëndia nuk do ta lejojë këtë snoberi frymore. “po ju porosis” thotë Pali, “mos jini krenarë”.

Ky është problemi me paranë, krenaria.

Ka edhe një rrezik tjetër: siguria e rreme. ” Porositi të pasurit e kësaj bote” thotë Pali, “ të mos i mbajnë shpresat në pasurinë”.

Paraja sjell një siguri torturuese dhe të rreme. Në të vërtetë, a nuk e quajmë ne një investim financiar si “siguri”? Shumë prej nesh janë të shqetësuar nëse kanë siguruar mjaftueshëm para në bankë pasi të dalin në pension. Ne po kursejmë si kurrë më parë dhe kjo është diçka e mirë. Këtë e thotë edhe Bibla.

Por pyetja që pason këtë është tashmë e famshme: kur themi kaq mjafton? Edhe sa duhet të kem për të pasur siguri të vërtetë?

Ndoshta shumë prej nesh që kanë pasuri mund të dinë përgjigjen e kësaj.

Më pëlqejnë shumë komeditë e vjetra angleze, veçanërisht “Më beko o at” (Bless Me Father) ku pastori i bashkësisë thotë se të pasurit kanë mësuar nga përvoja e tyre në jetë diçka, që të varfrit nuk e dinë.

Njerëzit e varfër, jetojnë me iluzionin: “Ah sikur të kisha më shumë para, gjithë problemet e mia do të zgjidheshin.”

Njerëzit e pasur, thotë pastori i kishës, e dinë se kjo nuk është e vërtetë.

Sa mirë sikur njerëzit e pasur të kenë kuptuar seriozisht se pasuria nuk të shpëton.

Po ti si mendon? A e ke kuptuar se nëse e vendos besimin tek financat, atëherë asnjëherë nuk do të kesh mjaftueshëm? A ke zbuluar se është marrëzi ta vendosësh sigurinë tënde tek portofoli?

PARAJA NË VENDIN QË I TAKON: PERËNDISHMËRIA ME KËNAQËSINË.

Pra çfarë duhet të mendosh për paratë. Nëse nuk ka kuptim të adhurosh paranë dhe nuk ka kuptim të shpërdorosh kot paranë atëherë çfarë të bëjmë? Përgjigja është: tu lemë parave vendin që u takon. Pali u shpreh kështu: “Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet me aq sa ka.”

“Problemi nuk janë paratë”,thotë Pali. “Por perëndishmëri”.

Kjo që Pali po thotë është revolucionare. Pali po thotë se para se të vlerësojmë gjendjen tonë financiare duhet të shikojmë me vëmendje gjendjen tonë shpirtërore. Duhet të shikojmë me shumë kujdes qëndrimin shpirtëror për jetën. A themi ne në fund të ditës, cila është dashuria ime e vërtetë? Makina jonë Ferrari, dyqanet e shtrenjta, apo shtëpia jonë në bregdet? Po duam më shumë dhe me gjithë qenin tonë, Perëndinë që na ka shpenguar?

Ndoshta ti mund të jesh aq i varfër sa një varfanjak, por sërish të jesh materialist. Mund të jesh i pasur sa një mbret por mund të duash Perëndinë me gjithë zemër. Nuk është problemi tek sasia e parave në xhepin tënd se sa kë dashuron. Njerëz me të vërtetë të pasur janë ata që kanë perëndishmëri. Ata që janë të kënaqur. Ata që janë të pasur në Perëndinë.

Fjala kënaqësi që Pali përdor këtu në greqisht do të thotë ‘mjaftueshmëria e shpirtit’.

Tani, kjo fjalë nuk do të thotë se na mjafton vetëm shpirti. Jo. Ai po thotë se të qenurit mirë nuk lidhet aq shumë me zotërimet tona të jashtme se sa të brendshme, që kanë lidhje direkte me zemrën.

Kur vjen puna për botën e brendshme, pra veten tonë, paraja nuk do të sigurojë atë që na duhet. Tek e fundit, Pali thotë se ne nuk kemi sjellë asgjë në këtë botë dhe asgjë nuk do të marrim me vete.

Pra ‘mjaftueshmëria e shpirtit’ nuk mund të mbështetet në gjërat e kësaj bote që nuk mund ti marr me vete. Po atëherë ku mbështetet? Kjo mbështetet në perëndishmerinë.

Ne nuk gjejmë prehje derisa të pushojmë në Perëndinë.

Jemi krijuar me një nevojë të brendshme, që të zhvillojmë një marrëdhënie me Perëndinë, përmes Jezus Krishtit, Birit të tij.

Vetëm kur jemi mësuar me perëndishmerinë mund të gjejmë një rrugë përmes  në moçalin materializmit. Sepse dashuria për gjërat shumë shpejt zëvendësohet me një dashuri më të madhe.

Dashuria për Perëndinë dhe për të afërmit. Bibla asnjëherë nuk thotë që të duam sendet. Nuk na urdhëron të duam llogaritë bankare, apo pajisje të tjera elektronike që siç thotë çuni im “ o babi janë ultra, ta heqin trurin”.

Kur identiteti ynë kapet pas këtyre gjërave, atëherë jemi në një rrezik të madh. Bibla thotë ta duam Perëndinë më shumë se gjithçka, dhe ta duam të afërmin porsi vetveten.

PERËNDISHMËRIA QË TRANSFORMON

Por kur ne e njohim këtë dashuri, atëherë do të ndryshojë edhe qëndrimi ynë ndaj pasurisë. Paraja nuk është më qëllimi. Në fakt është vetëm mjeti arrin qëllimin. Një mënyrë e duhur për të përdorur paranë është ti shërbejmë të tjerëve në emrin e Jezusit.

Si ia bën që paraja të mos bëhet zot për ty? Pali thekson tre mënyra: ” të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë. . .” Kjo  nuk duket atëherë kur i zotëron paratë, por kur i dhuron, pra i jep paratë. Si ndihesh në ato çaste?

Të vjen keq që po i jep, apo ndjehesh mirë?

Sa herë ndan pasurinë tënde me ata që nuk kanë, ti tregon se paraja të shërben ty dhe jo ti parasë.

Asnjëherë mos mendo se kjo është e lehtë për tu bërë. Një doktor e pyeti pacientin e vet pasanik: “ta marrtë e mira, çfarë do të bësh me gjithë këto para që ke? ” Pacienti u përgjigj: “”mendoj se vetëm do të merakosem!” atëherë doktori vazhdoi duke thënë: “po çfarë kënaqësie gjen në ato para, nëse të sjellin veç shqetësim?” “E di”, u përgjigj pacienti “por thjesht ideja që ti dhuroj, më terrorizon.”

Kësaj i them ndershmëri unë! Pse duhet të kishte kaq frikë ky pasanik? Pse kishte frikë ti dhuronte paratë? Sepse për të paraja ishte siguria e tij.

Po ti a e ke problem dhënien? Një mënyrë për të zbuluar këtë është a je i gatshëm të dhurosh pak nga paratë e tua për të bekuar të tjerët? Sepse nëse do të japësh, atëherë duhet tia besosh të ardhmen Perëndisë dhe jo parave të tua! Nëse nuk besoj se Ati im qiellor do të sigurojë për nevojat e mia atëherë nuk mund të jap bujarisht. Sepse unë them: “kush e di. Nëse i jap këto para sot, nesër nuk do të kem për të riparuar makinën? Apo nuk do të kem për të paguar kujdesin shëndetësor në shtëpi. Jo, jo, unë nuk mund ti dhuroj ato para. Mund të më duhen më vonë.”

Por sa para do të duhen? Këtë nuk e di. Por gjithmonë dëshiron pak më shumë se sa ke tani apo jo?

Kështu flet mosbesimi. Kështu flet dikush që e vendos besimin tek financat.

Por një dishepull i Jezusit bën diçka të mrekullueshme. Llogaria e tij bankare është paksa e ulët, dhe portofoli i tij pak i sheshtë sepse ai bën atë që bota e quan të pakonceptueshme. Ai jep në kishën e Zotit për mbretërinë e Perëndisë.

UDHËZIME PËR INVESTIMIN E PERËNDISË

Nëse ti vepron kështu, atëherë do të kesh pasuri që as tenja as ndryshku nuk mund ti prishin.

Një miku im më tregoi një histori për një babai i cili kishte lënë amanet bijve të tij që kur të vdiste, të tre djemtë do të vendosnin secili një milion lekë në arkivolin e tij. Kështu djali i madh erdhi dhe vendosi zarfin e vet me lekët brenda. Po kështu erdhi edhe djali tjetër me zarfin e lekëve dhe e vendosi mbi arkivol. Kur i erdhi radha djalit të vogël, u afrua dhe vendoi një letër në arkivol.

Pasi arkivoli u mbyll, dy vëllezërit e tjerë e pyetën më të voglin, ç’ishte ajo letër që vendose në arkivol? Vëllai i vogël iu përgjigj:”I plotësova një cek.”

Në qiell nuk do të kemi privilegjin e kontrollimit të çeqeve.

Me të vërtetë gjithmonë më ka bërë përshtypje fakti se ajo që ne e quajmë si thesar në këtë jetë shpesh për dikë tjetër bëhen veç plehra. Hahahahahah. Nuk thonë kot se nuk do ti marrim me vete.

Ti nuk mund ti marrësh me vete por, mund ti dërgosh përpara. Pali thotë kështu: ai që praktikon bujarinë do të ” duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme.”

Dhuratat janë investime. Jo në kuptimin që ne automatikisht korrim në këtë jetë sipas përparimit të ungjillit.

As në kuptim se në qiell ka një bankë hyjnore të cilën do ta mbushim kur të ecim në portat e qiellit.

Sidoqoftë, dhuratat tona janë investime. Sepse ne pasurohemi në shpirt duke dhënë materialisht.

Ky pra është udhëzimi i Perëndisë për investimet. Jep për mbretërinë e Perëndisë, kohë dhe para që do të ndikojnë për përjetësinë. Çfarë forme ka portofoli yt qiellor?