A nuk është tmerr kur s’të zë gjumi? Nuk është që s’je i lodhur. Ndihesh i dërrmuar dhe i rraskapitur. Por për disa arsye ti nuk mund të çlodhesh dhe të flesh gjumë. Ti vazhdon të lëkundesh dhe të kthehesh, sa në një anë në tjetrën, dhe mendja jote vazhdon të punojë. Ti pyet veten se përse je ende zgjuar. Ti i mbyll sytë, i vendosur të bësh pak pushim. Por e vetmja gjë që bën është që ndihesh sikur s’të zë vendi. Pas një farë kohe ti hap sytë dhe shikon orën. Ka kaluar edhe një orë tjetër. Ti mundohesh të shtrihesh në shpinë, por prapë nuk të zë gjumi. Ti rrotullohesh dhe shtrihesh barkas, por nuk mund të flesh. Ti shtriqesh dhe shtrihesh në anë, por nuk mund të flesh. Minutat nuk kalojnë. Kalon edhe një orë tjetër. Pothuajse ka kaluar gjysma e natës, dhe ti sërish nuk mund të flesh. Ti e di që nesër do të ndihesh shumë keq, por çfarë mund të bësh? Sa më shumë mundohesh të flesh, aq më gjatë qëndron zgjuar. A nuk e urren kur ndodh kjo?
Pothuajse secili ka problem me gjumin kohë pas kohe. Pse ndodh kjo? Dhe çfarë mund të bëhet për këtë? Epo kjo varet. Arsyet për pagjumësinë ndryshojnë, e po kështu edhe zgjidhjet.
Në disa raste pagjumësia është një problem kohe. Nëse bën një rrugë të gjatë dhe përshkon shumë rajone me ndryshim ore, ti e thyen orarin tënd normal dhe kjo e bën të vështirë gjumin. Nëse puna të kërkon që të punosh me turne të ndryshme, ndryshimi i orareve, njëherë kështu e njëherë ashtu, mund ta vështirësojë gjumin. Edhe sikur të mos jesh një udhëtar apo një punëtor me turne, edhe sikur të qëndrosh në të njëjtin vend dhe të njëjtat orë pune çdo ditë, sërish mund të kesh orare gjumi të çuditshme.
Disa net ti shkon në shtrat goxha herët; e net të tjera ti qëndron zgjuar deri vonë. Disa mëngjese zgjohesh herët, e të tjera fle aty ku punon. Çrregullimi në orare, mund ta bëjë të vështirë gjumin për ty.
Nëse dëshiron të flesh mirë, mundohu të shkosh në shtrat, në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo mëngjes. Nëse marrja një sy gjumë një herë në kaq kohë gjatë ditës të mban zgjuar natën, atëherë mos fli gjatë ditës. Trupi zhvillon një ritëm dhe, nuk i pëlqen nëse ai rritem ndërpritet. Prandaj për të fjetur mirë në baza të rregullta ditore, mundohu të ndjekësh një orar të rregullt.
Megjithatë ndonjëherë, pagjumësia nuk është çështje oraresh, por shpërqendrimesh. Ndoshta një mizë është duke fluturuar nëpër dhomën tënde. Ti nuk do të flesh derisa të çohesh dhe ta shtypësh atë. Ose mund të kesh një orë me alarm, me një dritë acaruese, dhe ke nevojë të kthesh orën në anën tjetër apo a mbulosh atë. Ose një foshnjë është duke qarë. Ndoshta nuk të pëlqen të çohesh, por nëse foshnja ka nevojë për ushqim apo për një pastrim pelene, ti duhet të çohesh dhe të ndihmosh foshnjën para se të mund të të zërë gjumi.
Sërish pastaj, pagjumësia mund të jetë një çështje parehatie. Nëse je i uritur, nuk do të flesh pa marrë diçka për të ngrënë. Nëse ke shumë vapë apo shumë ftohtë, ti duhet të rregullosh temperaturën e duhur të dhomës. Nëse shtrati yt nuk është i rehatshëm, ke nevojë për një shtrat më të mirë. Nëse je shtatzënë tetë muajshe, dhe nuk gjen rehat, ti vetëm mund të shpresosh që foshnja të vijë sa më shpejt. (dhe mos të të mbajë shumë zgjuar pasi të ketë lindur.)
Shumë shkaqe të pagjumësisë janë të dukshme për këdo me pak logjikë të shëndoshë, dhe duhet vetëm pak logjikë e shëndoshë për tu marrë me të. Nëse pi kafe, çaj apo pije joalkoolike të mbushura me kafeinë, nuk është çudi nëse nuk mund të flesh mirë. Pakësoje kafeinën! Nëse nuk ushtrohesh gjatë ditës, trupi yt mund të mos dojë të pushojë gjatë natës. Ushtrohu më shumë, dhe kështu mund të flesh më shumë. Nëse je student që po e lodh trurin mbi misteret e fizikës apo filozofisë së Platonit, pikërisht në çastin që fik dritën, mos u çudit fare nëse mendja jote e ngarkuar vazhdon të punojë edhe shumë kohë pasi ti fle. Nëse dëshiron të flesh rehat, mos studio, dhe vetëm studio deri në çastin e fundit para se të flesh. Bëj diçka çlodhëse dhe jepi trurit mundësinë të ulë ritmin para se të shkosh në shtrat.
Këto gjëra janë të zakonshme, por përtej këtyre, ka mundësi që të kesh një gjendje klinike që të pengon të mos flesh mirë. Nëse ke një dhimbje bezdisëse, që vazhdon të të mbajë zgjuar, ose nëse e ke problem me pagjumësinë për disa javë, apo nëse ndihesh i lodhur edhe pse ke fjetur gjumë, ndoshta duhet të vizitohesh te doktori. Çrregullime si apnea( ndërprerja e frymëmarrjes gjatë gjumit), narkolepsia( gjumi i zgjatur), dhimbja e këmbëve para gjumit , dhe të tjera probleme klinike duhen diagnostikuar dhe trajtuar. Një doktor mund të të ndihmojë të zbulosh nëse ke një problem fizik dhe ndoshta të të ndihmojë të merresh me të.
Një shpirt i trazuar
Pasi kemi folur për shkaqet fizike të pagjumësisë, ngelet edhe një shkak tjetër i madh i pagjumësisë, të cilin nuk e kam përmendur ende: një shpirt i trazuar. Nëse nuk po arrin të kesh një gjumë të qetë, duhet të përdorësh logjikën dhe të kontrollohesh për problem mjekësore të mundshme, por ti po ashtu duhet të jesh alert ndaj faktorit shpirtëror. Gjumi i qetë nuk është thjesht një çështje e një trupi me tërë zakonet praktike dhe pa çrregullime klinike. Gjumi i qetë varet nga një frymë e qetë. Ky nuk është thjesht opinion im. Shumë ekspertë të pagjumësisë bien dakord me këtë. Ata thonë se shkaku nr #1 i pagjumësisë është stresi. Çfarë është stresi? Stresi zakonisht vjen prej shqetësimit, frikës dhe punës rraskapitëse , zemërimit, fajit, hidhërimit,– çdo gjëje që trazon paqen e mendjes tënde. Të gjitha këto gjëra të shpirtit mund të jenë vjedhës të gjumit.
Si mund të shijosh një gjumë të qetë kur konfuzioni po tërheq mendjen sa këtej andej? Si mund të shijosh një gjumë të qetë kur tërë llojet e shqetësimeve dhe frikërave sillen rreth e rrotull shpirtit tënd? Si mund të shijosh një gjumë të qetë, kur zemërimi po zien në zemrën tënde? Si mund të shijosh gjumë të qetë kur faji po të torturon? Si mund të shijosh një gjumë të qetë kur hidhërimi po ta thyen zemrën nga brenda? Nuk mundesh! Ti nuk do të kesh një gjumë të qetë për sa kohë që ke shpirtin e trazuar.
Oh, ti me shumë mundësi gjen një mënyrë për të dalë nga kjo, nëse dëshiron. Disa njerëz përdorin ilaçe gjumi dhe qetësues. Të tjerë pinë alkool. Nëse gjumi nuk vjen në mënyrë natyrale, ti mund të duash disa kimikate për të të vënë në gjumë.
Por nuk është e njëjta gjë, apo jo? Një natë me gjumë me qetësues nuk është dhe aq çlodhëse si një natë me gjumë të natyrshëm, dhe të qetë. Në disa raste ilaçet e gjumit mund të jenë të mira për disa net, por nuk është një zgjidhje afatgjatë-veçanërisht kur problemi yt është më shumë shpirtëror se sa fizik.
Nëse nuk mund të flesh sepse fryma jote është e trazuar dhe jo e qetë, ti nuk ke një problem me gjumin. Ti ke një problem shpirtëror. Dhe një problem shpirtëror kërkon një zgjidhje shpirtërore. Nëse dëshiron të flesh mirë gjatë natës, mund të të duhet së pari të zgjohesh me Perëndinë.
Beteja jote me pagjumësinë mund të jetë një shenjë nga Perëndia, që të fton të kërkosh pushimin tënd në Të. Çdo dhuratë e mirë në jetë vjen nga Perëndia, dhe kjo përfshin edhe dhuratën e gjumit.
Psalmi 4 në Bibël, është lutja para gjumit e një njeriu që duket se po kalon një natë pa gjumë. Ai ka problem më të mëdha, dhe ndërsa fillon të lutet, ai është shumë i mërzitur. Por, kur arrin në fund të lutjes ai thotë: ” Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.” Si arrin ai në atë pikë? Si mund të arrijmë ne në atë pikë? Si mund të shijojmë një gjumë të qetë nën hirin e Perëndisë?