Të flesh rehat

Print

Titulli: Të flesh rehat (pjesa 2)

Ftesën për të pushuar

Zoti thotë te Psalmi 46:10, ” Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi.” (Psalm 46:10). Jezusi thotë: ” Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. ” (Mateu 11:28-29). A gjen pushim për shpirtin tënd?  A je i qetë dhe në paqe? Nëse jo, nëse shpirti yt është i trazuar, kjo gjë mund të të lodhë dhe të rraskapitë gjatë ditës dhe të të mbajë zgjuar natën.

Një problem gjumi mund të jetë shenjë e një problemi shpirtëror.  Më seriozi ndër gjithë problemet shpirtërore është thjesht ky: të mos duash t’ia dish për Perëndinë apo të mos i besosh fare Atij. Drejtuesi i një grupi të famshëm muzikor tha për Perëndinë: ” Unë nuk dua t’ia di nëse Ai ekziston, dhe nëse ekziston, nuk mendoj se Ai do t’ia dijë nëse unë ekzistoj.” Sa gjendje e vështirë për mendjen! Nëse nuk do t’ia dish për Perëndinë, dhe mendon se Ai nuk do t’ia dijë për ty, si mund të kesh ndonjëherë paqen e vërtetë?? Nëse ke vetëm veten tënde dhe fuqitë e t’ia dalë mbanë në jetë, atëherë përse të përpiqesh? Gjithë puna jote e vështirë dhe shqetësimet e lodhshme shkojnë dëm. Bibla thotë: ” Është e kotë që ju të çoheni herët dhe të shkoni vonë për të pushuar dhe për të ngrënë bukën e nxjerrë me punë të rëndë, sepse Ai u jep pushim atyre që do ” (Psalmi 127:1-2). Gjumi është një përfitim dytësor i të qenit i dashur prej Perëndisë.  A do të thotë kjo se ndjekësit e Jezusit janë të vetmit që flenë mirë? Jo, Zoti është kaq bujar Lord sa që shpesh na mbulon me të dhurata të mira, madje edhe mbi ata të cilët jetojnë jashtë dashurisë së Tij shpëtuese, por kjo është thjesht e përkohshme. Për këtë arsye, thotë Perëndia, ” Nuk ka paqe për të pabesët”, thotë Zoti. ” (Isaia 48:22). Nëse vazhdon ta refuzosh Perëndinë,  në një pikë të caktuar ti do të dënohesh në një errësirë të plotë ku askush nuk fle ndonjëherë: ky është shqetësimi i pafund, i zi, i acartë i  ferrit.

Pikëllohem shumë kur flas për ferrin—por do të pikëllohesha më shumë të mos flisja për të dhe t’ju lija juve të përfundonit atje. Ferri është vendi  për të gjithë ata që nuk duan t’ia dinë nëse Perëndia ekziston ose jo, dhe nuk duan të besojnë se ai interesohet për ta.

Pse të ndjekësh rrugën që të largon prej Perëndisë dhe të çon drejt errësirës së përjetshme dhe mundimit, e shqetësimit të ferrit? Pse të mos kërkosh çlodhje dhe jetë të përjetshme në Jezusin? Ende sot Jezusi po thotë:”Ejani tek unë , o ju gjithë të munduar dhe të lodhur, dhe unë do t’ju jap çlodhje.” Ajo ftesë do të tërhiqet një ditë, por për momentin Jezusi vazhdon të thërrasë.

A i je përgjigjur asaj ftese dashurie? Nëse jo, eja te Jezusi tani. Mos e lër për më vonë. Beso që ai të do, që ai vdiq për ty, që ai jeton dhe mban sytë e tij mbi ty. Mirëprit Frymën e Tij, që të jetojë brenda teje, dhe përkushtohu për të jetuar për të.

Atëherë do të njohësh paqen e vërtetë për herë të parë. Në Bibël profeti Isaia i thotë Perëndisë: ” Mendjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti. ” (Isaia 26:3). Një besim i gjallë në Perëndinë e gjallë, është e vetmja zgjidhje për problemin tonë shpirtëror më serioz: atë të mosbesimit. Sigurohu për marrëdhënien tënde me Perëndinë para se të merresh me ndonjë sfidë tjetër shpirtërore. Sigurohu që mund të thuash së bashku me Biblën: ” Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im ” (Psalm 62:1).

Gjetja e paqes me anë të lutjes

Por çfarë ndodh pasi Perëndia e mposht problemin tënd kryesor, dhe depërton mosbesimin tënd? Çfarë ndodh pasi ti ke një besim të vërtetë, dhe të gjallë. A do të thotë kjo se gjithë betejat e tua kanë përfunduar? Nuk do të përballesh asnjëherë sërish me diçka që mund të shqetësojë ty dh të mbajë zgjuar? Jo, kur i beson Jezusit dhe Fryma e tij e shenjtë jeton në ty, ti duhet sërish të luftosh me duart e tua. Bibla flet për luftën e besimit. Ti duhet të vazhdosh të luftosh kundër sulmeve të ndryshme ndaj shpirtit tënd. Si e bën ti këtë? Me anë të besimit dhe lutjes.

Le ti hedhim një vështrim më nga afër lutjes së Davidit të regjistruar tek Psalmi 4. Sikurse e përmenda më parë, Davidi e mbyll këtë lutje duke thënë: ” Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri. ” Davidi e mbyll këtë psalm me një frymë paqeje, por nuk është kjo mënyra se si e fillon atë! Ai e fillon me një lutje dëshpërimi: ” Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndi i drejtësisë sime; kur isha në fatkeqësi, ti më ke ndihmuar; ki mëshirë për mua dhe plotësoje lutjen time. ” (4:1). Davidi është i stresuar dhe i dëshpëruar.

Ndoshta ti e njeh këtë ndjenjë. Është koha për ty të shkosh për të fjetur, por nuk je ende gati të çlodhesh. Ti ndihesh i trazuar, vetëm, konfuzo, i mërzitur dhe i zemëruar. Dikush mund të jetë duke thënë gjëra mizore dhe të të sulmojë. Ti mund të kesh një problem financiar apo një krizë familjare, a një konflikt në punë. Ndoshta po lufton me mërzinë dhe vetminë. Mund të jesh penduar për një gabim që ke bërë, apo për diçka të keqe që s’të shqitet nga mendja. Beteja jote mund të jetë shumë e vështirë, dhe është akoma më e vështirë kur shumica e njerëzve rreth e rrotull teje nuk ndajnë besimin tënd në Jezusin,  dhe mendojnë se besimi yt është i kotë. ]farë bën ti në kohë si këto? Lutesh.

Nëse ke një problem bëje atë problemin e Perëndisë . Problemi ynë më i madh nuk është që problemet vijnë në rrugën tonë, por që ne i bëjmë ato problemet tona në vend që t’i bëjmë ato problem të Perëndisë! Bibla thotë: ” dhe gjithë merakun tuaj hidheni mbi të, sepse ai merakoset për ju. ” (1 Pjetri 5:7). Silli shqetësimet e tua para Perëndisë. Lutu për to. Nëse ato vazhdojnë të shpojnë mendimet e tua ndërsa je në shtrat, çohu dhe shkruaji dhe lere listën tënde të problemeve para Perëndisë . Ndërsa lutesh dhe i flet Perëndisë,  ti i bën problemet e tua problemet e Tij, dhe një peshë e madhe fillon të hiqet prej shpatullave të tua.