Të gjithë e braktisën Atë dhe u larguan

Print

Titulli: Të gjithë e braktisën Atë dhe u larguan (pjesa 1)

I njëjti Jezus që dëgjoi Atin duke thënë: “Ky është Biri im, në cilin jam i kënaqur,”  tani është vetëm.

Vetëm dhe i braktisur në Gjetsemani. Jezusi, i cili vetëm para pak orësh kishte themeluar darkën e Zotit dhe tha, ” Ky është trupi im dhe gjaku im që kam dhënë për ju,” tani është vetëm.

Jezusi, i cili kishte kënduar një himn me dishepujt e tij para se të hynte në kopsht, tani nuk dëgjon më dishepujt të këndojnë. Ai thjesht sheh se ata janë larguar.

Jezusi, i cili i kishte nxitur ndjekësit e tij të përgjumur duke u thënë: “Çohuni, le të shkojmë,” tani ka mbetur vetëm. Ai është vetëm. Jezusi braktiset. Ndjekësit e tij janë larguar. Jezusi është braktisur dhe tani ndodhet vetëm në kopsht. Dikur ishte rrethuar me dishepuj, tani është vetëm, pa dishepuj.

Si ka mundësi që ndodhi kjo? Si ka mundësi që Jezusi mbetet vetëm, në shoqërinë e armiqve që e kanë marrë atë për ta nxjerrë para një gjyqi të padrejtë?

Dua të them se kjo është për shkak të armiqve të tij, kryepriftërinjve, mësueseve të ligjit, farisenjve dhe saducejve, romakëve abuzues, këta ishin shkaktarë të gjithçkaje! Por a është vërtetë kështu?

Çfarë ndodhi me gjithë ata dishepuj që i rrinin pranë, dhe e ndiqnin kudo? Si ka mundësi që Jezusi është vetëm, dhe krejt i braktisur në atë kopsht?

Po, për fat të keq, dhe për hir të egos sonë, Marku na tregon se si ndodhi e gjitha kjo.

Dëgjoni më shumë nga kjo ngjarje. Do të ndalem te kapitulli 14 i Markut dhe vargjet 43 e tutje.

43 Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.

44  Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: “Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt”.

45  Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: “Rabbi, Rabbi!”; dhe e puthi përzemërsisht!

46  Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.

47  Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

48  Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: “Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?

49  E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!”.

50  Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë. (Marku 14:43-50)

Vini re se çfarë thotë vargu 43. Marku thotë se fajin e kishte një nga të dymbëdhjetët. Pra personazhi kyç që ndikoi në braktisjen e Jezusit është një i person i brendshëm.

Dikush që e njihte atë: Juda. Normalisht, ne i referohemi Judës, si “Juda Iskarioti” për të mos e ngatërruar atë me Judën tjetër që bënte pjesë në grupin e dishepujve.

Por Juda nuk identifikohet kështu këtu. Marku e cilëson atë si një prej të dymbëdhjetëve.

Në fakt në të gjitha rastet që është përdorur shprehja një prej të dymbëdhjetëve, me përjashtim të një rasti, i është referuar gjithmonë Judës.

Përse na thuhet se Juda është një prej të dymbëdhjetëve? Këtu, në kapitullin 14-të të Markut, është hera e tretë që përmendet se ai është një prej të dymbëdhjetëve. Ne lexuesit e këtij ungjilli, tashmë e dimë se ai është një prej të dymbëdhjetëve. Përse na i tregon sërish këtë Marku?

Kjo është diçka e panevojshme për rrëfimin, ai mund ta kishte hequr. Unë mendoj se kjo na thuhet sepse Juda është një nga të dymbëdhjetët. Juda është si njëri nga ne, një person i brendshëm, një anëtar, një besimtar, një vëlla dhe një dishepull i zgjedhur me kujdes nga Jezus Krishti.

Kush e braktisi Jezusin? Braktisja filloi nga njëri prej nesh.

E di që nuk të pëlqen t’i dëgjosh këto fjalë. E di që në kishën time është gjithmonë dikush që akuzon dikë tjetër për diçka të keqe apo për një shembull jo të mirë të njërit prej anëtarëve që ka pasur një ditë të keqe.

Por fakti që një person ndër gjithë të tjerët mund të na zhgënjejë, si për shembull Juda që braktisi Zotin, nuk do të thotë se jemi të gjithë fajtorë për këtë braktisje. Fatkeqësisht edhe kësaj here duhet të them për hir të egos sonë se nuk kishte vetëm një fajtor, por më shumë.

Ishte vetëm njëri prej nesh. Mendoj se shumë prej nesh do ta quanim atë dru të shtrembër. Por Marku na tregon se nuk ishte vetëm një dru i shtrembër. Marku na tregon dikë tjetër. Në vargun 47 Marku na tregon për një nga të pranishmit.

Sigurisht që nuk na pëlqejnë këto fjalë që thuhen për Judën, tradhtarin e famshëm, ai është njëri prej nesh, me shumë mundësi ne ndihemi pak më mirë për këtë njeri që qëndron pranë Jezusit.

Përmes ungjijve të tjerë kuptojmë se ky është Pjetri, po Pjetri i cili ishte mburrur, se nuk do ta linte dhe as nuk do ta braktiste asnjëherë Jezusin. Po është e vërtetë se vargjet e kaluara na kanë treguar se Pjetri si dishepull gjumash që ishte, nuk mund të rrinte zgjuar as një orë për tu lutur.

Por këtu në këtë pjesë, Pjetri duket sikur e ka marrë veten. Pjetri duket si trim. Pjetri po mundohet të shfajësohet për gjumin e mëparshëm. Ai mundohet të jetë besnikë për fjalën e tij. Ai ka thënë: “Nëse gjithë të tjerët të braktisin, unë nuk do të braktis.” Ndaj ai bën të vetmen gjë që mund ti vijë në mendje në mes të bisedës së ndezur.

Ai nxjerr shpatën e vet, dhe ia drejton shërbëtorit të kryepriftit drejt e në vesh duke ia prerë veshin. Marku nuk e përdor fjalën tipike, e preu me shpatë kundërshtarin, por në vend të saj përdor një fjalë tjetër që përcjell idenë e goditjes apo qëllimit të kundërshtarit. Duket sikur ai  dëshiron të na tregojë se Pjetri, peshkatari, në mes të konfuzionit  dhe pasigurisë së tij, thjesht rrëmben shpatën dhe e zgjat atë egërsisht.

Pjetri është i admirueshëm në këtë pjesë. Pjetri po bën të vetmen gjë që ne ashtu si Pjetri, dimë të bëjmë në kohë konfuzioni dhe frike. Ai vërvit shpatën për të ndrequr gjërat; ai dëshiron t’i përmirësojë gjërat.

Ai është burrë! Burrë nga ata të fortët që nuk mposhten kollaj, por luftojnë deri në fund. Ai po mbron Zotin e Tij.

Ne mund të presim që Jezusi, ta përgëzojë Pjetrin pas këtij veprimi. Ndoshta ta falënderojë atë për përpjekjet e tij. Por i nuk e bën këtë! Jezusi thjesht fillon tu flasë personave që e kapën atë, duke u shpjeguar se ai nuk po drejton një kryengritje, se Ai ka dhënë mësim në oborret e tempullit, dhe se ata shumë mirë mund ta kishin burgosur më parë, atje. Në fakt, ne e dimë nga ungjijtë e të tjerë se Jezusi shëron veshin e shërbëtorit dhe e qorton Pjetrin që “ka jetuar përmes shpatës.”

Pse e qorton Pjetrin? Ai thjesht sa po bën atë që çdokush nga ne do të bënte në një situatë të ngjashme.

Ky është një prej problemeve të ndërlikuara të besimit tonë. Ne nuk dëshirojmë ta tradhtojmë Jezusin ashtu si Juda; ne dëshirojmë të bëjmë diçka për ta mbrojtur Jezusin, për ta promovuar Jezusin, në mënyrë që Jezusi të jetojë në mendjet dhe në zemrat e njerëzve.

Por, Jezusi duket sikur nuk i vlerëson si duhet përpjekjet tona.

Për shembull, unë njoh një burrë i cili besoi në Krishtin, përmes dëshmisë së gruas së tij, e cila e afroi atë në kishë. Kisha u kujdes shumë për këtë burrë dhe foshnjën e tyre të parakohshëm. Burrit i kishte bërë shumë përshtypje dashuria e njerëzve në kishë dhe u bë menjëherë besimtar dhe anëtar i asaj kishe. Por më pas gruaja që e solli atë në besim, u sëmur shumë rëndë. Pse?

Pse u shpërfill besnikëria e saj, që më tepër duket sikur u ndëshkua? Drejt kujt na çon kjo? Ndoshta kjo na çon tek Pjetri!

Pjetri mbetet i hutuar dhe konfuz, dhe ndoshta pak i frikësuar. Pjetri dëshiron t’i japë zgjidhje gjërave. A nuk i ngjajmë edhe ne pak atij, kur duam t’i zgjidhim gjërat vetë?

Vitin e kaluar kalova shumë kohë duke biseduar me këtë burrë, gruaja e të cilit po vdiste.

Fëmija i tyre i parakohshëm, tashmë bërë një djalë i shëndetshëm tetë vjeçar, i cili po rritej në besimin e tij të ri.

Por djali i vogël, e vështroi babain dhe e pyeti: ” Babi kur do të shërohet mami?”

Doktorët kishin thënë se ajo nuk do të kishte përmirësime. Por burri nuk guxonte t’i thoshte të birit se shumë shpejt do të ngelej pa nënë. Gjatë dhjetë ditëve të fundit që gruaja e tij ishte gjallë, ai thjesht vazhdonte të thoshte: ” Ah sikur të bëja diçka për ta zgjidhur këtë çështje.” Por ai nuk mund të zgjidhte asgjë. Gruaja e tij vdiq. Pse? Unë nuk e di! Por si pastor nuk më pëlqen që nuk e di se çfarë ka në plan të bëjë Perëndia. Unë dua të bëj diçka për t’i zgjidhur gjërat, dua të gjej fjalët e duhura që japin zgjidhje.

Por shpesh ashtu si Pjetri, duket sikur nuk ka asgjë për tu bërë, asgjë për tu thënë, asgjë për tu zgjidhur.

Kjo na le të lënduar, të frikësuar, të pasigurt dhe konfuz. Kjo na le në gjendjen e Pjetrit dhe dishepujve të tjerë në kopsht.

Skena në kopsht është e plotë tashmë. Tradhtia e kryer nga njëri prej të Dymbëdhjetëve, pra njëri nga ne, tashmë ka ndodhur. E vetmja përpjekje fizike, për të qëndruar dhe për të mbrojtur Jezusin është refuzuar prej vetë Jezusit.

Dishepujt, qëndrojnë plotësisht të ekspozuar, në frikën, pasigurinë dhe konfuzionin e tyre. Por më pas, Jezusi thotë diçka të thellë. Ai flet fjalë që kanë potencialin të ndryshojnë gjithcka. Ai thotë: “Kjo ndodhi që të përmbushen Shkrimet.” Me fjalë të tjera, Jezusi thotë: “E gjitha kjo është pjesë e planit kryesor.”

Pra çfarë ndodh më pas? A qëndrojnë të mbledhur dishepujt. A thonë ata: “Po, Shkrimet duhet të përmbushen… ma merr mendja se kjo është diçka e mirë.” Por jo, fjalët vijuese janë vërtetë drithëruese sepse “Pas kësaj të gjithë e braktisën dhe u larguan.”

Si ka mundësi që Jezusi mbetet i braktisur? Atë nuk e braktisi vetëm një prej të pranishmëve.

Nuk është një prej të Dymbëdhjetëve. Por të gjithë! Të gjithë i kthejnë kurrizin dhe ia mbathin.

Popull i Zotit, Jezusi qëndron vetëm në kopshtin e Gjetsemanisë, i tradhtuar, i braktisur, dhe e gjitha kjo ndodh nga persona të brendshëm.

Po persona të brendshëm! Çfarë na tregon kjo neve sot? Çfarë  tregon për dishepujt e tij sot? Çfarë i tregon atij burri, gruaja e të cilit vdiq nga një sëmundje e rëndë? Po lajmi i mirë është se mes konfuzionit, pasigurisë dhe prirjes tonë për tu larguar prej Perëndisë ne kemi shumë njerëz që na bëjnë shoqëri. Por lajmi i keq është se, largimi prej Perëndisë na bën të ndihemi vetëm, dhe të ndarë prej Perëndisë, Shpëtimtarit tonë të vetëm.