Të gjithë e braktisën Atë dhe u larguan

Print

Titulli: Të gjithë e braktisën dhe u larguan (pjesa 2)

Dua ta filloj me këto vargje nga Mateu kapitulli 14: 51,52

51  Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellë me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.

52  Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.

Kjo na çon tek një djalosh i ri që përshkruhet tek vargjet 51 dhe 52: Djaloshi i cili vrapoi duke lënë pas çarçafin prej liri që ishte mbuluar. Këto janë vargje shumë të çuditshme në Shkrimet. Ato janë vargje që kundërshtojnë atmosferën. Marku në vargjet e mëparshme tregoi se të gjithë e braktisën Jezusin dhe ia mbathën, por më pas Marku rikthen në histori një element të ri, duke folur për një djalë, të cilin nuk e njohim. Ka shumë teori në lidhje me personin e tij.

Por realisht nuk e dimë se kush është ai. E vetmja gjë që dimë është se “ai po e ndiqte Jezusin.” Me sa duket nuk ishte një prej të Dymbëdhjetëve, por ai ndodhet në kopsht me Jezusin. Kur të tjerët largohen, largohet edhe ai. Por shërbëtorët e kryepriftit, që arrestojnë Jezusin, duan ta kapin edhe këtë djalosh prej rrobe, por ai ia mbath me vrap, duke lënë rrobën e tij, tashmë lakuriq. Po lakuriq!

Por pse janë këto fjalë në Bibël, përse këto dy vargje?

Sinqerisht, nuk dimë se përse janë këto dy vargje në Bibël,

Në fakt, kur unë predikova këtë tekst, në kishën time, të gjithë dëshironin që të mos i përfshija këto vargje në predikimin tim. I pari që ma tha këtë ishte drejtuesi i grupit të adhurimit, i cili më tha: “Nuk është e nevojshme t’i lexojmë këto dy vargje, si thua?”

Më pas vetë grupi i adhurimit, më tha: “Këto dy vargje nuk kemi pse t’i përdorim, apo jo?” Si mendon se mund të citosh në shërbesë, me grupin e adhurimit këto vargje, në lidhje me një djalë që largohet lakuriq? Ndërsa njerëzit në grupin e dramës që po planifikonin të aktronin këtë pjesë, u bënë shumë nervozë dhe më pyetën: “Seriozisht e ke që të aktrojmë edhe këto vargje?!”

Siç e kuptoni edhe vetë, e pata shumë të vështirë me të gjithë, sepse këto janë vërtetë vargje me të cilat nuk dimë se çfarë të bëjmë.

Unë gjithsesi sugjeroj që të kujtojmë atë që thotë Dhjata e Vjetër në lidhje me këtë. Çfarë simboli përfaqësonte  lakuriqësia për hebrenjtë? Si përdoret kjo fjalë në pjesët antike? Kujtoni se çfarë i ndodh Adamit dhe Evës pasi mëkatojnë dhe kuptojnë se janë lakuriq.

Ata largohen dhe fshihen nga Perëndia. Ata përjetojnë ndjenja turpi. Kudo përgjatë Dhjatës së vjetër, lakuriqësia lidhet me mëkatin dhe turpin. Kjo lidhet me faktin se para Zotit ne jemi të zhveshur nga gjithçka dhe nuk mund të bëjmë asgjë për tu mbrojtur. Profetët, gjithashtu flasin për lakuriqësinë si një ndëshkim i Perëndisë për mëkatin. Profeti Amos deklaron se në ditën e gjykimit të Perëndisë kundër mëkatit: “ Atë ditë më trimi ndër trimat do të marrë arratinë lakuriq.”  (Amosi 2:16)

Popull i Zotit! Duke parë se të gjithë u larguan në kopshtin e Gjetsemanisë, do të thotë se edhe ne jemi lakuriq para Zotit. Nuk kemi asgjë për tu mbuluar. Kjo na kujton se Jezus Krishti po shkon drejt vdekjes, jo për shkak të asaj që i bënë disa persona të jashtëm, nuk po shkon as për shkak të kryepriftit të korruptuar dhe dëshmitarëve të rremë, as për faj të drejtësisë romake, por për hir të mëkatit dhe thyerjes.

Pra sapo largohemi nga kopshti, ne zbulojmë lakuriqësinë e mëkatit dhe turpit tonë.

Çështja e tradhtisë dhe braktisjes së Jezusit është diçka e brendshme. Të gjithë ne mbetëm lakuriq. Asnjëri nga ne nuk qëndroi në kopsht.

Me përjashtim të njërit. Ishte një person i brendshëm që mbeti i fundit në kopsht, apo jo?

Jezus Krishtit, Fjala e bërë mish, po qëndron ende në kopsht. Ai nuk e ka braktisur misionin e tij; Ai është besnik. Dhe çfarë na tregon ai me këtë gjë? Ai thotë: ” Kjo ndodhi që Shkrimet të përmbushen.”

Unë shpresoj se ti e kupton qartë se çfarë po ndodh këtu. Ne qëndrojmë lakuriq para Perëndisë.  Por Shpëtimtari i Botës qëndron para nesh duke thënë: “kjo po ndodh që Shkrimet të përmbushen.” Ky është fryti i gjithë kësaj: Shkrimet duhet të përmbushen.”

Pa shkrimet dhe pa Krishtin ne do të mbeteshim lakuriq, bosh dhe pa shpresë. Por Krishti qëndron ndonëse ne largohemi.

Ajo që kuptojmë këtu është se Fjalët e Jezusit tërhoqën vëmendjen vetëm tek Fjala e Perëndisë. Ai nuk mposhtet prej turmës me shpata e shkopinj. Ai nuk turbullohet prej dishepujve që e tradhtojnë atë, që i bëjnë gjëra të këqija, dhe largohen prej Tij atëherë kur kishte më shumë nevojë për ta. Fundja fundit, shkrimet duhet të plotësoheshin. Jezusi thjesht fokusohet te Fjala. Jezusi nuk i godet me kamxhik dishepujt e tij jobesnikë. Ai e di se braktisja dhe tradhtia që ne i bëjmë atyre është e gjitha pjesë e ungjillit. Ai kujton fjalët e profetit Zakaria 13:7 Ai e di se bariu, do të goditet dhe se delet do të shpërndahen që të gjitha.

Por sigurisht që ai di edhe pjesën tjetër të profecisë.

Zakaria 13:9 na thotë se ndonëse shumë do të humbasin, Perëndia do të rafinojë pjesën e mbetur.

Profeti shkruan: “ Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t’i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im”. Pra, Jezusi e di se do të tradhtohet, braktiset dhe në fund do të çohet drejt vdekjes, çka do të bëjë që delet të shpërndahen, por do të vijë kohë që të kthehen në shpëtim. Shkrimet e kanë parashikuar këtë.

Për çudi, kur shikojmë se Jezusi tradhtohet dhe braktiset nga persona të brendshëm, zbulojmë se shpëtimi ynë është një punë e brendshme, që është realizuar po nga një person i brendshëm, Jezus Krishti vetë.

Kur Jezusi shikon se disa njerëz po vijnë për ta arrestuar, me shpata dhe shkopinj, dhe kur sheh se dishepujt e Tij largohen me vrap në lakuriqësinë e turpit të tyre, ai thotë se Shkrimet duhet të përmbushen. Por ai nuk e ka fjalën vetëm për mëkatin dhe turpin tonë si dishepuj të dobët që jemi; Ai po flet edhe për pjesën tjetër të historisë: historia e faljes dhe hirit, përmes vdekjes së Tij në kryq. Jezusi e di se ku e kanë vendin gjithë mëkatet e njerëzve. Vendi i tyre është në kryq, në varr. Ndërsa Jezusi vetë do të ringjallet e do të ngrihet në krah të djathtë të Atit. Shkrimet duhet të përmbushen.

Pra ne jemi persona të brendshëm, e teksa lexojmë tekstin dhe gjithë shkrimet shohim se dhe të brendshmit shpesh janë të mbushur me tradhti, konfuzion dhe frikë.

Teksti na tregon se të brendshmit largohen herë pas here. Por ky tekst thekson përfundimisht të vetmin person të brendshëm që i qëndroi Fjalës.

Për shkak se Shkrimet u përmbushën, burri në historinë që ju tregova, vazhdon të besojë ende në zot, pas vdekjes së gruas së tij.

Në fakt ai shpesh luan në baterinë e grupit të adhurimit. Atij i ka mbetur ende besimi te Zoti, sikurse i ka mbetur njëfarë konfuzioni shqetësues në lidhje me vdekjen e gruas së vet.

Unë mbetem pastori i tij, dhe pse ndihem i pasigurt dhe nuk di çfarë të them kur ndodh një vdekje e papritur. Besimi ynë mbetet jo për shkak të forcës sonë, sepse ne vetë kemi pak besim, por sepse Shkrimet janë përmbushur në Krishtin.

Pra sot, dëgjues të dashur dhe miqtë e mi, pranoni lakuriqësinë tuaj. Pranoni konfuzionin dhe pasigurinë tuaj. Por në vend që të largoheni ashtu siç bënë dishepujt në kopsht, vishuni me Fjalën e Perëndisë në Krishtin Jezus.

Nuk mbulohet lakuriqësia duke u larguar. Vetëm Krishti, mund të mbulojë, të na ngushëllojë dhe të na garantojë se Shkrimet përmbushen në Të. Shkrimet janë përmbushur në Krishtin. Të gjithë e braktisën Atë dhe u larguan, por Krishti qëndroi që e vërteta e Shkrimeve të përmbushej. Sot mbaj qëndrimin tënd në Krishtin. Amen.