ësimi për kufizimin e kohës nuk është i ri. Psalmisti shumë kohë më parë ka thënë. “Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Ps. 90:12).
Por ka edhe një mënyrë tjetër për të “numëruar ditët tona”. Tik taku i orës, lëvizja e akrepave tregon se koha nuk mbetet në vend. Ne si të krishterë besojmë se po shkojmë drejt së ardhmes së lavdishme përtej imagjinatës sonë dhe çdo ditë që kalon na afron më pranë saj. Pjetri na flet në të njëjtën mënyrë për kohën tek letra e tij e dytë.
Në ditët e fundit do te ketë tallës(v. 3). Një filozofi e lashtë perëndimore e trajton kohën si një cikël të pafund përsëritjeje të lindjes, vuajtjes, vdekjes dhe rilindjes. Bindja bazë e kësaj filozofie është Rimishërimi dhe simboli i saj është rrethi.
Nëse mendon se i ke shpëtuar këtij rrethi, gabohesh, sepse mbetesh gjithmonë brenda tij dhe je i dënuar të përsërisësh atë cikël të dhimbshëm dhe sërish ta përsërisësh. Cikli vazhdon të rrotullohet pa fund.
Por pikëpamja e krishterë për kohën është shumë ndryshe. Koha në Bibël është lineare. Pra ka një fillim (Perëndia krijoi gjithçka) dhe vazhdon deri në fund. Historia është si një rrugë që po shkon në një vend të veçantë, të përcaktuar dhe real.
Ngjarje te rëndësishme kanë ndodhur me ardhjen Jezusit, që u lind kur u përmbush koha dhe, vdiq për mëkatarët në kohën e duhur dhe, do të vijë në të ardhmen në kohën e duhur. Bindja themelore e krishterë është ringjallja, fillimi i jetës nga e parë në krijimin e ribërë.
Simboli i krishterë është një kryq, ndërprerja e dy vijave të drejta, që takohen në një pikë ku jeta e vjetër vdes dhe ku fillon jeta e re, që tregon rrugën drejt së ardhmes së madhe me Perëndinë.
Kryqëzimi dhe ringjallja e Krishtit kanë përuruar periudhën që Dhjata e Re e quan,”ditët e fundit”, një epokë që do të vazhdojë deri në kthimin e Tij.
Pjetri na bën me dije se gjithmonë do të ketë njerëz të cilët tallen me faktin se ekziston një Perëndi personal,i cili do ta përcaktojë fundin e botës dhe të historisë, nëpërmjet ndërhyrjes së Tij të drejtpërdrejtë.
Pjetri përmend një ngjarje tjetër për gjykimin hyjnor. Pjetri kujton se bota dhe gjithçka në të është krijuar prej Perëndisë. Kujtoni se çfarë ndodhi në ditët e Noeut. Perëndia e ndëshkoi ligësinë e madhe të njerëzimit me një përmbytje. Pa dyshim që bashkëkohësit e Noeut do të jenë tallur me të, por më vonë kuptuan se e kishin gabim. Po kështu do të ndodhë edhe në ditë e fundit. Perëndia do të sjellë gjykim të menjëhershëm në botë.
Një shënim për kohën
Por para se të dalim në përfundimin se fundi kohërave po afrohet, Pjetri na ofron këtë “kujtesë kohore”:
” Mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë” (v. 8). Kjo është një kujtesë e veçantë për kohën. Vini re se si Pjetri nuk thotë se një ditë është baras me njëmijë ditë për Perëndinë.
Disa studiues të Biblës janë përpjekur të gjejnë në pohimin e Pjetrit të dhëna ndihmuese për të zbuluar kohën e saktë apo datën e saktë të kthimit të Krishtit. Por Pjetri në këtë varg nuk thotë se një ditë janë njëlloj me njëmijë vjet për Perëndinë dhe, njëmijë vjet janë si një ditë.
Me fjalë të tjera Perëndia ekziston jashtë kohës, pra për të koha nuk kalon njëlloj siç kalon për ne, sepse ai është i pavarur nga ne, dhe realizon qëllimet e veta në kohë por të pakontrolluara nga koha.
Problemi për atë brez të krishterësh që flet Pjetri ka të bëjë me shtyrjen e dukshme të ardhjes së dytë të Krishtit. (Parousia ) këta besimtarë të hershëm ishin emocionuar prej premtimit se Jezusi do të vinte sërish. Nisur nga pohimet dhe deklaratat se kthimi i Jezusit do të ndodhte shumë shpejt, gjatë periudhës së jetës së tyre, ata u shqetësuan shumë prej faktit se brezit të tyre po i vinte fundi, pa parë ende asnjë shenjtë të shfaqjes së Zotit. Pra Pjetri u kujton që të mos dalin në përfundime. Ndoshta për ne një periudhë kohe mund të jetë e gjatë por për Perëndinë nuk mund të jetë e gjatë. Ne duhet t’ia lemë atij të caktojë kohën.
Këtë duhet të kujtojmë sa herë që bëhemi të fokusuar pas faktit të fundit të botës. Sikurse e thashë edhe më lart, apostulli na mësoi se “ditët e fundit”, të historisë së botës, filluan kur Jezusi u ngrit prej së vdekurish. “ Fundi i kohërave”, apo ditët e fundit i referohen një periudhe mes ringjalljes së Krishtit dhe kthimit të tij. A mund të kthehet Jezusi sot? Sigurisht! A mund të vazhdojë bota jetën edhe për një mijëvjeçar tjetër? Sigurisht që po! Vetëm Perëndia e di se kur do të vijë fundi. Ne jemi duke jetuar në një “kohë shtesë” dhe, vetëm Zoti e di se edhe sa kohë ka ngelur.
Një fjalë për Zotin
Pasi na tregon për kohën e Zotit, Pjetri vazhdon të na prezantojë me disa prej qëllimeve aktuale të Zotit. Pse ka kaluar kaq shumë kohë qëkur Jezusi u ngrit sërish? Pse bota vazhdon jetën? Përse nuk ka ardhur ende fundi? Mendoj se ka një arsye:
” Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” (v. 9)
Zoti nuk vonon. Ai nuk po vonon atë që ka në plan të bëjë, thotë Pjetri. Ai nuk ka harruar planet e tij për botën dhe nuk ka ndryshuar mendje për ardhjen e fundit.
Perëndia nuk u bë i ngadaltë, a i ngathët me kalimin e viteve, si dikush që duhet tia kujtosh premtimet që t’i mbajë. Jo, ngadalësimi i ardhjes së tij ka arsyet e veta. Ka një qëllim. Nuk është as për shkak të një aksidenti apo të një harrese, por vetëm prej mëshirës së Tij. “Ai është i duruar me ty,” pra ai po mban gjykimin që do të vijë bashkë me kthimin e Tij, në mënyrë që askush të mos humbasë por të vijë në pendim.” Periudha midis ardhjes së parë dhe të dytë të Krishtit nuk është thjesht “ditët e fundit.”
Bibla thotë se këto janë edhe ditët e shpëtimit, pra koha kur ungjilli predikohet që njerëzit të besojnë në Krishtin. Kjo ditë do të mbyllet kur Zoti të kthehet, por kjo nuk do të ndodhë derisa Perëndia të afrojë pranë vetes edhe personin e fundit që do të shpëtohet.
Një profeci për atë ditë
Pra fundi do të vijë, do të jetë i shpejtë dhe i papritur, thotë Pjetri, “si një vjedhës natën” dhe pavarësisht paralajmërimeve në Bibël, njerëzit do të kapen në befasi. Fundin Pjetri e përshkruan me një figuracion apokaliptik, që sugjeron një katalizë të paimagjinueshëm, që do të pastrojë dhe transformojë gjithë universin.
Dhe dita e Zotit do të vijë si një vjedhës natën; atë ditë qiejt do të shkojnë me krismë, elementët do të shkrihen nga të nxehtit dhe veprat dhe toka që janë në të do të digjen krejt v. 10, esv
Gjykimi i parë erdhi në kohën e Noeut me anë të ujit, kështu që gjykimi i fundit do të vijë me anë të zjarrit që nuk do të shkatërrojë gjithçka por do të pastrojë, do të ekspozojë dhe do të nxjerrë në dritë gjithçka që Perëndia dëshiron të jetë zbuluar. Pastaj qiejt dhe toka do të bëhen sërish në një krijim të ri, ku do të banojë drejtësia.
Ndërkohë, diçka na është dhënë për tu bërë. Ja një mënyrë se si të praktikojmë të vërtetën e ardhjes së Zotit. Përgjigjuni pyetjes së Pjetrit: ” Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme?” (v. 11, niv). Përgjigja nuk duhet të na frikësojë, as të na bëjë që të shesim të gjitha zotërimet tona dhe të ulemi në majë të një kodre për të parë një shenjë të zbritjes së Jezusit. Jo Pjetri thotë, ” Përderisa të gjitha këto gjëra duhet të shkatërrohen, si të mos duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të perëndishme,
Prandaj, shumë të dashur, duke i pritur këto gjëra, përpiquni të jeni përpara tij të papërlyer dhe të paqortueshëm, në paqe.” (2 Pjetri 3:11, 14). Jeta jonë duhet të jetë e mbushur me mirësi, të dallohet prej shenjtërisë, të jetë e mbushur me dashuri, të jetë e përkushtuar në shërbesë.
Por ne mund të bëjmë diçka tjetër. Pjetri thotë që të presim me padurim kthimin e Krishtit por po kështu të zgjasim ardhjen e tij. (v.12). Ne mund të kujtojmë qëllimin e vonesës së Perëndisë , si një mundësi e zgjatur që të gjithë njerëzit të vijnë në pendesë dhe të kthehen në besim tek Jezusi dhe të shpëtohen. Kjo pra e zgjat kthimin e dytë të Jezusit, dëshmimi i ungjillit me të gjithë njerëzit dhe kudo!
Mendo edhe një herë atë tiktakun e orës. Ti e di, se në një konkurs të ashpër minutat e fundit përcaktojnë fitimtarin. Nëse je në skuadrën që po humbet, atëherë koha po fluturon, por nëse je në skuadrën fitimtare, atëherë po numëron mbrapsht minutat e fitores. Çdokush që i përket Krishtit e di shumë mirë se sa është ora.