Të kërkojmë më shumë
Nëse je si unë, nëse di mjaftueshëm për Perëndinë, sa që të dëshirosh të dish më shumë rreth Tij, atëherë dua të bëj këtë pyetje: Çfarë duhet të bëjmë me këtë dëshirë? A duhet t’i themi vetes se nuk duhet të kërkojmë shumë dhe të presim shumë? A duhet të mësohemi me idenë se do të ecim në jetë pa e njohur më shumë Perëndinë se sa e njohim për momentin? Apo duhet të dëshirojmë më shumë dhe të presim më shumë?
Jam i bindur se ne duhet të kërkojmë më shumë. Në njëfarë mënyre është e lehtë të kënaqesh me pak. Ndoshta është më pak e lodhshme të mos i mbash shpresat aq lart. Ndoshta është më e lehtë të kënaqesh me faktin se je i shpëtuar, apo se je i falur, që lexon Bilën dhe se do të shkosh në qiell një ditë. Por unë dua më shumë. Nuk dua thjesht faljen, unë dua të kem një miqësi me Perëndinë. Unë nuk dua thjesht të lexoj disa vargje nga Bilba për paqen e Perëndisë që tejkalon çdo njohuri. (Filipianëve 4:7); Unë dua ta ndiej atë paqe. Unë nuk dua që thjesht të lexoj fjalët e Biblës rreth të qenit i “ngazëllyer nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme” (1 Pjetri 1:8); unë dua që ai gëzim të përshkojë gjithë qenien time. Unë nuk dua të lexoj se çfarë thotë Bibla për dashurinë e Perëndisë që derdhet në zemrat tona prej Frymës së Shenjtë,(Romakëve 5:5); unë dua ta përjetoj vetë atë dashuri. Unë nuk dua thjesht të lexoj se: “Zoti është i mirë” (Psalmi 100:5); Unë dua ta shijoj dhe ta shikoj se Zoti është i mirë.” (Psalmi 34:8) Unë nuk dua të jem thjesht një person që do të shijojë të qenit me Krishtin në qiell; unë dua ta ndiej që Ai është pranë meje tani, në atë masë që Ai dëshiron. Ndoshta është e lehtë të kënaqesh me më pak, por unë nuk kënaqem. Zemra ime thotë: “Kërkoni fytyrën e Tij,” ndaj them, “Fytyrën Tënde, Zot do të kërkoj.”
Është një varg në Bibël që më inkurajon shumë teksa kërkoj fytyrën e Tij. Eksodi 33:11 thotë: “Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij.” Pikërisht këtë dua edhe unë: të jem ballë për ballë me Perëndinë, të dëgjoj zërin e Tij qartë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të komunikoj me të ashtu siç bëjën dy miq të ngushtë. Unë e di se Mojsiu ishte unik dhe se Perëndia i zbuloi veten e Tij Mojsiut në përvoja vërtetë të mrekullueshme që përsëriten rrallë në mos asnjëherë në jetë. Bibla thotë:
“Nuk doli më në Izrael një profet i ngjashëm me Moisiun, me të cilin Zoti fliste sy për sy.” (Ligji i Përtërirë 34:10) edhe sikur të jetë kështu, që prej ardhjes së Jezusit , ndjekësit e Tij mund ta njohin shumë më mirë se sa e njohu vetë Mojsiu Zotin. Mojsiu nuk kishte gjithë mësimet e Jezusit, dhe asokohe Jezusi nuk kishte vdekur dhe as nuk ishte ngjallur, prandaj disa gjëra Mojsiu vetëm mund t’i shihte nëpër mjegull. Duke qenë se ne sot jetojmë në dritën e Krishtit, pse duhet të kënaqemi me një njohje më të vogël të Perëndisë, se sa vetë Mosjiu?
Ndjekja e Perëndisë
- Ë. Tozer, një pastor i brezit të kaluar, shkroi librin klasik me titull: “Ndjekja e Perëndisë” (The Pursuit of God). Tozer besonte në mësimet e sakta biblike, por mendonte se nuk mjaftonte vetëm njohja e tyre. Tozeri shkroi: “Sot nuk mungojnë mësuesit e Biblës, që të spjegojnë qartë parimet dhe doktrinat e krishtera, por shumica e tyre duket se janë të kënaqur me faktin se u mësojnë të tjerëve themelet e besimit vit pas viti, por çuditërisht nuk e vënë re se në shërbesën e tyre nuk manifestohet Prania e Perëndisë, madje asgjë tjetër e pazakontë në jetët e tyre personale. Ata u shërbejnë në mënyrë të vazhdueshme beimtarëve të cilët ndiejnë brenda vetes një dëshirë të fortë për Perëndinë, që mësimet e këtyre mësuesve nuk ua plotësojnë. Ata dëshirojnë të shijojnë, të ndiejnë në zemër e të shikojnë me sytë e brendshëm mrekullinë e Perëndisë.” Por në shumë kisha, kjo nuk po ndodh. “Në këtë vend,” u shpreh Tozeri, “ka programe, metoda, organizata, dhe një botë me akivitete nervoze, të cilat marrin kohë dhe vëmendje por asnjëherë nuk mund të potësojnë dëshirat e zemrës.”
Ne kemi nevojë për Perëndinë. Ne nuk kemi nevojë thjesht për aktivitete religjioze; ne kemi nevojë për vetë Perëndinë.” Bota po humbet për mungesën e njohjes së Perëndisë dhe kisha ka uri për praninë e Tij,” deklaroi Tozer. “Zgjidhja e menjëhershme për shumë prej sëmundjeve tona religjoze, do të ishte të hynim në praninë e Perëndisë në një përvojë shpirtëore, të pranojmë në çast dhe me vetëdijë të plotë se ne jemi të Perëndisë dhe se Perëndia është në ne. Kjo do të na nxirrte jashtë prej mendjengushtësisë sonë dhe do të bënte që zemrat tona të jenë më të hapura.”
Kjo është tepër e rëndësishme veçanërisht për ne që jemi drejtues apo pastorë. A jemi ne adhurues dhe miq të vërtetë të Perëndisë, apo jemi vetëm ekspertë në teologji? Tozeri e ka thënë mirë: “Skribi na tregon se çfarë ka lexuar ndërsa profeti na tregon se çfarë ka parë.
Midis skribit që ka lexuar dhe profetit që ka parë ekziston një ndryshim i madh sa deti i gjerë. Sot ne jemi mbuluar prej skribëve të drejtë, por profetët ku janë? Zëri i ashpër i skribit dëshiron të dalë mbi ungjillizimin, por kisha pret për zërin e embël të shenjtorit që ka përshkruar velin dhe ka parë me sytë e tij të brendshëm, mrekullinë e Perëndisë.”
Këto fjalë më bëjnë të ulem në gjunjë. Unë lutem që Perëndia do të më falë për sa herë që jam kënaqur me llogjikën apo kërkimin e thjeshtë, pa kërkuar apo dëshiruar që ta shoh realisht fytyrën e Tij, praninë e Tij.
Unë lutem që Perëndia do të më falë sa herë që nuk kam arritur të flas me të tjerët me dashuri por kam përdorur zërin e ashpër të një skribi. Unë lutem që Perëndia të më mbushë deri sa të derdhem me personin e gjallë e të dashur të Frymës së Shenjtë. Unë lutem që Perëndia të më tregojë më shumë, e gjithmonë e më shumë nga Krishti. Unë lutem që të jem me të vërtetë në një hap me atë që ka në zemër Ati im qiellor, që të përjetoj dashurinë e Perëndisë dhe ta dua Perëndinë më shumë dhe me të vërtetë. Unë lutem që tu flas të tjerëve me ngrohtësinë dhe fuqinë që buron prej miqësisë së ngushtë me Perëndinë dhe lutem që edhe ti do të kërkosh fytyrën e Perëndisë dhe të lidhesh me Jezusin më tepër dhe me gjithë energjitë e tua.
Fjala e Perëndinë na inkurajon ne ta duam dhe ta dëshirojmë atë më shumë dhe më mirë. Te Filipianëve 3 apostulli Pal thotë: “Por gjërat që më ishin fitim, i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje…që unë të fitoj Krishtin.” Pasi ka shprehur këtë dëshirë të zjarrtë, Pali shton: “Jo se unë tashmë e fitova çmimin ose jam bërë i përsosur, por po vazhdoj të rend për ta zënë…” (Filipianëve 3:8,10,12) Pali pati një takim mahnitës me Krishtin dhe po kështu zbulesa nga vetë Zoti, por edhe Pali nuk e njihte Perëndinë aq shumë sa donte. Nëse ti edhe unë kemi arritur të njohim Krishtin, kjo është një arsye për tu gëzuar dhe në të njëjtën kohë ajo duhet të zgjojë në ne dëshirën për ta parë fytyrën e Tij, e për ta njohur atë më shumë. Le të lutemi bashkë që të njojim më shumë fytyrën e tij në këtë javë.