Të kërkosh fytyrën e Perëndisë

Print

Titulli: Të kërkosh fytyrën e Perëndisë (pjesa 4)

Asnjë qenie njerëzore nuk mund t’i mbijetojë vizionit të plotë të lavdisë së Perëndisë. Me qëllim që të na zbulojë ne veten e Tij, Perëndia duhet së pari të na mbrojë prej lavdisë së Tij të plotë dhe të na lejojë që të shohim një grimcë të shpinës së Tij por jo fytyrën, të mund të shohim shkëqimin e Tij por jo madhështinë.

Ndonëse ky takim indirekt dhe i pjesshëm mjafton për të transformuar jetën tonë e për të na bërë të shkëlqejmë. Kur Mojsiu u kthye prej Perëndisë te populli i vet, diçka tek ai kishte ndryshuar, ishte kaq e shndërritshme, kaq vezulluese sa që duhej të vendoste një vel në fytyrë, që njerëzit të mos verboheshin.

Kjo pjese e Eksodit ka një mister të madh. Bibla thotë: “Unë pashë atë që është i padukshëm.” (Hebrenjëve 11:27) çfarë do të thotë të shohësh të padukshen? Eksodi 33:11 thotë: ” Kështu Zoti fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij”, por nëntë vargje më poshtë, te Eksodi 33:20, Perëndia i thotë Mojsiut: ” Ti nuk mund të shikosh fytyrën time, sepse asnjë njeri nuk mund të më shikojë dhe të jetojë”. Si ka mundësi që Bibla thotë se mund ta shohim Perëndinë ballë për ballë, e më pas thekson se askush që shikon fytyrën e Perëndisë nuk mund të jetojë?

Ja se si e mendoj unë këtë: ka shumë mundësi që ne ta shikojmë Perndinë ballë për ballë, në kuptimin e një miqësie më të ngushtë me Të, por jo në kuptimin se mund të shikojmë gjithçka të Tij. Ne nuk mund ta shikojmë me sytë tanë Perëndinë, as ta kqyrim Atë, sikurse bëjmë me një njeri. Perëndia është jashtëzakonisht i madh, i shndërritshëm dhe misterioz që ta bëjmë këtë. Vetëm pesha absolute e madhështisë së Tij do të na rrëzonte përtokë.

Fakti që askush nuk mund të shohë fytyrën e Perëndisë, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk duhet të na pengojë që të kërkojmë fytyrën e Tij, pra që ta njohim më mirë atë, dhe të përjetojmë më shumë prej Tij.

Le të mos e zbehim kutimin e këtyre fjalëve duke thënë: “Epo unë nuk jam Mojsiu. Ai ishte ndryshe. Kjo nuk është e mundur për mua.” Perëndia e ka zbuluar lavdinë e Tij shumë herë më të madhe se sa atë që i zbuloi Mojsiut në malin Sinai. Kur Bibla e krahason zbulesën e Perëndisë për Mojsiun me një zbulesë të Krishtit, thotë: ” Sepse ç’ka është lavdëruar nuk është lavdëruar nga kjo pikëpamje, për shkak të asaj lavdie që e kapërcen çdo masë.” (2 Korintasve 3:10)

Unë mendoj se në njëfarë mënyre unë e njoh Zotin më mirë se sa e njohu Mosjiu. Unë ndoshta nuk e dëgjoj zërin e Zotit në verisonin e dëgjueshëm, as nuk e shoh atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndonëse e dëshiroj fort këtë, pra të kem takime më të drejtëpërdrejta, por sërish mund të them se e njoh zbulesën e Perëndisë në Krishtin, në mënyra që Mojsiu nuk mundi ta njihte.

Bibla thotë: ” Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t’Et, është ai që e ka bërë të njohur”. (Gjoni 1:18) Pasi Jezusi u ngjit në qiell, Perëndia i dhuroi Frymën e Shenjtë popullit të tij në një masë më të madhe se më parë. Fjala e Zotit thotë:” Sepse Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje është liria.

  • Dhe ne të gjithë, duke soditur fytyrëzbuluar lavdinë e Zotit si në pasqyrë, transformohemi në të njëjtën shëmbëllim nga lavdia në lavdi, posi prej Frymës së Zotit. ” (2 Korintasve 3:17-18)

Perëndia i vë limite asaj që mund të shohim tek Ai, a mund ta njohim në këtë jetë, por sa prej nesh kanë arritur kufijtë? A mund të jetë më e largët marrdhëina jonë me Perëndinë apo më e drejtëpërdrejtë, nëse do të dëshironim më shumë prej saj dhe do ta kërkonim atë më me këmbëngulje?

Të shikosh fytyrën e Tij

Jezusi thotë: “Lum ata që janë të pastër në zemër, sepse ata do ta shohin Perëndinë.” (Mateu 5:8) Që të shohim Perëndinë duhet të jemi të pastër në zemër. Çfarë do të thotë të jemi të pastër në zemër. Kjo do të thotë të jesh i pastër prej mëkatit, por për më tepër do të thptë të kesh një dëshirë të vetme dhe të patundur për Perëndinë.

Kur Perëndia është dëshira jonë supreme, kur asgjë nuk ka rëndësi për ne krahasuar me njohjen e Zotit, atëherë ne jemi të pastër në zemër dhe do të shohim Perëndinë. Para se ne ta shohim Atë, ne duhet ta duam Atë.

Nëse shkurajohemi prej faktit se sa pak e njohim Perëndinë, le ta kërkojmë atë urgjentisht. Dhe kur Perëndia na bekon dhe na freskon me një ndjenjë më të plotë të lavdisë së Tij, le të mos mjaftohemi me aq. Le të kërkojmë e të lutemi për më shumë.

Le të kërkojmë për më shumë në jetën tonë, e le të kërkojmë me këmbëngulje që Jezusi të vijë sërish dhe t’i formojë një krijim të ri të përsosur.

Tashmë Perëndia na do ne që i përkasim Krishtit si miq dhe fëmijë të dashur, por kur Krishti të kthehet gjërat do të jenë shumë herë më mirë.

“Shumë të dashur, tani jemi bij të Perëndisë, por ende nuk është shfaqur ç’do të jemi; por dimë se, kur të shfaqet ai, do të jemi të ngjashëm me të, sepse do ta shohim se si është ai. ” (1 Gjoni 3:2) Por tani: “Ne jetojmë me anë të besimit dhe jo me anë të shikimit.” (2 Korintasve 5:7), por sot ne mund ti kërkojmë Perëndisë të na zbulojë veten e tij përmes syve të besimit, dhe secili prej nesh mund të lutet: “O Zot, përshpejtoje ditën kur besimi do të bëhet shikim.”

Pra kërkoji Perëndisë që të shpalosë lavdinë e Tij këtu , pikërisht tani, dhe në të njëtën kohë le të lutemi që Jezusi do të vijë shumë shpejt dhe do të shpalosë lavdinë e Tij të plotë që ne të gjithë të mund të shikojmë. “Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem.” (1 Korintasve13:12)

Në krijimin e ri të Zotit, populli i tij a do të shohë fytyrën e Tij? “Ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i Tij do të jetë mbi ballin e tyre. Dhe atje natë nuk do të ketë; edhe nuk kanë nevojë për llambë, as për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndriçon; dhe ata do të mbretërojnë në shekuj të shekujve.” (Zbulesa 22:4-5)