Të kuptosh botën frymërore

Print

Titulli: Të kuptosh botën frymërore (pjesa 1)

MBRETËRIA frymërore

Vite më parë unë dhe gruaja ime patëm mundësinë të shkonim në qytetin e Çikagos. Ne vizituam një hotel të njohur në atë zonë, që njihet me emrin: Dhë Lup. (“The Loop.” )

Kulla në të cilën qëndruam unë dhe gruaja ime ishte ndërtuar rreth një shekull më parë.

Sigurisht që me gjithë atë historik të hotelit, prisnim diçka tërheqëse në lidhje me këtë ndërtesë të vjetër.

Para se të fillonte dita me shëtitjet nëpër qytet, ne u ndalëm pak në holl dhe filluam bisedën me një prej rojeve.

Ai na tha se kishte filluar punë atje pesë vite më parë. Atij i kishin thënë se mënyra më e mirë për tu familjarizuar me hotelin ishte thjesht të ‘humbiste’ nëpër korridoret me shumë hyrje dhe dalje dhe, në fund të kthehej aty ku ishte nisur.

Ndaj edhe ai kështu veproi. Ai ishte në një ndarje të vjetër të hotelit, e cila po rinovohej dhe nuk ishte e hapur për publikun. Pasi mbërriti aty dëgjoi tingullin e një televizori në njërën prej dhomave të hotelit.

Ai zbriti poshtë në recepsion. Pyeti se kush ishte regjistruar në atë dhomë. Por nuk figuronte askush i regjistruar. Kështu ai u kthye atje dhe hyri brenda. Nuk kishte asnjeri.

Fiku televizorin. Dhe pastaj, tha ai, ndjeva praninë e një personi pas meje.

Ishte sikur një ‘diçka e padukshme’ i ishte hedhur mbi shpinë.

Ai u kthye mbrapa. Dhe përgjatë korridorit pa një derë me çelës.

Çelësi i asaj dere, tha ai, filloi të rrotullohej para dhe mbrapa, me sa dukej, vetë, pa ndihmën e askujt.

Nuk është nevoja të them, se e mendoni vetë çfarë bëra; tha roja. Me vrap mora çantën time dhe u largova tek një zonë e hotelit ku kishte më shumë njerëz.

“Por gjëja më e çuditshme” vazhdon ai, “ ishte se më vonë, kur u ktheva për të parë derën me çelës, nuk e gjeta dot.”

Nuk kishte asnjë derë përballë asaj dhome. As derë. As çelës. Mendova se kisha ngatërruar kat, ndaj kërkova edhe në katet e tjera. Por nuk e gjeta më atë derë.”

Çfarë mendon ti për këtë histori?

Mendon se është një përrallë që një roje hoteli i tregon vizitorëve budallenj të Çikagos?

Ka mundësi. Por ndoshta jo.

Unë vetë nuk besoj tek fantazmat. Unë nuk besoj se njerëz pa trup sillen vërdallë në korridoret e hoteleve të vjetra.

Por unë besoj në ekzistencën e botës frymërore.

Unë besoj se ajo botë është po aq reale sa bota në të cilën jetoj.

Përveç kësaj besoj se unë nuk jam i vetmi që beson ekzistencën e botës frymërore.

Ndoshta edhe ti beson në botën frymërore.

Ti beson këtë që dikur është quajtur paranormale. Ndoshta kjo botë të duket magjepsëse.

Sot ka një rishfaqje të interesit për këto fenomene që quhen paranormale. Organizata të posaçme janë krijuar për të vetmin qëllim të gjuajtjes së botës frymërore.

Këta quhen gjuetarët modernë të shpirtrave!

Çfarë do të ishte më emocionuese se sa të shkoje në kërkim të shpirtrave, demonëve, dhe shpirtrave të liq!

Por nëse je i përfshirë në këto gjëra, jam shumë i shqetësuar për ty.

Jam i shqetësuar për mirëqenien tënde emocionale dhe shpirtërore. Do të tregoj tani arsyen.

Ti po i fut duart në gjëra që nuk të takojnë, e për më tepër që janë të pazgjidhshme nga ana njerëzore.

Ti ndoshta nuk bie dakord me mua. Ndoshta ti je anëtar i Lëvizjes “Epoka e Re”, dhe ke një pritje magjepsëse për të parë botën frymërore.

Unë kam zbuluar se shumë njerëz janë tërhequr nga praktikat e Lëvizjes Epoka e Re, si të ishte një lojë, apo një argëtim.

Shumë anëtarë të lëvizjes “Epoka e Re”, nuk mendojnë për asnjë moment se praktikat e tyre mund të jenë të rrezikshme.

Pyetja e vetme që u intereson atyre, është a “funksionon” një praktikë e caktuar për t’i afruar ata më pranë thirrjes që ata e quajnë ndriçimi. Po sikur të mos jetë dhe aq e thjeshtë? Po sikur praktikat e lëvizjes “Epoka e Re” të trokasin në një derë që vdekatarët si puna jote dhe si puna ime janë supozuar ta mbajnë të mbyllur?

Sot, do të eksplorojmë botën frymërore.

Le të shohim së bashku se çfarë duhet të shmangim.

Por gjithashtu le të shohim një derë që nuk na leverdis ta neglizhojmë.

PUSHTETET E ERRËSIRËS

Le ta fillojmë duke sugjeruar se bota shpirtërore kërkon shumë dallim sepse ka një anë të errët të botës shpirtërore, e cila mund të vendosë ty në një rrezik të madh. Në fakt, e vërteta është se vetëm atëherë kur kupton anën e errët të sferës shpirtërore, fillon të kuptosh pushtetin, po, pushtetin e vërtetë që ndodhet pas lëvizjes Epoka e Re.

Shumë njerëz që merren me lëvizjen “Epoka e Re”, përfshihen në praktika që kanë si qëllimin kryesor zgjimin e pushteteve shpirtërore.

Ata lexojnë horoskopin. Po kështu përdorin kristalet.

Drejtuesit mendojnë se kanë aftësinë të lidhen me shpirtrat e të konsultohen me ta.

Ndoshta ti mendon se këto praktika janë gjepura. Apo se anëtarët e lëvizjes Epoka e Re besojnë në përralla.

Por unë nuk mendoj kështu.

Fakti është se lëvizja Epoka e Re është e fuqishme, për të vetmen arsye se merret me disa fuqi që nuk duhej të ngatërrohej.

Unë do ta quaj këtë anë të errët të Lëvizjes Epoka e Re: Okulti.

Okulti përfshin shumë gjëra brenda. Ai përmbledh nga letrat Tarot, kiromanci, e deri tek astrologjia e shumë të tjera.

Kjo fjalë vjen nga latinishtja dhe do të thotë: “i fshehtë.” Sipas përkufizimit kulti kërkon mistere të fshehta, njohuri të fshehta.

Bibla ofron këndvështrimin e vet për gjërat e fshehta.

Bibla pranon se ka shumë sekrete në univers, që ne si kujdestarë të Perëndisë, jemi ngarkuar me detyrën që t’i zbulojmë vetë.

Neve na është thënë të shkojmë në botë dhe ta nënshtrojmë atë.

Fushat e shkencës, teknologjisë dhe arteve janë zona të zbulimeve njerëzore. Por Bibla gjithashtu na mëson se disa gjëra janë përtej limiteve të njerëzve vdekatarë.

Në fakt, ne dimë se në shkrimet, pra në Bibël thuhet:

Gjërat e fshehta i përkasin Zotit!”

Shkrimet na mësojnë se sidomos në botën frymërore ka kufij të cilët ne nuk duhet t’i kapërcejmë.

Njohuria jonë ka kufij. Ka kufij edhe të pushteteve që mund të ndjekim.

Okulti i injoron ato kufizime biblike. Okulti dëshiron të çlirojë atë që Bibla deklaron se është jashtë kufijve.

Okulti beson se si njohuria e fshehtë dhe pushteti i fshehtë janë në duart e atyre që ndjekin praktikat e lëvizjes Epoka e Re.

Okulti para së gjithash kërkon njohuri sekrete. Çfarë lloj njohurie? Mbi të gjitha njohuri për të ardhmen dhe për vendet e largëta.

Telepatia dhe perceptimi përmes shqisës së gjashtë janë rrugë të njohjes përtej distancës.

Letrat Tarot, kiromancia ose leximi i pëllëmbës së dorës si edhe astrologjia janë mënyra për të kërkuar rreth ngjarjeve të së ardhmes.

Okulti kërkon njohuri sekrete.

Po kështu okulti kërkon pushtetin e fshehur.

Çfarë lloj pushteti? Pushtetin për të manipuluar ambientin tonë dhe marrëdhëniet tona me të tjerët.

Ky është pushteti për tu përfshirë në magji.

Dua t’ju tregoj një kuriozitet aspak pozitiv, por gjithsesi duhet ta dimë.

Rreth katërqind mijë individë sot në Amerikë identifikohen si praktikues të magjisë së zezë.

Këta magjistarë praktikojnë fuqinë e magjisë.

Ata mendojnë se meqenëse gjithçka është pjesë e të njëjtit realitet shpirtëror, bota mund të manipulohet prej atyre që e dinë se si mund të bëhet kjo.

Magjia e zezë, beson se ritet dhe ritualet e duhura, dhe fuqia e pandarë e universit mund të kontrollohet, të marrë formë dhe të përdoret për qëllime personale.

Por cili është qëndrimi që mban Perëndia ndaj okulteve dhe po kështu çfarë duhet të bëjmë për të qëndruar larg tyre? Për këtë do të flasim më shumë herës tjetër. Por deri atëherë qëndroni larg çdo praktike që duket e çuditshme dhe aspak transparente dhe mbi të gjitha kundërshtojeni djallin në emrin e Jezus Krishtit dhe Ai do të largohet nga ju.