Të kuptosh botën frymërore

Print

Titulli: Të kuptosh botën shpirtërore (pjesa 2)

PIKËPAMJA E BIBLËS PËR ANËN E ERRËT

Më lejoni të filloj duke bërë një vëzhgim rreth okultit.

Ky term nuk është diçka e re, por e vjetër. Okulti njihet qysh prej paganizmit të lashtë. Dhe meqenëse është kështu, nuk çuditemi aspak që Bibla flet direket për këto praktika.

Perëndia thotë tek Ligji i Përtërirë 18: Të mos gjendet midis teje ndonjë që e kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortarinë, bën parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji. . .”

Shkrimet na kujtojnë se duhet të qëndrojmë larg praktikave okultike.

Dhe përse? Sepse okulti nuk është gjë tjetër veçse përsëritja e asaj që ndodhi në kopshtin e Edenit.

Në rënien e Adamit dhe Evës në mëkat, ne shohim se prindërit tanë të parë mbërthejnë në mënyrë të palejueshme njohurinë dhe pushtetin që nuk kanë të drejtë ta marrin.

Por cili është rezultati? Bota jonë është thyer. Praktikat okultike vazhdojnë që të marrin me forcë pushtetin.

Okulti thjesht vjen në formën e një gënjeshtre po aq të lashtë sa historia njerëzore.

ANA MË E ERRËT

Por gjërat janë më të errta në Lëvizjen ‘Epoka e Re’.

E dini, Bibla dënon praktikat okultike, jo për të treguar se Perëndia është një tiran dhe nuk dëshiron që njerëzit të shijojnë të vërtetën dhe pushtetin legjitim.

Jo, Perëndia na paralajmëron se praktikat okultike hapin derën drejt botës së shpirtrave që është e mbushur plot me rreziqe dhe ligësi.

Siç e dini Bibla mëson qartë se ekziston një ushtri e madhe frymërore që dëshiron të shkatërrojë krijimin e mirë të Perëndisë, bashkë me të edhe ne.

Drejtuesi i tyre ka një program të hartuar kundër nesh, i cili shqiptohet tek 1 Pjetri 5:8-” Kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.”

Djalli dhe kohorta e tij dëshiron që të shkatërrojë jetën tonë sot, e njëkohësisht të ardhmen tonë të përjetshme me Perëndinë.

Ne nuk duhet të çuditemi se si shumë anëtarë të lëvizjes Epoka e Re, pohojnë se ne po shkojmë drejt një praktike të Epokës së Re, ku takojmë udhërrëfyes shpirtërorë, qenie jashtë tokësore, dhe luftëtarë frymorë mijëra vjet të lashtë.

Lëvizja Epoka e Re e ka burimin në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Në Shqipëri është misterioze ndaj do të  ndalemi në një shembull konkret të një personi që konsultohej me shpirtrat. Ajo njihet si  Xhudi Zed (J.Z) emri i saj i vërtetë është Xhudit Darlen Hempton, ajo ka lindur në 16 mars 1946, në Rozuell, Nju Meksiko),  ajo njihet gjerësisht si Xhei. Zed, Najt

Ajo është mësuese dhe shkrimtare shumë mistike. Ajo pretendon se është kanali i një qenie shpirtërore që quhet Ramtha,

Le të ndalemi më në detaje tek Xhei Zed Najt.

Ajo ishte një shtëpiake e zakonshme derisa pati një vizitë nga Ramtha, në vitin 1977.

Ramtha supozohet se është një qenie që ka jetuar  afro tridhjetë e pesë mijë vjet më parë.

Ai i premtoi se do ti jepte shumë urtësi asaj, nëse kjo do të ishte e gatshme të bëhej kanali i tij.

Sot, Xhei Zed Najt, drejton shkollën e ndriçimit Rathma

(Ramtha’s School of Enlightenment).

Nëse viziton uebsajtin e saj do te gjesh oferta për seminare kudo në botë, ku kërkuesit shpirtërorë, mund të shohin video kaseta të saj, që bëhet kanali i i urtësisë së Ramthas.

Ajo premton se ata që marrin pjesë në seminaret e saj do të mësojnë se si të hyjnë në aftësitë e fshehura të trurit dhe më pas do të jenë gati për të jetuar një jetë të mrekullueshme.

Është shumë e vështirë të kundërshtosh fjalë si këto apo jo?

E kush është ai që nuk dëshiron të jetojë një jetë të mrekullueshme?

Unë jam i sigurt se Xhei Zed Najt, do të na thoshte se përvoja e saj me Rathman ka qenë pozitive dhe shumë ndërtuese.

Në fakt, kanalizuesit e lëvizjes “Epoka e Re”, na tregojnë se këto krijesa janë shumë të bukura dhe të shndritshme!

A nuk mjafton ky fakt për tu besuar atyre?

Jo. Sepse shkrimet na thonë që të vëmë në provë frymërat.

Në letrën e tij të parë, kapitulli 4, vargu 1, apostulli Gjon shkruan: ” Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia.”

Por si i vëmë në provë frymërat?

Tek 2 Korintasve 11, Pali flet për mësuesit e rremë që i joshin të krishterët e Korintit larg së vërtetës.

Mësimet e këtyre profetëve të rremë janë me të vërtetë tërheqëse, dhe nuk duhet të çuditeni për këtë, shkruan Pali.

Fundja fare, mashtrimet e tyre tregojnë se janë në një mendje me padronin e tyre të vërtetë.

Sikurse e deklaron edhe Pali tek II Korintasve 11:14,

“Satanai vet shndërrohet në engjëll drite!

Këto fjalë më duken ngushtësisht të lidhura me përshkrimet e takimeve kanalizuese me qeniet e tjera.

Ato përshkruajnë takime të mrekullueshme me qenie të mbushura me dritë, dhe me pamje të lavdishme.

Po tamam kështu!

Pse si mendojmë ne, nëse këto qenie demonike do të shfaqeshin, do të vinin duke nxjerrë vrer apo duke mbajtur sfurqe?!!!!

Apo do të mbajnë emërtimet e tyre ku shkruhet: legjione nga ferri?

(pastor këtu Pak pushim pastaj një të qeshur ironike dhe fjalët…..Nuk besoj se është kështu!!!!)

Si Es Lljuis e ka pasur mirë, kur shkroi librin e tij, “ letrat Skrutejp”, Screëtape Letters.

Djalli nuk dëshiron të na trembë…joo, ai dëshiron të na lërë pa fjalë!

Ai dëshiron të thurë një rrjet me fjalë që të biem në kurthin e tij të gënjeshtrave demonike.

Ai dëshiron që gënjeshtrat e tij të jenë më tërheqëse se sa e vërteta e Perëndisë.

Pra çfarë thotë Ramtha?

Kjo është çështja kryesore. Cili është mesazhi që përçojnë këto frymëra?

Kjo na çon në një çështje të rëndësishme: a dëshmojnë këto shpirtra për Jezus Krishtin.

Fakti i pakundërshtueshëm është se mesazhi që vjen nga bota frymore, përmes Ramthas dhe të tjerëve, është pak a shumë si gënjeshtrat fillestare të Satanit në Kopshtin e Edenit. Ju s’keni për të vdekur aspak; por  do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.”

ARMIKU MË I MADH

Po, ka një armik të tmerrshëm, që fshihet pas Lëvizjes Epoka e Re. Ky është djalli vetë.

Para rënies së tij kjo qenie frymore, njihej si luciferi, ose e përthyer do të ishte “mbartësi i dritës.”

Por Luciferi nuk pranon të rrijë në vendin që i takon, në krijimin e Perëndisë.

Ai joshte pushtetin e Perëndisë. Ai dëshironte ta sundonte botën.

Rebelimi i tij kundër Perëndisë vazhdoi me pikën tjetër të planit, që ishte marrja e krijimit nga pushteti i Perëndisë.

Luciferi-engjëlli i dritës, u bë Satani, Mashtruesi i madh.

Tani më lejoni t’ju tregoj diçka rreth planit të lig të Djallit përmes Lëvizjes Epoka e Re.

Djalli nuk do t’ia dijë nëse praktikat e lëvizjes Epoka e Re, funksionojnë për ty ose jo.

Ai nuk do t’ia dijë nëse lëvizja Epoka e Re, të bën të suksesshëm ose jo. Ai nuk do t’ia dijë nëse lëvizja Epoka e Re të jep një paqe të përkohshme dhe iluzive për mendjen.

Djalli më shumë se gjithçka tjetër dëshiron të parakalojë si engjëll drite për aq kohë sa është i gatshëm të fitojë luftën për shpirtin tuaj.

Gjithçka që ai dëshiron është që ti të mos i japësh nderimin dhe lavdinë Perëndisë përmes Birit të Tij, Jezus Krishtit- e ne vend të kësaj ti besosh atij dhe legjioneve të tij.

Pra më shumë se gjithçka ai dëshiron që ti bësh homazh atij.

SHTEGU PËR TE PERËNDIA

Por tani, nëse nuk mund të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë, përmes praktikave okultike, nëse nuk mund ti besojmë lajmëtarëve të lëvizjes Epoka e Re, atëherë çfarë duhet të bëjmë?

A nuk ka vallë një guidë përmes së cilës të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë?

Po ka. Është rruga që Perëndia vetë ka krijuar për ne.

Kjo rrugë për në botën frymërore, është e besueshme sepse vetë ai, Perëndia, e ka vendosur urëkalimin përtej thyerjes dhe mëkatit tonë.

Kjo rrugë për tek Perëndia gjendet vetëm duke besuar në një person të veçantë, I cili tha për veten: “Unë jam rruga e vërteta dhe Jeta.”

Rruga për te Perëndia kalon nga Jezus Krishti.

Jezusi është Rruga e Perëndisë. Njohuria e vërtetë, gjendet vetëm në të. Dhe pushteti i vërtetë, jeta e vërtetë gjendet në të. Jezusi ofron gjithçka që na duhet.

Nuk kemi përse të luajmë me zhgënjimet që ofrojnë shtigjet e tjera shpirtërore.

Ne nuk kemi përse të rrëmbejmë pushtetin dhe njohurinë që nuk na takon ta kemi nën kontroll.

Jo, Jezus Krishti, Perëndia i mëshiruar, është rruga për në mbretërinë frymore.

Ai të fton të kalosh në këtë shteg për të gjetur Perëndinë, duke i besuar Atij.

Para pak kohësh, dikush ndau me mua, tre komponentë të besimit.

Besimi, tha ky person, ka tre elementë të rëndësishëm.

Para së gjithash, integriteti.  Së dyti, kompetenca. Dhe së treti, përkujdesja.

Besimi ekziston atëherë kur je i sigurt për integritetin moral të dikujt. Besimi ekziston atëherë kur je i bindur se ai person është realisht i aftë të të ndihmojë. Dhe besimi ekziston kur e di se personi që ti i beson interesohet vërtetë për ne, shumë seriozisht dhe sinqerisht.

Jezus Krishti është personi më i besueshëm që do të takosh në jetën tënde. Ai i përmbush të gjitha kriteret.

Vetëm Jezusi është kompetent, për të garantuar të ardhmen tënde. Ai dha jetën e Tij për ty, dhe doli i gjallë prej varrit, për të fituar faljen tonë dhe për të mundësuar një jetë që kapërcen vetë vdekjen.

Vetëm Jezusi, është një person me integritet të plotë.

Ai ka jetuar mes nesh, ka ndjerë dhimbjen tonë, hidhërimin tonë, e prapëseprapë është pa mëkat.

Dhe vetëm Jezusi interesohet për ne, aq shumë sa qëndron pranë nesh në çdo hap të rrugës sonë, derisa të qëndrojmë para fronit të Atit tonë, e të përjetojmë plotësisht hirin dhe lavdinë e tij.

Asnjë prej udhëheqësve shpirtërorë të lëvizjes “Epoka e Re”, nuk ka kredencialet e Jezus Krishtit.

Nuk është aspak çudi që vetëm ai është i denjë për bindjen tonë të plotë.

Vetëm Jezusi të ofron ty derën për të hyrë në praninë e Atit të tij hyjnor.

NJË LËVIZJE KUNDËRSHTUESE

Por çfarë duhet të bësh nëse je përfshirë me fuqi të errësirës që nuk duhet ta kishe bërë?

Po sikur ta mos e kesh pranuar hirin e Perëndisë e në vend të kësaj të jesh nën pushtetin e forcave të errta që të largojnë prej Jezusit?

Mendoj se këshilla e Apostullit Jakob, në kapitullin e katërt, do të bënte shumë punë. Te vargu 7 ai shkruan: “Kundërshtoni Djallin dhe Ai do të largohet nga ju. . .” Kundërshto Djallin. Pse? Sepse Djalli është mposhtur.

Krishti e ka mposhtur atë. Edhe t’i mund ta mposhtësh atë.

Kundërshtojeni djallin, shkruan Jakobi.

Por djallin kundërshtoje jo me anë të fuqisë që ke ti vetë, sepse nuk ke asnjë shans për të fituar!

Por djallin kundërshtoje në emër të atij që ka siguruar fitoren vetëm për ty!

Kundërshtojeni Djallin në emrin e plotfuqishëm të Jezus Krishtit. Kundërshtojeni Djallin, pasi të keni vendosur besimin e plotë tek pushteti i Krishtit, i Cili është i vetmi që mund t’ju çlirojë prej prangave demonike. Kundërshtojeni Djallin dhe do të jetoni të lirë!

Unë ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe ju ftoj të na ndiqni në programin e herës së ardhshme ku do të vazhdojmë të flasim për kultet, dhe veçanërisht do të ndalemi tek lëvizja
”Epoka e Re.”