Sërish është e rëndësishme të theksoj fjalët që ka përdorur Mateu. Mateu 8:34 Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre. Ai i përshkruan lutjet e tyre me të njëjtin ton zëri që u thotë demonëve të shkojnë!
Arsyeja mendoj se është humbja ekonomike që ata pësuan. Ne kuptojmë nga ungjijtë e tjerë se kjo tufë numëronte deri në dy mijë dera.
Banorët mendojnë se nuk mund ta përballojnë praninë e Jezusit rreth tyre. Dhe dua të theksoj se kjo nuk është as hera e parë e as e fundit që njerëzit i kthejnë shpinën Jezusit, duke preferuar më shumë gjërat që i japin përfitime.
Ata janë të frikësuar, ata e shohin Jezusin si një magjistar të rrezikshëm. Kushedi se çfarë është në gjendje të bëjë tjetër ai- mendojnë ata.
Ndaj i luten: ‘Ik, vetëm largohu.’
Ndryshe nga ata, Jezusi nuk është i frikësuar. Ai nuk pati frikë prej stuhisë, dhe as prej burrave të demonizuar. Pse? Si ka mundësi që dremiti në varkë dhe i’u afrua pa frikë dy njerëzve të demonizuar?
Sepse ai kishte një siguri hyjnore, që vjen nga fuqia e rrënjosur thellë në marrëdhënien e Tij me Atin.
Dhe ndryshe nga Jezusi, dishepujt ishin tmerruar, ata i ngjanin më shumë qytetarëve johebrenj të një toke të panjohur, se sa mësuesve të jashtëzakonshëm që shpallnin se po ndiqnin.
Këtu gjendet edhe një mësim i mirë për besimin.
Ju kujtohet thirrja e dishepujve: “Shpëtona!” Kjo është shumë e rëndësishme për një ndjekës. Nëse ndihesh i humbur dhe duke fundosur, nëse je i frikësuar për të ardhmen, atëherë bashkohu me këta njerëz të ungjijve dhe miliona të tjerë ndër vite që i kanë thirrur Jezusit: “Shpëtona!” Kjo thirrje është hapi i parë në rrugën e dishepullizimit.
Po nëse je tashmë në atë rrugë, cilat janë rregullat që duhet të ndjekësh? Ne duhet të dimë dy rregulla kryesore: ku po shkojmë, dhe çfarë do të bëjmë.
Mendoji këto rregulla si të ishin lojërat: Imito drejtuesin, dhe Simoni thotë.
Tek loja Imito drejtuesin, disa fëmijë në një rresht ndjekin drejtuesin e tyre, dhe shkojnë kudo që ai shkon, ai shkon tek një pemë dhe rrotullohet , po kështu bëjnë edhe ata, ai kërcen ata kërcejnë, ai këndon ata këndojnë, e kështu me radhë.
Ata shkojnë atje ku shkon ai. Por pjesë e kësaj loje është edhe imitimi i diçkaje që ai bën. Për shembull nëse drejtuesi i tyre prek hundën, edhe ata prekin hundën, nëse ai rrotullon belin, edhe ata rrotullojnë belin, nëse ai rri me një këmbë, edhe ta rrinë me një këmbë, e kështu me radhë.
Ne ashtu si dishepujt që lexuam tek Mateu sot, jemi të mirë për të ndjekur drejtuesin, por jo për ta imituar atë. Ne mund të shkojmë atje ku shkon Jezusi, por nuk veprojmë ashtu si ai. Ne e ndjekim, por shpesh mbetemi pas, për shkak të frikës. Ne e gjejmë veten në shumë prej gjërave që ata bëjnë ose nuk bëjnë.
Realisht, kur sheh dymbëdhjetë dishepujt të frikësuar në një varkë, në det, është njëlloj sikur sheh të krishterët të nënshtruar para gjithçkaje.
Ne e dimë se shpesh, kur ndodhemi në rrezik jemi si gjithë të tjerët: të dobët, të frikësuar dhe burracakë. Në kohë shqetësimi, besimtarët kanë po aq nevojë sa jobesimtarët për forcë.
Dhe pasi ka dëgjuar thirrjen e tyre, e dimë shumë mirë si cili është reagimi i Jezusit: Ai qorton! Atij nuk i bën fare përshtypje kjo situatë. Qortimi i ndjekësve të tij është gjëja e parë që bën kur zgjohet! “Ai u përgjigj:‘Pse keni frikë o njerëz besimpakë?’ Dhe pasi u ngrit qortoi erërat dhe detin dhe u bë bunacë e madhe.”
A ju ngjan kjo me sjelljen e atij babait që zgjohet natën nga të qarat e fëmijës që do të pijë ujë. “seriozisht e ke?- pyet babai. Zemra ime po është ora tre e mëngjesit!” Gjithsesi ai ngrihet nga krevati, mbush një gotë ujë dhe ia jep fëmijës ta pijë.
Ndoshta dishepujt habiten prej fjalëve të ashpra që u thotë Jezusi. Çfarë të bënin, të prisnin deri sa të fundoseshin? I kthehemi edhe një herë lojës sonë, ata si dishepuj duhet të ishin në gjumë ashtu si Jezusi.
Më kujtohet një thënie e një studiuesi të njohur të Biblës Frederik Brunër (Frederick Bruner), “Ndonjëherë Jezusit i pëlqen më shumë gjumi me mendje të fjetur, se sa lutja e frikshme.”
Pra në këto vargje zbulojmë më shumtë rreth besimit. Besimi dhe guximi, janë të lidhura ngushtë tashmë. Besimi është më shumë se një miratim, diçka që ti bie dakord. Besimi është guxim. Dishepujt tregojnë guxim të madh përgjatë librit të veprave.
Vazhdimisht në historinë e hershme të kishës, shohim ndjekës të Jezus Krishtit që i flasin turmës me guxim për Jezusin, ose tregojnë histori të dashurisë dhe hirit të Tij teksa ndodhen në burg.
Ky guxim lidhet drejtpërdrejtë me besimin e tyre.
Çuditërisht, edhe veprat e rrezikshme, realizohen se ata kanë ndryshuar shumë. Po kaq e vërtetë është edhe e kundërta, mungesa e besimit, është një formë frike.
Më lejoni t’ju tregoj më shumë rreth Sokratit. Kur e takova për herë të parë u frikësova shumë. Bashkë na prezantoi një miku ynë i përbashkët. Ajo që më frikësoi më shumë ishte mënyra si ishte veshur, që i ngjante shumë veshjes së një banditi.
Veç kësaj ai kishte pasur edhe një histori dhune, dhe për këtë kishte bërë disa vite burg. Prandaj nuk isha i interesuar ta njihja më mirë. Unë isha realisht shumë i frikësuar për sigurinë time, por edhe për rehatinë time. Nuk doja telashe!
Por Perëndia, me anë të Frymës së Tij, më shtyu ta njihja më shumë Sokratin. Fryma më drejtoi, dhe unë e ndoqa, megjithëse kohë më vonë Sokrati iu kthye përsëri dhunës dhe për këtë arsye shkoi sërish në burg.
Pikërisht në këtë situatë që dukej e frikshme, unë provova bekimin që ndjen kur e di se po bën shërbesën për të cilën je thirrur.
Sokratin e kam mik tani. Unë e takoja atë gjatë muajve të qëndrimit në burg. Dhe tani që ka dalë, ne i vazhdojmë bisedat në kafe, teksa ai mundohet të rimëkëmbë jetën si ndjekës i ri i Jezus Krishtit.
Të ndjekësh Jezusin ndonjëherë do të thotë të shkosh në vende të frikshme, ku mund ta vendosim besimin vetëm tek Ai. Kjo është po kaq e vërtetë kur bie fjala që të takosh të varfrit, të vetmuarit, dhe njerëzit pa të drejtë qytetarie, atje ku ata janë. Po është po kaq e vërtetë, kur ne tregohemi të hapur për të ndihmuar nevojat shpirtërore të një miku të humbur, kolegu, apo anëtari të familjes, duke kapërcyer bisedat e zakonshme rreth motit apo një shfaqje televizive, e duke u ndalur tek një bisedë shpirtërore, apo deri tek thirrja për të jetuar me një standard më të vështirë. Edhe kjo mund të na duket e frikshme. Por të jetosh sipas thirrjes që na fton Perëndia, ka pjesën e vet të shpërblimeve.
Një shembull i kësaj është Sem Çepmën, themeluesi i Mbretërisë së Marrëdhënieve Publike në Çikago, Illinois. Ai ka ndaluar bërjen e thashethemeve në zyrën e tij. Dy vite më parë, Çepmën u largua prej një kompanie më të madhe, ku shpifjet në zyrë, ishin epidemike dhe dëmtonin si karrierën ashtu moralin.
Tani ai i vendos rregullat vetë, dhe një prej rregullave të tij kryesorë është se nëse ke diçka për të thënë rreth një kolegu, duhet t’ia thuash këtë në sy.
Dënimi për shkeljen e këtij rregulli, është shumë i ashpër. “Nëse merresh me thashetheme,” thotë Çepmën, “je i pushuar nga puna.”
Ndalimi i bisedave shpifëse ishte diçka shumë e vështirë në fillim, shumë punonjës në departamentin e marrëdhënieve me publikun e vlerësojnë ambientin, në të cilin punohet me ndershmëri.
Nëse duhet të shfryhen, le ta bëjnë këtë diku tjetër. “Nëse kam një çështje ende të pazgjidhur, në fund të ditës,” thotë, drejtori ekzekutiv, Xhejn Spotsud, “Vetëm mamaja jote mund të këtë ngenë për ankimet e tua.”
Të jetosh besimin me guxim mund të kërkojë që t drejtosh një bisedë drejt diçkaje më shpirtërore dhe personale. Ndoshta kjo mund të jetë një qortim për vëllanë apo motrën, përsa i përket pijes, një qortim i bazuar në besimin tënd. Ndoshta një prej miqve të tu është gati të pranojë ftesën për të ardhur në kishë me ty këtë fundjavë. Ndoshta disa të njohurit e tu janë më mes të divorcit dhe kanë nevojë të dëgjojnë lajmin e mirë, se Perëndia i fal të gjithë mëkatet, përfshi këtu edhe tradhtinë bashkëshortore.
Jezusi na do aq shumë, sa nuk rri duarkryq e të na shohë të humbasim diçka, vetëm sepse nuk jemi gati të rrezikojmë në besimin tonë.
Ju e dini tashmë se Jezusi kishte dy reagime, të parin dhe të dytin ndaj thirrjes së dishepujve për ndihmë.
Është e vërtetë, atij nuk i bëri çudi mosbesimi i tyre por ja se si e shpreh këtë Frederik Brunër:
“…pika kulmore arrin atje, ku besimi ynë është tejet i frikshëm, i mbushur me frikë, i dobët, dhe që meriton të qortohet, ndërsa Jezusi dëgjon thirrjen tonë, çohet në këmbë, qorton erën dhe detin, dhe bëhet bunacë. Ai na pranon ashtu si vijmë; edhe nëse vijmë pa besim fare, ai nuk lajkatohet nga fjalët, por i futet menjëherë punës. Ajo që ka vërtetë rëndësi në analizën përfundimtare është se Jezusi na ndihmon, sido që të vijmë para tij, me besim ose me pak besim.”
Jezusi na gjen atje ku jemi. Le të bëjmë edhe ne të njëjtën gjë për të tjerët.
Le ta ndjekim atë atje ku na udhëheq, qoftë edhe në ato territore të panjohura dhe të frikshme, duke pasur bindjen e plotë se ai e di mirë, jo vetëm se çfarë është më e mira për ne, por edhe më e mira për mbretërinë e tij.