Të qash pas Krishtlindjes (Krishtlindje)

Print

Titulli: Të qash pas Krishtlindjes (pjesa 3)

Dua ta filloj me pyetjen: a kemi ndonjë ngjashmëri me Herodin e madh që kreu masakrën e foshnjave në Bethlehem?

Edhe sikur të mos gjejmë asnjë ngjashmëri me Herodin, ne mund të jemi njëlloj me njerëzit që e ndihmuan Jezusin të kryente krimin. Drejtuesit fetarë në Jeruzalem e dinin se si ishte Herodi. Ata mund ta kishin kuptuar se interesi i vetëm i Herodit ishte të gjente foshnjën Mesia dhe ta vriste.

Megjithatë ata bënë siç donte Herodi dhe i treguan atij se ku do të lindte foshnja Jezus. Ata nuk bënë asgjë për të mbrojtur Jezusin, apo për të paralajmëruar njerëzit e Bethlehemit. Dhe ndonëse ata dëgjuan dijetarët dhe e dinin se ku kishte lindur Mesia, vetë ata drejtues fetarë, nuk kishin interes që ta adhuronin Jezusin.

Ose mendo për ushtarët e Herodit. Ndoshta atyre nuk u pëlqente që të vrisnin foshnja, por ata ndoqën urdhrat e Herodit, dhe kryen vrasje  në vend që vinin kokën e tyre në rrezik duke thënë jo.

Dhe më pas ishin qytetarët e thjesht të Izraelit. Ata nuk miratuan karakterin dhe sjelljen e Herodit, por shumë prej tyre nuk e kishin problem që Herodi vazhdonte të ishte në pushtet, për sa kohë që punët e qeverisë shkonin mirë.

Po të studiosh dikë si Herodi, apo të studiosh diktatorët mizorë të kohës sonë, do të zbulosh se tiranët nuk janë të pashoqëruar në mizoritë e tyre. Ata ndihmohen prej drejtuesve fetarë të pa themeluar, të cilët luajnë rolin e tyre së bashku me qeverinë. Po ashtu ndihmohen prej ushtarëve të cilët janë të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër, qoftë edhe më të tmerrshmin, ata ndihmohen prej qytetarëve të thjeshtë të cilët e kthejnë kokën mënjanë, sikur nuk shikojnë, për sa kohë që kjo nuk i prek ata dhe ekonomia vazhdon të përparojë. Sa prej nesh bëjnë gjëra si këto, refuzojmë të kundërshtojmë të ligën, për sa kohë që kjo i shërben interesave tona? Para se të ankohemi për problemin e ligësisë dhe të vuajtjes në botë, më parë duhet të pyesim veten: mos vallë ne vetë jemi shkaktarë të atij problemi?

Pyetjet pa përgjigje

Ne duhet të pranojmë mëkatet tona, por as kjo nuk i jep përgjigje pyetjes sonë kryesore. Çfarë të mire ka Krishtlindja, nëse pavarësisht ardhjes së Jezusit, shumë prej nesh janë ende të aftë për të kryer kaq shumë ligësi? Kjo është një pyetje e vështirë.

Ajo bëhet më e vështirë kur i shtojmë pyetjen e njerëzve të ligj. Lindja e Jezusit e bëri Herodin më mizor në vend që ta bënte më të butë, dhe Bethlehemi nuk u bë më mirë por më keq, ai më shumë u trishtua se sa u gëzua. Nëse Jezusi është një bekim kaq i madh, atëherë pse ndodhi kjo? Nëse Krishtlindja është kaq e mrekullueshme, atëherë pse pas dymijë vitesh festimesh, përsëri themi se shekulli i fundit ka qenë më i përgjakshmi në historinë e botës?

Bibla nuk ofron përgjigje të thjeshta ndaj këtyre pyetjeve. Shkrimet thonë se Perëndia sundon mbi gjithçka, por nuk tregojnë se pse Ai lejoi një kasap si Herodi të drejtonte vendin për dyzetë(40) vite.

Shkrimi thotë se Perëndia e shpëtoi Jezusin dhe dijetarët prej masakrës së Herodit, por nuk e shpjegon se përse Ai nuk shpëtoi tërë foshnjat e Bethlehemit. Shkrimi thotë se Herodi në fund vdiq, por kjo nuk shpjegon arsyen pse Perëndia lejoi të birin, Herod Antipën të kishte pushtetin dhe t’i priste kokën Gjon Pagëzorit, dhe më pas të tallte dhe të keqtrajtonte Jezusin vetë, në ditën që Krishti u kryqëzua. Shkrimi na tregon se Perëndia dërgoi një engjëll për të shpëtuar apostullin Pjetër prej djalit të madh të Herodit të madh, Herod Agripa I, por nuk thotë se pse Perëndia lejoi Herod Agripën të ekzekutonte apostullin Jakob. Shkrimi thotë se një engjëll i Zotit në fund e la të vdekur Herodin, por nuk shpjegon se përse mbretër të tjerë si Herodi u lejuan të bënin këto ligësi dhe të shkaktonin mbi të gjitha kaq pikëllim. Shkrimi thotë se sa herë që Jezusi afrohet, Satani bëhet më i ashpër se kurrë, por përsëri nuk e shpjegon se pse Perëndia nuk i jep menjëherë fund ë Satanit.

Nëse pyesim veten se pse të pabesët dhe demonët lejohen të bëjnë dëme kaq të mëdha dhe pse njerëzit të cilët kërkojnë Zotin lejohen të kalojë gjëra të tmerrshme, Bibla nuk jep shpjegime të qarta dhe të kënaqshme.

Në vend të kësaj, Bibla thjesht tregon realitetin e një bote të infektuar prej vuajtjes, një botë, pjesë e së cilës jemi të gjithë ne. Askush nuk mund të shmangë kokolepsjen me një mëkat të caktuar. Askush nuk mund t’i shpëtojë mbërthimit të hekurt që vdekja vendos mbi ne të gjithë. Askush,… përveç njërit. Ekziston një person i cili nuk njeh mëkat, një person të Cilin vdekja nuk mund ta mbante, -ai që lindi në Krishtlindje.

Shpresa jonë e vetme

Kur gjithë fuqitë e kësaj bote korruptohen, mbreti i vërtetë i Judenjve mbetet i pastër. Kur gjithë foshnjat e Bethlehemit shtrihen përtokë të masakruara, mbreti foshnjë jeton ende.

Kur gjithë raca njerëzore është nisur në një rrugë pa kthim drejt varrit, Jezus Krishti është kthyer nga vdekja, është ngritur prej varrit. Ai është shpresa jonë e vetme në një botë që në të kundërt është e pashpresë. Po, prania e Tij provokon fuqinë e të ligut, dhe kjo mund ta bëjë botën edhe më të keqe se sa kur ishte pa të, por Jezusi është ende shpresa jonë e vetme.

Jezusi nuk u lind thjesht për ta kthyer këtë botë të keqe në një vend të këndshëm. Ai erdhi për të marrë mëkatet e botës mbi vete, dhe të paguante për ta me gjakun e tij. Ai erdhi për të marrë vuajtjet e botës mbi vete dhe të na japë jetë të përjetshme përmes plagëve të tij. Gjithë foshnjat e Bethlehemit vdiqën në vend të Jezusit; por Jezusi një ditë do të vdiste në vend të miliona njerëzve. Dhe më pas ai do të ngrihej sërish për t’i dhënë jetë të përjetshme gjithë atyre që i përkasin atij.

Bibla nuk shpjegon ligësinë dhe vuajtjen, apo të na tregojë se si mund ta bëjmë gjithcka më të mirë këtu dhe tani. Bibla zbulon personin që na jep paqen me Perëndinë, pavarësisht mëkatit tonë, i cili na jep shpresë dhe jetë të përjetshme pavarësisht vuajtjes sonë dhe skllavërisë ndaj vdekjes, dhe Bibla e bën të qartë se nuk kemi shpresë tjetër veç Tij.

Përfytyro sikur të ishe gruaja e një prej barinjve të Bethlehemit, që ka parë foshnjën Jezus, dhe më pas përfytyro një ushtar të Herodit që vjen të të vret foshnjën tënde të çmuar.

Ti si nënë e pikëlluar, duke ditur që gjithë foshnjat përreth kishin vdekur, a mund të kishe shpresë për të ardhmen po ta dije se pavarësisht vdekjeve të tmerrshme, shpëtoi një foshnjë e veçantë; një fëmijë i Cili mbante në duart e tij të ardhmen e të vegjëlve të vrarë dhe gjithë të tjerëve? Ndoshta nuk duhet shumë imagjinatë që të identifikohesh me lotët e Bethlehemit. Ndoshta ti ke kaluar diçka të tmerrshme në jetën tënde. Zemra po të thyhet. Kudo shihet ligësia dhe vdekja. Pyetja e Krishtlindjes është kjo: pavarësisht asaj që ndodhi, ti mund të besosh se do të jesh mirë në fund sepse Jezusi u largua dhe mban të ardhmen tënde në duart e tij?

Mos harro: Edhe pse kasapi, vrasësi dhe gënjeshtari i Bethlehemit ka bërë më të keqen, Jezusi është ende gjallë. Edhe pse gënjeshtari dhe vrasësi më i madh, Satani ka bërë më të keqen, Jezusi ende jeton.

Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, nuk ka rëndësi se sa të këqija bëhen fuqitë e të ligut, nuk ka rëndësi se sa shumë vuan, Jezusi ende jeton! Dhe për shkak se Jezusi jeton, shpresa jeton. Në këtë Krishtlindje, sikurse në Krishtlindjen e parë, ka shumë errësirë në botë, këtë nuk mund ta mohojmë. Por mund të pohojmë ” Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.” (Gjoni 1:5) A po shkëlqen drita e Jezusit në zemrën tënde?