Të qëndrosh në dashuri me anë të faljes

Print

Titulli: Të qëndrosh në dashuri me anë të faljes (pjesa 1)

Hapat për zgjidhjen e konfliktit, funksionojnë më mirë kur përfshihen të dyja palët edhe nëse mund të ketë ndonjë lëndim, detyra kryesore është të nxjerrësh detajet për të cilat interesat dhe dëshirat mes palëve nuk përputhen më.

Për shembull, ajo dëshiron që të dalin të dy, si burrë e grua për të blerë dhurata për fëmijët.

Ndërsa ai dëshiron të qëndrojë i vetëm në shtëpi, për të parë në televizor natën finale të një shfaqje të madhe.

Një shembull tjetër: Ai dëshiron që të dielën pas kishte të shkojnë për vizitë te prindërit.

Por ajo do të pranonte çdo plan tjetër për të dielën pas kishe, veç këtë jo.

Këto janë disa shembujsh konflikti por ka shumë të tjerë, që kërkojnë komunikim dhe zgjidhje.

Gjatë kësaj kohe në programin tonë Fjalët e Shpresës, kemi parë konfliktin në martesë dhe në marrëdhëniet e tjera të ngushta. Ne kemi diskutuar zgjidhjen e konflikteve, se si mund të zgjedhim mënyra të shëndetshme për tu marrë me mosmarrëveshjet mes partnerëve dhe njerëzve të tjerë.

Sot do të flasim për faljen. Falja nuk është Zgjidhja e konfliktit

Falja është shumë herë më e vështirë dhe praktikohet në situata që janë më të vështira.

Le ta shpejgojmë këtë me disa shembuj. Ajo vendos të mos shkojë në një darkë me miqtë e tij, sepse në minutën e fundit miqtë e saj e ftuan për të shkuar bashkë në kinema.

Burri dëgjon se shitet një makinë me okazion , kështu që shkon dhe e blen pa u konsultuar fare me gruan. Ndonëse i kishte premtuar asaj se do të rregullonin kuzhinën sapo të fitonin ca para më shumë.

Këto konflikte nuk kanë nevojë për komunikim. Ato tashmë quhen mëkate që kanë nevojë për falje. Dhe këto ndodhin realisht në martesë, në miqësi dhe në marrëdhënie të tjera. Për të cilat kemi në mendje qëllimet më të mira.

Por shpesh ne e gjejmë veten në situata ku kemi nevojë të marrim një vendim mes një apo dy zgjedhjeve, dhe ndonjëherë zgjedhim gabim. Ne zgjedhim fjalët dhe veprimet tona në bazë të interesave të dikujt. Idealja do të ishte që të vepronim sipas interesit të të dyja palëve. Por në realitet, ndonjëherë, ne veprojmë sipas kokës sonë.

Ne dëshirojmë të bëjmë atë që është e drejtë, e mirë dhe e admirueshme, por ndonjëherë pengohemi prej natyrës sonë të rënë, e ndoshta prej verbërisë së shpirtit tonë.

Prandaj ndonjëherë përfundojmë duke jetuar me lëndim, apo duke jetuar bashkë me personat që kemi lënduar.

Kjo është diçka e përbashkët në gjithë përvojën njerëzore, teksa jetojmë në një botë të rënë dhe plot mëkate. Por çfarë mund të bëjmë tani? Në këtë letër, apostulli Pal i thërret kolosianët të bëjnë diçka për mëkatet e tyre dhe gjendjen e tyre të rënë. Në fillim të këtij kapitulli, ai i kishte thirrur ata të lenë mënjanë mëkatin. Ndërsa tani ai u bën ftesë që të veshin të gjitha virtytet që do ti ndihmojnë ata të jenë më shumë si Jezusi. Ai i fton ata, dhe të gjithëve ne, që së pari të jemi personat, sipas thirrjes që na dha Krishti.

Para së gjithash, thotë Pali, fillo të mendosh se cili je ti. pastaj kujto se cili je ti sipas mendimit të Krishtit?

Ne jemi populli i zgjedhur i Perëndisë. Kjo do të thotë se unë nuk jam ky që jam prej iniciativës sime, as ti nuk je ai që je prej iniciativës sate, por për hir të iniciativës së Perëndisë. Ne jemi vepra e duarve të tij. Ai e filloi marrëdhënien e tij me ty.

Pali vazhdon duke nënvizuar se ti je i shenjtë. Ti je lënë mënjanë prej Perëndisë për të qenë në shërbim të tij. Kjo do të thotë se ti ke diçka të veçanta që nuk e ka askush tjetër. Po kështu Pali thotë se Perëndia të do shumë.

Më duhet ta theksoj se ai të do jo sepse e ke merituar këtë dashuri, apo sepse je një person i dashur. Unë mund ta them këtë me siguri të plotë, ndonëse nuk të njoh ty personalisht. Unë e them bazuar në atë që Bibla thotë për mëkatin, sesi mëkati ka infektuar çdonjërin prej nesh. Kjo është arsyeja përse ai foli pak më parë në këtë kapitull rreth nevojës për të lënë mënjanë natyrën tonë mëkatare.

Ti nuk je pranuar prej Perëndisë për hir të virtyteve të tua, por për hir të natyrës së dashur të Perëndisë. Perëndia është i dashur. Perëndia është dashuri! Pra Perëndia të do shumë sepse është në natyrën e tij.

Në të tria këto raste, është Perëndia ai që e merr iniciativën. Perëndia të ka zgjedhur ty. Perëndia të ka bërë ty të shenjtë. Perëndia të do shumë. Dhe kjo do të thotë se ti i ngjan Krishtit, i cili të ka vajosur, si një person të shenjtë dhe të dashur prej Atit.

Këto aspekte të identitetit tonë duhet të kryesojnë mendimet tona teksa vlerësojmë marrëdhëniet që kemi, kur marrim vendime apo edhe në jetën tonë të përditshme.

Unë mendoj se shumë shpesh ne i kthehemi mënyrës së vjetër të të menduarit, kur kemi qenë mëkatarë, të rënë dhe të degraduar në sjelljen dhe në qëndrimet tona.

Por Perëndia na ka thirrur për shumë më tepër se kaq, përmes shërimit që ai tashmë ka siguruar. Le ta mendojmë kështu: një person ishte shumë i sëmurë, por hezitonte të shkonte tek doktori. Ky person mendon: “Doktori viziton njerëz të sëmurë gjithë ditën. Ai duhet të jetë lodhur. Nuk dua ta shqetësoj. Unë nuk e meritoj vëmendjen e tij.” Ky qëndrim, nuk merr parasysh natyrën e doktorit, i cili ka zgjedhur atë profesion me dëshirën e mirë për të shëruar njerëz dhe për tu kthyer lumturinë pacientëve.

I sëmuri duhet të qartësohet në mendjen e tij se kush është, pra të njohë identitetin e tij para se të shkojë tek doktori për të gjetur diagnozën e më pas edhe shërimin.

Kjo gjë është po kaq e vërtetë edhe për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Të gjithë ata që kanë pranuar ofertën shëruese të Jezusit, mund të jetojnë tashmë në identitetin e tyre të ri, si njerëz të zgjedhur, të shenjtë dhe të dashur të Perëndisë. Nuk do të kishte kuptim ti ktheheshin sjelljes dhe qëndrimit të vjetër, që jetohej në një jetë me mëkate munduese.

I zgjedhur, i shenjtë dhe i dashur. Ky je ti në sajë të iniciativës së vetë Perëndisë. Ndaj vepro si i tillë!

Pali thotë se virtytet janë qëndrime të zemrës,secili prej tyre e ka burimin te identiteti ynë i ri. Ai thotë se ne duhet ta vishemi me to, mund ti lexoni të gjitha këto tek vargu 12.

Këto virtyte duhet të përdoren në jetën tonë të përditshme.

Fundja fare tjetër gjë është të kesh rroba të mira, e ti mbash në gardërobë dhe tjetër gjë është ti kesh dhe ti veshësh. Pse? Sepse rrobat janë për tu veshur.

Andaj vishni dhembshurinë. Kjo do të thotë të vuash apo të ndjesh dhimbjen e tjetrit.

Kjo parandalon dukshëm injorimin e nevojave të njerëzve të tjerë. Në vend të kësaj, reagimi që i ngjan Krishtit, hyn në dhimbjen e tyre, për të kuptuar për të njohur dhe për të ndarë dhimbjen me ta.

Pas kësaj, vishni mirësinë,Mirësia refuzon qëndrimin që thotë se duhet ti lemë të tjerët të marrin atë që meritojnë.

Mirësia dëshiron që të pengojë apo parandalojë dhimbjen e të tjerëve.

Së treti, vishni përulësinë. I përuluri nuk kërkon që nevojat e tij të plotësohen të parat. Përulësi do të thotë, të shohësh kryesisht tek potenciali yt, mundësinë për të shërbyer dhe jo që të të shërbejnë.

Po kështu vishni, zemërbutësinë. Ata që veshin zemërbutësinë nuk nxitohen që ti trajtojnë të tjerët sikur të ishin objekte. Njerëzit bujarë, dallojnë lehtë kur të tjerët preken lehtë fizikisht, shpirtërisht apo emocionalisht.

Së fundi vishni durimin. Durimi refuzon presionin e jashtëm të planeve dhe programimeve. Durimi vjen prej përulësisë, duke treguar gatishmëri për të pritur diçka apo dikë.

Të gjitha këto virtyte i ka shfaqur më së miri Krishti vetë.

Ndaj vazhdo lexo librin e tij. Shiko me kujdes se si Jezusi ka komunikuar me të tjerët. Jezusi ishte i dhembshur dhe i mirë, i përulur, i ëmbël me të tjerët, mbi të gjitha ishte dhe vazhdon të jetë shumë i duruar me mëkatarët. Shko edhe ti vepro kështu.

Vargu12 është një kujtesë e veshjes themelore të krishterë.

Mos i mendo dhembshurinë, mirësinë, përulësinë, zemërbutësinë, dhe durimin si koncepte teologjike, por si përshkrime që ti sjell me vete në martesë, në vendin e punës në miqësi, apo në edukimin e fëmijëve.

Ne duhet ti fiksojmë mirë në mendje dhe në zemër të gjitha këto virtyte sepse ato janë timoni që drejton veprimet tona.

Pra vishuni mirë me këto virtyte dhe i hidhni ato në praktikë. Kjo vlen edhe për martesën tonë dhe marrëdhëniet e tjera . pali thotë tek vargu 13, “mbani barrën e njeri tjetrit.”

Kjo do të thotë se duhet të praktikoni durimin. Jini të gatshëm për të kufizuar reagimin e natyrshëm ndaj pakënaqësisë së dikujt, apo paqëndrueshmërisë së një tjetri.

Jini të gatshëm të prisni për njëri tjetrin. Ndonjëherë themi, po kur do ta kuptojë ajo? Prit! Ki durim!

Ose gruaja ndonjëherë thotë: kur do ta përfundojë këtë projekt që na është bërë si ankth? Prit! Ki durim!

Por Pali nuk e le me kaq. Ai thotë se ndonjëherë, në disa raste, të qenit i duruar me dikë nuk është reagimi i duhur.

Kjo është pika ku çifti kalon një zënkë, dhe falja është e vetmja që bën punë.

Ndoshta një debat shkoi shumë larg, dhe gruaja juaj tha gjëra që të zemëruan dhe nuk harrohen lehtë.

Ose ti ndoshta je lënduar shumë kur gruaja të tha se do të shkonte diku për hesap të vet ndërkohë që ti kishe planifikuar të shkonit bashkë diku.

Në këto raste, durimi nuk bën punë. Këtu duhet të ndërhyrë falja, që gjërat të zgjidhen.

Falja kapitullon çdo formë hidhërimi që mund të keni.

Këtu minutave tona i ka ardhur fundi. Duke ju uruar një ditë sa më të këndshme dhe nën bekimin e Zotit, ju le takim për herën e ardhshme ku do të flasim më tepër rreth zgjidhjes së konfliktit me anë të faljes.