Falja së pari është një ushtrim i dhënies, dhënies së vetes, nderit, krenarisë apo të drejtave të tua.
Ky është një veprim që ndërmerr rreziqe, kjo do të thotë se e vendos veten në chopping block. Ky është një veprim vetë sakrifikues që shumë prej nesh janë të aftë ta bëjnë vetëm për një farë kohe, por nuk mund të vazhdojmë ta bëjmë përjetësisht as me partnerin apo partneren, as me miqtë, as me besimtarët e tjerë.
Mendoj se shumë njerëz që po dëgjojnë këtë program kanë hequr dorë prej faljes. Ti ke hequr dorë prej faljes të vetmes mënyrë shërimi për martesën tënde, miqësinë apo komunitetin e besimit. Ti ke arritur në atë pikë saqë e sheh faljen të përshtatshme vetëm për lëndime të vogla, ose e sheh atë si një koncept teologjik, që nuk përshtatet mirë në ‘botën reale.’
‘ Ti mendon se duhet thjesht ta lësh atë kalojë, sepse bëre sa munde, u tregove realist dhe vazhdove përpara.
Ndoshta ti buzëqesh dhe thua një përshëndetje të thjeshtë, sepse bërja e diçkaje tjetër të duket e neveritshme.
Ose ti mund të kesh ndaluar lëndimin apo heshtjen zëmëruese dhe je rikthyer komunikimit, por zemërimi gjendet ende thellë brenda teje. Nga jashtë duket sikur ne kemi harruar çdo hidhërim që kemi pasur, por nga brenda, ato realisht nuk janë falur.
Pali thotë ti falim të tjerët sikurse Zoti na ka falur ne.
Por si ta njohim ne atë lloj faljeje? Jezus Krishti vetë është shembulli më i mirë i faljes. Ai vetë është përmbajtja e vetësakrifikimit. Shërbesa e tij mes nesh është e stërmadhe. “Të falim sikurse Zoti më fali mua? E pamundur!” Por në fakt falja e tij është mjeti me anë të të cilit ne mund të falim.
Gjashtë hapat në vijim tregojnë si të praktikojmë faljen. ato i kam shkëputur nga libri “ Sa për mua dhe shtëpinë time” të autorit Uollter Uenxhwrin.
Ai ka bërë një punë të mrekullueshme, duke e ndarë faljen në pjesë të menazhueshme. Nuk shikoj asgjë për tu përmirësuar. Prandaj duhet të dish se këto janë zbulesa të tij pë punën e madhe që përfshin falja sipas shembullit të Krishtit.
Së pari nëse duhet të falim, duhet ta bëjmë me të vërtetë! Ose të paktën, të jemi realistë. Analizo atë që ka ndodhur. Vlerëso seriozitetin e mëkatit. Këto janë tre pyetje që duhet ti bësh vetes teksa përgatitesh për të falur.
Si fillim, saktëso: cili ishte mëkati? Mos ishte një njollë kafeje mbi tapet? Apo një fjalë e keqe e thënë në zemërim e sipër?
Më pas, mendo ndaj kujt u krye ky mëkat? Mos ishte ndaj një tjetër personi të dashur? Mos ishte ndaj atij apo asaj. Atëherë ndaj teje? Po ndaj kujt atëherë?
Mos ishte ndaj trupit tënd? Mendjes tënde? Autoritetit tënd? Besimit tënd? Dëshirës tënde për të pushuar?
Dhe në fund, analizo cilat janë pasojat e këtij mëkati?
Kush u dëmtua? A u shkatërrua diçka?
Vlerësimi i seriozitetit të sulmit, të ndihmon shumë sepse ndonjëherë nuk e kemi të qartë se përse ndihemi të lënduar. Qartësimi i mëkatit që është kryer ndaj nesh na mbron prej reagimit të tepruar për çështje të parëndësishme, apo që lëndimet e vogla të na i zënë frymën.
Pasi të kesh një ide më të mirë të mëkatit që të lëndon shumë kalo kohë duke menduar rreth faljes që ti vetë ke marrë. E di që është e dhimbshme të kujtosh mëkatin që ke kryer ndaj Perëndisë apo një tjetri. Kujto kur ke bërë diçka të tillë, kur ke thyer një zemër?
Qëllimi i kësaj nuk është të të ngjallë ndjenja faji, por përulësi, si edhe për të shmangur qëndrimin vetë drejtësisë shpirtërore. Ti duhet ta pranosh partnerin, partneren apo shokun tënd si një person me gabime njëlloj si ty. Lere mëkatin tënd dhe faljen të fundosen ,e të shkojnë në thellësi.
Dikur kam dëgjuar dëshminë e një gruaje rreth rëndësisë së të kuptuarit të faljes në jetën e saj. Ajo tregon: “më ishte bërë zakon të urreja bashkëshortin tim. Në fakt u betova se nuk do të shkoja as në funeralin e tij. Por tani që kam njohur besimin, do të shkoja me shumë dëshirë në funeralin e tij, çdo ditë të javës!”
Ndryshe nga kjo grua ne duhet ta lemë faljen që të hyjë më thellë brenda nesh.
Pasi të vlerësosh mëkatin dhe të kujtosh hirin që të është dhënë, duhet të fillosh të falësh nga ky hir. Sikurse Uenxhwrin e thekson, rrënja e fjalës falje ka fal.
Hapi i tretë është të dorëzosh të drejtat e tua në lutje. Faktikisht, falja përfshin dorëzimin e të drejtave të tua. Kjo e bën faljen edhe më skandaloze, apo fyese.
Funksionimi i faljes varet nga personi që është lënduar. Pra nëse gjërat do të ndreqen ose jo varen nga ai. Dhe kjo është shumë e padrejtë! Për të kjo do të thotë të heqësh dorë prej dënimit, ndëshkimit, apo lëndimeve.
Meqenëse është kaq e vështirë, këshillohet që të bëhet në lutje, aty ku Perëndia është i pranishëm si dëshmitari dhe shëruesi i vërtetë.
Më pas nxirre në pah, tregoi bashkëshortes apo bashkëshortit , apo mikut se cila është fyerja që të kanë bërë.
Ky hap është i rrezikshëm. Sepse ne mendojmë a do të lëndohet personi tjetër? A mund të krijojë kjo gjë më shumë lëndime?
Duhet të kesh parasysh se falja nuk të përfshin vetëm ty.
Kujto përulësinë. Duhet që edhe personi tjetër të përfshihet në falje duke pranuar këtë si mundësi korrigjimi dhe rritjeje.
Pasi të jesh lutur shumë, fol me personin tjetër, me shumë kujdes, pa zemërim apo hidhërim. Thuaji atij apo asaj se është falur. Por ki kujdes, personi tjetër, në fillim mund të mos reagojë si duhet. Por nuk ka problem sepse falja është në dorën tënde dhe jo të atyre.
Pra hiq dorë prej të drejtave të tua, bëje të ditur këtë dhe jep një dhuratë. Krishti na ka treguar se falja është shumë më tepër se sa fjalët. Një dhuratë falëse tregon se dashuria vazhdon, dhe se falja është reale. Thyej modelin e zakonshëm! Le të jesh ti ai që dhuron lule atij që ka mëkatuar! Çfarë mund të thotë kjo për fuqinë e faljes?
Ose në vend të luleve, ofro dhuratën e shërbimit, të dhurimit të vetes tënde.
Çfarë shërbimi vlerëson më shumë partneri apo partnerja jote? Një ndrysje kurrizi? Apo ëmbëlsirat e bëra vetë?
Ndoshta kohë për të kaluar me hobin e tij apo të saj të preferuar? Jep nga vetja jote në atë mënyrë që të përmbush dëshirat e partnerit apo partneres. Vetëm në këtë mënyrë të papenduarit mund të kthehen në bindje.
Hapi i fundit, numër gjashtë, është të biesh dakord për të gjitha për gjetjen e një zgjidhje në mënyrë që të shmanget i njëjti lëndim në të ardhmen.
Uenxhërin e cilëson këtë me titullin: besëlidhje. Bërja e një besëlidhjeje të tillë mund të kërkojë një kohë pritjeje në rast se partneri, partnerja , shoku a shoqja juaj nuk reagon mirë ndaj gjithë këtyre hapave të faljes.
Besëlidhja në këtë rast shërben si pikë referimi në të ardhmen. Kjo bie në kundërshti me thënien e zakonshme ‘fal dhe harro’. Në fakt, falja dhe harresa, janë të dyja të pamundura, dhe në shumë raste të dëmshme. A do të lejoje që një abuzues fëmijësh të kujdesej për fëmijët e tu? Fundja fare, a nuk është edhe thënia e vjetër fal dhe harro? Falja e mëkateve nuk është diçka e marrë dhe e pavlefshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për zakone më domethënëse. Perëndia mund të harrojë dhe mund të falë. Ndërsa ne jo.
Ndaj është e nevojshme që ju të dy të bëni një pakt, se si do ta shmangni në të ardhmen këtë rrezik të njohur? Për shembull, bini dakord përpara kohe se si ai apo ajo do të paralajmërojë se pirrja e alkoolit të ka dalë jashtë kontrollit.
Dhe si do ta kuptosh ti këtë mesazh kur të vijë? Bjer dakord paraprakisht se si do të përgjigjesh kur gruaja të të verë në dukje se po punon më shumë sesa duhet, larg familjes.
Bëni besëlidhje bashkë se do të thyeni çdo cikël të mëkatit. Mos lejoni që ai mëkat të përsëritet.
Pali përmbledh kështu veshjen tonë me virtytet e krishtera: “dhe mbi të gjitha vishini dashurinë,që ju lidh së bashku unitetin e përsosur. lidhini këto virtytet me dashuri. Por çfarë do të thotë kjo?
Sipas shkrimeve, dashuria gjithmonë vepron në interes të
njëri -tjetrit.
Dashuria nuk është veç një ndjenjë. Dashuria nuk është ajo ndjesia e çuditshme në stomakun tënd, kur nuk kontrollon dot emocionet, sikur ke vapë apo je trullosur.
Kur dashuria përshkruhet si një ndjenjë ajo i ngjan më shumë një përzierje apo marrje mendsh!
Dashuria është hir në veprim. Dashuria na ndihmon të marrim veten pasi ndjenjat janë larguar.
Uangerin thotë: “Falje do të thotë të riparosh të keqen me mirësinë, të bësh gjithçka duhet për dashurinë, madje edhe atëherë kur nuk e ndjen dashurinë; sepse tu mund të dashurosh edhe në ditët e errta nuk e ndjen se mund të dashurosh.”
Mungesa e faljes e dëmton dashurinë në çdo marrëdhënie. Kur të gjitha gjërat mbahen përbrenda dhe nuk trajtohen hapur dhe si duhet, bëhet edhe më e vështirë të veprosh në interesin më të mirë të partnerit, apo mikut tënd, ky është thelbi i dashurisë. Në një marrëdhënie të shëndetshme, një person në ngjashmërinë e Krishtit lejon që dashuria të lidhë të gjitha këto virtyte dhe veprime së bashku, mirësinë me vetëpërmbajtjen, dhembshurinë me faljen.
Por dashuria bën shumë më tepër se kaq. Teksti në greqisht na lejon të kemi një përkthim të vargut 14: është dashuria ajo që i lidh njerëzit së bashku. Burrin me gruan. Gruan me burrin. Prindërit me fëmijën. Njerëzit me turmat.
Nëse i kthehemi vitit 1995, dua të kujtoj se ishte pikërisht dashuria aji që lidhi aktorin e famshëm Kristofër Riiv me gruan e tij.
Aktoi kryesor në filmin “Supermen”, u rrëzua teksa bënte një shëtitje me kalë, çka i kushtoi thyerjen e shtyllëz kurrizore, dhe e paralizoi atë nga pjesa e shpatullave deri poshtë.
Në ditët që pasuan ai së bashku me nënën e tij vendosën që ti hiqnin prizën sistemit mbështetës të jetës së tij. Në autobiografinë e tij “Ende unë” (Still Me), ku tregon betejat e tij pas aksidentit, Riiv tregon se gjëra e parë që bëri ishte të ndante mendimet me gruan e tij, Dana. Ai kujton: “I shqiptova asaj qartë fjalët e para: ‘ndoshta duhet të më lesh’. Por gruaja e tij mes lotëve e bindi atë të luftonte, me fjalët: “Dëshiroj që ta dish se do të jem me ty përgjatë gjithë rrugës, pavarësisht se çfarë ndodh. Ti je po ai dhe unë të dua.”
Dashuria lidh virtytet me njerëzit, po kështu na mban të lidhur me zemrën e Zotit. Sikurse Pali thotë në një varg tjetër të letrave të tij,te romakëve: ” Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,
as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” Pra le të jetojmë sipas njohjes dhe sigurisë që kemi në dashurinë e Perëndisë me anë të Jezusit.
Këto dy javë kemi parë aspekte të ndryshme të marrëdhënies: konfliktin, faljen dhe intimitetin. Tani do të kthehemi aty ku e nisëm.
Secili prej nesh ka nevojë të hyjë në një marrëdhënie dashurie me Perëndinë, Krijuesin dhe Shpenguesin tonë,
Unë lutem që kjo marrëdhënie të jetë e gjallë dhe e begatë. Nëse marrëdhënia juaj me Perëndinë është ftohur, ose nëse nuk e ke ndier kurrë ngrohtësinë e përqafimit të Perëndisë, duhet ta dish se ai është përqafimi më i ngrohtë dhe më jetëgjatë i dashurisë që një person mund të marrë.
Dije se Ati yt qiellor të do, se ti je falur, dhe ai dëshiron që të edhe ti ta duash atë.