Të sfidosh Perëndinë

Print

Titulli: Të sfidosh Perëndinë (pjesa 1)

Të gjesh kohë për Perëndinë nuk është e lehtë. Autori i njohur Ej Xhei Xhekobs (A.J. Jacobs) në librin e tij të fundit, “Viti i të jetuarit sipas Biblës”, tregon për të gjithë vizitorët në Grupin e ateistëve të Nju Jorkut (New York City Atheists Club).

Ndoshta të duket çudi, por në fakt ekziston një grup i tillë. Afro tridhjetë njerëz takohen në dhomën e pasme të një restoranti grek në qendër të qytetit.

Ky grup sponsorizon një program të përjavshëm ateist në një televizion kabllor, në të cilin ata diskutojnë rreth filmave që mbështesin kauzën e tyre.

Ata nxisin njëri-tjetrin duke thënë se është e nevojshme të konfrontojnë besimtarët me mesazhin e ateizmit.

Pasi dëgjova rreth këtij grupi, u kujtova për atë që ka thënë një gazetar i njohur amerikan, Hejud Bron(Heyëood Broun) dikur shkroi: “Askush nuk flet kaq shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme për Perëndinë, se sa ata që këmbëngulin se nuk ka Perëndi.”

Po është e vërtetë. Klubi i ateistëve në Nju Jork, ka kaluar më shumë kohë duke biseduar rreth Perëndisë, se sa kalimtarët jashtë në rrugë.

Po ti? A mendon shpesh për Perëndinë?

Nëse edhe ti je si shumica e njerëzve, nuk besoj se mendon shume rreth Perëndisë, të mos them, që nuk mendon fare.

Pse? Sepse je kaq i zënë me presionet e përditshme të jetës, që thonë se nuk ke kohë për ti lënë mendimet të shkojnë drejt Perëndisë.

Të mendosh për Perëndinë?! Ti je shumë i zënë me mendime të tjera, si për shembull çfarë është ajo zhurmë e çuditshme që dëgjon poshtë makinës sa herë që e shton shpejtësinë? Mos vallë transmisioni yt do të lerë në mes të rrugës?

Ti thua: Nuk më takon mua të mendoj për Perëndinë, kjo është puna e teologëve dhe filozofëve, jo e njerëzve të zakonshëm!

Por unë nuk mendoj kështu. Një prej gjërave më të rrezikshme që mund të bësh në jetë është të shpërfillësh Perëndinë.

Së fundmi unë mora një i-mejll nga një kolegu im, me të cilin po punoj për një projekt të rëndësishëm. Sinqerisht e them, ky projekt është në krye të listës së gjërave që kam për të bërë.

Por isha deri në fyt me punë, me disa çështje që duhen mbaruar me patjetër tani, në fakt duhet t’i kisha bërë me kohë!

Kështu që unë i ktheva atij një përgjigje ku i thoja:

“Gjërat urgjente po më largojnë nga ato të rëndësishmet,”

” Shpresoj që t’i kthehemi asaj pune muajin tjetër.”

Kam frikë se kjo është edhe vendndodhja e shumë prej nesh, përsa i përket raportit tonë me Perëndinë.

E vërteta është se, Perëndia ËSHTË i rëndësishëm!

Në fakt Ai është vendimi më i rëndësishëm në jetë!

Por në botën e përditshme, ka kaq shumë gjëra urgjente për tu bërë. Ti fshihesh pas faturave. Dhe puna po të bën me dhimbje koke.

Ndoshta je duke u kujdesur njëkohësisht për prindërit e tu të moshuar dhe për rritjen e fëmijëve të tu.

Ti je kaq i lodhur në fund të ditës sa që mendimet rreth Perëndisë nuk janë fare pjesë e listës së gjërave më të rëndësishme për tu bërë.

Dhe Perëndia, nuk ndërhyn që të ribëjë listën tënde për të vendosur emrin e Tij, apo ndërhyn?

Perëndia nuk ia imponon veten e tij askujt.

Ai nuk është aq kërkues sa shefi yt, i cili hap i inatosur derën e zyrës tënde dhe kërkon llogari përse projekti i marketingut është një javë më vonë nga afati i përcaktuar.

Perëndia nuk është si djali yt dhjetë vjeçar, i cili të tërheq mëngën teksa ti po lan enët, për të thënë se ka harruar të të kujtonte se të nesërmen duhet të dorëzojë projektin shkencor.

Perëndia mund të jetë i rëndësishëm, por ai nuk është imponues!

Ndaj ne mund të gjejmë shumë mënyra për ta dekurajuar atë.

Ai nuk të fton në zyrën e Tij të hënën në mëngjes për të pyetur nëse ke menduar për të ose jo gjatë fundjavës.

Ai nuk të dërgon mesazhe imponuese në postën tënde elektronike sepse nuk ke folur me të në lutje gjatë muajit të kaluar.

Pra meqenëse qenka kaq e lehtë për të shpërfillur Perëndinë gjatë ditës, ndoshta do të ishte mirë që t’i kushtosh tani pak kohë Perëndisë. Në fakt, marrja e Perëndinë seriozisht mund të ndihmojë që t’i shohësh në këndvështrimin e duhur çështjet e tjera urgjente!

OPSIONET E PERËNDISË

POR Kush është Perëndia? Nuk është e lehtë të mendosh rreth Perëndisë apo jo?

Po lexoja para disa ditësh një ngjarje që ka ndodhur vite më parë në Denver, në Amerikë. Në vitin 1987, ateistët amerikanë u mblodhën në një konferencë kombëtare, në Denver dhe aty Medlin Murej O’her u çua në këmbë dhe deklaroi para delegatëve se: “Nuk ka Perëndi.”

Menjëherë pas kësaj ngjarje një tjetër person, Shirli Meklejn (Shirley MacLaine) vizitoi Denverin dhe deklaroi se: “Unë jam Perëndi, dhe çdo njeri tjetër është Perëndi!”

Më pas Billi Graham vizitoi qytetin dhe i foli kështu popullit të Denverit: “Jezus Krishti është Perëndia.”

Ja pra ku i keni mundësitë.

Tre mundësi se kush është Perëndia.

  1. Nuk ka Perëndi.
  2. Çdokush është Perëndi.
  3. Jezusi është Perëndi.

Hej çfarë po ndodh kështu. Kush ka të drejtë? Kush e ka gabim?

E vërteta është kjo: këto tre mundësi rreth Perëndisë kanë qenë rrotull nesh për një kohë të gjatë.

Mejdlin Murej O’her(Madelyn Murray O’Hare)flet për ateizmin. Perëndia nuk ekziston fare. Ai është një mit, ashtu si shumë mite të tjera.

Perëndia nuk ekziston. Dakord nëse Perëndia nuk ekziston atëherë edhe realitetet e tjera shpirtërore do të zhduken.

Nëse nuk ka Perëndi, atëherë nuk ka asnjë arsye përse të besojmë fundja as te demonët, engjëjt apo edhe shpirtrat. Bota që ti sheh me shqisat e tua, është e vetmja botë që ekziston.

Billi Graham (Billy Graham), e shprehu shumë mirë besimin historik të krishterë. Por do ti kthehemi kësaj pak më vonë.

Por më pas është edhe mundësia e tretë. Shirli Meklejn (Shirley MacLaine)ofroi për ne një mënyrë të re të menduari, rreth Perëndisë.

Por a duhet ta besosh atë? A është Shirli Meklejn hyjnore?

Dhe përsa i takon asaj çështjeje, çdokush tjetër është hyjnor apo jo?

Pesëdhjetë vite më parë, shumë njerëz do ta kishin quajtur këtë lloj të menduari një marrëzi, në mos arrogancë shpirtërore. Por sot shumë njerëz nuk janë aq të sigurt.

Realisht, mendimet e MekLjen rreth Perëndisë tashmë janë bërë shumë të zakonshme për atë që quhet sot, lëvizja Epoka e Re.

Fjala teknike për këtë lloj të menduari rreth Perëndisë, është Panteizëm. Panteizmi është e kundërta e ateizmit. Nëse ateizmi thotë se ASGJË-ja është Perëndi, ndërsa panteizmi thotë se CDO GJË është Perëndi!

Nuk e di nëse ke dëgjuar ndonjëherë më parë fjalën Panteizëm. Por me shumë mundësi je ndeshur me këtë lloj të menduari, për hyjninë.

Ndoshta nuk ke mësuar rreth kësaj me anë të librave të teologjisë apo filozofisë, por thjesht duke hyrë në kinema, apo më anë të një filmi në shtëpinë tënde.

Çdo njeri që është ulur në kolltukun e tij për të parë një film, ka mësuar diçka rreth filozofisë së panteizmit. Filmi “Lufta e yjeve” është një prej aventurave epike më të mëdha me aksion që njihet këto 30 vitet e fundit.

Por çuditërisht, në këtë film bëhen deklarata filozofike rreth natyrës së Perëndisë!

Dëgjo se çfarë thotë një prej panteistëve më të famshëm të shekullit të kaluar: “Sepse aleati im është Forca, por sa aleat i fuqishëm që është ai. …energjia e tij na rrethon dhe na mban të lidhura…  si qenie ndriçuese që jemi ne. Ti duhet të ndiesh Forcën rrotull teje… kudo…edhe në tokë.”

Kush i tha këto fjalë? Gandi? Ndonjë mësues i njohur budizmi? Jo këto fjalë janë folur nga personi më i famshëm i të gjithë kohërave. Joda. Është një lider shpirtëror me një shpatë të lehtë. Dhe ne kemi dëgjuar bekimin famëkeq që përmendet shpesh tek filmi Lufta e Yjeve: “Forca qoftë me ty!”.

Filmi Lufta e Yjeve është fantastiko-shkencor.

Si film fantastiko- shkencor që është, ka goxha histori të mirë.

Regjisori Xhorxh Lukas (George Lucas) thotë se krijoi filmin “Lufta e yjeve” si një mitologji e shekullit të njëzetë. Në fakt, Lukas citoi këto fjalë: “Unë rivendosa Forcën në film për të rizgjuar disi spiritualitetin tek të rinjtë… unë shoh se Lufta e yjeve prezanton të gjitha çështjet që përfaqëson besimi, dhe kërkon t’i distilojë ato në një kontekst më modern dhe më të kuptueshëm.”

Çfarë kuptimi fetar ofron ky film?

“Gjithë çështjet që besimi prezanton… të ofruara në një formë më të kuptueshme. ” Te filmi Lufta e yjeve?!

Ndoshta kjo të bën ty të qeshësh.

Me përjashtim të faktit se ata që shohin filmin “Lufta e yjeve” e shikojnë atë si një themel të ri për besimin.

Shikuesit e këtij filmi nuk e panë atë thjesht si një histori të fantazuar. Ata e konsideruan atë një pjesë të teologjisë.

Në fakt, disa njerëz sot janë kaq të etur për të vërtetën shpirtërore sa që e kuptojnë atë teksa shpallim realitetin shpirtëror.

Alek Ginez (Alec Guinness), i cili luajti rolin e Obi Van Kenobit në këtë serial, ishte disi i frikësuar sepse pas shfaqjes së filmit Lufta e Yjeve njerëzit filluan të BESONIN tek ‘Forca.’ ”

Alek Ginez (Alec Guinness)u shpreh me fjalët: “Unë jam një i krishterë, dhe në këtë pikë unë besoj se ekziston diçka e ngjashme si Forca. Por jo ashtu siç përjetohet tek filmi “Lufta e Yjeve.”

Por ndonëse Ginez nuk e besonte këtë, ka shumë të tjerë që e besojnë. Këta janë anëtarët e lëvizjes Epoka e Re.

Perëndia është një Forcë gjithëpërfshirëse që mbush universin. Lufta e Yjeve na ofron një përkufizim të Epokës së Re për Hyjninë. Gjithçka është e mirë. Dhe Perëndia është gjithçka.

Siç e dini, sipas lëvizjes Epoka e Re, SHPIRTI, është realiteti përfundimtar i universit. Sa larg do ta çosh këtë ide, varet nga ti.

Disa forma të mendimit të lëvizjes Epoka e Re, shkojnë aq larg sa që pohojnë se bota materiale nuk ekziston fare.

Për ta nocioni se ti ke një trup, se ti ekziston në botën fizike është një iluzion.

Po trupi yt? Ai është një fantazmë!