Të sfidosh Perëndinë

Print

Titulli: Të sfidosh Perëndinë (pjesa 2)

I kthehemi sërish temës tonë të sfidosh Perëndinë. Imazhi që paraqet Perëndia në lëvizjen Epoka e Re kthehet thjesht si një energji e mbinatyrshme që mbush universin.

Perëndia bëhet, “FORCA.” Nëse ky është përkufizimi yt për Perëndinë, atëherë me siguri ti nuk e njeh Perëndinë ballë për ballë. Nuk ka kuptim të mendosh se mund të qëndrosh para Perëndisë, sikurse Mojsiu, në shkurren që po digjej, e të dëgjosh Perëndinë që të thërret në emër. Perëndia është gjithçka. Dhe Gjithçka është Perëndia!

E çfarë pastaj?

Ka nga ata që po dëgjojnë këtë program sot, të cilëve mund tu ketë bërë përshtypje ky lloj përshkrimi i Perëndisë. Dua të them, çfarë është ajo gjë tjetër që e plotëson kaq mirë anën shpirtërore se sa ta quajmë veten shkëndija të hyjnisë?

Duket se anëtarët e lëvizjes Epoka e Re kanë një ide rreth identitetit njerëzor, që është më i madh dhe më i mirë se sa besimi i krishterë.

Të krishterët flasin për të qenurit qenie sipas imazhit të Perëndisë. Ata flasin për burrin dhe gruan si fëmijë të Perëndisë. Por anëtarët e lëvizjes Epoka e Re, janë të gatshëm të kapërcejnë këtë hap, dhe të shpallin natyrën tonë hyjnore!

A nuk do të thotë kjo se ne jemi perëndi dhe perëndesha të vërteta? Kështu pohon Shirli Meklejn. A ju kujtohet emri personal që Perëndia i ofroi Mojsiut? Meklejn pohon për veten e saj: “Unë e di që ekzistoj ndaj edhe JAM.”  “Unë e di se burimi i Perëndisë ekziston. Prandaj ËSHTË.

Meqenëse unë jam pjesë e asaj force atëherë i bie që UNË JAM AI QË JAM.” Ja pra ky është pohimi i Meklejn, për natyrën hyjnore personale! Dhe zëri i saj, pasohet nga jehona e shumë të tjerëve. Në kampin e Lëvizjes Epoka e Re.

Maharishi, i cili është bërë i njohur për prezantimin e meditimit transcendental në Amerikë shkruan: “ndalu dhe prano se ti je Perëndi.” Apo Swami Muktananda i cili thotë: “përulu para vetes tënde. Ndero dhe adhuro vetëm qenien tënde. Perëndia banon në ty në personin tënd.”

Ose kujto fjalët që Stjuard Bend (Steward Band), i cili ka shkruar kështu tek “Katalgu i plotë i botës tjetër”(The Next Whole Earth Catalogue), “Ne jemi si Perëndi dhe mund t’ia dalim shumë mirë kështu.”

Duket mbresëlënëse! Por a është vërtetë kështu? Mendohu për këtë. Po nëse dëshiron të pranosh definicionet e lëvizjes Epoka e re për hyjninë mund ta bësh. Por të garantoj se kjo nuk është diçka për tu përgëzuar.

Fundja fundit, hyjnia i ngjan termiteve që ke tentuar të gjesh për një kohë të gjatë në bodrumin tënd. Në rast se je panteist, mund të pohosh se je hyjnor. Por në të njëjtën kohë duhet t’ia veshësh hyjninë edhe barit të keq që ke dashur të çrrënjosësh prej kopshtit përpara shtëpisë.

Fakti është se panteizmi nuk njihet për rezultate të mira, përsa i takon transformimit të shoqërisë dhe shndërrimit të botës në një vend më të mirë jetese. Jo, kur ne kapemi pas hyjnisë, ne nuk arrijmë qiellin.

Kur kapemi pas hyjnisë përfundojmë në çintegrimin e vetes deri në nivelin e kafshëve, e ndonjëherë mos më keq. Kur ne humbasim pozitën e vërtetë në krijimin e Perëndisë, ne ia vjedhim vetes dinjitetin që Perëndia ka pas si qëllim për ne.

Kjo do të ndodhë nëse ndjekim arsyetimin e Epokës së Re për Perëndinë, ne do të shkatërrojmë themelet e moralit. Po unë e di se lëvizja Epoka e Re, nuk ka për qëllim të shkatërrojë konceptin e të drejtës dhe të gabuarës. Por logjikisht kështu ndodh. Sikurse e thotë edhe Shirli Meklejn, se e kundërta e së keqes është e mira. E keqja është thjesht një mënyrë më inferiore për ta parë jetën!

Ose dëgjo Çarls Mensën, këtë vrasës të famshëm që u fut në Berlinin Lindor, cili ka cituar si më poshtë: “Nëse Perëndia është gjithçka, atëherë çfarë është e keqja?”

Ose konsidero Jen Menin, këtë mësuese fetar të madh. Ai mëson se: “Nëse dëshiron të vërtetën e thjeshtë mos u shqetëso në lidhje me të drejtën dhe të gabuarën. Konflikti mes së drejtës dhe së gabuarës është sëmundja e mendjes.”

Pikërisht në këtë gjendje do ta gjesh veten, kur përqafon perëndinë e lëvizjes Epoka e Re.

NJË FJALË PREJ PERËNDISË PËR NATYRËN HYJNORE

Por tani mendoni për Perëndinë por në një tjetër mënyrë. Në vend që ta mendoni Perëndinë si një “gjithçka” të mjegullt hyjnore, mendoje Perëndinë si dikë të cilin e takon ballë për ballë tek Shkrimet e Tij.

Dëgjoje atë teksa të flet ty përmes profetit Isaia. Pasi ta kesh dëgjuar, atëherë do të kuptosh kritikat e tij  për mendimet e lëvizjes Epoka e Re. Ja se çfarë shkruan Isaia.

Kujt dëshironi t’i përngjajë Perëndia

dhe çfarë figure do t’i vinit përballë?

Një artist shkrin një shëmbëlltyrë të gdhendur

dhe argjendari e vesh me ar

dhe shkrin zinxhirë të vegjël prej argjendi.

Ai që është tepër i varfër për një ofertë të tillë zgjedh një dru që nuk kalbet dhe gjen një artizan të shkathët, që i përgatit një shëmbëlltyrë të gdhendur që nuk lëviz.

(Isa. 40:18-20)

Për vetë Isaian, mendimi se mund të mjegullosh kufirin mes fizikes dhe shpirtërores është një marrëzi.

Shumë njerëz në kohën e Isaias bënë të njëjtën gjë. Ata besuan se Perënditë e tyre dhe perëndeshat e tyre, kishin zënë vend në objekte fizike. Perëndia apo perëndesha jote mund të identifikohej me një idhull prej druri të gdhendur në një statujë. “Por kjo është marrëzi,” thotë Isaia.

“Është marrëzi të gdhendësh një perëndi në dru, të përulesh para tij e më pas të kthehesh prapa dhe të djegësh shkarpat që kanë mbetur për tu ngrohur vetë. Është marrëzi ta ulësh Perëndinë në nivelin e botës fizike.”

Por këtë bën edhe lëvizja Epoka e Re. Ata thonë: Makina që unë kam është mjeti im i transportit dhe njëkohësisht perëndia që unë adhuroj. Shtëpia ku unë jetoj është streha ime dhe një manifestim i hyjnisë. Zhavorri i shtruar në rrugën afër shtëpisë sime, është një sistem i mirë kullimi për shiun, por edhe shprehje e hyjnisë.

Pema në oborrin tim është për hije gjatë verës së nxehtë, por edhe një manifestim i perëndisë universal që është një. Por asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Perëndia thotë përmes profetit Isaia: “Kjo është MARRËZI!” “Perëndia thotë, më merr seriozisht! Më njih ashtu siç jam në të vërtetë!”

I LIDHUR NGUSHTË DHE PERSONALISHT ME PERËNDINË

Perëndia deklaron tek Isaia 45:5: ” Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi.”

Para se të fillonte historia, ka qenë, dhe është Perëndia.

Dhe kur kësaj epoke t’i vijë fundi, Perëndia do të jetë, Sepse ai është i përjetshëm! Perëndia është më i madh se ky planet, më i madh se koha dhe hapësira. Ai nuk është një forcë e thjeshtë, ai nuk është një aspekt i thjeshtë i energjisë.

Në vend të kësaj, ai është Perëndia personal. Ai është Perëndia që të krijoi ty edhe mua. Ai është Perëndia që të sheh ty drejt e në sy, për të mos luajtur më me të, mjaft e largove Perëndinë.  Mjaft e shtyve atë , mjaft e refuzove atë sa herë që të fton e të thotë:” Eja me mua. Ec me mua dhe gjej jetën tek unë!”

A e di se ky Perëndi interesohet me të vërtetë për jetën tënde? Ai është shumë i shqetësuar për ty, e dëshiron që ti ta njohësh atë.

Aq shumë, sa që ti nuk do të kishe paqe dhe qetësi të thellë për shpirtin, derisa ta kuptoje Atë, ta vlerësoje Atë, të lidheshe më ngushtë me Atë, më shumë se sa dy miq të ngushtë janë të lidhur me njëri- tjetrin.

Dhe përse mund ta them unë këtë? Sepse ky Perëndi i madh ka ardhur shumë pranë nesh, nëpërmjet Birit të tij Jezus Krishtit.

Pali na tregon tek letra e Efesianëve, kapitulli 2, se Krishti ishte në formën e Perëndisë, por gjithsesi e zbrazi veten prej lavdisë hyjnore, me qëllim që të merrte formën e një shërbëtori, me qëllim që të lindte në racën njerëzore.

Jezus Krishti, thotë apostulli Gjon në kapitullin e parë të ungjillit të tij, është Perëndia me ne. Ai ka ardhur në lagjen tonë. Ai e ka bërë këtë sepse dëshiron të jetë pjesë e jetës tënde. Ndaj nëse dëshiron të shikosh fytyrën e Perëndisë, shiko fytyrën e Jezusit.

Në fakt Jezusi na ka thënë: “Ai që më ka parë mua, ka parë Atin.”

Te Jezusi ne shohim se si është Perëndia. Ne shohim dashurinë e Tij mahnitëse, dhembshurinë e Tij të pafund, urtësinë e Tij të madhe.

T’i kushtosh kohë Perëndisë do të thotë t’i kushtosh kohë Jezusit. Pra ti i përgjigjesh thirrjes së Krishtit, për të hyrë në besim, dishepullizim dhe për t’i besuar asaj që Ai tha: “Askush nuk shkon tek Ati veçëse nëpërmjet meje.”

Ky Perëndi, që po ju flas tani është shumë ndryshe prej perëndisë që mund të takoni në lëvizjen Epoka e Re. Sinqerisht e them se, lëvizja Epoka e Re, është përpjeka e djallit për të na bërë të dukemi si budallenj. Kjo është përpjekja e djallit për të na vjedhur marrëdhënien tonë personale me Perëndinë.

Por kur ti lexon Shkrimet, takohesh me të VËRTETËN. Perëndia i mrekullueshëm, Ai që të krijoi ty edhe mua, dëshiron që ti ta njohësh atë. Ai dëshiron të të riformojë ty, të të ribëjë sipas personit të Birit të Tij, Jezus Krishtit.

Perëndia personal, dëshiron që të takohesh ballë për ballë me të. Ta njohësh atë dhe të ecësh me të përgjithmonë. Unë nuk e di për ty, por Perëndia i Epokës së Re, nuk më tërheq aspak. Një forcë e largët nuk mund të më dojë mua, nuk mund të më mbajë në pëllëmbët e duarve të tij.

“Forca” nuk mund ta bëjë këtë për mua. Por Perëndia i Biblës mund ta bëjë. Ai mund të më mbajë, po mund të më mbajë shumë pranë vetes.

Tozer dikur ka thënë, se asnjë fe nuk mund të ngrihet më lart se sa koncepti i tij për Perëndinë. Ai kishte të drejtë. Panteizmi nuk mund të ngrihet as një centimetër nga toka.

Vetëm Perëndia që njohim në Krishtin Jezus mund të hapë për ty derën e mbretërisë hyjnore, dhe mund të nxisë ty të hysh në praninë e Perëndisë së paqes dhe ngushëllimit.