Dua ta filloj me nje pervoje te veçante ne jeten time. Vite më parë shkova në një shtetet të huaj për të predikuar Krishtin. Shërbesa zhvillohej në një fushë pranë një burimi, dhe për tu mbrojtur nga dielli përvëlues kishin ngritur një tendë që bënte hije. Gjithë bashkësia qëndronte bashkë. Pasi mbaroi koha e adhurimit dhe e dëshmive unë dola përpara për të predikuar. Kisha përgatitur këtë predikim nga e letra e parw e Pjetrit, kapitulli 1.
të cilin, megjithëse ju nuk e keni parë, e doni, duke besuar në të, megjithëse tani nuk e shihni, dhe ngazëllohuni nga një hare e patregueshme dhe e lavdishme, duke arritur përmbushjen e besimit tuaj, shpëtimin e shpirtrave. 1 Pjetri 1:8-9
Duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit,por nga gjaku i çmuar i Krishtit, si të Qengjit të patëmetë dhe të panjollë,
1 Pjetri 1:18-19, niv
Ate dite shume njerez degjuan keto vargje dhe uroj te jen prekur dhe jeta e tyre te kete ndryshuar. Ndoshta ti pyet cfare do te thuash me shpengim dhe pse duhet te shpengohemi, nga se duhet te shpengohemi? Dua ti pergjigjem te gjithave me rradhe, se pari: Të shpenguar: nga se?
Ideja qëndrore në atë citim është shpengimi. Kjo fjalë është shumë e njohur për të krishterët, ndoshta e famshme. Jam shpenguar nga gjaku i qengjit të Perëndisë.” Kjo është një e vërtetë e mrekullueshme, NE e kemi dëgjuar aq shumë POR ndoshta për jo të krishterët qe e degjojne per here te pare nuk ka kuptim.
“Shpengimi” në të vërtetë është një metaforë, një gjuhë simbolike që përdoret shumë në Dhajtën e Re, për të na mësuar të vërtetën themelore për shpëtimin.
Shembulli pas kësaj fjale i referohet institucionit të skllavërisë. Nëse një person në botën antike, që ishte skllavopronar donte të lironte një skllav, atëherë e bënte këtë duke shkuar në tempull dhe duke paguar paratë që do të ndikonin për lirimin e skllavit.
Ky akt këbimi quhej “shpengim” i skllavit. “Shpengimi” quhej procesi që përdorej për të liruar skllavin duke paguar cmimin e duhur.
Shpengimi është fjala që përdor Pjetri për të përshkruar atë që i ndodh një të krishterë.
Edhe ju dikur në jetën tuaj të mëparshme ishit skllevër të mëkatit, por tani jeni shpenguar dhe jeni bërë të lirë. Sigurisht që nuk e kishte fjalën për skllavërinë fizike , por për atë boshllëk dhe dëshpërim që sjell mëkati në jetën e një njeriu.
Shpengimi për të cilin Pjetri e ka fjalën është në lidhje me mënyrën e jetës pagane që kishin trashëguar prej paraardhësve të tyre. Kjo jetë dallonte prej këtyre gjërave:
Së pari injoranca. Kultura e shekullit të parë më të cilën jetoi Pjetri ishte mbushur me fenë. Njerëzit adhuronin shumë perëndi dhe, shumë prej këtyre perëndive vinin nga bota antike, secili kërkonte anwtarwt e vet dhe premtonte përfitime.
Por mes asaj morie perëndish të rreme, kishte një injorancë të plotë për Perëndinë e vërtetë.
Pali vizitoi qytetin e Athinës dhe pa se atje ndër perënditë e tjera pagane kishte një altar dedikuar “ Perëndisë së panjohur”, si perëndi rezervë në rast se kishin harruar pa përmendur ndonjë perëndi.
” Atë, pra, që ju e adhuroni pa e njohur, unë po jua shpall. (Veprat 17:23).
Pra kishte një errësirë të plotë në njohjen e Perëndisë.
Karakteristika e dytë e madhe në botën antike ishte imoraliteti. Ne si të krishterë sot e shikojmë kulturën tonë laike dhe biem në dëshpërim.
Ne mendojmë se gjërat janë keq dhe po bëhen keq e më keq.
Asnjëherë nuk ka qenë kaq keq. Por ja ku e kemi, botën e Dhjatës së Re të mbushur me korrupsion, gjëra të turpshme, dhe ligësi të cdo natyre. Aborte, vjedhje, perversitet seksual, imoralitet, spektakle tw errëta e të dhunshme argëtimi, luftra dhe ngjarje si këto ndodhwn në botën e Biblës.
Kufizimet e vetme tw sjelljes dhe kulturës njerëzore para së cilave u paraqit ungjilli i parë ishte shija dhe ndërgjegja e individit. Duke parë se si janë shumica e njerëzve nuk është e vështirë të dish rezultatet. Por pikërisht në atë kulturë erdhi Lajm i Mirë i ungjillit të Jezus Krishtit si një kontrast befasues dhe krijoi tek njerëzit e zakonshëm dashuri dhe pastërti, që shkëlqyen si fanarë errësirën e shoqërisë së shtrembëruar.
Së treti bota pagane e shkekullit të parë dallohej prej mungesës së Shpresës. “Ju jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit,” thotë Pjetri” pra ishte një jetë pa qëllim, pa një objektiv. Njerëzit asokohe po jetonin në botë “ pa shpresë dhe pa Perëndinë” (Efesianëve 2:12).
Dëshpërmi që përmendëm gjendet i gdhendur në pllakën e një varri që ka mbijetuar nga varrezat greke dhe romake. “Këtu prehem unë” Dionisi i Tarsit, gjashtëdhjetë vjec, i pamartuar. Ndoshta dhe babai im kështu do të ishte.”
Por për të krishterët ai lloj dëshpërimi ka ndodhur në të kaluarën. Tani ata janë shpenguar dhe nuk janë më tw pashpresë, kanë një qëllim dhe një shpresë që kalon përtej vdekjes. Të shpenguar: me cfarë?
Pjetri zhvillon një analogji tjetër të shpengimit kur i kujton lexuesve të tij cmimin me të cilin janë shpenguar. Së pari ai thotë se ata nuk janë shpenguar me atë të gjërave që prishen, as me anë të arit apo argjendit, as me anë të parasë, apo sakrificës së kafshëve, as me anë të përpjekjeve njerëzore, apo veprave të mira. Asgjë nga këto nuk do të ketë vlerë të përjetshme.
A ke ndaluar ndonjëherë për të menduar se sa të marra janë të ashtuquajturat vlerat tona?
Tek e fundit, cfarë janë ato? Ne gërmojmë minerale nga toka për ti kthyer ato në ar. Ne punojmë për tu bërë të pasur. Ka njerëz që janë gati të vrasin vetëm që të pasurohen. Por unë mendoj se kjo nuk ka vlerë. Të gjitha këto janë gjëra që prishen, veniten, largohen, zhduken. Asnjë prej këtyre gjërave nuk mund të na shpengojë nga vdekja, mungesa e shpresës dhe dëshpërimi.
Pjetri thotë se jemi shpenguar jo me anë të gjërave që prishen por me anë të gjakut të Krishtit. Kështu shpengohen të krishterët. Ky është cmimi që Krishti pagoi për shpëtimin tonë. Hiri është falas por jo i pakushtueshëm.
Ky hir i kushtoi shumë Perëndisë, i kushtoi sa“gjaku i Krishtit”
Ky shembull na tregon se Jezusi u sakrifikua si një qengj. Sipas ligjit kafshët që sakrifkoheshin ishin të përsosura fizikisht dhe pa asnjë njollë apo të metë, jo sepse kështu do të mjaftonin për të bërë shepengimin e mëkateve por sepse ishin shenjusi për qengjin e vërtetë të pamëkat që do të ishte Krishti.
çdo ofertë e Dhjatës së vjetër, çdo pikë gjaku e derdhur në altar, ishte vetëm një shenjë e qengjit të Perëndisë në Dhjatën e Re, Jezusit. Ai pagoi çminin e shpengimit tonë. Të shpenguar: për cfarë?
Pjetri nuk na thotë se thjesht jemi shpenguar por na tregon edhe arsyen.
Kalojeni kohën e shtegtimit tuaj mbi dhe me frikë, nxit apostulli. (v. 17). Nëse ti edhe unë jemi shpenguar nuk jetojmë më për këtë botë. Ne jemi nxjerrë jashtë këtij sistemi.
Nuk jemi më skllevër të mëkatit dhe të skllavërisë. Ne jemi blerë me një cmim tani i përkasim Perëndisë ndaj duhet të jetojmë ndryshe,(vv. 13-14). Mbi të gjitha duhet të bëhemi gjithmonë e më tepër në ngjashmërinë e Zotit. (vv. 15-16).
Një ditë mendova të krijoj një recetë se si mund të bëhem më shumë në ngjashmërinë e botës: “ Zbulo se cfarë mendon bota dhe mendo edhe ti ashtu, se dyti zbulo se cfarë dëshiron bota dhe dëshiroje edhe ti; zbulo se cfarë bën bota ,e bëje edhe ti.” Kështu shumë shpejt do të bëhesh si bota. Por unë kam edhe një recetë tjetër,
Nëse e zëvendëson më lart fjalën bota me fjalën “Perëndi” me siguri që do të kesh shumë gjëra për të bërë në programin ditor si njeri i shpenguar. “Zbulo se çfarë mendon Perëndia e mendoje edhe ti. Zbulo se çfarë dëshiron Perëndia dhe dëshiroje edhe ti, zbulo se cfarë bën Perëndia dhe thjesht bëje.