Print

Titulli: Të uritur për drejtësi (pjesa 3)

I uritur për ardhjen e tij

Përfundimisht nëse jemi të uritur për drejtësi, nuk do të duam asgjë më shumë se sa ardhjen e dytë të Zotit Jezus Krisht. Vetëm kur Jezusi të kthehet sërish, do të gjykohen tërë padrejtësitë, tërë gabimet do të ndreqen, tërë të varfrit do të bëhen të pasur, tërë të shtypurit do të çlirohen, tërë paaftësitë do të shërohen, lotët do të thahen, tërë fuqitë e të ligut do të dënohen në ferr, dhe dobësitë që shtrihen mbi popullin e Perëndisë do të hiqen dhe karakteri ynë të bëhet i përsosur. Kjo na sjell atje ku e filluam këtë seri mbi agjërimin: agjërimi i vërtetë në tërë format e tij dhe në tërë rastet, fillim e mbarim, është një uri për Perëndinë.

Ne kemi parë në programet e kaluara, se agjërimi nuk është një model që tregon si të fitojmë miratimin e Perëndisë, por pikë së pari është një mënyrë për të kërkuar një marrëdhënie më të ngushtë me Perëndinë dhe që t’i shprehim Atij dashurinë tonë për Të.

Çdo model i rregullt agjërimi duhet të ketë këtë si synimin e tij kryesor. Përveç agjërimit për një marrëdhënie të plotë me Zotin, Bibla tregon raste kur ia vlen të agjërosh për një qëllim të caktuar siç është dëshira për drejtësi, kur ne kemi mëkatuar dhe kemi uri për mëshirën dhe faljen e Perëndisë; kur biem në kurthin e zakoneve të vjetra, dhe po trajnohemi për më shumë liri dhe vetëkontroll; kur përballemi me sfida të mëdha dhe kemi uri për ndihmën e Perëndisë; kur nuk jemi të sigurt se cili do të jetë hapi ynë i radhës dhe jemi të etur për drejtimin e Perëndisë; dhe sikurse e kemi theksuar me temën tonë sot edhe kur shikojmë dhimbje dhe padrejtësi përreth nesh mund të agjërojmë.

Tërë kjo uri, kjo dëshirë për mëshirë, liri, ndihmë, drejtim dhe drejtësi, po ashtu edhe uria për Zotin vetë, do të përmbushet kur Jezusi të vijë sërish dhe ne ta shohim Atë sy në sy.

Kur Jezusi eci në këtë tokë, dishepujt e Tij nuk agjëruan. Kur e pyetën Zotin, se pse ndjekësit e Tij nuk agjëruan ashtu si drejtuesit e tjerë fetarë, Jezusi u përgjigj:” Dhe Jezusi u tha atyre: “A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndëri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t’ua marrin dhëndrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.” (Mateu 9:15)

Duke e quajtur veten “dhëndri,” Jezusi po e quante veten, Zoti Perëndia. Profeti Isaia kishte shkruar, “Sepse krijuesi yt është dhëndri yt; emri i tij është Zoti i ushtrive dhe ashtu si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty.” (Isaia 54:5; 62:5) Një nuse nuk agjëron në ditën e saj të dasmës, kur është me dhëndrin. Por nëse bashkëshorti largohet për një kohë të gjatë, atëherë e merr malli për të.

Kur Zoti ynë ishte në tokë, ishte koha për të festuar me Të, jo për të agjëruar. Por tani që Ai është larguar në qiell, është me vend të agjërosh. Kur Jezusi u largua, Ai dërgoi Frymën e Shenjtë, që të ishte me ne. Fryma është një bekim i jashtëzakonshëm dhe na lidh me Shpëtimtarin, por ne si të krishterë tani po përjetojmë vetëm një “depozitë” (në thonjëza), apo një kapar të asaj që do të përjetojmë kur Jezusi të kthehet sërish, e ta shohim atë sy në sy, si Zot mbi gjithçka. Përmes Frymës, ne mund të përjetojmë praninë e Jezusit, por gjithsesi ai na mungon e na djeg malli për Të. Jezusi tha se kur dhëndri të largohej, ndjekësit e Tij do të agjëronin. Po ti a agjëron? A ke uri për praninë e Tij, dhe lutesh që Ai të vijë sërish?

Çalikë të rinj vere

Agjërimi ynë për faktin që Jezusi të vijë sërish është ndryshe nga mënyra se si besimtarët e Dhjatës së Vjetër, agjëruan dhe patën uri për Perëndinë. Jezusi e krahasoi agjërimin në kohën e lashtë me verën e vjetër, dhe agjërimin në epokën e re, me verën e re, e cila do të kërkonte çalikë të rinj vere.(Mateu 9:16-17) Agjërimi për ardhjen e Jezusit dhe drejtësinë e përsosur nuk është si më parë. Gjërat kanë ndryshuar. Atëherë njerëzit e besimit dëshironin fort atë që nuk e kishin: ndërsa sot ne dëshirojmë më shumë nga ato që tashmë kemi. Ne kemi Jezusin dhe duam më shumë prej Tij. Atëherë Jezusi nuk kishte ardhur; tani, Jezusi ka ardhur. Ne e njohim Atë ashtu siç është, dhe dëshirojmë që Ai të vijë sërish. Jezusi e ka harruar tashmë hirin e Perëndisë, tashmë ka paguar çmimin për mëkatin dhe ka thyer mbërthimin e Satanit mbi njerëzimin, tashmë ka vënë në lëvizje fuqinë e epokës që do të vijë. Pastor Xhon Pajpër shpjegon,

E reja e agjërimit në kohën tonë është se ai bazohet  tërësisht në veprën e përfunduar të Dhëndrit.

Dëshira e fortë që ndjejmë për ringjallje apo rizgjim apo çlirimit prej korrupsionit, nuk është thjesht dëshirë apo dhimbje. Tashmë kemi parë frytet e para të asaj që ne dëshirojmë. Kapari i asaj që duam tashmë është paguar. Plotësia e Atij, për të Cilin kemi pritur gjatë, e kemi agjëruar është shfaqur në histori, dhe ne kemi soditur lavdinë e Tij. Kjo nuk është vetëm për të ardhmen.

Ne kemi shijuar fuqinë e epokës që do të vijë, dhe agjërimi ynë i ri nuk është për shkak se jemi të uritur për diçka që nuk e kemi shijuar, por sepse vera e re e pranisë së Krishtit, është kaq reale dhe plotësuese. Risia e agjërimit tonë është kjo: intensiteti vjen jo për shkak se nuk kemi shijuar verën e pranisë së Krishtit, por sepse e kemi shijuar atë në mënyrë të mrekullueshme me anë të Frymës së tij dhe nuk mund të jemi tani plotësisht të kënaqur derisa të vijë përmbushja e kënaqësisë. Ne duhet të kemi gjithçka që Ai premtoi. Dhe tani, sa më shumë të jetë e mundur.

Ne agjërojmë që Jezusi të na shfaqë sa më shumë të jetë e mundur veten dhe drejtësinë e tij, tani. Po ashtu agjërojmë dhe lutemi që Ai të shpejtojë ardhjen e Tij të dytë, që ne të përjetojmë plotësisht Atë, dhe të shijojmë një botë ku vullneti i Perëndisë të bëhet plotësisht në tokë ashtu si në qiell.”Agjërimi shpreh fizikisht urinë e zemrës sonë për ardhjen e dytë të Jezusit.” (Pajper)

Para ardhjes së parë të Jezusit, njerëzit dëshironin fort ardhjen e Shpëtimtarit të premtuar, për të bërë drejtësi.

Një vejushë e vjetër me emrin Ana, mbi tetëdhjetë vjeç, ishte profeteshë dhe kishte një dëshirë të veçantë për Mesian. Bibla thotë se “adhuronte natë e ditë, me lutje dhe agjërime” në tempullin e Perëndisë në Jeruzalem. Pasi Jezusi kishte lindur, Maria dhe Jozefi e sollën foshnjën e tyre në tempull, dhe atje Ana pa atë për të cilin kishte qenë duke agjëruar dhe lutur tërë ato vite.” Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.” (Luka 2:38)

Nëse Ana ishte aq e etur për ardhjen e një shpëtimtari që as nuk e njihte, a nuk duhet të dëshirojmë fort ardhjen e Tij të dytë, ne që e njohim Atë? Ne e dimë më mirë se Cili është Jezusi dhe çfarë mund të bëjë Ai. Ana takoi Jezusin si foshnjë, ndërsa ne kemi parë lavdinë e Tij, lavdinë e mrekullive dhe mësimeve të Tij, lavdinë e vdekjes dhe ringjalljes, lavdinë e shpëtimit dhe veprën e brendshme të Frymës së Shenjtë. Nëse ne e kemi shijuar me të vërtetë këtë, si mund të mos duam më shumë prej Tij? Dhëndri është larguar, kështu që le të lutemi dhe të agjërojmë që Ai të kthehet, që prania e Tij të kthehet në një festë për ne, në mënyrë që njohuria e pjesshme që kemi për Të, të bëhet e plotë, dhe që përjetimi i dashurisë së Tij të jetë i plotë.

Po ti a lutesh dhe agjëron duke kërkuar:”Eja Zot Jezus”? (Zbulesa 22:20) Apo je i kënaqur me rutinën e punëve? Ndoshta të duket sikur gjithçka po shkon mirë për ty në këtë kohë. Padrejtësitë që lëndojnë të tjerët nuk të shqetësojnë, dhe kjo gjë nuk të intereson për sa kohë që nuk je ti, ai që po vuan. Nëse është ky qëndrimi yt, atëherë je në një rrezik të tmerrshëm. Nëse nuk dëshiron fort kthimin e Jezusit, nuk do të jesh gati për të, kur Ai të kthehet. Ti do të jesh aq i frikësuar që do të përballesh me të, sa do të duash që malet të bien mbi ty , që të fshihesh prej tij. Por nëse e njeh Jezusin dhe dëshiron fort drejtësinë e tij, do të lutesh pa u ndalur me fjalët: “Eja, Zoti Jezus.”

Jezusi thotë, “Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi, sepse ata do të ngopen.” (Mateu 5:6) Dëshira për drejtësi është uri për Jezusin, dhe ajo uri do të shuhet plotësisht kur Jezusi të kthehet. Kur bëjmë lutjen e Zotit dhe kërkojmë që mbretëria e Perëndisë të vijë, realisht po lutemi që Mbreti të vijë. Të vijë tek ata që dëshirojnë Jezusin dhe drejtësinë e tij, mbretin dhe mbretërinë e tij. Për këta njerëz Bibla premton:

“Sytë e tu do të sodisin bukurinë e mbretit tënd, do të shohin një vend që ndodhet shumë larg.” Zyrtarët e padrejtë, taksambledhësit e padrejtë, policët dhe ushtarët mizorë, dhe pushtuesit e panjohur mizorë do të jenë veç kujtime të largëta. Jeruzalemi i ri dhe tërë toka e Zotit do të gëzojë paqen dhe begatinë dhe gjithçka do të jetë në rregull në botë.  Duke qenë se Zoti është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë; ai do të na shpëtojë.” (Isaia 33:17-22)

Këtu kemi mbaruar edhe me temën tone agjërimi për drejtësi po ashtu serinë në lidhje me agjërimin. Nëse keni pyetje apo dëshironi një kopje të këtij programi, mund të na shkruani në adresën tonë. Ri dëgjohemi herën e ardhshme me të tjera tema interesante.