Testi i gjyshes

Print

Titulli: Testi i gjyshes (pjesa 1)

Uroj vërtetë që ne këto pak minuta të kalojmë një kohë të mirë në shoqërinë e Biblës, Fjalës së Perëndisë. Një prej kujtimeve më të gjalla të fëmijërisë sime, janë diskutimet e zjarrta me gjyshërit e mi, dhe me babain tim pas kishe.

Ne mblidheshim gjithmonë të dielën pas dreke, dhe diskutonim rreth predikimit të mëngjesit.

Pasi diskutonim rreth predikimit, flisnim rreth diçkaje tjetër si për shembull buletini i kishës.

Një çështje që e dëgjoja më shpesh nga gjyshërit dhe babai ishte natyra e Biblës.

Më kujtohet shumë mirë, dita kur një student i shkollës biblike u kthye në qytetin tonë dhe filloi të predikonte në kishë.

Ai filloi predikimin e tij nw një mënyrë shumë të çuditshme. E mori Biblën nga katedra dhe e vendosi në tokë, e më pas qëndroi me këmbë mbi Bibël, dhe më pas e pyeti kishën: A po qëndroj unë mbi Fjalën e Perëndisë?”

Ky student mendoi se ilustrimi që përdori do të ishte një mënyrë e mirë dhe efikase për të shpjeguar se si ne qëndrojmë në Fjalën e Perëndisë.

(Pikërisht ky ilustrim u bë një çështje diskutimi pas takimi.)

Por ky djalë mësoi shumë nga ky shembull, mësoi si të përballej me kritikat në kishë, përfshi këtu edhe kritikat e gjyshërve të mi dhe babait tim që mendonin se nuk është një ilustrim i mirë të përdorësh Biblën as për ta shkelur me këmbë e as për ndonjë ilustrim tjetër.

Ato vite ishin të ndezura me debate: Çfarë është kjo? Çfarë autoriteti ka kjo?

Unë mendoj se të krishterët nuk flasin për Biblën ashtu si ai djalosh në ato vite. Kjo për arsye se shumë të krishterë janë të qartë dhe në një mendje për natyrën e Biblës.

Kjo ndoshta për arsye se jemi më të vetëkënaqur për Biblën. Ne e marrim si të mirëqenë faktin se kemi një Bibël.

Ne kemi disa nocione të paqarta për Biblën, sepse mendojmë se Bibla thjesht është në jetën tonë dhe kaq.

Sot do të ndalemi tek një histori vërtetë interesante, që gjendet tek libri i Jozueut, kapitulli 8 vargjet 30 deri 35.

Historia e Biblës dhe roli i rëndësishëm i Fjalës së Perëndisë (ose siç quhej ndryshe ligji) në jetën e Izraelit, këtij kombi në lulëzim, por edhe në jetën tonë.

Për të kuptuar domethënien e tekstit tonë, duhet të dimë pikat kyçe të udhëtimit të popullit të Izraelit: ata u çliruan prej faraonit, dhe egjiptianëve që i mbanin në robëri, pastaj kaluan përmes Detit të kuq në tokë të thatë, me tej vazhduan me udhëtimin e tyre për dyzetë vite në shkretëtirë. Ata kishin kaluar, lumin Jordan dhe më pas kishin hyrë në tokën e premtuar, që ne e njohim me emrin Izrael.

Dhe ata kishin marrë në zotërim tokën, pasi kishin mposhtur Qytetin Jeriko dhe Ai. Ata po fillojnë jetën e tyre të re, në Tokën e Premtuar.

Dhe Jozueu e shikon këtë si një kohë për të bërë atë që Mojsiu kishte urdhëruar popullin të bënte pasi të mbërrinte në Tokën e Premtuar.

Së pari, ata ndërtojnë një altar në Malin Ebal, (pranë Shekemit, aty ku Abrahami kishte ndërtuar një altar njëqind vite më parë), për të ofruar sakrifica falënderime dhe lavdërime Perëndisë.

Dhe pas kësaj ata bëjnë një ceremoni të përsosur, ku Jozueu  kopjoi në gurë Ligjet e Mojsiut (me shumë mundësi i referohet dhjete urdhërimeve tek Ligji i Përtërirë).

Gjysma e njerëzve po qëndrojnë në Malin Ebal, dhe gjysma në shpatin e Malit Gerazim, pra pak a shumë siç qëndrojnë njerëzit sot në një stadium.

Poshtë në fushë, është Arka e besëlidhjes, e rrethuar me priftërinj që shikojnë nga larg, dhe pas tyre një mori e madhe njerëzish që shikojnë së largu Jozueun teksa ai kopjon Ligjet e Mojsiut.

Dhe më pas në aktin e tretë të kësaj drame, (pra pas sakrificave dhe kopjimit të ligjit): është leximi i Ligjit.

Dhe Jozueu thotë se ai i lexon gjithë fjalët që Mojsiu ka urdhëruar. Ky ishte një predikim i gjatë.

Përfshi këtu edhe bekimet dhe mallkimet. Këto fjalë mund ti gjeni më të detajuara tek Ligji i Përtërirë 27-28.

Pa dyshim, mesazhi i kësaj historie për Izraelin, që e dëgjoi këtë histori vazhdimisht. Dhe për ne është: Fjala e Perëndisë është baza e besëlidhjes sonë me Perëndinë.

Fjala e Perëndisë është perimetri ynë, pika jonë e fillimit, autoriteti për gjithë jetën tonë.

Por përse flet kjo fjalë e Perëndisë? Për çfarë flet realisht Bibla? Për Jozueun, Bibla përfaqësohej nga pesë libra, pesë librat e parë të Biblës.

Ndërsa sot ne kemi dhjetëra libra të tjerë pas tyre, jo vetëm në rend kronologjik, por që kuptohen shumë lehtë. Pra çfarë është Bibla?

Por është mëse e qartë se unë nuk mund të them gjithçka për Biblën në një program të shkurtër si ky, por do të mundohem t’i përgjigjem shkurt pyetjes sonë, se çfarë është Bibla, Fjala e Perëndisë?

Së pari unë dëshiroj të shikojmë dy vargje nga Bibla që na tregojnë se për çfarë flet Bibla. Më pas do të bëj pesë pohime përmbledhëse rreth asaj që unë besoj se është Bibla. Dhe në fund do ta mbyll me dy histori.

Pra le të fillojmë me dy vargjet.

Vargjet e para vijnë nga letra që Pjetri u shkroi të krishterëve të hershëm. 2 Pjetri 1:20-21

20 Duke ditur së pari këtë:që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i shtjellimeve të veçanta.

21 Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur ndonjëherë nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë.

Ne besojmë se Bibla nuk është libri ynë, pra nuk është një libër njerëzor, por është Libri i Perëndisë, Zbulesa e Perëndisë për ne njerëzit.

Por Perëndia e zbulon veten e tij për ne, përmes njerëzve që janë frymëzuar nga Fryma e Shenjtë për ta shkruar atë.

Fryma e Perëndisë është burimi i Biblës.

Tani kalojmë tek vargu tjetër: 2 Timoteu 3:16-17,  këto vargje janë pjesë e letrës që Pali i shkruan të riut Timote teksa e fillon shërbesën e tij:

16 I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi

Që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.

Burimi i shkrimeve është Fryma e Perëndisë, I Cili i ka frymëzuar njerëzit për ta shkruar atë.

Qëllimi i shkrimeve është për: mësim, bindje ndreqje dhe edukim me drejtësi.

Këto fjalë janë vërtetë të rëndësishme. Ideja është se Bibla na mëson, korrigjon, shpëton dhe tregon gjërat ashtu siç janë, edhe atëherë kur ne i bëjmë rrëmujë jetët tona. Pra leximi i Biblës është sikur të marrësh pjesë në një program trajnimi,  një program trajnimi në “drejtësi.”

Qëllimi i gjithë këtij angazhimi të njerëzve me Shkrimet është se mund të jemi plotësisht të pajisur për çdo vepër të mirë.

Qëllimi është që ne të bëhemi njerëz më të mirë, të perëndishëm dhe më shumë të ngjashëm me Krishtin.