Bazuar tek Shkrimet dhe në reflektimet e gjera të kishës mbi shkrimet, dëshiroj t’ju jap pesë pohime që ne si kishë besojmë për Biblën:
- Bibla, para së gjithash është një libër që flet për Perëndinë.
- Bibla është një histori që flet për krijimin, rënien e njeriut në mëkat dhe shpengimin.
Sa herë që lexon një libër, ti dëshiron të kesh një pamje më të gjerë në mendje, një pamje në të cilën ka vend për gjithçka. Pra kjo pamje e gjerë, ose linja e historisë, përmes të cilës mund të kuptojmë Biblën është : në fillim krijimi i përsosur i Perëndisë, rënia e njerëzimit në mëkat, dhe shpengimi i Perëndisë për botën përmes vdekjes dhe ringjalljes së Jezus Krishtit.
- Personazhi kryesor në historinë e Biblës është Krishti.
Filmat kanë aktorë dhe aktore në role kryesore. Cili është personazhi kryesor në Bibël? Ndonjëherë mendojmë se është Abrahami, pastaj Mojsiu, Davidi, e në fund Pali.
Por personazhi kryesor është KRISHTI.
Çdo gjë në Bibël, na çon tek Krishti dhe si rezultat i punës së përfunduar të Krishtit.
- Qëllimi i Biblës është t’i zbulojë gjithë botës se ky Perëndi dhe kjo mbretëri e re që Ai ka sjellë përmes Jezus Krishtit, është për të sjellë të gjithë njerëzit në këtë Perëndi trinitet pra tek Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.
Vini re, se Bibla së pari nuk është një libër moral, një listë me gjëra që nuk duhen bërë apo duhen bërë.
Bibla para së gjithash përçon Lajmin e Mirë.
Ashtu si një dëshmitar në sallën e gjyqit, tregon atë që ka parë me sytë e tij, edhe Bibla para së gjithash dëshmon atë që Perëndia ka bërë. Bibla është një libër historik.
Është një libër që tregon atë që ka ndodhur.
Është një histori. Dhe më pas i fton të gjithë njerëzit të besojnë atë që ka ndodhur.
Pra është një histori. Dhe më pas i fton njerëzit që të besojnë këtë histori, të bëhen pjesë e kësaj historie, për tu bashkuar me Perëndinë dhe mbretërinë e tij e më pas për të jetuar atë jetë drejtësie që folëm pak më parë.
- Bibla është e qartë. Mesazhi qendror i Biblës, jo pjesët e vështira, nuk e kam fjalën për to, por pjesa kryesore e mesazhit të Biblës është ajo që thotë se Perëndia kaq shumë e deshi botën sa dha Birin e tij, që çdo kush që beson në Të ka jetë të përjetshme.
Kjo pjesë është shumë e qartë dhe ti mund ta kuptosh shumë lehtë.
Mund të duket çudi që përmenda vetëm pesë gjëra ndër shumë të tjera që Bibla mund të bëjë, por këto janë të rëndësishme, që duhet t’i dimë patjetër.
Për shumë shekuj është besuar se Bibla nuk është e qartë, dhe se nevojitet ndihma profesionale e priftërinjve, klerëve apo sido që janë quajtur ata, për të kuptuar Biblën.
Por shumë shekuj pasi kisha është dobësuar gjithmonë e më shumë, Reformatorët zbuluan sërish Biblën duke thënë: “Mesazhi themelor i Biblës është i qartë. Çdo kush mund ta kuptojë atë.”
Kjo më çon tek dy historitë që ju premtova nga fillimi i mesazhit. Së pari do t’ju tregoj historinë që më shtyu ta titulloj programin sot, testi i gjyshes.
Në librin e tij, “Lajmi i mirë në mërgim” (Good Neës in Exile), Uilljam Uillimon(Ëilliam Ëillemon) tregon historinë e një studenti të një shkolle teologjike, i cili ishte rritur në një ambient shumë fetar, ndërsa tani ishte një student i shkëlqyer në këtë shkollë prestigjioze.
Një ditë ky student i drejtohet profesorit dhe klasës: “E dini, e gjithë kjo analizë e Shkrimeve është shumë interesante. Ne marrim një histori të Dhjatës së Vjetër, e shkëpusim atë dhe fillojmë me teoritë tona se mund të ketë pasur gjashtë burime të ndryshme të cilat më pas ky shkrues i ka bashkuar dhe ka shkruar historinë.
Por shikimi i gjërave në këtë mënyrë, nuk e kalon gjithmonë ‘testin e Gjyshes.’ ”
“Testin e gjyshes?” pyeti profesori i çuditur.
“Po” u përgjigj ai. “Testin e Gjyshes”. Gjyshja ime nuk i ka ditur këto teori. Ajo thjesht e tregonte këtë histori dhe jetonte me besim; dëgjonte historinë, ndikohej prej saj dhe e jetonte besimin e saj.
Gjyshja ime, ashtu siç e tregonte historinë, e jetonte edhe jetën e saj të besimit. Në këtë mënyrë ajo më ka folur mua, vëllait tim e motrave të mia, dhe kushërinjve tanë duke na çuar tek Jezusi.
Testi i gjyshes është shumë i mirë për të hetuar pikëpamjen dhe përdorimin e Biblës.
Bibla nuk thotë që të mos studiojmë hollësisht çdo pjesë të saj. Testi i gjyshes është shumë i rëndësishëm; por ai thjesht pyet: A na çon mënyra se si e studiojmë apo përdorim Biblën drejt Jezusit dhe jetës me besim?
Nëse nuk na çon, atëherë diçka nuk shkon në pikëpamjen tonë për Biblën, si edhe në përdorimin e Biblës, ose te të dyja.
Historia e dytë që dua t’ju tregoj është historia e një gruaje, me emrin Gela. Kjo ka ndodhur para pak kohësh në kishën tonë.
Në një shërbesë të kishës, Gela, filloi të tregonte se kur kishte qenë vajzë e re, kishte përjetuar disa humbje të mëdha. Në një pikë të hidhërimit të saj, ajo shkoi tek një drejtues i kishës dhe i kërkoi atij ndihmë, sepse nuk dinte çfarë duhet të bënte tani me jetën e saj.
Dhe pastori i tha: Dua që të shkosh në shtëpinë e pleqve, dhe ti lexosh Biblën një gruaje.
Thjesht lexoja Biblën. Javë pas jave, për një kohë të gjatë, Gela lexonte Biblën për një grua të moshuar.
Gela tha: “Në fund të atij viti, apo më vonë, kuptova mesazhin e ungjillit, për herë të parë, mesazhin e shpëtimit përmes besimit personal në Jezus Krishtin, dhe se isha bërë me të vërtetë e krishterë, gjatë asaj kohe kur po i lexoja Biblën asaj gruaje.”
Sa dëshmi e fuqishme për pushtetin që ka Fjala e Perëndisë, dhe mënyrën se si Fjala na ndryshon.
Kështu ka ndodhur për shekuj me radhë.
Fryma e Shenjtë e Perëndisë e zbulon Perëndinë dhe shpëtimin e Tij përmes këtij libri, Biblës.
Kjo është arsyeja përse pastorët predikojnë ungjillin të dielë pas të diele, kudo në botë.
Kjo është arsyeja përse kishat kanë takimin e fëmijëve e po kështu studime biblike për të gjitha grupmoshat.
Unë mendoj se ka dhjetëra mënyra për të hapur këtë libër dhe për ta studiuar atë, qoftë si individ, si grup i krishterë, apo në kishat tona.
Ti personalisht duhet të gjesh mënyrën për ta lexuar a dëgjuar këtë libër.
Nëse ti e nis seriozisht studimin e këtij libri, dhe dëshiron të bësh një studim të hollësishëm, të inkurajoj të kërkosh komentar të ndryshëm që të ndihmojnë edhe shumë për të kuptuar Biblën.
Por mbi të gjitha ne kemi nevojë për njerëz që kanë dëshirën e thjeshtë ta njohin këtë libër dhe të formohen prej Biblës.
A mund ta përfytyrosh se sa skenë madhështore duhet të ketë qenë teksa Jozueu e lexonte Fjalën e Perëndisë dhe mijëra njerëz qëndronin atje për ta dëgjuar?!
Uroj vërtetë që edhe dëshmia jote të jetë po kaq mbresëlënëse sa dëshmia e këngëtares Kethrin Henki (Katherine Hankey), e cila ka shkruar fjalët e këtij himni të njohur.
Dua të tregoj at’ histori
E ta përsëris me kënaqësi
Sepse sa herë që e tregoj
Më duket më e ëmbël se çdo ëmbëlsi
Dua të tregoj at’ histori
Se ende shumë nuk kanë dëgjuar
Mesazhin e shpëtimit
Nga vetë Fjala e shenjtë e Perëndisë
Amen.
