Apostulli i Fundit
Një prej rrëfimeve të Lukës tregon se Matia u zgjodh si apostulli i fundit për të plotësuar vendin bosh në rrethin e apostujve, pasi u vetëvra Juda tradhtari.
Pas ringjalljes Jezusi i urdhëroi njëmbëdhjetë dishepujt e tij për të shkuar në gjithë botën e për ti predikuar çdo njeriu në çdo komb.
Dishepujt u bënë kështu apostuj çka do të thotë, “ata që u dërguan.” Fjala në greqisht është apostull, ndërsa në latinisht është misionar, që do të thotë thjesht “dërguar.” Apostujt e parë duhet të ishin dëshmitarë okularë të ringjalljes së Jezusit që ishin zgjedhur personalisht prej tij për të dëshmuar për të.
Në këtë kuptim një apostull kishte autoritet unik brenda kishës.
Në atë kohë kishte vetëm dymbëdhjetë apostuj “zyrtarë”, që korrespondonin me dymbëdhjetë fiset e Izraelit në Dhjatën e vjetër.
Nuk ka asnjë të dhënë nëse njëmbëdhjetë apostujt e zgjodhën Matian gabimisht apo atij i ra lapsi, por dimë që emri i Matias nuk përmendet më në shkrimet , duket sikur humbi. Kjo më bën të mendoj se Krishti kishte në mendje një apostull tjetër për të plotësuar vendin e të dymbëdhjetit.
Sauli i Tarsit ishte në një ndalesë, në gjysmë të karrierës. Ai kishte marrë një zbulesë personale të Zotit Jezus Krisht dhe vite më vonë ai ishte thirrur për të qenë” një apostull dhe i ndarë mënjanë për ungjillin e perëndisë. . . për ti thirrur njerëzit midis Judenjve që të besonin në Krishtin dhe ti bindeshin atij(Rom. 1:1, 5, shiko edhe Veprat 9:15-16, Galatasve 1:1).
Anania
Kjo thirrje ishte një hap drejt punës më domethënëse që ai kishte realizuar ndonjëherë. Pali do të merrte drejtimin e përhapjes së ungjillit në të gjithë botën, duke thyer kështu kllapinë e Judaizmit që prej një kohe të gjatë kishin mbërthyer kishën e krishterë.
Pali do të mbillte dhe themelonte bashkësi me ndjekës të Krishtit kudo në perandorinë Romake, duke shkruar pothuajse gjysmën e librave të Dhjatës së re. Thirrja që Pali ndërmori në Damask u realizua përmes një të krishteri që quhej Anania.
Nuk dimë më shumë për Ananian; sepse nuk përmendet më në shkrime. Gjithë qëllimi i tij në jetë duhet të ketë qenë vetëm për të ndihmuar një person në një çast vendimtar në jetën e tij, për të cilin Perëndia kishte plane speciale.
Këtë mund ta shikoni te veprat 9. Pali kishte shkuar në qytetin e Damaskut. Atje kaloi tre ditë në errësirë duke u lutur, duke mendua dhe duke agjëruar.
Duhet të ketë qenë një kohë shumë e vështirë për të. Sigurisht që lutjet e Palit gjatë asaj kohe duhet të kenë dominuar prej trishtimit dhe fajit. Ndoshta ka ndjerë se ishte vetë fajtor për verbërinë që pësoi!
Pali u verbua për shkak të krenarisë së vet, për shkak të mizorisë dhe vetë drejtësisë. Çfarë do të ndodhte me të tani? A do të mbetej në errësirë për gjithë jetën e tij? Cilat do të ishin hapat e tjerë që do të ndërmerrte? Pali e dinte se nuk mund të kthehej prapa në jetën e tij të vjetër, sepse qysh nga ai moment e tutje gjithçka do të ishte ndryshe. Por çfarë kishte para tij?
Teksa lutej dhe agjëronte , Zoti e tregoi veten e tij. Anania erdhi për ta vizituar, dhe më vonë Zoti Krisht e urdhëroi atë përmes një vizioni.
Anania shtriu duart e tij drejt Palit dhe e inkurajoi atë. Në mënyrë të mrekullueshme, Pali ishte mbushur me Frymën e Shenjtë, sytë e tij u hapën dhe ai mund të shihte sërish. Më pas ai u pagëzua. Menjëherë Pali filloi të predikojë në sinagogën e Damaskut. (v. 20), që duhet të ketë qenë një tronditje e madhe për komunitetin Jude. Në fakt, thotë Luka njerëzit që e dëgjuan duhet të jenë “çuditur” (v. 21) që ky djalosh dikur përndjekës i ligjit tani po shpall mesazhin e krishterë të tjerëve.
Sipas Lukës”pasi kishin kaluar shumë ditë.” (v. 23), Pali i shpëtoi një komploti të ngritur kundër tij për ta vrarë. (v. 24-25). Në një vend tjetër të shkrimeve lexojmë se ato “shumë ditë” në fakt ishin tre vjet, të cilat pali nuk i kaloi në qytet por në zonën e shkretëtirës së Arabisë pranë Damaskut. (Për këtë shiko Galatasve 1:17-18). Pas një vizite të shkurtër në Jeruzalem (Galatasve 1:18), ku ai u bë mik me Barnaban dhe e prezantoi atë me apostujt e tjerë. (Veprat 9:26-27), Pali u detyrua të arratisej përsëri. Këtë herë ai shkoi në qytetin e tij të lindjes në Tars. (v. 30), dhe aty qëndroi për disa vjet.
Pasi konfertohesh çfarë duhet bërë?
Veprimtaria e Palit pas konvertimit na tregon shumë qartë se çfarë bën një i krishterë i rilindur:
- Pali iu bashkua kishës(v. 18-19). “Dhjata e Re nuk flet për të krishterë të vetmuar,” thekson Xhon Uesli. Por shumë besimtarë mendojnë se besimi personal në Krishtin apo përkushtimi ndaj tij për një çështje të caktuar ka rëndësi mbi gjithçka dhe nuk i hyn në punë kisha e organizuar. Shumë njerëz sot janë bërë pjesëmarrës në kishë por jo pjesëtarë të kishës. Njerëzit sot mendojnë se mund të bëhesh i krishterë pa shumë përpjeke dhe përkushtim duke arrë pjesë në një kishë lokale. Pali nuk mendonte kështu. Veprimi i parë që ai bëri ishte të bashkohej me të konvertuarit e tjerë. Pali gjithmonë ka takuar njerëz që do të ndikonin si momente vendimtare për të. Në rastin e parë ishte Anania në Damask, në rastin e dytë ishte Barnaba në Jeruzalem. Kisha duhet të kuptojë se në të dyja rastet të konvertuarit e rinj që kuptojnë se ardhja në Krishtin kërkon që të identifikohemi me njerëzit e tij, të krishterë e vjetër duhet ët jenë të vëmendshëm ndja të krishterëve të rinj për ti mirëpritur dhe për tu miqësuar me ta.
- Pali kaloi kohë për të mësuar dhe për tu përgatitur. Çfarë ishte duke bërë gjatë asaj kohe të heshtur në Arabi e më pas për një periudhë më të gjatë në Tars? Na thuhet se ai ka qenë duke ungjillëzuar ato zona. Luka nuk tregon shumë për këtë kohë në jetën e Palit por me siguri që ka zgjatur dhjetë apo dymbëdhjetë vjet bazuar në kronologjinë e Dhjatës së Re. Është e vështirë të mos dalim në përfundimin se Pali po përgatitej në ato vite kryesisht në studim dhe në lutje duke e përgatitur veten për një punë të madhe që Perëndia kishte për jetën e tij. Megjithëse kishte takuar disa prej apostujve dhe kishte marrë pak informacion prej tyre, pali ngulmonte në shërbesën e tij se ungjilli që predikonte nuk ishte aspak i derivuar. Ai e kishte marrë atë fjalë plotësisht prej Perëndisë ( krahaso 1 Kor. 15:3f. me Gal. 1:12). Perëndia i foli Palit përmes lutjes, studimit dhe si edhe periudhës së gjatë të meditimit dhe reflektimit. Për Palin ishte e rëndësishme studimi i Biblës dhe lutja. Pali dëshironte shumë që të shpallte ungjillin e Jezusit që e kishte pushtuar krejt qenin e tij por për këtë i duhet së pari të rritej në njohuri dhe dituri që bazoheshin plotësisht tek e vërteta.
- Pali dëshmoi për Zotin Jezus. Ditët e tij më të hershme ishin një balancë mes guximit dhe përmbajtjes. Megjithëse nuk ishte ende gati për të qenë një apostull i fuqishëm ai nuk reshte së dëshmuari për Krishtin. Dëshmia e hershme e Palit fokusohet tek natyra unike e Perëndisë dhe tek identiteti dhe misioni i tij si Mesia. (vv. 20,22,27,28). Dëshmia më e mirë që mund të japim [është për Mesian dhe jo për veten (vv. 20,22). Sa mirë është kur një i krishterë është mbushur plot me fjalën dhe nuk ndalon së foluri për të. Pali nuk ndaloi kurrë së foluri për Perëndinë.
- Pali përjetoi vuajtje. Karakteristika e fundit e jetës së palit ishte mënyra se si ai reagoi kur përballej me shqetësime. Ndonjëherë të krishterët e rinj kapen në befasi prej problemeve. Ndoshta ata erdhën në besim përmes një konvertimi emocionues dhe kanë pasur shumë gëzim në fillim, por me kalim e kohës gëzimi është shuar sepse kanë hasur kundërshti. “si ka mundësi? Pyesin ata. Unë jam rilindur me anë të fuqisë së Frymës. Jezusi jeton në mua. Si mund të kem unë probleme?” e vërteta është se jeta e krishterë është një betejë e vazhdueshme. Ne marrim kërcënime dhe pengesa të shumëllojshme në çdo çast. Iu kujtohet se çfarë tha Jezusi “ në botë do të keni mundime por merrni zemër unë e munda botën.”
CAKTUAR PËR TË PREDIKUAR UNGILLIN
Pali ishte mbushur me mirënjohje, jo vetëm që Zoti e kishte shpëtuar por edhe e kishte caktuar për të predikuar besimin që për një kohë të gjatë kishte dashur ta shkatërronte.
Unë nuk jam një apostull të paktën jo si Pali. Besoj se as ti nuk je. Por ne të gjithë jemi thirrur në mision. Ne kemi një shërbesë “apostolike”. Ne jemi caktuar të predikojmë ungjillin. Ky është qëllimi i madh që Perëndia ka për ty. Perëndia nuk dëshiron vetëm që të kesh para, të risësh një familje, të kënaqesh me veten, por të shkosh e të predikosh ungjillin në emrin e Krishtit dhe me veprimet e tua ti drejtosh të tjerët tek Shpëtimtari i vetëm, që quhet Jezus.