Si zakonisht dishepujt e kishin kuptuar gabim. Ata ishin me Jezusin në Jeruzalem gjatë javës së shenjtë. Fundi i shërbesës së Tij në tokë po afrohej dhe Ai dëshironte të fliste me ta në lidhje me të ardhmen.
Të enjten në mbrëmje teksa qëndronin në dhomën e sipërme, Dishepujt, nuk mund të imagjinonin ato që do të ndodhnin: të premten e Mirë në Golgota dhe më pas varrin bosh të dielën e Pashkës.
Por ata kuptuan se klimaksi po afrohej. Erdhi dita menduan ata. Tre vite predikim dhe mësime me turmat. Ata kishin braktisur familjet e tyre dhe kishin zbritur prej Galilesë në Jude. Por tani kishte ardhur dita. Jezusi kishte bërë gjithçka çfarë mund të bënte akoma? Duhet të ketë qenë shumë emocionuese për ta, sepse mendonin se Jezusi do të ngjitej në fron, dhe nëse ai do të kishte një fron të madh , do të thoshte se edhe ata do të kishin dymbëdhjetë frone të vegjël për tu ulur. Nuk habitem se dishepujt prisnin me padurim të shihnin se çfarë do të ndodhte.
Por sigurisht që ata e kishin gabim. Ata nuk e kishin idenë e asaj që do të ndodhte, pavarësisht faktit se Jezusi u mundua t’i përgatiste. Ditët në vijim nuk do t’i sillnin atyre shkëlqimin e lavdisë por errësirën e thellë të kryqit.
Dishepujt menduan se kishin mbaruar punën e tyre dhe kaq ishte, tani do të mbretëronin me Krishtin.
Ata menduan se kishin shërbyer mjaftueshëm për të qëndruar pranë Tij. Por ende nuk kishte filluar asgjë. Ata ishin në një rrugë të gjatë, sikurse Jezusi e shpjegon në shëmbëlltyrën e talenteve.
Dorëzimi i thesarit
Kjo shëmbëlltyrë tregohet në disa versione, njëherë tek Mateu dhe pastaj tek Luka. Tek Mateu ka tre shërbëtorë, të cilëve iu janë dhënë tre shuma të ndryshme parash. Një talent vlente disa miliona lekë. Ndërsa sipas versionit të Lukës dhjetë mina, që është një shumë modeste parash, por sërish janë goxha para.
Tek Mateu zotëria është pronar ndërsa tek Luka ai është mbret. Por historia në thelb dhe në kuptim është e njëjtë tek të dyja ungjijtë. Një pronar u beson shërbëtorëve të tij pasuri të ndryshme dhe shkon larg për një kohë të gjatë. Kur kthehet e thërret shërbëtorin për të dhënë llogari për paratë. Shumë prej tyre i kanë shumëzuar paratë e të Zotit, por në fund vjen një njeri më i kujdesshëm.
Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: “Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,
25 prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej”.
26 Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;
27 Ti duhet t’ia kishe besuar dinarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.
28 Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.
29 Sepse atij që ka do t’i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.
30 Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh”.”
Mateu 25:24-30
Sigurisht që kjo është një prej historive më të njohura, por për ata që e dëgjojnë për herë të parë le të japim disa shpjegime.
Disa gjëra duken qartë. Pronari që shkon në udhëtim është Zoti.
Shërbëtorët janë dishepujt e tij, me pak fjalë ti edhe unë. Koha është tani teksa mbreti është larg dhe ndjekësit e tij po presin kthimin.
Pra si duhet të sillemi ndërkohë që mbreti ynë është larguar? Përgjigja na jepet këtu tek shëmbëlltyra që treguam. Se si të jetojmë në këtë kohë pritjeje, në këtë interval të ndërmjetëm midis largimit të Mbretit dhe kthimit të tij.
Po çfarë tregon kjo histori për paratë.
Për ta kuptuar mirë këtë duhet të përqendrohemi tek shërbëtorët. Këtu nuk bëhet fjalë për talente apo dhurata. Bëhet thjesht fjalë për para. Po para.
Një talent vlente shumë para, aq shumë sa mund të fitojë njeriu gjithë jetën e vet.
Pra një talent, tre apo pesë? Nuk janë këto që na interesojnë. Tek historia e Lukës të gjithë shërbëtorët morën të njëjtën shumë. Mendoj se këtu duhet të ndalemi. (Luka 19:13). Ata morën një thesar të madh, si të ishte një perlë. Apo një thesar i fshehur në një arrë. Thesari ose talentet në këtë rast përfaqësojnë ungjillin.
Çdo i krishterë e merr këtë thesar por çështja është: si përdorim atë në jetën tonë? A e investojmë ungjillin? A e vendosim në punë që të shumëfishohet në komunitetin tonë, apo deri në skajet e tokës? Apo ne thjesht e marrim dhe e hedhim tutje, duke shpresuar se do ta marrim me vete kur të shkojmë në qiell!
Thirrur për të dhënë llogari
Por kur pronari u kthye i dërgoi shërbëtorët e tij të zbulonin se çfarë kishte ndodhur me paratë e tij (v. 19). Ai erdhi tu kërkojë llogari për to; pra zotëria erdhi për të gjykuar. Çdo jetë do të vlerësohet në fund. Disa do të gjykohen dhe disa do të shpërblehen. Por baza e gjykimit për të gjithë do të jetë se çfarë bënë ata me ungjillin dhe për ungjillin. Për zotërinë thelbi i arritjes së kësaj është besnikëria dhe jo medoemos suksesi. Mund të duket sikur zotëria vlerësoi ata që kishin pasur më shumë sukses, apo përfitime, por këtu po flasim për mbretërinë e Perëndisë dhe jo për një firmë fitimprurëse.
Thesari nuk iu përkiste shërbëtorëve, po kështu as përfitimet. Gjithë shërbëtorët bënë detyrën e caktuar: zgjerimin e mbretërisë së Perëndisë, por ishte Zoti që e dha shtimin e mbretërisë.
Dhe interesi kryesor ishte: sa po mundoheshin për ta arritur këtë?
Vini re se çfarë i thotë ai shërbëtorëve të tij besnikë
“Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd”.
(v. 21)
Besnikëria ka me të vërtetë rëndësi për Perëndinë, në mënyrë që të na besojë gjëra edhe më të mëdha. Ata që jetojnë për Krishtin do të mbretërojnë me Krishtin. shërbesa këtu nënkupton lavdi përgjithmonë.
Por shpërblimi më i madh për çdo ndjekës të Jezusit është prania e Zotit.
E vërteta e vështirë
Shëmbëlltyra përfundon me një shërbëtor jobesnikë. dua ta pranoj se gjithmonë më ka ardhur keq për të. Mënyra si u trajtua është pak e ashpër, tek e fundit ai nuk e humbi por e ruajti thesarin.
Ai ia ktheu dhuratën mbretit ashtu sie mori të pahapur.
Por nuk funksionin kështu. nuk mund ta mbash të fshehur ungjillin dhe pastaj të pretendosh që të përfitosh prej tij. Ne e fshehim ungjillin sa herë që e kufizojmë atë në dy orë predikim gjatë së dielës, apo kur kthehemi tek ai në kohë krize, apo në fund të jetës sonë. Nuk mund të bëjmë këtë dhe të jetojmë pjesën tjetër të kohës sikur Perëndia nuk ka rëndësi. Pra sikur të mos ekzistonte fare.
Ne e groposim ungjillin sa herë që e mendojmë ungjillin vetëm si pjesë të mendimeve tona dhe jo të jetës dhe sjelljes sonë. Por ti nuk mund ta bësh këtë. Nuk mund ta varrosësh ungjillin. Perëndia nuk e pëlqen këtë
Ditën e fundit kur të përballemi me mbretin do të përballemi me dy fjali
Ose ” Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; hyr në gëzimin e zotit tënd.” ose kjo tjetra, ” flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm.” Se çfarë do të dëgjojmë atë ditë , kjo varet nga mënyra se si e përdor ungjillin sot.