T’i mbijetosh përmbytjes

Print

Titulli: T’i mbijetosh përmbytjes (pjesa 2)

Perëndia kujtoi

Imagjino sikur je një ndër njerëzit brenda arkës. Pothuajse të gjithë njerëzit dhe gjithçka që ti njeh zhduket papritur. E tërë bota ka humbur nën ujë. Duhet të jetë një ndjesi e çuditshme! Nëse nuk ke qenë në një fatkeqësi natyrore të këtyre përmasave, ndoshta je mposhtur prej tragjedisë dhe problemeve dhe nuk shikon asnjë mënyrë se si t’i largosh këto probleme dhe të shikosh drejt së ardhmes.

Ose ti ndoshta mendon se bota rreth teje është në një rrëmujë të vërtetë sa që për të nuk ka shpresë. Por mos hiq dorë. Mos i lër vend dëshpërimit.

Mendo për Noeun. Ndërsa ujërat u ngritën shumë lart për dyzetë ditë, aq sa as maja e malit nuk mund të dukej dhe arka lundronte nëpër ujëra pa një destinacion të caktuar Noeu mund të jetë tunduar që të dëshpërohej.

Ai i kishte mbijetuar përmbytjes, por a do të kishte kuptim të jetoje pas kësaj? A do të kishte bota një të ardhme? Po, Noeu mund të vazhdonte të shpresonte për të ardhmen, ndonëse ishte në mes të fatkeqësisë më të madhe të botës. Nëse Noeu dhe familja e tij i mbijetuan fatkeqësisë më të madhe natyrore dhe sërish të kishin shpresë, atëherë a nuk është e mundur që edhe ti të gjesh një shpresë të re ndonëse tërë bota jote është shkatërruar? Noeu kishte shpresë sepse ai ishte ankoruar në Zotin dhe ky është çelësi që ti edhe unë të kemi shpresë, të hedhim spirancën tonë te Zoti dhe të mbahemi fort në të. Kur uji mbuloi tërë tokën dhe Noeu u mbyll brenda në arkë për disa muaj, mund të jetë dukur sikur Perëndia e kishte harruar atë.

Por Zanafilla thotë:

1 “Pastaj Perëndisë iu kujtua Noeu, të gjitha gjallesat dhe tërë bagëtia që ishte me të në arkë; dhe Perëndia bëri që të fryjë një erë mbi tokë dhe ujërat e ulën lartësinë e tyre.

2  Burimet e humnerës dhe kataraktet e qiellit u mbyllën dhe shiu nga qielli pushoi.

3  Dhe ujërat vazhduan të tërhiqeshin nga toka; dhe mbas njëqind e pesëdhjetë ditësh ishin pakësuar.

4  Në muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka u ndal në malet e Araratit.

5  Dhe ujërat vazhduan të pakësohen deri në muajin e dhjetë. Në muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u dukën majat e maleve. (8:1-5)

Perëndia i gjykoi armiqtë e tij, por ai shpëtoi mikun e tij Noeun dhe familjen e tij. Perëndia ishte Ai që dërgoi lumenjtë e rrëmbyeshëm dhe po Ai e bëri ujin të tërhiqej dhe që të shfaqeshin sërish majat e maleve. Por kur do të mund të dilte i sigurt prej arkës Noeu? Ai donte ta zbulonte këtë.

Pas dyzetë ditësh Noeu hapi dritaren që kishte bërë në arkë dhe dërgoi një korb jashtë dhe, korbi vazhdonte të kthehej sa herë që ai e dërgonte jashtë, derisa uji ishte tharë plotësisht nga toka.

Më pas ai dërgoi një pëllumb për të parë nëse uji ishte tërhequr nga sipërfaqja e tokës. Por pëllumbi nuk gjeti asnjë copë tokë ku të qëndronte sepse e gjithë toka ishte mbuluar prej ujit, kështu që ai u kthye sërish në arkën e Noeut.  Noeu zgjati dorën dhe mori pëllumbin brenda në arkë. Ai priti shtatë ditë të tjera për ta dërguar sërish pëllumbin jashtë arkës.

Kur pëllumbi u kthye në mbrëmje, në sqepin e tij kishte një gjethe ulliri jeshile! Atëherë Noeu e kuptoi se ujërat ishin larguar. Ai priti edhe shtatë ditë të tjera dhe dërgoi sërish pëllumbin jashtë, por kësaj here ai nuk u kthye.

Korbi mund të fluturonte përreth dhe ndoshta të ushqehej me mishin e kafshëve të ngordhura, por pëllumbi nuk mund të ushqehej me diçka të vdekur.

Pëllumbi kishte nevojë të gjente një jetë të re në botë, para se të largohej prej arkës, për mirë.

Sot pëllumbi dhe dega e ullirit janë simbole. Pëllumbi për shpresën pas fatkeqësisë dhe dega e ullirit për paqen pas trazire. Por për Noeun, pëllumbi dhe dega e ullirit ishin një provë e vërtetë e krijimit të ri. Një provë se tanimë do të ishte një shtëpi e mirë për njerëzit dhe kafshët brenda arkës. Pemët e ullinjve mund të rriteshin vetëm në toka të ulëta, kështu që Noeu e dinte se Perëndia po e thante tokën dhe po kthente bimësinë e saj.

“Në vitin e gjashtëqindenjëtë të Noeut, gjatë muajit të parë, në ditën e parë të muajit, ujërat ishin tharë mbi tokë; dhe Noeu e zbuloi arkën, vështroi dhe ja që sipërfaqja e tokës ishte e thatë. Dhe kështu në muajin e dytë, në ditën e njëzet e shtatë të tij, toka ishte e thatë.” (8:13-14)

Edhe pse Noeu e dinte këtë, ai nuk ishte ende gati të largohej prej arkës. Me siguri që Noeu dhe njerëzit që ishin me të, vdisnin nga kureshtja që të dilnin jashtë e të shihnin çfarë kishte ndodhur, por nuk do të dilnin pa thënë Perëndia. Perëndia vulosi arkën e tyre dhe ata nuk mund të largoheshin derisa Perëndia të hapte arkën dhe tu thoshte që të largoheshin. Noeu e jetoi me besim Fjalën e Perëndisë. Kjo vlen dhe për ne. Ne mund t’i mbijetojmë fatkeqësisë vetëm duke jetuar me besim te Fjala e Perëndisë.

Besimi që Noeu kishte te Fjala e Perëndisë, e shtyu atë të ndërtonte një arkë, kur Perëndia ia kërkoi këtë.

Besimi te Fjala e Perëndisë e shtyu Noeun të hynte në arkë, kur Perëndia ia kërkoi këtë. Dhe besimi në fjalën e Perëndisë bëri që Noeu të qëndronte në arkë, derisa Perëndia i tha që të dilte jashtë.

Atëherë Perëndia i tha Noeut: “Dil nga arka ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.

Nxirr me vete tërë kafshët që janë bashkë me ty, të çdo mishi që të jenë: zogj, bagëti dhe tërë rrëshqanorët që zvarriten mbi tokë, me qëllim që të rriten shumë mbi tokë dhe të jenë pjellorë e të shumohen mbi tokë.”

Kështu që Noeu doli, së bashku me bijtë e tij, me gruan e tij dhe nuset e të bijve. Të gjithë kafshët dhe krijesat që lëvizin dolën prej arkës, njëri pas tjetrit.

Lëndina e re e jetës

Më në fund tmerri mori fund. Bota pati një ripërtëritje të bimësisë. Njerëzit dhe kafshët në arkë do të shumoheshin nën bekimet e Perëndisë dhe do të ripopullonin botën. Çfarë momenti duhet të ketë qenë dalja nga arka! Çfarë mrekullie të dije se bota do të kishte një të ardhme! Si u përgjigj Noeu? Zanafilla thotë:

“Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin.

Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: ‘Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë.’ Deri sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.” (8:20-22)

Njerëzimi dhe kafshët do të kenë një lëndinë të re jete e cila nuk do të zhduket asnjëherë sa të jetë toka. Ne kemi premtimin e Perëndisë për këtë. Për pjesën e mbetur të historisë, nuk do të ketë më fatkeqësi si në kohën e Noeut.

Kjo lëndinë e jetës nuk është bazuar në kualifikimet njerëzore. Nëse mbijetesa e njerëzimit dhe kafshëve do të varej te mirësia e njerëzve, çdo gjë do të shfarosej.

Ne mund të mendojmë se jemi shumë të mirë, por çfarë mendon Perëndia? Perëndia thotë për njeriun: “se prirjet e zemrës së tij janë për ligësi qysh prej fëmijërisë”. Perëndia i tha këto fjalë Noeut dhe familjes së tij. Ne jemi të gjithë mëkatarë nga natyra jonë por edhe për shkak të zgjedhjes sonë. Nëse Perëndia do të përballej me ne vetëm në bazë të asaj që meritojmë, nëse lëndina e jetës të racës njerëzore do të prishej në çastin që ne do të bëheshim kundërshtarë të Perëndisë, atëherë të gjithë ne do të ishim zhdukur menjëherë.

Por Perëndia ka zgjedhur të na trajtojë me mëshirë, duke mos u bazuar te kualifikimet tona, por te sakrifica që u ofrua për hatrin tonë. Para përmbytjes Perëndia e urdhëroi Noeun të merrte me vete në arkë një çift kafshësh nga çdo lloj por të merrte shtatë kafshë të disa llojeve të caktuara që të mund të përdoreshin si sakrifica. Perëndia siguroi për Noeun këto sakrifica dhe Noeu jetoi duke besuar te mirësia e tij, por me një besim mirënjohës te hiri i Perëndisë dhe në gatishmërinë e Perëndisë për të falur dhe për të shpëtuar në bazë të sakrificës që siguron Perëndia.

Zanafilla thotë se Perëndia ishte i kënaqur prej sakrificës së Noeut. A mos vallë se mishi i pjekur kishte aromë të këndshme dhe i hapte oreksin Perëndisë? Sigurisht që jo. Sakrifica e Noeut, ashtu si sakrificat për kafshët e tjera, në Dhjatën e Vjetër, e kënaqën Perëndinë sepse çonin drejt një sakrifice më të madhe që vetë Perëndia do të ofronte. Bëhet fjalë për sakrificën e Birit të Tij, Jezusit.

Jezusi vdiq në kryq për të paguar pagën e mëkateve tona. Ai vdiq si qengji i sakrificës së Perëndisë, që largon gjithë mëkatet e botës. Vetëm duke parë së largu sakrificën e Jezusit, Perëndia mund të kënaqej me sakrificën që ofroi Noeu. Bibla thotë: “…Krishti na deshi dhe e dha veten e Tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë.” (Efesianëve 5:2)

Nëse vijmë te Perëndia duke i besuar Jezusit, dhe  sakrificës së tij, Perëndisë i pëlqen kjo aromë. Nëse lutemi në emrin e Jezusit, lutjet tona kanë aromën e Jezusit. Nëse jetojmë duke i besuar Jezusit, jetët tona do të kenë aromën e Jezusit. Nëse ia japim veten dhe dhuntitë tona Perëndisë dhe njerëzve në nevojë për hir të Jezusit, dhuntitë tona do të kenë aromën e Jezusit. Bibla thotë: “Tani i kam të gjitha dhe më teprojnë; jam përplot, mbasi mora nga Epafroditi atë që më ishte dërguar nga ju, një parfum erëmirë, një fli i pranueshëm, i pëlqyeshëm nga Perëndia. Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.” (Filipianëve 4:18-19)

Çfarë arome ke ti? Aromën e Perëndisë? Apo të mëkatit? Apo ke aromën e Krishtit që vjen atëherë kur ke besuar në Të? Vendose besimin tënd tek Jezusi. Atëherë do ta kënaqësh me të vërtetë Perëndinë. Ti do të kesh një shpresë të përtërirë se ai vlen ta jetosh jetën. Në të vërtetë, ti do të kesh jetë të përjetshme dhe nuk do të vdesësh.

Ashtu si Noeu që besoi te Zoti dhe shpëtoi bashkë me familjen e tij, Bibla po të thotë edhe ty tani: “Dhe ata i thanë: ‘Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote’”.(Veprat 16:31)