kisha pa besim

Print

Titulli: Tiatira, kisha pa besim (pjesa 1)

Teksa recesioni ekonomik kudo në botë po thellohet, shumë njerëz  po shqetësohen  gjithmonë e më shumë.

Në qytetin tim, kam parë shumë njerëz, që kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të krizës.

Arsyeja e parë ishte se njerëzit nuk mund të shlyenin pagesat e kredisë që kanë ardhur në rritje.

Por tani gjithmonë e më shumë njerëzit nuk paguajnë dot kredinë sepse kanë humbur punën. Shifrat e papunësisë po rriten dita ditës.

Në kishën time numri i të papunëve ose të atyre që kanë pak punë, po rritet gjithmonë e më shumë.

Dhe ky problem ka vazhduar kështu për muaj të tërë, dhe nuk po merr fund. Kjo të bën ta vlerësosh punën që ke.

Por kjo e shton presionin qe te kemi marrëdhënie të mira me të gjithë kolegët në punë.

Tani nuk është koha që të debatojmë me shefin apo punëtorët e tjerë. Sigurisht që të krishterët duhet të jenë të sjellshëm, dhe bashkëpunues me të tjerët pavarësisht rrethanave.

Por sikur, teksa mbijetesa ekonomike po bëhet më e vështirë, ti mund ta gjesh veten, në punën tënde, nën presionin për të kompromentuar standardet e tua.

Po sikur të punoje në një impiant prodhimi, dhe mbikqyrsi të këshillon, që të rrisësh shpejtësinë e prodhimit, por të ulësh cilësinë?

A nuk do të veproje kështu? Fundja ai është mbikqyrsi yt.

Por sikur të punoje në pasuritë e paluajtshme, dhe partneri të kërkon të mbulosh një pjesë të përgjegjësive ligjore të pronës me që qëllim që ta shesë atë më shpejt? Me pak fjalë të manipulonin me dokumentet. A do të bashkëpunoje?  Tek e fundit është detyrë e blerësit të vërtetojë, është ose jo në rregull dokumentacioni.

Kur nuk ka shumë punë, kur paraja shtrëngohet dhe kur njerëz të tjerë varen nga ty, a nuk ndjen njëfarë detyrimi që të lejosh standardet e larta të ulen paksa, që të tjerët të mund të bëjnë përpara, kështu që ne të kemi mundësi të ushqejmë familjen tonë?

Tek e fundit, parimet e forta nuk sjellin për të ngrënë.

Ne jemi brezi i parë i të krishterëve që përballen me këto sfida.

Në fakt shume të krishterë kudo në botë janë ndeshur me këtë problem, por janë bekuar sepse kanë marrë prej Jezusit një mesazh orientimi, inkurajimi dhe shprese.

Fjalët që i drejtoi këtyre shtatë kishave, ne po i studiojmë këtë javë. Sot do të konsiderojmë mesazhin që Krishti i dërgon të krishterëve në qytetin e Tiatirës.

Ky qytet ndryshme nga qytet e mëparshme, që kemi vizituar në Efes, Smirna dhe Pergam. Tiatira është një qytet më i vogël, pothuajse 25 mijë banorë. Nuk kishte port, nuk kishte akropol në një vend të lartë të qytetit, po kështu as mbrojtje natyrore.

Tiatira ndodhej në mes të një toke të gjerë dhe pjellore. Ndaj mesazhi më i gjatë dhe më i vështirë i jepet qytetit më të vogël dhe më pak të rëndësishëm.

Tiatira filloi si një qendër ushtarake, si një garnizon më mes të fushave të fermerëve.

Meqenëse nuk kishte male që ta mbronin, ky qytet është pushtuar vazhdimisht gjatë historisë së tij.

Pozita gjeografike gjithashtu tregonte se ndryshe nga qytetet e tjera të zbulesës, Tiatira asnjëherë nuk pati dominim ushtarak mbi fqinjët e vet.

Uilliam Remsej, një arkeolog i mirënjohur dikur ka thënë:

“ Edhe vëzhguesi më i pakujdesshëm dhe i rëndomtë, nuk do ta merrte Tiatirën si një qytet sundues apo  kryeqytet i një perandorie. Para së gjithash ai është një qytet i ndërtuar me dorë, i ndërtuar për të shërbyer.”

Vetëm stabiliteti politik shekullor që erdhi me perandorinë Romake (Paks Romana) lejoi lulëzimin e tregtisë në vend.

Dhe  në fakt, ajo vazhdoi të lulëzonte.

Ky qytet i pozicionuar mirë, dhe i lulëzuar nuk ka mbetur më ashtu, nëse e viziton sot do të gjesh vetëm rrënojat e tij në një shesh të vogël, në qytetin e Akisar në Turqinë e zhurmshme.

Kjo zonë është vendosur si një qendër tregtie në një zonjë të pasur agrikulturore.

Pozita gjeografike e qytetit është e rëndësishme për të kuptuar mesazhin e Jezusit për këtë kishë.

Po kështu ajo përcaktonte personalitetin e qytetit, ku jetonin të krishterët e hershëm.

Tiatira ishte një qytet që ishte e detyruar të drejtohej gjithmonë me konsensus. Paqja ruhej duke ruajtur një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Kur një ushtri pushtuese i afrohej lëndinave pjellore dhe hynin në qytet, qytetarët e Tiatirës, dorëzoheshin menjëherë dhe gjenin gjuhën e përbashkët me pushtuesit.

Prandaj duhet të mbajmë mend pamjen e këtij qyteti jo si një qytet perandorak dhe krenar që do ti rezistojë një sulmi, apo që do të rrëzohet pas një rrethimi të gjatë, ku më parë ekzekutohen liderat dhe më pas dënohen qytetarët.

Por Tiatira nuk ishte kështu, për shkak të pozicionit të saj të lehtë për tu pushtuar, mësoi se duhej të bashkëpunonte me të panjohurit, mësoi se duhet të bashkëpunonin me njëri tjetrin.

Shembulli më i mirë i kësaj pamjeje duket në hyjninë mbrojtëse të qytetit, emri i plotë i të cilit ishte Tirimos Heljus Pthius Apollo . Ky perëndi, pjesërisht e ka marrë emrin nga heroi lokal,Tirimos, një lider ushtarak, në ditët e hershme të qytetit. Shumë monedha janë gjetur me pamjen e tij, shoqëruar me një sëpatë lufte, dhe hipur në një kalë. Ai nuk ka asgjë në trup bec pelerinës së tij.

Kjo ishte një shenjë universale e hyjnisë, çka tregon se ai adhurohej si Perëndi.

Kjo për arsye se më vonë ai u transformua në një interpretim lokal, unik i perëndisë grek me emrin Apollo, një prej shumë bijve të Zeusit, mbreti i perëndive. Ndoshta të kujtohet se folëm për altarin e tij kur vizituam qytetin e Pergamit.

Kjo do të bëhej për të kënaqur romakët, që nderuan të njëjtin panteon të perëndive si perandori i mëparshëm. Dhe si shenjë e këtij bashkëpunimi, një tjetër monedhë u stampua në Tiatira, duke përshkruar Tirimosin, që takon duart me perandorin.

Dhe për ti rënë shkurt kësaj historie të gjatë, emrat e tij të tjerë, Heljus dhe Pthius, që e lidhin atë me diellin dhe me mitologji të tjera përreth Apollos, demonstrojnë një lidhje dhe një ujdi me një perandori tjetër më të vjetër, atë të lidianëve.

Pra ne mund të shohim, në imazhet e Apollo Tirimosi në monedhat e vjetra, se si fetë u përzien dhe përshtatën një ujdi me zotat e vendit dhe ruajtën kultet lokale. Në Tiatira, çdonjëri i kushtonte shumë rëndësi të kënaqurit të çdo njeriu, veçanërisht të atyre që ishin në pushtet.

Një tjetër aspekt unik, i këtij qyteti që na ndihmon në interpretim është dominimi një llojshmërie të gjerë shoqërish tregtare. Prej gdhendjeve në monedha dhe në shkrime të tjera, ne dimë se në Tiatira kishte më shumë shoqëri tregtare se çdo qytet tjetër. Këto shoqëri me shumë punëtorë kishin një ndikim të madh dhe ishin pjesë vitale e qytetit, jo si disa unione tregtie sot.

Shoqëritë tregtare ishin kaq dominuese, sa që së bashku kishin një ndikim absolut në ekonominë e vendit.

Në Tiatira janë gjetur provat e çdo forme tregtie të imagjinueshme  si tregtimi e leshit, pambukut, poçarisë,bronzit, furrtarisë dhe tregtimi i skllevërve!

Nuk ke përse të shikosh arkeologjinë për këto prova; te veprat

16:14, Pali takon besimtarë judenj në Maqedoni, në qytetin e Filipisë, përgjatë Detit Egje: ” Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë.”

Pra ka gjasa që kjo tregtare Lidia, ishte anëtare e shoqërisë së rrobaqepësve.

Ne duhet të dimë se anëtarësimi në një shoqëri tregtare nuk ishte vetëm për të bërë disa kontrata të mira biznesi, apo për vendosjen e çmimeve të duhura për produktet; të qenit pjesë e kësaj, sillte disa detyrime të therë sociale dhe fetare.

Shumë shoqëri tregtare organizonin banketet e tyre të tregtisë në sallone të mëdha ngrënieje.

Drekuesit uleshin, në një mur të ulët përgjatë mureve të jashtme të qytetit, duke ngrënë dhe duke parë aktivitetet në qendër të hapësirës rrethuar me mure.

Ne e dimë se në festat për nder të Apollo Tirimos, mishi do të gatuhej në një altar, do ti ofrohej perëndisë pagane ? dhe më pas do të shpërndahej mes miqve për tu ngrënë.

Por një tjetër aspekt i festivaleve ishte argëtimi seksual. Dhe miqtë e banketit ftoheshin dhe inkurajoheshin  për tu bashkuar me palën e njerëzve që ishte në qendër të dhomës, rreth altarit të pjekjes së mishit, për të marrë pjesë në gjakmarrje dhe në imoralitet. E gjitha kjo ishte pjesë e nderimit të Zotit të tregtisë përkatëse.

Pra e kupton tani se presioni për tu konformuar me praktika jo të krishtera në biznesin e përditshëm, nuk është një fenomen i ri.

Si mund të mbijetonin ekonomikisht të krishterët në një qytet si ky? Çfarë udhëzimi mund të gjejmë në fjalët e Jezusit për këta besimtarë, të mashtruar dhe të verbuar nga zakonet pagane përreth tyre?

Por të dhënat e para gjenden në titujt dhe fjalët e hyrjes në fillim të mesazhit: “ai që ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e tij janë të ngjashëm me bronz të shkëlqyeshëm.”

Ky është ri përvetësimi një prej titujve që i jepet perëndisë lokal Apollo Tirimos, që gjithashtu njihet si një bir i perëndisë. Kjo ishte në kontrast me perandorët, që e kishin zakon të pohonin se ishin bijë hyjnor të perëndive

Jezusi pohon identitetin e tij kundër këtyre pohimeve të rreme.

Jezusi përshkruhet me sy flakërues dhe këmbë bronzi, një aluzion i vizionit të Danielit për Birin e njeriut në Dhjatën e Vjetër.

Sytë flakërues të Krishtit e aftësojnë atë të shohin përmes argumenteve false dhe të shqyrtojë shpirtrat.

Me këmbët e tij të ngjashme me bronzin ai është pajisur të shtypë armiqtë e tij.  E gjitha kjo është për të theksuar identitetin e Krishtit, si gjykatësi suprem, në kontrast me gjykimet e bëra nga qytetarët e Tiatirës.

Si gjykatës, Jezusi e lavdëron kishën për dashurinë, besimin dhe veprat e tyre. Ata kujdesen për njëri tjetrin me dashuri dhe vepra shërbimi. Ata kanë treguar besim dhe qëndrueshmëri pavarësisht sprovave.

Lajmi i mirë është se këto vepra po vijnë në rritje. Ato janë vërtetë të fortë në besim dhe e tregojnë këtë në komunitet.

Lajmi i keq ishte se komuniteti përreth ndikonte aq shumë tek ata saqë ishin bërë njëlloj si kultura përreth: tepër të gatshëm për kompromis me qëllim që të ruanin paqen dhe të gjithë të ishin të lumtur.

Por çfarë ndodh më tej me kishën në Tiatira?  A do te qëndrojë e forte ajo para trysnisë se besimeve pagane? Për ketë mos harroni te na ndiqni herën e ardhshme.