kisha pa besim

Print

Titulli: Tiatira, kisha pa besim (pjesa 2)

Pamë herën e kaluar se si Zoti e lavdëroi për bensnikërinë kishën e Tiatirës dhe i tha që të ruante fort besimin që kishte. Pas kësaj vjen ankimi: Jezusi i akuzon ata për kompromis, sepse kanë marrë pjesë në festa idhujtarie në tempujt e shoqërive tregtare.

Ai e lidh këtë me ‘Jezabelin’ në mes tyre, një aluzion për mbretëreshën Jezebel të Dhjatës së vjetër. Ajo kishe famë të keqe, për nxitjen e padrejtësisë dhe lakmisë, dhe gjithashtu e çoi Izraelin në adhurimin e Perëndisë së rremë të Baalit.

Mund të imagjinojmë se si gruaja Jezabel nga Tiatira mund të ketë arsyetuar pjesëmarrjen në festat e idhujtarisë:

“Hyjnitë e tregtisë nuk janë perëndi të vërteta. Ka vetëm një Perëndi, ai është  Perëndia Jahveh, të cilin e adhurojmë.

Pra festat e tregtisë nuk kanë lidhje me perënditë e rreme, po janë pak a shumë sikur të flasësh me një mik imagjinar.

Ne nuk kemi çfarë të bëjmë nëse të tjerët janë mashtruar prej tyre. Por kjo nuk do të thotë se unë u besoj akoma, perëndive të padukshëm të shpikur nga mendja e njeriut.” Sigurisht që pas këtij shfajësimi kishte arsye ekonomike.

Gildet apo shoqëritë tregtare kishin një ndikim të madh në ekonomi. Askush nuk punësohej, apo frekuentohej nga klientët, pa pasur miratimin e shoqërisë tregtare.

Ky miratim, erdhi përmes pjesëmarrjes së plotë në festat e shoqërisë, të cilat përfshinin imoralitet seksual dhe idhujtari.

Të gjitha këto përfshihen në mesazhin e Jezusit, dhe  janë paralajmërim i një ngatërrese të fuqishme.

Korrigjimi që Jezusi kërkon këtu nga të gjithë ata që janë të gatshëm ta bëjnë është ky: “Mbajeni fort atë që keni.”

Për gruan Jezabel, me sa duket është shumë vonë. Krishti i ka dhënë asaj mjaftueshëm kohë, por ajo refuzoi.

Ndjekësit e saj, ata që kryenin idhujtari së bashku me të, do të vuajnë njëlloj si ajo nëse nuk lënë jetën e tyre mëkatare.

Ndërsa të tjerëve në kishë u thuhet që të mbajnë fort atë që kanë. Ata nuk pranuan mësimet e Jezabelit, të ashtuquajturat sekrete të Satanit, por e toleruan atë.

Por ata duhet të dallonin dhe të largonin çdo mësim të rremë mes tyre dhe të ngulmonin në besnikëri, pra të ruanin atë që kishin tashmë.

Ky ishte mësimi i vetë gjonit, ungjilli që ata morën në fillim.

Ata nuk morën asnjë barrë më të madhe se sa kjo. Dhe një urdhër i tillë do të mjaftonte.

Jezusi i fton të pendohen, për hir të vuajtjes që ishte përgatitur për Jezabelin dhe ndjekësit e saj.

Ajo që kreu mëkate në krevatet e dhomës së ngrënies së shoqërive tregtare do ta gjejë veten në shtratin sëmundjes.

Jezusi thotë se ajo do të ndëshkohet me një sëmundje.

Komentet e tij të mëtejshme janë po kaq të ashpra: fëmijët e saj, (që në këtë rast janë ndjekësit) do të mbeten të vdekur në vend. Dhe çdo i mbijetuar do të refuzohet vendi i strehimit.

Ashtu të vetëm ata do të përballen me gjykimin e Krishtit në ditën e fundit.

Pikërisht në mes të kësaj bisede për gjykimin e ashpër, Jezusi përmend të gjitha kishat. Kjo ndodh në mes mesazhit, aty tek katra dhe shtata.

Pra Jezusi thekson këtë paralajmërim për të shtatë kishat, dhe për të gjithë ne. Fjalët e tij nuk janë vetëm një mesazh i lokalizuar dhe negativ, për një kishë të vetme dhe të pafat. Dëgjoni. Ai thotë: Ai që ka veshë le të dëgjojë atë që fryma u thotë kishave.

Po kështu, edhe ne duhet të jemi vigjilent ndaj tundimeve të pjesëmarrjes në idhujtari, përfshi këtu edhe në ekonomi.

Përsa i përket kompromiseve të të krishterëve në Pergam, pak më parë përmenda shkurtimisht, disa idhuj që të krishterët kishin në jetën e tyre së bashku me Krishtin. Këto ishin kultura popullore, sportet, vetë trupat tanë, patriotizmi dhe kënaqësia.

Secili prej tyre mund të bëhet shumë i rëndësishëm në jetën tonë. Sot, meqenëse jemi ndalur tek situata në Tiatira dhe reagimi i Jezusit, le të shikojmë se si dashje pa dashje mund të kemi idhuj financiarë.

Sigurisht që edhe puna jonë mund të jetë një idhull.

A ndikon përkushtimi yt në punë në përkushtimin tënd të plotë si dishepull. Nuk e kam fjalën thjesht për të qenurit i kaq i zënë më punë sa që nuk mund të përkushtohemi në një shërbesë të caktuar të kishës, edhe pse kjo mund të jetë një simptomë.

Unë thjesht po pyes, a e ka marrë puna zemrën tënde?

A është puna jote burimi i kuptimit dhe sigurisë? A zë ajo një pjesë më të madhe se sa duhet në jetën tënde? A i neglizhon thirrjet e tjera në jetë si familja, miqtë, marrëdhënien personale me Jezusin, për arsye se e dashuron punën tënde dhe gjen atje identitetin tënd, apo qëllimin a vlerën tënde si person? Nëse po, atëherë puna jote mund të jetë idhulli yt.

Një tjetër problem mund të jetë kthimi i parasë ne idhull.

Ne mund të qepemi shumë kollaj pas parasë.

Unë besoj se një masë e besueshme që tregon se sa i lidhur je a pas parasë është reagimi yt ndaj dhënies së të dhjetës, pra ta kthesh një të dhjetën e të ardhurave të tua Perëndisë me anë të dhurimeve në kishë apo për kauza të tjera të mbretërisë.

Nëse nuk beson se Perëndia i thërret të krishterët sot të japin të dhjetën, atëherë po të pyes unë ty: nuk e jep të dhjetës sepse je ulur dhe ke studiuar shkrimet dhe ke dalë në përfundimin se kjo gjë nuk na kërkohet më, apo nuk jep sepse nuk dëshiron të japësh aq shumë?

Mos ndoshta e ke bindur veten, se ti nuk e përballon dot të dhjetën, se nuk mund ta përballosh jetesën me 90 përqindëshin e të ardhurave.

Por mendoje pak këtë tjetrën, sikur ti dhe familja jote do të kishit 10 përqind ulje rroge. Mendon se nuk do t’ia dilje dot mbanë, familja jote do të dilte në rrugë? Nuk besoj.

Por nuk shërben vetëm e dhjeta si dallues që tregon sa e bëjmë idhull paranë.

Këtë e kuptojmë edhe nga forma të tjera të bujarisë. A je ti një person bujar, sigurisht nga njëra anë pa qenë një kujdestar i marrë dhe shkapërderdhës i bekimeve të Perëndisë, por nga ana tjetër pa qenë një kurnac dorështrënguar?

Në fund të fundit, kjo pyetje tregon besnikërinë e zemrës tënde.

Sikurse Pali i shkroi Timoteut, paraja në vetvete nuk është e keqe, por dashuria për paranë është rrënja e të gjitha të këqijave. Një person që është mbështetës i fuqishëm financiar i kishës, që ndan me të tjerët, mund të ketë probleme me idhujtarinë e parasë, kur llogaria bankare është vendi baze ku ai apo ajo e vendos besimin e tij apo të saj final.

Kjo ngjan me shëmbëlltyrën e njeriut pasanik, që ngriti hambarë gjithmonë e më të mëdhenj për të vendosur pasurinë e vet dhe më pas deklaroi se më në fund mund të flinte i qetë natën sepse kishte gjetur siguri.

Së fundi kjo ka lidhje me besimin. Jezus Krishti është kujdestari ynë dhe ai bëhet xheloz kur ne mund të shkojmë tek të tjerë për të ngritur ndjenjat tona të sigurisë.

Pra kujt i beson ti? Kush do të kujdeset për ty?

A e tregon qartë jeta jote se faktin që ti pohon se nuk i përket më vetes, por që mendje trup dhe shpirt, në jetë a në vdekje i përket shpëtimtarit tënd Jezus Krishtit?

Të krishterëve në Tiatira ai i jep më shumë se sa një paralajmërim: ai tregon për bekimet që u vijnë njerëzve besnikë, autoritet mbi kombet dhe mbi yllin e mëngjesit.

Referenca e autoritetit na kujton psalmin 2:9, ku Perëndia i premton Davidit, “Ti do t’i copëtosh me një shufër hekuri, do t’i bësh copë-copë si një enë prej argjile”

Krishti tashmë e ka marrë autoritetin, në ngritjen e tij.

Ai na thotë se të krishterët që e mposhtin tundimin për tu përzier me botën do të kenë vend pjesën e tyre në këtë sundim.

Ata do të kenë pushtet për të shkatërruar autoritetin e shoqërive tregtare, të kombeve dhe të çdo bashkësie që kundërshton qëllimet e Perëndisë.

Të krishterëve fitimtarë u është premtuar ylli i mëngjesit.

Po kështu, Dhjata e Vjetër na jep disa të dhëna për të kuptuar më mirë këtë imazh. Ndoshta ju kujtohet se në librin e numrave, parashikuesi Baalam, foli për yllin që doli nga Jakobi.

Më vonë, ylli i Jakobit u bë një shprehje mesianike e zakonshme në judaizëm.

Të krishterët e kuptojnë se kjo i drejtohet Krishtit vetë dhe mbretërisë së tij të përjetshme.

Të dyja referencat, se kush do të marrë autoritetin  dhe ylli e mëngjesit, janë të të njëjit lloj; Jezusi po thotë se të krishterët do të kenë pjesën e tyre në mbretërimin tij mesianik mbi kombet.

Ata nuk do të jenë më të dobët mes miqve të tyre. Ata do të bashkohen me Krishtin në punën e tij qeverisëse.

Por ndërkohë, Perëndia ka premtuar dhe do të kujdeset për fëmijët e tij. Ai na fton ti besojmë Atij. Thirrja e tij në të mesazh drejtuar shtatë kishave është therëse dhe jo kompromentuese, e qartë dhe e përzemërt.

Të nxis sot, me kurajë, të heqësh çdo gjë që komprometon besimin tënd, çfarëdo qoftë idhulli yt, pavarësisht nëse e kam përmendur atë sot ose jo.

Vlerat përreth nesh janë shtrembëruar dhe deformuar. Ato nuk do të shpëtojnë. Dhe kur Krishti të kthehet një ditë, ne do të mund të shohim shumë qartë të vërtetën që kemi shpallur deri tani.

Krishti është mbret. Ai është Zot mbi gjithçka. Dhe ne jemi të sigurt dhe të mbrojtur përjetësisht vetëm nën kujdesin e tij.