Promovimi i madh
Një tjetër dëshirë pas së cilës tërhiqen shumë prej nesh është ajo e të qenit i rëndësishëm, me vlerë ose që të marrim përsipër përgjegjësi. Fëmijët e vegjël, dëshirojnë të rriten dhe të bëjnë diçka më të rëndësishme se sa loja. Atletët dëshirojnë të përparojnë në rezultatet drejt vijës së finishit. Ushtarët dëshirojnë të ngrihen në detyrë dhe të marrin përgjegjësi më të mëdha.
Punonjësit duan promovim në pozicione më të larta, jo vetëm për paratë por për tu ndier të rëndësishëm. Çfarë të bën ty të ndihesh i rëndësishëm? Është mirë të kërkojmë domethënie. Perëndia na projektoi ne njerëzit që të sundojmë krijimin e tij, prandaj ne jemi të prirur të kërkojmë përgjegjësi. Të mospasurit e asnjë ambicieje nuk është përulësi; por dembelizëm.
Pra ji ambicioz! Por sigurohu se je ambicioz për atë promovim që ja vlen me të vërtetë. Mos mendo vetëm se si mund të ngjisësh shkallët në një organizatë. Fokusohu në marrjen e promovimit përfundimtar.
Vetëm Jezusi mund të promovojë ty që të mbretërosh me Të përgjithmonë. Vetëm Jezusi mund të thotë në fund të jetës tënde: ” ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra ” Vetëm Jezusi mund të thotë:” Mirë, o shërbëtor i mirë, sepse ke qenë besnik në gjëra të vogla, merr sundimin mbi dhjetë qytete.” (Luka19:17) Gjithçka që ke vjen prej Perëndisë dhe i përket Perëndisë. Ai është pronari; ti je thjesht menaxheri.
Ai po shikon se si i menaxhon gjërat e vogla para se të vendosë ty në drejtim të gjërave më të mëdha në mbretërinë e Tij të përjetshme. ” Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta,-thotë Jezusi, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta?” (Luka 16:11)
Në rast se nuk e do Jezusin, nëse nuk ndërmerr rreziqe për të, nëse nuk përdor burimet e dhëna nga Perëndia, për të zgjeruar mbretërinë e Tij, ti nuk do të promovohesh kur Jezusi të kthehet sërish. Ai do të të qortojë, do të heqë përgjegjësitë e tua dhe do të dëbojë. Ashtu si një shef që merret me një menaxher të dobët, Jezusi do të thotë: ” Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac! Prandaj ia hiqni këtij talentin. Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh ” (Mateu 25:26-30)
Në rast se do një promovim prej Jezusit, bëj punën e Tij. Përdor paratë e tua, aftësinë dhe burimet e tjera tokësore për t’i shërbyer Zotit dhe për të zgjeruar mbretërinë e Tij. Prezantoi njerëzit e tjerë me Jezusin si: familjen, miqtë, apo njerëzit e tjerë që takon dhe tregoju atyre si mund të jetojnë si dishepujt e tij. ” Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë si shkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuar shumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë. ” (Danieli 12:3)
Shfrytëzoji në maksimum mundësitë që ke tani dhe Jezusi do të promovojë me shkëlqimin e një ylli kur të jesh në mbretërinë e Tij. Jezusi thotë ” Dhe kujt fiton dhe i ruan deri në fund veprat e mia, do t’i jap pushtet mbi kombet.” ” Kujt fiton do t’i jap të ulet me mua mbi fronin tim. ” (Zbulesa 2:26, 3:21)
Sa emocionuese të mendosh se do të ulesh me Krishtin mbi fronin e Tij, do të promovohesh mbi engjëjt, do të kesh pjesë në sundimin e Krishtit mbi territoret që Ai të cakton ty. Është tepër e madhe të mendosh apo shpresosh për këtë, Por vetë Jezusi e premton këtë.
Pra nëse je një fëmijë, mos syno thjesht që të bëhesh një i rritur. Nëse je atlet, mos syno thjesht që të jesh lojtari më i mirë. Në rast se je ushtar, mos syno thjesht që të jesh një gjeneral.
Nëse je menaxher mos syno thjesht promovimin. Në rast se ato gjëra të ndihmojnë, shumë mirë. Nëse nuk të ndihmojnë, prapë mirë. Sepse këto gjëra nuk kanë rëndësinë përfundimtare dhe të përjetshme. Ajo që ka më shumë rëndësi është sa besnikërisht i shërben Zotit. Dëshira që duhet të motivojë jetën tënde duhet të jetë promovimi i madh kur Krishti të kthehet.
Kënaqësi të përjetshme
Dëshira e tretë nxitëse është për lumturinë. Çfarë të bën të lumtur. Çfarë të jep kënaqësi? Çfarëdo qoftë ajo që t’i e shijon, kujtohu se kush e shpiku kënaqësinë në fillim: Perëndia. Ai i krijoi të gjithë tingujt, ngjyrat, shijet, aromat dhe ndjesitë që ekzistojnë. Ai i krijoi mendjet tona, emocionet dhe aftësinë për të pasur marrëdhënie. Perëndia është burimi i kënaqësisë dhe dëshira jonë për kënaqësi nuk mund të plotësohet prej asgjëje tjetër përveç kënaqësisë që jep Perëndia. Bibla thotë: “Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde…” (Psalmi 16:11)
Kur Jezusi të kthehet, Ai do tu thotë besnikëve: “Eja merr pjesë në gëzimin e Zotit Tënd” Në rast se një miliarder do thoshte: “eja merr pjesë në gëzimin tim” dhe ti do të kishe akses në pasuritë e tij, në shtëpitë, avionët, anijet, banketet dhe të gjitha kënaqësitë që pasuria e tij mund të siguronte, si do të ndiheshe? Kjo vlen akoma më shumë për ndarjen e kënaqësive të Perëndisë. Ti nuk mund të fillosh të imagjinosh se sa i lumtur është Perëndia. Në jetën e Perëndisë trinitet, Atë, Bir dhe Frymë e Shenjtë, është një oqean gëzimi, në të cilin më së shumti ke shijuar deri tani e veç disa pika. Shkrimet e krahasojnë jetën me Zotin me një festë të mrekullueshme, një kopsht i mrekullueshëm, një qytet të mrekullueshëm, një muzikë të lavdishme, një përqafim dashurie. Të gjitha këto pamje zor se mund të paraqesin realitetin e kënaqësive të përjetshme që i presin të përzgjedhurit e Tij.
Bibla thotë se Perëndia ” ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre.” (Predikuesit 3:11) Brenda nesh kemi një dëshirë që ka përmasat e përjetësisë. Çdo kënaqësi tjetër veç kënaqësisë së vetë Perëndisë, është tepër e vogël për të na kënaqur.
Çdo kënaqësi që ka një fund është tepër e shkurtër për të plotësuar urinë e shpirtit tonë. Ne duhet të kemi kënaqësi pa kufi, kënaqësi pa fund. Ne duhet të kemi vetë kënaqësinë e Perëndisë. Ne duhet marrin pjesë në lumturinë hyjnore të vetë Zotit tonë.
Perëndia ” është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë atë. ” (Hebrenjve 11:6) Ai vetë është “shpërblimi më i madh” (Zanafilla 15:1), dhe Ai derdh veten dhe gjithë shpërblimet e Tij më bujare mbi ata që e duan dhe i shërbejnë. Jezusi thotë: ” Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t’i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.” (Zbulesa 22:12)
Të gjithë ne kemi një dëshirë të madhe për lumturi. Por ku po na çon ajo dëshirë? Në rast se na tërheq dëshira për më shumë para apo për kënaqësi të ndryshme fizike, perëndia ynë është stomaku ynë (Filipianëve 3:19), dhe nuk do të kemi pjesë në lumturinë e Perëndisë.
Besim do të thotë të bazohesh në pranimin e Perëndisë dhe të tërhiqesh prej dëshirës për “lëvdim, nder e lavdi në zbulesën e Jezu Krishtit.” (1 Pjetri1:7) Ky lloj besimi nuk do të lejojë të bësh një jetë të zakonshme dhe të rehatshme. Kjo nuk është një prej opsioneve të tua. Një vezë nuk mund të mbetet vezë. Ajo ose do të çelë zogj, ose do të prishet.(Si. Es. Lljuis)
Ti nuk mund të mbetesh ky që je. Ti ose do të çelësh në diçka më të madhe kur Krishti të vijë sërish, ose do të marrësh tatëpjetën dhe do të shkosh në ferr përgjithmonë. Syno miratimin e Perëndisë në të kundërt, do të përfundosh i turpëruar.
Kërko promovimin e madh për të mbretëruar me Krishtin, ose do të digjesh në ferr, i ndarë prej Krishtit.
Kërko lumturinë e përjetshme, ose do të përfundosh tmerrin e përjetshëm. “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate.” (Psalmi 37:4) Ai do tu japë jetë të përjetshme atyre që kërkojnë lavdi, nder e pavdekësi, duke ngulmuar në veprat e mira.” (Romakëve 2:7)
Pyete veten sërish për këto tre dëshira nxitëse: Kujt po mundohesh t’i pëlqesh? Çfarë të bën të ndihesh i rëndësishëm? Çfarë të jep kënaqësi? Përqendroji te Jezusi dëshirat që të motivojnë. Tërhiqu prej dëshirës për ta kënaqur Atë. Kështu do ta dëgjosh Atë që thotë: “Të lumtë.” Tërhiqu prej dëshirës që ta gjesh rëndësinë tek Ai dhe kështu do të promovohesh dhe do të mbretërosh me Të. Tërhiqu prej dëshirës që ta kënaqësh Atë dhe, do të kesh pjesë në lumturinë e Tij përgjithmonë.