Udhëzime për dhuruesit

Print

Titulli: Udhëzime për dhuruesit – Oferta (pjesa 1)

Pjesa më e pakëndshme e adhurimit

Ndoshta nuk të pëlqen shumë të marrësh pjesë në shërbesat e adhurimit. Arsyeja përse nuk të pëlqen? Thjesht për faktin se shporta e ofertës kalon rregullisht në dorën tënde, aq shpesh sa të ka ardhur në majë të hundës. Ndoshta ti thua:”Kisha gjithmonë kërkon paratë e mia!”

A të zbuloj një sekret të vogël? Edhe besimtarët që shkojnë rregullisht në kishë ankohen për të njëjtën gjë. Ata mendojnë se pjesa më e pakëndshme e shërbesës së adhurimit është koshi i ofertës.

Drejtuesit e adhurimit e kanë shumë të vështirë ti gjejnë vendin e duhur ofertës, në kohën e adhurimit.

Adhuruesit ankohen se koha e ofertës ndërhyn gjithmonë në pjesën më ‘frymërore’ të adhurimit.

Besimtarët madje ndonjëherë bëjnë shaka kur mblidhen bashkë duke thënë: “Atje ku janë mbledhur dy ose tre, dikush duhet të mbledhë një ofertë.” Pra shumë mendojnë se adhurimi nuk duhet ndërprerë prej ofertës. Adhurimi inkurajon për gjëra më frymërore.

Nëse Pali do të merrte pjesë në këtë bisedë me siguri që do ti vinte keq për këtë këndvështrim dhe nuk do të pajtohej me të.

Ai do të thoshte se oferta e ka vendin në qendër të adhurimit që i ofrojmë Perëndisë.  Me të vërtetë mendoj se ai do të debatonte me çdo njeri që mendon se ofertën mund ta vendosim në çdo çast tjetër, veç jo në kohën e adhurimit. Nëse do të ndodhte kjo atëherë oferta do të humbiste kuptimin e vet.

CFARË TREGON DHËNIA JONË

Pali ishte i pari që mblodhi një ofertë për të ndihmuar të krishterët në Jeruzalem, të cilët po vuanin prej urisë. Ju kujtohet kemi folur për këtë disa seri më përpara, tek udhëtimet misionare të Palit. Palit iu deshën tetë vjet për ketë mbledhje të madhe ofertash që diskutohet tek 2 Korintasve 8. Kjo ofertë duhet të ketë qenë shumë e madhe nëse atij i janë dashur plot TETË VJET për të mbushur koshat e ofertës për shenjtorët.

Të krishterët në Jeruzalem kishin paguar shtrenjtë kthimin e tyre në të krishterë, ata po vuanin financiarisht për hir të besimit. Si ndjekës të Jezusit ata ishin përndjekur dhe nuk u ishte ofruar asnjë punë nga fqinjët e tyre judenj. Po kështu edhe ata që kishin dyqane nuk kishin klientë vetëm sepse ishin të krishterë. Vejushat dhe jetimët u gjendën të mënjanuar prej ushqimit të përditshëm që sigurohej për të varfrit.

Të ishe i krishterë në shekullin e parë, do të thoshte një problem i madh financiar, ndryshe nga sa ndodh sot që sapo dikush bëhet i krishterë i gjithë komuniteti i mirëpret apo ndryshe nga vende të tjera ku të krishterët i izolon komuniteti.

Kjo është arsyeja përse Pali mbledh këto ndihma, që njihet si oferta më e madhe në gjithë historinë. Kjo ofertë ka shembur muret e ndarjes që kishin qenë ndërtuar prej shekujsh mes Judenjve dhe johebrenjëve.

Të krishterët judenj, në Jeruzalem do të kenë mjaftueshëm ushqim në  tryezat e tyre, një ushqim që është vjen prej johebrenjëve! E pabesueshme apo jo! Muret e ndarjes midis judenjve dhe johebrenjëve, po bien para bujarisë së besimtarëve johebrenj që vazhdojnë të kalojë dorë më dorë koshin e ofertës për tetë vjet me radhë, që të ushqehen judenjtë e krishterë.

Pra besoj se tani e kupto se sa e rëndësishme është kjo ofertë për Palin? Për të qenë të sigurt, atje nuk ka pasur vende të tjera ku ata mund të gjenin ndihmë për varfërinë e tyre.

Por oferta që Pali po grumbullonte nuk motivohej vetëm prej mirësisë. Pali zgjodhi Jerusalemin si një shënjestër, për këtë ofertë, me qëllim që të shpallte në Jeruzalem se Jezusi është në gjendje të transformojë marrëdhëniet njerëzore. Kjo ofertë i shpall botës se muri i armiqësisë mes judenjve dhe johebrenjëve është rrëzuar në fitoren ringjallëse të Jezus Krishtit. Vetëm mrekullia e hirit dhe revolucioni i shpirtit, mund të bënte që judenjtë të hanin në tryezat e tyre me gjithçka që ata kishin siguruar për ta.

Kjo ofertë për besimtarët e Jeruzalemit do të pohonte si asnjëherë më parë, UNITETIN e kishës së krishterë!

Sinqerisht kjo është një prej arsyeve kryesore përse të Krishterë e marrin seriozisht dhënien e ofertës.

Kur të krishterët japin ata pohojnë unitetin mes tyre. Të paktën kjo ndodh kur nuk kufizohemi vetëm tek plotësimi i nevojave të kishës lokale. Një ofertë e denjë është ajo që ndikon gjithë botën.

Një kishë që e kupton rëndësinë e dhënies, e di se ato para do të ndikojnë jo vetëm kishën lokale por edhe mbretërinë e Perëndisë kudo në botë. Koshi i ofertës që vendoset në kishë, është dëshmi e UNITETIT të njerëzve të Perëndisë që kisha e perëndisë përfshin çdo njeri, çdo fis dhe çdo komb.

Një kishë që e kupton rëndësinë e dhënies jep bujarisht që Lajmi i Mirë të mbërrijë tek njerëzit në vendet e izoluara, ku ungjilli nuk ka shkuar më parë, apo për të hapur një klinikë shëndetësore në një fshat të varfër, apo për të filluar një shërbesë me fëmijët e rrugës.

Koshi i ofertës është dëshmi e misionit të mbretërisë së Perëndisë. Perëndia po bën një popull nga TË GJITHA kombet, fiset dhe racat në glob. KOSHI I OFERTËS, është dëshmi e përjavshme se kisha është një në Krishtin.

Pali e ka kuptuar këtë. Por me sa duket, ai e ka pasur të vështirë në shekullin e parë që ta përcillte këtë mesazh. Kisha e Korintit po kalonte një kohë të vështirë në lidhje me dhënin e ofertës.

Që prej kohës së Palit kanë kaluar më shumë se 2000 vjet por situata nuk ka ndryshuar shumë. Edhe Pali do të na inkurajonte të investonim në artin e të dhënurit. Shumë prej nesh ai do tu thoshte : “E ke filluar mirë me bujarinë tënde por tani e ke humbur interesin për ta bërë këtë. Qëllimet e tua të mira janë zbehur.”

Çfarë u thotë Pali Korintasve që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh bujar me fqinjin tënd? Ata kanë nevojë të kuptojnë parimin kyç që mund të mbledhë një “ofertë të madhe”. Besoj se edhe ne duhet të kuptojmë këtë parim.

HIRI DHE DHËNIA
Miq parimi kyç është lidhja midis HIRIT DHE DHËNIES. Hiri dhe dhënia shkojnë krah për krah. Pali na ndihmon të kuptojmë këtë lidhje duke na prezantuar me disa dhurues që e kishin kuptuar këtë lidhje. Bëhet fjalë për disa besimtarë të kishës së parë në Maqedoni.

Nëse shikon në Dhjatën e Re do të zbulosh se Bereasit i kontrollonin me shumë kujdes shkrimet. Ata janë modeli për tu ndjekur në studimin tonë të Biblës; Maqedonasit janë shembulli më i mirë përsa i përket dhënies.

Por cili ishte sekreti i tyre? Pali tregon se ata ofruan dhurimin e tyre financiar së bashku me hirin e Perëndisë. Pali shkruan: “Dëshirojmë të të dimë hirin që Perëndia i ka dhënë kishave të Maqedonisë . . .” dhe pak më vonë ai i inkurajon Korintasve, që njëlloj si maqedonasit të teprojnë në HIRIN e dhënies.

Nëse e mendojmë mirë këtë pikëpamje, me siguri koncepti ynë i dhënies do të kthehet kokëposhtë. Ne mendojmë se dhurojmë NE vetë.

Por pali thotë se dhënia është diçka që PERËNDIA bën PËRMES NESH. Dhe dhurimi ynë nuk do të jetë i plotë derisa të kuptojmë drejt parimin. Derisa ta kuptojmë këtë do të vazhdojmë të qëndrojmë në kurthin se dhënia bujare do të thotë se duhen bërë më shumë përpjekje nga ana jonë.

Njerëzit thonë: “këtë vit duhet të shtoj dhënien e ofertës.” Por më pas asgjë nuk ndryshon. dhënia jonë mbetet e njëjta. Përse ? sepse ne po japim në forcën TONË , nuk po japim në hirin e Perëndisë.

Dua të them se duhet më shumë se qëllimet e mira, për të na aftësuar që të ndreqim stilin tonë të jetesës dhe të na kthejë dëshirën për të dhënë.

Për të dhënë duhet hiri i Perëndisë. Gjithandej në kulturën tonë , njerëzit bërtasin. Dua më shumë. Më shumë! Më shumë! Nuk ke mjaftueshëm GJËRA!

Të duhen MË SHUMË gjëra! Që të jetojmë me ato që kemi, duhet hir nga Perëndia që të heqim dorë nga disa gjëra, që të na mbetet diçka për tia kthyer Perëndisë, për ti dhënë të tjerëve.

Vetëm HIRI na lejon ti japim Perëndisë më shumë se sa një bakshish të dielën  në mëngjes, që ti kthejmë frytin e fundin në frytin e parë të dhënies sonë. Pra hiri dhe dhënia duhet të shkojnë krah për krah.

Tani Pali, vëren tre gjëra në lidhje dhënësit e hirshëm: së pari ata kanë dëshirë të japin, janë të gatshëm të sakrifikojnë në mënyrë që të japin dhe japin gjithmonë me gazim. Miq minutave të programit tonë këtu i ka ardhur fundi. Ju ftoj të na ndiqni herën e ardhshme për të mësuar më shumë për tiparet e një dhënësi të gëzuar. Mos e humbisni. Bashkë mirë u takofshim. Zoti ju bekoftë!