Udhëzime për dhuruesit

Print

Titulli: Udhëzime për dhuruesit – Oferta (pjesa 2)

Dhurues që japin me dëshirë 
Së pari vetëm hiri bën që të dhurojmë me dëshirë! 2 Korintasve 8:2

” Se, në mes të shumë sprovave pikëllimi, mbushullia e gëzimit të tyre dhe varfëria e tyre e thellë e treguan në pasuritë e dorëgjerësinë e tyre”

Kisha maqedonase nuk ishte shumë e kamur. Pali na tregon përmes këtyre fjalëve se ai nuk kishte për qëllim të varfëronte bashkësinë e tij përmes dhënies.

Megjithatë kur hiri i Perëndisë i mbërtheu besimtarët, ata dhanë me bujari. Në fakt Pali thotë se: ” Dhe na u lutën, pa na u ndarë, ta pranojmë dhuratën dhe pjesëmarrjen në ofertën për shenjtorët.” Kjo është e mrekullueshme, njerëzit trokisnin në derën e kishës për të dhuruar diçka.

Të them të drejtën, gjatë shërbesës sime si pastor asnjëherë nuk ka ardhur dikush duke mu lutur që të pranoj ofertën e tij.

Por ndodh krejt e kundërta, jam unë ai që i lutem njerëzve që të jenë bujarë në ofertë.

Por Pali thotë, kur hiri i dhënies e përfshin gjithë bashkësinë, njerëzit fillojnë të pyesin: çfarë duhet të bëjmë? Cilat janë nevojat që duhet të plotësojmë? Cila shërbesë kërkon mbështetje në fonde? Në fakt në këtë rast ai që po ngurronte ishte Pali. Ai nuk ishte i sigurt a duhet ta pranonte këtë ofertë bujare nga ata njerëz që kishin shumë pak për veten e tyre.

Në fakt, një miku im më tregoi diçka të ngjashme që kishe ndeshur në Kongo në Afrikë. Besimtarët gjatë shërbesës kishin jo një por katër oferta në kohë të ndryshme gjatë adhurimit.

Njerëzit shkonin tek koshi i ofertës duke kërcyer. Kjo kishë ishte shumë e varfër. Atëherë përse kishin kaq shumë dëshirë të jepnin ata të krishterë? Po jua tregoj. Ata ishin mbërthyer prej hirit të Perëndisë. Ata ishin mbërthyer prej Krishtit, dashurisë dhe bujarisë së tij të pashoqe.

Hiri bën që të japim me dëshirë

DHËNIA SAKRIFIKUESE

Së dyti, hiri bën që të jemi dhënës sakrifikues

Pra çfarë dua të them me këtë, dhënie sakrifikuese? Dhënia sakrifikuese nuk matet me anë të asaj që japim. Por me anë të asaj që mbaj më për vete. Nuk kam të dhëna që tregojnë se maqedonasit dhuruan më shumë se sa Korintasit. Mund të ketë qenë e kundërta. Korinti ishte një qytet shumë i pasur. Ka mundësi që Korintasit tashmë kishin vendosur më shumë ar dhe argjend në koshin e ofertës se sa maqedonasit.

Ndoshta Korintasit kanë qenë duke i bërtitur Palit: Ne kemi dhënë më shumë se sa maqedonasit”. Atëherë çfarë është duke thënë Pali?

Por ndoshta Pali po thotë se dhënia sakrifikuese nuk matet me atë që jep por me atë që mban për vete.

Doktor Roji Lorin (Dr. Roy Laurin) tregon një histori por një perëndimore  që shkon të vizitojë Korenë pas viteve të luftës atje. Ai pa një djalë të ri që po tërhiqte parmendën, ndërsa një burrë plak mbante dorakun.

Ky perëndimor, ishte habitur nga pamja dhe menjëherë i bëri një foto. “Ata njerëz duhet të jenë shumë të varfër”, i tha misionarit që e shoqëronte. “Po”,  i tha misionari. “Por unë i njoh ata dy burra. Ata janë të krishterë. Dhe kur u ndërtua kisha e tyre, ata kishin shumë dëshirë të dhuronin diçka. Por nuk kishin para. Atëherë ata vendosën të shisnin kaun e vetëm që kishin dhe paratë që fituan nga shitja ia dhuruan kishës.

Ndaj tani që erdhi pranvera, iu duhet ta tërheqin vetë parmendën.”

Kur dëgjova këtë histori për herë të parë, e pranoj se asnjëherë nuk i kam dhuruar Perëndisë kështu.

Ndoshta nëse i mbledh të gjitha paratë që kam dhuruar, ia kalojnë vlerës së kaut. Ndoshta edhe ti ke dhënë më shumë se sa aq. Por unë nuk kam dhënë asnjëherë gjithçka që kam pasur, pra nuk kam sakrifikuar në atë nivel si ata të krishterë koreanë.

Dhënia sakrifikuese përkufizohet jo prej madhësisë së ofertës por Raportit të saj në burimet tona. Dhënie sakrifikuese do të thotë të japësh në RAPORT me atë që kemi marrë. Kjo është inkurajuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë.

Ky është një inkurajim për ata që nuk kanë shumë për të dhuruar. Kjo do të thotë se megjithëse nuk do të jemi në gjendje të fitojmë shumë para, ti gjithmonë mund të teprosh nën hirin dhurues. Dhënësi më i madh në Dhjatën e re ishte një vejushë e cila hodhi vetëm dy monedha në koshin e ofertës. Por kjo PJESË që ajo dhuroi ia kalonte çdo shume që kishin dhënë të tjerët.

Kjo grua na sfidon të gjithëve. Sa duhet t’i japim Perëndisë nga të ardhurat tona?  Sa pret Perëndia që të japim?

Dua t’ju tregoj për një studim të fundit që është bërë përsa i përket dhënies.

Studimi tregon se ndërkohë që të ARDHURAT TONA rriten , PËRQINDJA e të ardhurave që japim për mbretërinë e Perëndisë bie.

Kjo do të thotë se dikush që fiton 10 milion në vit jep një përqindje më të lartë të të ardhurave të tij në kishë, se sa dikush tjetër që fiton 50 milion ne vit.  Kjo është vërtet e habitshme apo jo? Tek e fundit ai që fiton 50 milion duhet të jepte më shumë se sa ai që fiton 10 milion.

Por çështja këtu nuk është tek sasia e parave të dhëna.

mendoj se kjo i ngjan pak historisë së atij djalit që punonte si gazetashitës. Ai jepte 10% të rogës së tij në kishë. Dhe gjithçka shkonte mirë.

Sa herë që ai merrte rrogën prej 30 mijë lekësh hiqte mënjanë tre mijë lekë për tek koshi i ofertës. Por shumë shpejt ai gjeti një punë të vërtetë” dhe pagesa ishte 250 mijë lekë. Atëherë prindërit i thanë. Sa mirë tani mund të japësh 25 mijë lekë për të dhjetën në kishë. Hej mos jeni gjë të marrë , iu kthye djali, nuk janë pak janë 25 mijë lekë! Janë goxha para!

Shumë prej nesh ndjehen në të njëjtën mënyrë. Nëse ne llogarisim të dhjetën për çdo të ardhur që kemi del një shifër marramendëse. Dhe themi: po si të jap aq shumë? Janë goxha para!

Por ne nuk mund ti shpëtojmë kësaj të vërtete biblike vëllezër. Kujt i është dhënë shumë do ti kërkohet shumë.

Hiri prodhon dhënës Sakrifikues.

Dhënia me gëzim

Parimi i tretë është: hiri prodhon dhënës të gëzuar.

Atëherë a japim ne me gëzim? Vetëm në një mënyrë: nëse nuk japim sikur po i bindemi një ligji apo me shtrëngim. Diku tjetër Pali thotë se ai dhënia bujare nuk është një urdhër. Diku në një vend tjetër të shkrimeve shohim se falas kem marrë dhe falas duhet të japim.

Tani, sikur të arrijmë të kuptojmë se kemi LIRI për të dhënë ose jo, atëherë  të japim me GËZIM.

Vetëm kështu do të jemi të lirë të çlirohemi prej skllavërisë që ideja e dhënies mund të krijojë tek ne.

Le ta pranojmë se shumë prej nesh e shohin dhënien si një skllavëri.

Dhënia fokusohet në gjëra si buxheti i kishës, dhe llogaritja e shpenzimeve të kishës. Dakord themi ne, edhe sa para duhen që të paguajmë për shembull qiranë e ndërtesës? Sa më takon mua të jap? Më thuaj se sa të detyrohem. Më thuaj sa është fatura ime. Do të plotësoj një cek tani për të gjitha faturat deri në qindarkën e fundit. Dhe mbyllet edhe kjo punë.

Thellë brenda nesh dëshirojmë të paguajmë aq sa na takon, as më shumë dhe as më pak. Le të paguajnë edhe të tjerët pjesën e tyre.

Dhe kur njerëzit flasin kështu apo më mirë të themi mendojnë kështu atëherë nuk gjen më gëzim në dhënie.

Liria mund të shkatërrohet. Nëse ne si të krishterë e japim të dhjetën edhe ofertën njëlloj sikur të paguajmë taksat, atëherë nuk besoj se pagimi i taksave është diçka zbavitëse.

Po sikur të të thoja se Perëndia nuk ka nevojë për paratë e tua? A mendon se Perëndia, pronari i gjedhëve në kodrat e gjithë botës, pronari i minierave të arit në gjithë globin, pronari i gjithçkaje, a mendon se KA NEVOJË për paratë e tua? Mos vallë mendon se nëse nuk jep ti për mbretërinë e Perëndisë, planet e tij do të ngecen? A mendon se Perëndia nuk është aq i fuqishëm sa të realizojë qëllimet e tij për botën?

MUNDËSIA E DHËNIES
Miqtë e mi, dhënia është më shumë një privilegj se sa një detyrë. Perëndia na fton të ofrojmë bujarisht, si një MUNDËSI shumë e mirë për të nxitur lëvizjen më të madhe që bota ka parë ndonjëherë.

Kjo është një lëvizje që shkon drejt krijimit të ri. Ai po na jep një mundësi për të investuar në restaurimin e kësaj botes, me një kompani që asnjëherë nuk ka dështuar në fitimet e saj. Ai po të jep ty mundësinë për të vendosur një thesar në bankën që nuk ka falimentuar asnjëherë,  dhe që nuk mund të vidhet.

Nëse do të kisha mundësinë të vendosja paratë në KËTË  investim tokësor, atëherë do të isha gjithmonë i qeshur në fytyrë. Atëherë përse nuk jam gjithmonë i qeshur edhe për investimin tim për mbretërinë e Perëndisë?

Pali na nxit të mos japim nga detyrimi. Çështja thelbësore në dhënien, nuk është sa është pjesa që duhet të jap unë? Por sa duhet të jap për tju përgjigjur si duhet hirit që Perëndia ka shfaqur për mua në Jezus Krishtin?

Hiri prodhon dhurues të GËZUAR

PRANIMI I FTESËS SË PERËNDISË

Por tani, si mund të jem unë një dhënës i gëzuar, sakrifikues dhe i etur për të dhënë?

Si mund të bëhet realitet për ne dhurimi i hirshëm? Çelësi është tek vargu 5: “ata i dhanë Zotit veten e tyre. .. ” ky është çelësi: “Së pari, ata i dhanë veten e tyre Perëndisë. . . ”

Nuk ka kuptim dhënia financiare pa dhënë më parë veten. Para se të hedhësh paratë tek koshi i ofertës, vendos veten tënde tek ai kosh.

Është kaq e thjeshtë. Çdo mëngjes e filloj me këtë rrëfim që ndoshta edhe ti e bën: “unë nuk i përkas më vetes, por mendje, trup dhe shpirt unë i përkas Shpëtimtarit, Jezus Krishtit.”

Edhe maqedonasit i dhanë veten e tyre Zotit, prandaj e kishin vënë veten në dispozicion të të krishterëve të tjerë dhe kishës.

Edhe ne duhet të veprojmë si ata. Sa më shumë që japim aq më shumë i ngjajmë shpëtimtarit dhe marrin prej gëzimit të Tij.