Shumë të krishterë e quajnë psalmin 103 të preferuarin e tyre. Së bashku me Psalmin 23, psalmin e bariut të mirë, si një prej psalmeve më të njohur. Edhe për mua ai është më i preferuari.
Më kujtohet se kur isha fëmijë, ky ishte psalmi që pastori lexonte gjithmonë në fund të shërbesës. Gjatë viteve të mia si pastor kur u telefonoja njerëzve që vuanin prej krizave të ndryshme, i pyesja se cilën pjesë në Bibël do të donin që tu lexoja?
Ky psalm ishte pothuajse në krye të listës për shumë njerëz. Këto nuk janë jo vetëm fjalë të njohura, por janë fjalë të çmuara që kanë ngushëlluar zemrat e shumë njerëzve në kohë nevoje.
Këto janë fjalët e Davidit. Ky është një tjetër psalm i Davidit.
Të paktën ai ishte një shkrues njerëzor i psalmeve. Për arsye se ne besojmë se Bibla është frymëzuar prej Perëndisë, jemi të bindur se pas përpjekjes së Davidit për të shkruar këto fjalë, është Fryma e Perëndisë që i tregon fjalët që duhet të shkruajë.
Pra këto janë fjalët që Fryma e Shenjtë ka thënë përmes penës së Davidit.
Dhe si shumë fjalë të tjera të Davidit edhe këto burojnë nga brendësia e jetës së Davidit. Ai flet personalisht! Ne nuk jemi të sigurt se kur i shkroi këto fjalë, apo se çfarë përvojë fshihet pas tyre, por duke gjykuar nga fjalët që ai thotë, duket sikur flet për kohën kur është i moshuar.
Prej fjalëve të tij më krijohet përshtypja se ai ka jetuar gjatë, ka provuar shumë gjëra, dhe tani është plak.
Siç e dimë mirë të gjithë, sa më shumë jetojmë aq më shumë përjetojmë në jetë, derisa vjen një moshë që fillojmë të reflektojmë më shumë për jetën. Kështu është edhe me Davidin; kishin ndodhur shumë gjëra në jetën e tij, të mira dhe të këqija, dhe tani ai është në pozitë që të largohet paksa prej saj dhe të mendojë për kuptimin e tyre.
Pyes veten se sa nga ju që po më dëgjoni tani, jeni në këtë moshë reflektimi. Besoj se shumë vite kanë kaluar. Kanë kaluar dekada. Dhe ju keni përjetuar shumë. Shumë prej këtyre viteve kanë qenë të mira për ty. Por disa vite nuk kanë qenë. Ti mund të hedhësh sytë pas në të kaluarën dhe kuptosh se ke pasur shumë ulje ngritje, kohë kur je ndier shumë i bekuar, dhe kohë kur je ndjerë plotësisht i braktisur; kohë kur ëndrrat janë realizuar dhe kohë kur ato janë shkatërruar; dhe kohë kur je ndier pranë Zotit dhe kohë kur të është dukur shumë larg. Edhe unë jam njëlloj si ty.
Vite më parë, kur filluam këtë udhëtim të jetës, e dija teorikisht se do të ishte kështu, me variacione, me ulje ngritje, por tani që jemi në gjendje të shikojmë pas në dekadat e kaluara, kuptojmë se ka qenë një udhëtim shumë ndryshe nga ai që kishim menduar.
Nëse ke pasur edhe ti këto reflektime atëherë psalmi 103 është për ty!
Ky është një psalm i veçantë, ai dallohet për drejtimin nga cili flet.
Shumë prej psalmeve flasin në dy drejtime. Disa prej tyre janë lutje, që i thuhen Perëndisë. Pra drejtimi i Psalmit është vertikal, i drejtohet lart, Perëndisë. Për shembull, psalmi 51 është një psalm vertikal.
“Ki mëshirë për mua, o Perëndi, sipas mirësisë sate; për dhembshurinë e madhe që ke fshiji të ligat që kam bërë..” (Psalmi 51:1)
Këto janë fjalët që Davidi po i thotë drejtpërdrejt Perëndisë. Por psalme të tjera kanë tjetër drejtim. Ato i thuhen njerëzve të tjerë që na rrethojnë. Këto psalme mund ti quajmë psalme horizontale, dëshmi, dhe këshilla për të mësuar dhe inkurajuar të tjerët.
Merrni për shembull, fjalët e njohura të psalmit 23:
“Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë.” (Psalmi 23:1-3a)
Këto fjalë thuhen për Perëndinë, por duket qartë se i drejtohen njerëzve të tjerë, miqve dhe familjes dhe njerëzve si ti dhe si unë përgjatë shekujve që të mund të inkurajohemi në besim.
Ne i quajmë këto psalme horizontale
Por ky që unë lexova sot është psalmi 103, dhe është ndryshe.
Në zemër të Psalmit, prej vargut gjashtë deri drejt fundit të Psalmit, Davidi po flet horizontalisht ,pra njerëzve të tjerë. Ai po përshkruan Perëndinë. Ai po jep një dëshmi të asaj që di për Perëndinë, dhe këtë e bën që të inkurajojë të tjerët që ti besojnë Atij dhe të gjejnë forcën në kujdesin e tij. Prandaj ai thotë kështu:
“Sepse sa të lartë janë qiejt mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij…” (Psalmi 103:11, 17)
Dhe ai i fton të tjerët që të përlëvdojnë Perëndinë. Dëgjoni:
“Bekoni Zotin, ju, të gjitha veprat e tij, në të tëra vendet e sundimit të tij. Shpirti im, beko Zotin.” (Psalmi 103:22)
Pra shumë prej fjalëve që thuhen janë horizontale, thuhen për ty, për mua dhe për të tjerët.
Por e veçanta këtu është se nuk fillon në këtë mënyrë që e gjejmë në pak psalme. Ai flet me veten. Ai ia drejton këto fjalë vetes. Kjo është e saktë. Davidi po i flet vetes. Dëgjo drejtimin e këtyre fjalëve në hyrje dhe në mbyllje të psalmit:
“Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë. Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë.” (Psalmi 103:1,2)
Dhe sërish në fund të psalmit,
“Shpirti im, beko Zotin!” (Psalmi 103:22b)
Mund të duket i çuditshëm por ky është një psalm që fillon dhe mbaron me fjalë horizontale apo vertikale, por me fjalë që synojnë t’i flasin shpirtit. Prandaj ne duhet të kuptojmë se ky psalm ka si qëllim të na mësojë, ç’ka është diçka shumë e mirë.
Kjo është me vend. Dhe ndonjëherë është shumë e nevojshme. Duhet të ketë një kohë reflektimi në jetë kur ti del nga autostrada e shpejtësisë, për të hedhur vështrimin pas në rrugët e jetës sate, në kapitujt që përfshin ajo dhe të reflektojmë me veten për gjithë këto vite.
A e bën ti ndonjëherë këtë? Ndoshta kjo ndodh kur ulesh në qetësi dhe mendon në heshtje; mbase e bën këtë duke shkruar ditarin tënd.
Sidoqoftë. Ka kohë në jetën tonë kur ne bisedojmë me veten.
Dhe përse? Cili është qëllimi i Davidit këtu? Pse duhet ta bëjë këtë, pse duhet ta bëjmë ne? Nëse mendon pak se si shprehet ai këtu do të zbulojmë se ai e paralajmëron veten për diçka.
Ai po e paralajmëron veten për të treguar se sa e lehtë është të harrosh, të harrosh gjërat e mëdha që nuk duhen harruar kurrë.
Dëgjoni edhe një herë atë, ” Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë…” (Psalmi 103:2) Dhe më pas ai vazhdon të përmendë, të mirat që nuk duhen harruar. Të gjitha këto janë dhuratat e Perëndisë, për faktin se ai i fal mëkatet tona, i shëron sëmundjet tona, e nxjerr jetën tonë nga gropa, na kurorëzon me dashuri dhe mëshirë, dhe i kënaq dëshirat tona me gjëra të mira. Me fjalë të tjera, të gjitha këto dhurata të mira që Perëndia derdh në jetën tonë ditë pas dite, dhe veçanërisht në kohëra kritike dhe shumë të rëndësishme për jetën tonë, çka ne mund ta harrojmë lehtë.
Pyes veten nëse Davidi po mendonte për kohën kur babai i tij Jeseu i mësoi atij historinë e të parëve , Hebrenjëve, dhe se si Perëndia çliroi ata prej skllavërisë së Egjiptit; se si i kaloi mes përmes Detit të Kuq, si i mbrojti ata përgjatë udhëtimit në shkretëtirë, për dyzetë vite më radhë… dhe gjithmonë i ruajti zemrat e tyre, me premtimin e Tokës së Premtuar. Pyes veten se nëse babai i tij i tregoi për atë që Mojsiu u kishte thënë Hebrenjëve një ditë, pak para se të vinte në Tokën e Premtuar.
Pyes veten nëse ai ishte duke menduar për paralajmërimin e Mojsiut tek Ligji i Përtërirë 8. ”
Ruhu mirë të mos harrosh Zotin, Perëndinë tënd, duke shtuar për të mos zbatuar urdhërimet e tij, dekretet e tij, statutet e tij që sot do të japë;
e të mos ndodhë që, pasi të kesh ngrënë deri sa të ngopesh dhe të kesh ndërtuar dhe banuar shtëpi të bukura,
pasi të kesh parë të shtohet bagëtia jote e trashë dhe e imët të shtohet, argjendi dhe ari yt, dhe të rriten tërë të mirat e tua,Tani ki kujdes u tha Mojsiu .
Do të hash, pra, dhe do të ngopesh, dhe do të bekosh, Zotin Perëndinë tënd, për shkak të vendit të bukur që të ka dhënë.
Këto fjalë janë shkruar në Bibël, për të na kujtuar se sa e lehtë është të harrosh Perëndinë pasi ke marrë dhurata shumë të mira prej Tij.
Sot kujto edhe ti mirësinë e Zotit ne jetën tende, të siguroj se ke shumë arsye për ta falenderuar!