Unë jam

Print

Titulli: Unë jam (pjesa 2)

Dua ta filloj me këto vargje:

60 Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: “Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?”.

61  Por ai heshti dhe nuk u përgjigj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?”.

62  Dhe Jezusi tha: “Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtë të Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit”.

63  Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “Ç’nevojë kemi më për dëshmitarë?

64  Ju e dëgjuat blasfeminë, ç’ju duket?”. Dhe të gjithë gjykuan se ishte fajtor për vdekje.

65  Dhe disa filluan ta pështyjnë, t’ia mbulojnë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t’i thonë: “Profetizo!”. Dhe rojtarët e godisnin me pëllëmbët e duarve. (Marku 14: 60- 65)

Në tekstin tonë, kryeprifti i dallon shumë mirë gënjeshtarët, ndaj shkon fill edhe tek burimi i së vërtetës, Jezus Krishti vetë. Ai qëndron para Jezusit dhe e pyet: “Nuk do ti përgjigjesh pyetjes?” Por Jezusi rri pa folur. Ndoshta Jezusi është duke menduar sipas proverbit të lasht që thotë: “Mos iu përgjigj budallait sipas budallallëkut të vet. ”  Jezusi rri në heshtje.

Heshtja e Jezusit e detyron Kryepriftin që të shkojë në thelb të çështjes. Ai bën Jezusit pyetje shumë të rëndësishme, me domethënie të përjetshme, një pyetje për dritën dhe të vërtetën, ” A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?”

Gjithë Izraeli, tërë populli i besëlidhjes së Perëndisë kishin pritur që ai të përgjigjej duke pohuar këtë gjë.  Kryeprifti, Sinderi, pleqtë dhe mësuesit e ligjit, që të gjithë po prisnin për Krishtin. Kështu që pyetja e Kryepriftit është më e rëndësishmja.  “A je ti Krishti?”

Lavdi Perëndisë,Jezusi nuk rri pa folur këtë herë.

Ai i përgjigjet drejtpërdrejtë pyetjes. “Unë jam” thotë Jezusi. Drita më në fund erdhi dhe e zbuloi veten plotësisht që njerëzit ta shohin, por kryeprifti gris rrobat e tij. Në një shfaqje dramatike vajtimi, ai gris rrobat e tij dhe e akuzon Jezusin për blasfemi. Kjo tregon se kryeprifti nuk ishte aspak i interesuar për dritën e vërtetë.

Kur Shpëtimtari i botës, Drita e botës, qëndron para drejtuesve dhe sunduesve të gjithë Izraelit, dhe shkëlqen fort dritën e vërtetë, atë që kishin qenë duke pritur, ata të gjithë e dënojnë dritën. Dritat fiken. Bëhet errësirë.

Për të theksuar  errësirën e madhe, Jezusi drita e botës është me sy mbyllur. Dritat janë fikur. Ata e pështyjnë, e rrahin.  Si një grup kalamajsh tre vjeçar, ata tallen me këtë njeri me sytë të lidhur dhe i kërkojnë atij të profetizojë teksa qëndron ashtu symbyllur.

Por tragjedia është se ata nuk janë tre vjeçar që po luanë një lojë kalamajsh. Ata janë drejtuesit e popullit të Perëndisë sipas besëlidhjes. Ata kanë fjalën, ligjin dhe profetët. Nëse ata që e refuzuan Jezusin ishin jashtë familjes së besëlidhjes, ata që ishin jashtë dritës së zbulesës së Perëndisë, ndoshta ne mund të kuptojmë apo të justifikojmë shpërfilljen e tyre.  Por nuk ishte kështu. Dy thirrjet e para që kërkonin vdekjen e Jezusit nuk bëhen prej personave të huaj, por prej personave të brendshëm. Ata që refuzuan në fillim dritën e Jezus Krishtit, që fikën dritën e botës, janë pikërisht njerëz të brendshëm. Edhe njëherë kuptojmë se vuajtja dhe vdekja e Jezuit shkaktohet nga personat e brendshëm. Ata që e njihnin i’a fikën dritën.

Jam shumë i sigurt se shumë prej jush që po më dëgjoni sot, nuk identifikoheni me këta persona.  Megjithatë unë jam i sigurt se shumë prej jush e njohin Jezusin. Ti ke ekspozuar disi nën dritën e Perëndisë jetën tënde. Ndoshta gjyshja jote të ka marrë në prehër dhe të ka treguar histori rreth Jezusit. Me shumë mundësi, ti ke pasur një pastor, i cili të ka predikuar dritën e së vërtetës.

Ndoshta ke pasur një Bibël në dorë dikur dhe e lexova atë. Ndoshta ke pasur një mësues të shkollës të së dielës, i Cili përdorte një tabelë të vjetër për të ilustruar historitë e Biblës. Ndoshta përmes dëgjimit të programit tonë, Fjalët e Shpresës, vite më parë, ashtu si unë, edhe ti mund të kesh rënë në kontakt me të vërtetën e Krishtit.  Në rast se nuk do të kishim Biblën në aj podin tonë, në telefonin tonë Blek bërri, apo në kompjuterin tonë, në rast se bibla nuk do të ishte libri më i shitur në gjithë kohërat, ndoshta atëherë do të kishim një justifikim për të qëndruar në errësirë.

Por për të gjithë ata që po na dëgjojnë sot, drita e botës vjen e shkëlqyeshme dhe e ndritshme para nesh duke thënë: “Unë jam.”  Drita ka ardhur te ne. Nuk ka asnjë shfajësim për të qëndruar në errësirë.

Por fatkeqësisht sikurse thotë edhe Gjoni në kapitullin e parë të ungjillit të vet:”(Jezusi) erdhi në shtëpinë e vet por të vetët nuk e pritën.”

Për fat të keq, këto fjalë të Gjonit janë të vërteta edhe për ne sot, njëlloj siç ishin për njerëzit në kohën e Jezusit.

Si vëlla, si pastor, më thyhet zemra për njerëzit e dashur, për anëtarët e kishës sime, dhe për anëtarët e familjes që janë në kishë por e fikin dritën e Jezusit në jetën e tyre.

Unë jam shumë i ndjeshëm ndaj kësaj tragjedie sepse kam parë dhe kam provuar këtë tragjedi personalisht.

Tragjedia është kjo: Ata, të cilët kanë qëndruar nën mësimin e shkrimeve, të cilët kanë parë dritën e zbuluar të Krishtit, e refuzojnë Atë dhe fikin dritën e Tij në jetën e tyre.

Nuk ka dhimbje më të madhe në jetën e prindërve të krishterë se sa kur fëmija i tyre ka refuzuar Krishtin.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një vëlla se sa kur sheh se një vëlla tjetër refuzon atë dritë.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një pastor se sa kur sheh se anëtarët e kishës së vet fikin dritën ndaj zbulesës së Krishtit. Unë kam parë lotët, dhe kam derdhur lot. Drita e botës ka ardhur, por ne nuk e pranuam.

Pra ne e gjejmë veten në errësirë.  Ku është ungjilli atëherë? Ku është ungjilli në mes të këtij teksti të zymtë të errësirës së kreshmës? Ku është drita në këtë tekst, ku Jezusi rrihet, pështyhet, dhe mbahet me sytë lidhur?

Ku është drita në këtë tekst? Po drita, është mu para syve tanë!  Drita është zbulesa e Perëndisë në Krishtin Jezus, teksa ai shpall me guxim: “Unë jam!”

Ndonëse është e vërtetë se mund të na pëlqejë të qëndrojmë në errësirë, është po aq e vërtetë madje më e fuqishme se Jezusi, qëndron para nesh sot, po aq  i sigurt sa ishte para kryepriftit shumë kohë më parë dhe shpall: “Unë jam Krishti, Biri i të bekuarit. Unë jam Krishti, Biri i të Bekuarit.”

Teksti sot na tregon se nëse dëshirojmë që drita të kthehet në botën tonë, ne duhet të shikojmë dritën e botës, i Cili qëndron para nesh sot.

Popull i Perëndisë a e keni pranuar Krishtin? A po jetoni në atë Dritë? Apo ashtu si Pjetri, thjesht po ngroheni në një qoshe, në errësirën aty pranë?

A jeton ti në dritë, apo ashtu si Sinderi ke lënë mënjanë gjithë njohuritë biblike dhe të vërtetën, për të dhënë dëshmi të rreme kundër fjalëve të vërteta të Perëndisë, të shfaqura nën dritën e Jezus Krishtit?

A po e jeton jetën duke i besuar fjalëve të Jezusit, apo je si Kryeprifti, mohon atë dritë që ndodhet para teje?

Kjo është edhe sfida ime për ty sot. Nëse e gjen veten si Pjetri, thjesht duke u ngrohur, në dritën e zbehtë, afrohu sot në dritën e plotë të Krishtit.

Nëse të duket vetja si Sinderi, nëse je mbushur plot me njohuri biblike dhe me të vërtetën, por refuzon të dëgjosh dhe të besosh të vërtetën e dritës, ndalo së dëshmuari gjëra të rreme, dhe eja në dritën e Krishtit.

Nëse zbulon se je si kryeprifti, dhe ke Jezus Krishtin përpara, i Cili dëshmon se Ai është Krishti, atëherë eja në dritën e së vërtetës dhe beso. Sot dëgjo Zotin që thotë: “Unë jam” dhe beso!