Sikurse e dëgjuat do të inkurajohemi sërish sot duke u ndalur tek psalmi 34, ky psalm është shkruar në retrospektivë.
Ajo është shkruar pasi ka kaluar pak kohë. Ndonjëherë mësimet më të rëndësishme në jetë, dëshmitë më të mëdha, vijnë pas njëfarë kohe. Pra pasi ka kaluar gjithçka, pasi kemi vuajtur,i kemi thirrur Perëndisë për ndihmë, ka kaluar njëfarë kohe, pasi kemi pasur mundësinë të reflektojmë, atëherë gjërat bëhen më të qarta.
Atëherë i shikojmë më qartë gjërat. Dhe atëherë fillojmë të dallojmë qartë dorën e Perëndisë, që na ka mbajtur dhe, na ka ndihmuar. Shumë prej psalmeve që tregojnë një dëshmi të shpëtimit të Perëndisë, janë shkruar në retrospektivë.
Ndaj mendoj se një prej mësimeve që Davidi na mëson është të jemi të duruar.
Dëshmitë tona më të mira, nuk vijnë në mes të telasheve tona, por më pas. Me që ra fjala, ky psalm është quajtur psalm alfabetik ose akrostish, ku çdo varg fillon me një shkronjën pasuese të alfabetit hebre.
Kjo do të thotë se nuk është shkruar në nxitim e sipër, apo në vrapim. Ai është shkruar me mjeshtëri dhe shumë kujdes.
David ka punuar me tekstin dhe mendoj se ka kaluar kohë e gjatë për t’i mësuar e më pas për t’i shkruar këto mësime.
Pra mendoj se ai po na fton të jemi të durueshëm dhe t’i besojmë Zotit në kohë të vështira. Mos u largo prej Perëndisë. Mbahu tek Ai, vazhdo tregoji Perëndisë shqetësimin tënd, dhe ki durim deri ditën kur do të kthesh kokën pas dhe do të jesh në gjendje të tregosh se si Perëndia të ka shpëtuar.
E di, ndonjëherë ne dëshirojmë ta shpejtojmë planin e Perëndisë dhe duam që Ai të na ndihmojë në çast. Sigurisht që kështu sillemi edhe me njerëzit e tjerë.
Për shembull, dje isha në një piceri, isha ulur me disa të rinj. Secili prej tyre porositi një pica, ndërkohë që kamarierja vendosi një orë mbi tavolinë dhe tha: “do të bëjmë diçka të veçantë tani.
Nëse porosia juaj nuk vjen në kohë, do të merrni një piza falas.” Kështu gjatë gjithë kohës fëmijët, nuk ia ndanin sytë orës. Katër minuta…katër e gjysmë… katër e treçerek. Më në fund picat e tyre erdhën pas pesë minutash e 38 sekonda!
Disa prej djemve në tavolinë ishin gati të mos kapeshin me kamarieren. Por një prej djemve nuk pranoi. Sapo kamarierja u afrua ai i tha prerazi:”mirë, mendoj se na detyrohesh një piza falas.” Dhe më pas filloi t’i shpjegonte asaj arsyen duke thënë: “Po, një piza falas sepse nuk e morën porosinë tonë në kohë dhe ti duhet të paguash për këtë.
Më pas ai mendoi për faktin se ndonjëherë edhe ne jemi fajtorë sepse e trajtojmë kështu Perëndinë.
“Koha mbaroi. Ti më detyrohesh mua Perëndi. Unë u luta por ti nuk se shpëtove martesën time menjëherë. Unë u luta dhe ti nuk më shërove menjëherë. Koha mbaroi dhe unë nuk po i shikoj rezultatet.”
Atëherë Davidi do të na këshillonte të mos e bënim këtë. Ndonjëherë ne nuk do ta dallojmë shpëtimin e Perëndisë derisa të jetë mbushur koha; të kemi pasur më shumë mundësi për të reflektuar rreth saj; dhe të kuptojmë gjëra që nuk kemi kuptuar në fillim.
Dhe Davidi na mëson këtu që të lutemi sipas “lutjes në nivel të dyfishtë”. Më lejo ta shpjegoj se çfarë dua të them me këtë.
Nëse dëgjon me kujdes vargjet 4 dhe 6 do të mësosh se Davidi po lutet për dy gjëra të ndryshme, ose në dy nivele të ndryshme.
Ai lutet për shqetësimin dhe frikën e tij. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Shqetësimet e tij janë ngjarjet dhe rrethanat e prekshme që e bëjnë jetën më të vështirë. Kërcënimi i Palit, shpata e Palit, që shfaqet në Gath, kur ai mendoi se ishte maskuar mjaftueshëm kur u fsheh në shpellë.
Ndërsa për ty dhe për mua janë ngjarjet aktuale: kanceri, sëmundjet e zemrës, prishka e martesave, varësitë e ndryshme, problemet familjare a të biznesit, apo gjithçka tjetër e ngjashme.
Këto janë shqetësime dhe bëjmë mirë që të lutemi për to. Davidi i thirri Perëndisë dhe i kërkoi ndihmë në vështirësitë e tij. Por çështja tjetër është se ai bën një lutje të një niveli tjetër, që është lutja për frikën.
“E kërkova Zotin në frikën time”, thotë ai. Frika ndryshon nga shqetësimet. Shqetësimet paraqesin situatat apo ngjarjet aktuale që e bëjnë jetën më të vështirë.
Frika është ajo që ndiejmë brenda zemrës sonë përballë shqetësimeve.
Nëse shqetësimi i Davidit ishte Sauli bashkë me kërcënimet e tij, atëherë frika në mendjen dhe zemrën e tij ishte formuar teksa arratisej dhe mendonte skenarin më të keq në mendjen e tij.
Ndoshta shqetësimi në këtë rast është Sauli, por frika është, vdekja prej shpatës së Saulit.
Shqetësim mund të jetë sëmundja që unë kam, ndërsa frika që kam është se mos dhimbja shpeshtohet dhe mund të vdes pres dhimbjes.
Shqetësim mund të jetë mosbindja e fëmijëve, por frikë mund të jetë pasoja e sjelljes së tyre, pra që mund të ndihem i dështuar si prind.
Frikë është kur mendja jonë arratiset më mendime dhe imagjinon gjërat më të këqija.
Shqetësimet ndryshojnë nga frikërat. Janë çështje të ndryshme.
Por mësimi i Davidit, këtu është që të lutemi për të dyja, si për shqetësimet ashtu edhe për frikërat që formohen brenda nesh. Ne lutemi për të dyja gjendjet. Jo vetëm kaq, por lutemi sipas psalmit. Davidi u përball me frikën e tij së pari. Dhe bëri mirë sepse ndonjëherë frika është një problem më i madh se sa shqetësimet aktuale. A të është dukur ndonjëherë kështu? Frika vjen e para pastaj shqetësimi. Unë mendoj se është e rëndësishme të kujtojmë të dyja nivelet. Ne e kemi të lehtë të kujtojmë shqetësimet tona, por këtu Davidi po na këshillon ta sjellim frikën tonë para Perëndisë.
Më pas Davidi vazhdon me një mësim tjetër. Ai na fton të provojmë mirësinë e Perëndisë. ” Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai,” thotë vargu 8.
Kam dy ide në mendjen time për rëndësinë e kësaj: Perëndia është i mirë, dhe unë dëshiroj ta provoj vetë këtë mirësi.
Ky është gjithë thelbi i psalmit. Unë jam shpëtuar prej Perëndisë.
Po Perëndia që shpëton prej shqetësimit dhe frikës është një Perëndi i mirë. Por Davidi e bën këtë edhe më eksplicite.
Së pari ai flet për sytë e këtij Perëndie të mirë:”sytë e Zotit janë mbi të drejtin”,thotë ai tek vargu 15.
Këtë gjuhë e quajmë antropomorfe. Me fjalë të tjera, nuk është fizikisht e vërtetë, por është një mënyrë të shprehuri e përdorur që ne njerëzit të kuptojmë thelbin e saj.
Perëndia është vëzhgues, syçelë dhe i dashur. Kur u çel tempulli i Solomonit, njerëzit u lutën që sytë e Zotit të jenë të hapur gjithmonë për atë vend. Në psalmin e kaluar, ai thotë se sytë e Zotit janë gjithmonë mbi ata që i druhen atij.
Fjalët e Urta 15:3, thotë:”Sytë e Zotit janë kudo.” Kjo nuk do të thotë se duhet ta mendosh Perëndinë si hija jonë, si dikush që na spiunon kudo që jemi, por kjo shpreh kujdesin dhe dashurinë e madhe që Ai ka për ne.
Ai është syçelë, i dhimbsur, i kujdesshëm dhe i dashur. Ti mund të mbështetesh në kujdesin e Perëndisë sepse ai mban sytë e tij mbi ty. Ngushëllohu me këtë.
Dhe më pas në të njëjtin varg ai flet për veshët e Perëndisë(v. 15) ” veshët e tTij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre….” Ky është një tjetër antropomorf që i drejtohet Perëndisë për të treguar se ai mund të kuptojë. Dhe kjo do të thotë se ky Perëndi që merret me drejtimin e botës, është edhe Ati qiellor personal, i cili është në gjendje të dëgjojë thirrjen tonë për ndihmë dhe çdo frikë rënkuese.
Ai është në gjendje të përulet dhe të verë veshin dhe të ndiejë thirrjen dhe rënkimin tonë. Ti thjesht mendo ngushëllimin e madh që ka ky psalm për ne! Me siguri :” Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon….” (v. 17)
Dhe më pas Davidi shton edhe reflektimet e tij. Perëndia na rrethon me mbrojtjen e tij dhe kjo shprehet përmes kujdesit të engjëjve të tij. Vargu 7 thotë: “Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.”
Disa studiues të Biblës besojnë se kjo mund t’i referohet Jezus Krishtit,Birit të përjetshëm të Perëndisë, pra mishërimit të tij në grazhdin e Bethlehemit. Si personi i dytë i Trinitetit, ndonjëherë përmendet si “Engjëlli i Zotit.” Të tjerë janë të bindur se kjo i referohet shërbesës që kanë engjëjt si mbrojtësit tanë, si krijesa shpirtërore të krijuara prej Perëndisë, por dërguar prej Perëndisë që të kujdesen për ne. Libri i Hebrenjve i përshkruan me fjalët:” A nuk janë ata të gjithë frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre që kanë për të trashëguar shpëtimin?” (Hebrenjve 1:14). Pra, me sa duket është një referencë e qartë për mbrojtjen e veçantë që na është siguruar neve si bij të Perëndisë, një mbrojtje prej Perëndisë që është i mirë!
Kështu që kur i bashkojmë të gjitha këto: sytë e Perëndisë që na shikojnë me dashuri, veshët e tij të vëmendshëm ndaj thirrjes sonë, kuptojmë atë që Davidi tha: “Provoni dhe shihni se sa i mirë është Zoti,”. Ne bekohemi kur gjejmë strehë në të.
Nuk është çudi pra që ai nxjerr një ftesë për të gjithë ne që dëshirojmë t’i besojmë Perëndisë.
Kjo është e natyrshme apo jo, se pasi kemi përjetuar kujdesin e veçantë, ne dëshirojmë që edhe të tjerët të përjetojnë të njëjtën gjë. Ndaj kur Davidi emocionet prej dashurisë së Perëndisë që e ka shpëtuar, engjëjve të Perëndisë që e kanë mbrojtur, sytë e Zotit që kanë qenë mbi të, dhe veshët e Zotit që kanë dëgjuar thirrjen e tij, ai dëshiron që t’i edhe unë të përjetojmë të njëjtën gjë.
Prandaj ftesa e tij është e qartë.”Provoni dhe shiheni” vetë.
” Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t’ju mësoj frikën e Zotit!”
Pavarësisht se cilat janë nevojat e tua, pavarësisht se çfarë shqetësimesh ke, pavarësisht se çfarë frike është formuar në zemrën tënde, vendose besimin te Zoti, sepse ai është i mirë. Atje do të gjesh strehë.
Davidi mund të ketë ditur diçka rreth mirësisë së Perëndisë, e cila u bw e plotë kur Perëndia dërgoi birin e tij të vetëm në këtë botë, Jezus Krishtin që të bëhej shpëtimtari ynë.
Dhe ai erdhi. Ai lindi në një grazhd në Betlehem; ai solli të vërtetën e Perëndisë; ai praktikoi shërimin e Perëndisë, dhe pagoi njëherë e përgjithmonë çmimin për mëkatet tona me vdekjen e tij në Kalvar.
Andaj nëse ti dëshiron të dish se sa i mirë është Perëndia, nëse ti dëshiron të dish se çfarë do të thotë të jesh i shpëtuar, silli të gjitha nevojat, shqetësimet dhe frikërat e tua, gjithë mëkatet e tua para Shpëtimtarit.
Besoji Atij, jetën dhe mirëqenien tënde të përjetshme. Atëherë si kurrë më parë, do të jesh në gjendje të bashkohesh me pohimin e Davidit: “Kam shpëtuar”.
Do të ketë një ngushëllim dhe siguri të veçantë për ty në këtë jetë, në mes të asaj që e bën jetën të vështirë tani. Dhe unë shpresoj dhe lutem që ta dish këtë. Se ngushëllimi vjen vetëm përmes Krishtit.
Por dita po vjen kur ti edhe unë do të largohemi nga kjo jetë dhe do të jemi përpara Perëndisë. Dhe atëherë, kur ai të na mirëpresë në lavdinë e tij, me anë të veprës së përfunduar të Birit të tij, Jezus Krishtit, mund ta pohojmë si kurrë më parë “Unë kam shpëtuar!” Vetëm kështu ne do të mësojmë se Perëndia është i mirë.