Marka e dashurisë së Perëndisë
Ti nuk mund të duash perëndinë e dukshëm që meriton atë dashuri, pa dashur vëllanë që e sheh, edhe sikur ai të mos e meritojë dashurinë tënde. Mund të duket më e lehtë të duash ata që e meritojnë dhe jo ata që e meritojnë, por ky është realiteti: ti e do Perëndinë sepse Ai të deshi ty të parin. Jezusi dha jetën e tij si një sakrificë për të paguar për mëkatet e tua. Jezusi nuk vdiq për ty sepse ti e meritoje, por sepse kishte nevojë për të. Dhe nëse je shpëtuar dhe Fryma e Krishtit jeton në ty, ti i do të tjerët dhe e jep veten për të ndihmuar ata, jo se ata e meritojnë atë por sepse kishin nevojë për të. Nëse ke provuar dashurinë e Perëndisë, dhe je shpëtuar prej saj, e njëjta dashuri që ke marrë do të rrjedhë tek të tjerët. Tek 1 Gjoni 4 Bibla thotë,
Perëndia është dashuri; dhe ai që qëndron në dashuri qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. Në këtë dashuria u përsos në ne (që të kemi guxim në ditën e gjyqit): sepse sikurse është ai, po kështu jemi edhe ne në këtë botë? Ne e duam atë, sepse ai na deshi i pari.
Po të thotë dikush: “Unë e dua Perëndinë” dhe urren vëllanë e vet, është gënjeshtar; sepse ai që nuk do vëllanë e vet të cilin e sheh, si mund të dojë Perëndinë, që nuk e sheh?Dhe ky është urdhërimi që kemi marrë nga ai: ai që do Perëndinë, të dojë edhe vëllanë e vet. ” (1 Gjoni 4:19-21)
Nëse nuk i do të tjerët, ti nuk e do Perëndinë. Ti madje nuk e njeh atë. Nëse ti nuk qëndron për të dobëtit dhe nuk ndihmon nevojtarët, ti as që e njeh të plotfuqishmin. Bibla thotë për një drejtues të perëndishëm: “Ati yt nuk hante dhe pinte? Por vepronte me ndershmëri e drejtësi dhe gjithçka i shkonte mbarë.
Ai mbronte çështjen e të varfrit dhe të nevojtarit dhe gjithçka i shkonte mbarë. A nuk do të thotë kjo të më njohësh mua?”, thotë Zoti. (Jeremia 22:15-16) Nëse mendon se njohja e Zotit është çështje ndjenjash të brendshme apo përvojash mistike, mendoje edhe një herë. Perëndia thotë se: të bësh të mirën dhe të ndihmosh njerëzit në nevojë do të thotë ta njohësh Atë.
Kur ti e njeh Perëndinë, ti e di se ai ndihmon të pashpresët sepse ai të ndihmoi ty kur ishe i pashpresë. Kur ti e njeh Perëndinë, ti e di se Ai fal ata që nuk e meritojnë, sepse Ai të fali ty, kur nuk e meritoje. Kur ti e njeh Perëndinë, ti e di se Ai i do armiqtë e Tij-sepse Ai të deshi ty dhe derdhi gjakun e Tij për ty kur ti ishe ende armiku i tij. Kur ti e njeh Perëndinë dhe përjeton atë lloj dashurie, ti do të tregosh po atë lloj dashurie ndaj të tjerëve.
Zbritja nga oxhaku
Që të shfaqësh dashurinë për Perëndinë, fillo duke dashur njerëzit që ke pranë. Paraqitja jonë e parë ndaj njerëzve të parë dhe testi i parë i dashurisë për Perëndinë, është jeta familjare. Një mënyrë për të kuptuar se sa shumë e nderon Perëndinë është nderimi që tregon për prindërit e tu. Nëse ti nuk i do dhe nuk i nderon prindërit që mund t’i shohësh, ti nuk mund të duash Atin qiellor që nuk mund ta shohësh. Sa mirë shkon me motrat dhe vëllezërit e tu? Sa zihesh dhe debaton me ta? A interesohesh për njerëzit e tjerë të fisit, familjen e madhe? Familja është prova e parë e dashurisë për Perëndinë dhe për njerëzimin.
Disa njerëz pohojnë se e duan shumë njerëzimin. Ata zgjedhin shokë si vetja, me të cilët ndajnë të njëjtin interes, shoqëria e të cilëve u pëlqen. Ata kanë ideale për shoqërinë, dhe pëlqejnë njerëzit me të njëjtat ideale. Por shumë prej këtyre idealistëve dhe humanist-dashësve, nuk i durojnë dot anëtarët e familjes së tyre, dhe kjo më bën të dyshoj nëse e duan vërtetë njerëzimin. Ti nuk mund të thuash se e do njerëzimin nëse do vetëm disa njerëz që të pëlqejnë, e këta janë të paktë në numër, e nga ana tjetër nuk do ata që janë pjesë e jetës tënde, por që nuk i ke zgjedhur ti.
Autori britanik Xhei. Kei. Çestërton (G. K. Chesterton) shkroi, “Mënyra më e mirë që një njeri mund të testojë gatishmërinë e tij për tu takuar me larminë e zakonshme të njerëzimit do të ishte të zbriste në një shtëpi çfarëdo, dhe të kishte një marrëdhënie sa më të mirë me njerëzit brenda saj. Dhe kjo është veçanërisht ajo që secili prej nesh bëri ditën kur ai lindi.” Dalja prej kanalit të lindjes ngjan pak me zbritjen nga oxhaku për të hyrë në një shtëpi që nuk e zgjodhe ti dhe të qëndrosh me njerëz që ti nuk i njihje. Ata janë të parët njerëz që ti duhet të mësohesh ti duash. Çdo njeri që nuk e do familjen e tij, të cilën e ka parë, nuk mund të dojë njerëzimin në përgjithësi, të cilin ai nuk e ka parë dhe realisht nuk e njeh. Dhe sigurisht ai nuk mund ta dojë Perëndinë. Dështimi i një personi për të dashur dhe kujdesur për të afërmit dhe anëtarët e familjes e bënë atë njeri më të keq se dikush tjetër që nuk beson fare tek Perëndia. (1 Timoteu 5:8)
Të duash botën
Dashuria për njerëzimin fillon në familje, por nuk ndalon atje. Nëse e njeh Jezusin, dashuria shkon përtej familjes biologjike dhe përfshin familjen e Perëndisë. Ti ndjen dashuri të veçantë për të krishterët e tjerë dhe detyrim të veçantë për të ndihmuar ndjekësit nevojtarë të Jezusit. Edhe atëherë ti nuk ke arritur kufirin e dashurisë.
Për disa njerëz ti je më shumë përgjegjës se sa për të tjerët, por ti nuk mund të largosh një klasë njerëzish jashtë kufijve të dashurisë tënde. Bibla thotë se Perëndia e deshi botën, dhe dashuria jonë ashtu si dashuria e Perëndisë duhet të përfshijë botën, dhe të mos kufizohet vetëm tek komuniteti apo kombi. Ne si individë duhet të tregojmë dashuri, madje dhe si shoqëri apo kombe, duhet të ndërtojmë politika në ndihmë të të tjerëve, dhe jo vetëm të përfitojmë prej tyre.
Po sikur një qeveritar i lartë të pohonte se ky qëllim kryesor ishte për të mbajtur kombin të pasur në kurriz të kombeve të varfra? Po sikur një vend ta shpallte veten si toka e mundësive, e lirisë dhe të drejtave njerëzore, por të thoshte se këto gjëra ishin jorelevante për të shkuar mirë me kombet e tjera. Do të ishte politikë e keqe që një qeveri të thoshte këto gjëra kaq hapur. Por në vitin 1948 në memorandumin top sekret, që më vonë u s’kualifikua, Xhorxh Kennan, kreu i stafit të planifikimit politik( Policy Planning Staff) të Shteteve të Bashkuara, në atë kohë deklaroi:
Ne kemi afro 50% të pasurisë së botës por përbëjmë vetëm 6.3% të popullsisë së saj. Në këtë situatë, ne nuk mund të dështojmë, që të jemi objekt i zilisë dhe fyerjes. Detyra jonë e vërtetë, në ditët e ardhshme është të krijojmë një shembull të marrëdhënieve të cilat do të na lejojnë të mbajmë këtë pozicion të pabarazisë, pa dëme të mëdha ndaj sigurisë sonë kombëtare. Për ta bërë këtë, neve do të na duhet të zbrazemi prej çdo lloj ndjenje dhe ëndrre me sy hapur; dhe vëmendja jonë duhet të përqendrohet kudo tek objektivat kombëtare imediate.
Ne nuk duhet të mashtrojmë veten, se mund të përballojmë sot luksin e altruizmit dhe përfitimin botëror? Ne duhet të ndalojmë së vëni veten në pozicionin e të qenit mbajtësi i vëllezërve, dhe të përmbahemi prej ofrimit të këshillave morale dhe ideologjike. Ne duhet të ndalemi së foluri për objektiva të turbullta dhe joreale, sikurse janë të drejtat njerëzore, ngritja e standardeve të jetesës, dhe demokratizimi. Nuk është e largët dita kur ne do të duhet të përballemi me konceptet e pushtetit të drejtpërdrejtë. Sa më pak frenohemi prej sloganeve ideale aq më mirë është. (Studim për politikën planifikuese 23, Shkurt 24, 1948)
Dikush që donte të shprehte atë qëndrim politik në një slogan të thjeshtë do të thoshte: “Kjo është ekonomia.” Nëse dikush do të akuzonte Shtetet e Bashkuara që mundohen të qëndrojnë të pasura ndërkohë që i mbajnë shtetet e tjera të varfra, apo për hequr idealet për të cilat qëndrojnë, amerikanët mund të kundërshtojnë se akuzimi ishte i padrejtë dhe se akuzuesi ishte një radikal anti- amerikan. Por ky nuk ishte një akuzim disident; ishte një shkresë politike.
Unë nuk jam i sigurt nëse çdo drejtues qeveritar ndihej kështu, por nuk ishte vetëm një askush i nivelit të ulët që na ftoi për të përdorur pushtetin, që të ruante përfitimin prej një pasurie të madhe. Xhorxh Kenan ishte ndoshta mendimtari më i famshëm amerikan në politikën e huaj, gjatë gjysmë shekullit të kaluar.
Kjo qasje përfshin dashurinë për paratë dhe besimin tek pushteti, nuk përfshin dashurinë për njerëzit apo besimin tek Perëndia. Një komb që interesohet vetëm për veten dhe përfiton prej kombeve të tjera, duhet të pendohet, përndryshe do të humbasë. Një individ i cili kujdeset vetëm për veten dhe përfiton prej të tjerëve duhet të pendohet, ose të humbasë.
Në shtëpitë tona, në lagje, dhe në kisha, në kombin tonë dhe në marrëdhënie me kombet e tjera, Perëndia na fton ta duam atë duke dashur vëllanë që e shohim. Qoftë duke e shprehur me vepra personale dashurie, apo duke kërkuar drejtësi publike në marrëdhëniet mes kombeve, marrëdhënia jonë me Perëndinë bëhet më e dukshme në mënyrën se si ne lidhemi me të tjerët. Duaje Perëndinë duke dashur vëllanë që ti e shikon.