Shumë prej mjerimit në këtë zonë shkaktohet prej mëkatit të së shkuarës, që nuk është rrëfyer ende dhe nuk është pastruar. Nëse nuk merremi me mëkatin, është njëlloj si të lesh hapur dhe pa mjekuar një plagë.
Ajo infektohet gjithmonë e më shumë, duke të sëmurur më shumë, e duke shkaktuar komplikacione dhe duke të rrezikuar jetën. Mëkati ka nevojë për shlyerjen e fajit, dhe pa Jezusin, i Cili të largon ndëshkimin e mëkatit me anë të gjakut të Tij, diçka brenda teje të tërheq drejt ndëshkimit të vetes, apo ndëshkimit të tjerëve. Ti shpesh zemërohesh dhe bëhesh i keq me njerëz pranë teje ose tregohesh shumë i keq me veten. Ti tërhiqesh si me magnet me njerëz të seksit të kundërt të cilët janë të këqij për ty, ose ti luan me drogën që e di se të bën keq, ose lë pas dore gjëra në punë, për të cilat do të pushonin në vend.
Por gjaku i Jezusit i ndryshon të gjitha këto. Jezusi siguron shlyerjen e mëkateve për të të nxjerrë ty prej zonës së mjerimit për të hyrë në zonën e bekimit, zonën e faljes dhe jetës së re.
Kur ti merr faljen e mëkateve dhe birësohesh në familjen e Perëndisë si bijë e tij, ti bëhesh një princeshë, një bijë e mbretit. Ti fillon të veprosh si anëtare e familjes mbretërore dhe nuk do të ulesh në nivelin e sjelljes që është poshtë teje. Si vajzë e një mbreti, ti nuk pranon çdo burrë që të del përpara. Ti kërkon një burrë të denjë për ty. Ti e le veten mënjanë për dikë që është pa ashtu anëtar i familjes mbretërore dhe që do të trajtojë ty si princeshë. Nëse ke fëmijë, trajtoi ata si princër dhe princesha, nuk po them t’i llastosh, por mësoji ta shohin veten si anëtarë të familjes mbretërore të Jezusit, dhe sillu me ta në një mënyrë që e nderon emrin e familjes së Perëndisë.
Zona e vizionit
Zona e bekimit përfshin besimin dhe faljen; po ashtu përfshin vizionin e asaj që është më e mira. Cilat janë zgjedhjet morale më të mira? Cilat janë mundësitë e tua për të shijuar më të mirën e Perëndisë? Bekimet u vijnë atyre që kanë vizionin e Perëndisë për të mirën dhe të gabuarën, si edhe një vizion se si mund të bëhet jeta e tyre.
Bekimet u vijnë atyre që kanë pritshmëri të larta. Bibla thotë: ” Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. ” (Fjalët e Urta 29:18 KJV). Zona e bekimeve është zona e vizionit.
Vizioni është zbulesë që ngre pritshmëri. Perëndia e zbulon standardin dhe qëllimin e tij për ty, dhe ti i vendos pritshmëritë e tua sipas asaj zbulese.
Vizioni përfshin zbulesën e Perëndisë për të mirën dhe të gabuarën. Gjërat rrëzohen pa një vizion moral, por bekimet gufojnë kur i bindemi ligjit të Perëndisë. Bibla thotë: “Lum ata që kanë një rrugë pa njollë dhe që ecin me ligjin e Zotit.” (Psalmi 119:1) Mojsiu tha ” Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe mallkimin; bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, që sot ju përcaktoj; mallkimin, në rast se nuk u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë tuaj, dhe largoheni nga rruga që ju përcaktoj sot, për të ndjekur perëndi të tjerë që nuk i keni njohur kurrë. ” (Ligji i Përtërirë 11:26-28)
Kjo aplikohet në shumë fusha të jetës, përfshi këtu jetën familjare. Bibla mëson se seksi është për martesën dhe martesa për gjithë jetën. Bibla na mëson me urtësi të punojmë shumë, të mos gënjejmë, të mos vjedhim të jemi të sinqertë dhe bujarë, të planifikojmë paraprakisht dhe të kursejmë me zgjuarsi. Shpërfillja e kësaj urtësie dhe e këtyre ligjeve sjell shqetësim dhe shkatërrim. Bindja ndaj drejtimit të Perëndisë, i bën familjet më të qëndrueshme dhe ndërton prosperitetin në vend të varfërisë. Në Amerikën e Veriut, shmangia e varfërisë nuk është tmerrësisht e komplikuar. Nëse ke largpamjen për të përfunduar shkollën para se të martohesh dhe ndjenjën morale e të mos pasurit të fëmijëve para martese, ke fare pak shanse të jesh i varfër për shumë gjatë. Një në tre çifte të pamartuar jetojnë në varfëri atje, ndërsa më pak se një në pesëdhjetë çifte të martuara me një person të punësuar për një vit, është poshtë kufirit të varfërisë.
Një tjetër shembull i sjelljes biblike që sjell bekime është adhurimi në familje. Në familjet ku njerëzit luten dhe lexojnë Biblën bashkë përditë, rrallë ndodh divorci dhe fëmijët kanë më pak gjasa të kenë probleme serioze. Mos është e tepërt të kërkosh kaq pak: vetëm dhjetë minuta në ditë për leximin e Biblës dhe lutjen së bashku? Ndiq këtë model dhe ke për të parë se çfarë gjëra të mira do të ndodhin.
Mos prit bekime nëse zgjedh një stil jetese që Perëndia e mallkon. Bekimi nuk është thjesht një çek bosh. Jezusi na mëson ne vullnetin e Perëndisë për jetën dhe thotë: ” Po t’i dini këto gjëra, të lumtur jeni ju nëse do t’i bëni.” (Gjoni 13:17) Ai nuk thotë, “Ti do të bekohesh gjithsesi.” Ai thotë, “Ti do të bekohesh nëse i bën ato.” Të shijosh bekimet e Jezusit, jeto sipas vizionit të Tij, me një sjellje të perëndishme.
Ne kemi nevojë për një vizion për të mirën dhe të gabuarën dhe ne kemi nevojë për suksesin dhe lumturinë e vërtetë nën bekimet e Perëndisë. Ne kemi nevojë për një ndjenjë qëllimi dhe të dimë se ky qëllim është i realizueshëm. Ti nuk do të arrish maksimumin e potencialit tënd, nëse nuk mendon se kjo është e mundur. Nëse e sheh veten si një viktimë, që nuk mund të bësh më shumë se sa aq, ti do të mbetesh në zonën e mjerimit.
Në zonën e mjerimit- apo zonën e viktimave ti nuk merr përgjegjësi. Gjithmonë është dikush që e ka fajin, dikush që duhet paditur. Sikur të kishe pasur prindër më të mirë dhe një edukim më të mirë, ah sikur të kishe më pak varfëri apo një shkollim më të mirë, sikur të jetoje në një lagje më të mirë, jeta jote mund të kishte shkuar më mirë. Por gjithçka është kundër teje, çfarë tjetër mund të presësh? Ti je një viktimë e forcave sociale që janë përtej kontrollit tënd. Ti nuk mund të presësh derisa të martohesh që të bësh seks. Ti nuk mund të presësh derisa të gjesh një punë, kështu që vjedh të tjerët ose grabit sistemin e përkrahjes sociale. Këto janë pritshmëritë e zonës së viktimës.
Zona e vizionit është tepër ndryshe nga zona e viktimës. Në zonën e vizionit, ti ke pritshmëri të larta, sepse ti e njeh Biblën. Ti merr përgjegjësi për ta nderuar Perëndinë dhe ti u bindesh ligjeve të Tij për jetën familjare. Ti ndihmon në vend që të lëndosh, lufton për suksesin në vend që të lakmosh suksesin e të tjerëve. Kur ti dështon, nuk bën shfajësime as i ul pritshmëritë e tua. Ti i lutesh Perëndisë që të të falë dhe i kërkon ndihmë Atij që të synosh më lart.
Vizioni i ngre pritshmëritë e tua morale, dhe vizioni i ngre pritshmëritë e tua për qëllimin dhe arritjen e tyre. Ti do që jeta jote të vlejë për diçka, dhe beson se Perëndia do ta bëjë të mundur këtë. Lutja biblike e Jabetsit është një shembull i kësaj. Jabetsit i ishte vënë një emër me pritshmëri të ulta. Emri Jabets do të thotë “ai shkakton dhimbje.” Nëna e tij e quajti atë kështu për shkak se lindja e tij e lëndoi shumë. Disa nëna mund t’i thonë një fëmije, “Ti je një mundim i vërtetë,” por nëna e Jabetsit shkoi më larg duke e quajtur realisht të birin “dhimbje”. Shumë njerëz ato kohë besonin se një emër i keq ishte një ogur i një jete të keqe. Po ta kishe emrin dhimbje, do të ishe një dhimbje për të tjerët dhe do të kishe shumë dhimbje për veten. Ti do të mbeteshe në zonën e mjerimit.
Por Jabetsi jetoi me anë të vizionit, jo si një viktimë. Ai mbajti përgjegjësi për sjelljen dhe karakterin e tij. Ndonëse ai ishte quajtur “dhimbje” jeta e tij nuk rezultoi ashtu, përkundrazi ai u bë një kolonë e shoqërisë. Jabetsi u bë “ më i respektuar” se njerëzit e tjerë rreth tij. Ai jetoi me anë të vizionit moral dhe ai kishte një vizion të asaj se çfarë mund të arrinte me ndihmën e Perëndisë.
Jabetsi iu lut Perëndisë së Izraelit, ” Jabetsin e nderonin më tepër se vëllezërit; e ëma i kishte vënë emrin Jabets, sepse thoshte: “E linda me dhembje”.
Jabetsi kërkoi ndihmën e Perëndisë të Izraelit, duke thënë: “Oh, sikur të më bekoje dhe zgjeroje kufijtë e mi, dhe dora jote të ishte me mua dhe të më ruante nga e keqja që të mos vuaj!”. Dhe Perëndia i dha atë që kishte kërkuar. ” (1 Kronikave 4:9-10)
Jabetsi u lut me një vizion për të ardhmen dhe Perëndia e bëri realitet atë vizion. Pavarësisht disavantazheve, njeriu me emrin dhimbje u bë i respektuar dhe i suksesshëm.
Ti nuk je një viktimë. Nëse po vuan për diçka që ke gabuar, ti nuk je viktimë. Mjerimi yt nuk është për fajin tënd dhe ti duhet të dalësh prej zonës tënde të viktimës e të hysh në zonën e vizionit. Edhe sikur të mos i kesh krijuar telashet vetë dhe të jesh duke vuajtur se ke bërë të mirën, ti sërish nuk je viktimë. Bibla thotë se shumicën e kohës ti nuk do të lëndohesh për shkak se ke bërë gjënë e duhur. ” Por, edhe sikur të vuani për drejtësinë, lum ju” (1 Pjetri 3:14) Prandaj hiq dorë prej mentalitetit “i mjeri unë”. Dil prej zonës së viktimës. Nëse të kanë akuzuar pa të drejtë, kërkoji ndihmë dhe forcë Perëndisë. Bibla thotë se pavarësisht se çfarë u ndodh atyre që i përkasin Jezusit, “ne jemi më shumë se fitimtarë përmes atij që na deshi.” Asgjë ” nuk mund të na ndajë prej dashurisë që është në Krishtin Jezus, Zotin tonë”. (Romakëve 8:37-39) Vizioni ynë përfundimtar është të mbretërojmë me Krishtin dhe të shijojmë lumturinë e tij përgjithmonë.
Ky është mesazhi jetë ndryshues i ungjillit. Kjo është ajo që e kthen dëshpërimin në adhurim. Besimi, falja dhe vizioni, këto janë çelësat për të jetuar në zonën e bekimit. ” Por ta falënderojmë Perëndinë që na jep fitoren me anë të Zotit tonë Jezus Krisht. ” (1 Korintasve 15:57)