Dhuratat e krijimit

Print

Titulli:Dhuratat e krijimit (pjesa 1)

Dëshiroj ta fillojmë sot me disa vargje nga Zanafilla 1. Pastaj Perëndia tha: “Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe”.

27 Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën.

28  Dhe Perëndia i bekoi; dhe Perëndia u tha atyre: “Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë”.

29  Dhe Perëndia tha: “Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t’ju shërbejë si ushqim.

30  Dhe çdo kafshe të tokës, çdo zogu të qiellit dhe çdo gjëje që lëviz mbi tokë dhe ka në vetvete një frymë jete, unë i jap çdo bar të gjelbër si ushqim”. Dhe kështu u bë.

Le të mos gabojmë. Njerëzimi është më i miri! Ne qeniet njerëzore jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë. Fjala “imazh” renditet tre herë në vargjet 26, 27 të kapitullit 1.

Imagjinoje pak këtë! Ne jemi” pra ne i ngjajmë atij” Jemi sipas imazhit të tij. Pra kjo do të thotë se jemi si padronë në tokë. Kjo është fantastike, apo jo?

Por prit se s’kam mbaruar. Tek vargu 31, thuhet se kur ne njerëzit u krijuam, Perëndia e shikon krijesën e vet dhe thotë: “Kjo është shumë e mirë!”

Perëndia ka parë vazhdimisht se krijimi i tij është i mirë. Por vetëm pas ditës së gjashtë të krijimit, pasi qeniet njerëzore u krijuan Perëndia thotë se gjithçka në krijimin është shumë e mirë.”

Vetëm pasi jemi krijuar ne, fjalës “mirë” i shtohet ajo fjala “shumë”.

Krijimi është i mirë, por pasi i shtohet edhe njeriu krijimit, atëherë gjithçka bëhet  shumë e mirë! Po ke të drejtë, gjithçka është e mirë në botën tonë, ne e dimë vendin që na takon, ne e dimë se jemi  thelbësorë në gjithë krijimin e kësaj toke të mirë!

Por ky është me të vërtetë problemi apo jo?

Sa prej jush ndihen sikur janë në vendin më të përsosur në botë? Sa prej jush e dinë pozicionin që ata kanë në tokë?

Sa prej jush ndihen sikur janë vërtetë të rëndësishëm në krijimin shumë të mirë të Perëndisë?

Është e qartë se nuk e përshkruaj  për momentin,  vendin tënd në tokë, por unë mund t’ju tregoj për disa raste gjatë kohës time si pastor, jam takuar me njerëz që kanë qenë të pasigurt për vendin e tyre këtu në tokë.

Pjesa më e madhe e pasigurisë sonë bazohet tek fakti se sa të zakonshëm dhe të thyer ndihemi përbrenda.

Gjetja e vendit tonë të tokë, sipas planit të mirë të Perëndisë  është e vështirë në mes të realitetit të ftohtë të tokës.

Sot kam zgjedhur disa copëza nga jeta e njerëzve që po mundohen të gjejnë vendin e tyre në këtë botë:

  • Një grua vjen tek pastori i saj, dhe thotë se ndihet shumë keq, e po kështu e nuk e ndjen dashurinë e burrit. Ajo mendon se ai do ta lerë atë dhe fëmijët në mes të katër rrugëve.
  • Një burrë vjen tek trapisti dhe i thotë se gjithçka po shkonte shumë mirë derisa ai humbi punën dhe tani nuk e di rolin e tij në këtë jetë.
  • Një djalë i ri që sapo ia kishte dhënë duart e dashura, merr një tjetër lajm të keq se: ai nuk është pranuar në punën që kishte shpresuar aq shumë.
  • Një çift, del në pension. Ata tashmë kanë kujdes mjekësor të specializuar, kanë pensione të mira, po kështu edhe nipa dhe mbesa që i duan, shkojnë në një kishë shumë të mirë, dhe përsëri ndihen bosh. Ata nuk e gjejnë dot më vendin e tyre në botë.
  • Një fermer, që është në kulm të jetës së tij, sëmuret me skleroze te shumëfishte, e për pasojë nuk mund të sigurojë më të ardhura për gruan dhe fëmijët. Cili është vendi i tij tani?

Besoj se e kupton problemin. Mashkulli dhe femra, janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë, ne jemi kurorëzimi i krijimit.

Na është thënë që të sundojmë tokën. Po kështu të dominojmë tokën. Ne jemi bekuar dhe më pas jemi thirrur të mbushim tokën, dhe të shumëzohemi në numër.

Perëndia na vendos në një vend autoriteti  dhe i vendos prindërit tanë të parë të jetojnë në një kopsht.

Ne njerëzit jemi lartësuar, duke zënë pozitën më të lartë të krijimit, dhe atëherë kur jemi në pozitën më të mirë jemi me të vërtetë të lartësuar për ta vënë re.

Ne jemi shumë të mirë! Megjithatë shpesh herë ne ndihemi sikur nuk jemi në një pozitë të mirë.

Kështu vijmë tek pjesa tjetër e shkrimeve, që ndoshta mund të krijojnë një ndjenjë parehatie apo përulësie te ne.

Më pëlqen ta quaj këtë pjesë të tekstit, e vërteta e baltës.

Përse? Sepse shumë prej Zanafillës 2 flet për baltën,  për dheun, për pluhurin e tokës.

Në fillim na thuhet se qenia e parë njerëzore, është krijuar nga pluhuri i tokës.

Nëse nuk mjafton ky fakt përulës, kapitulli dy vargu 19 na tregon se në të njëjtën mënyrë Perëndia krijoi kafshët.

Ne së bashku me kafshët, jemi krijuar prej pluhurit. Pra ne nuk jemi më të mirë se kafshët. Realiteti i ftohtë, i vështirë dhe përulës i krijimit tonë është se ne jemi qenie tokësore, të bëra nga pluhuri.

Unë dua që të ndalemi pak tek momenti kur Perëndia i flet qenieve njerëzore me fjalë tokësore.

Pra Ai na thotë se ne duhet të kujdesemi për këtë tokë.

Fjalët që na thotë Perëndia nuk janë fjalë të lavdisë e shkëlqimit qiellor, apo madhështisë jashtë tokësore, por janë fjalë të zakonshme që përdoren në këtë tokë.

Së fundi, përsa i përket gjendjes sonë të përulur dhe tokësore, është e rëndësishme të kuptojmë se emri i paraardhësit tonë, Adamit, është njëlloj me fjalën që përdoret në hebraisht për dheun, tokën, truallin.

Emri Ada do të thoshte tokë. Me sa duket, qenia e parë njerëzore ka marrë emrin e tokës: pluhurit të zakonshëm që shohim përditë. Sikurse e kuptojmë emri i tij është: baltë!

Si mund të jemi krijesa kaq të lartësuara e të krijuara sipas imazhit të Perëndisë e njëkohësisht të jemi kaq të ulur poshtë e të krijuar prej dheut.

Ka një tension të jashtëzakonshëm këtu apo jo? Tensioni që hasim është kur mendojmë se mund të bëjmë gjithçka dhe çdo gjë me anë të statusit tonë të lartë, por më pas përballemi me realitetin se ne shpesh e jetojmë jetën tonë në baltën e kësaj toke.

Së fundmi, kam varrosur një mikun tim i cili vdiq në moshë të re. Ai ishte bashkëshort shumë i mirë dhe fëmijët e tij ishin ende të vegjël. Djali shkonte në universitet, ndërsa vajza nuk kishte shkuar ende në gjimnaz.

Në anë të varrit të tij, pasi kishin mbaruar të gjitha formalitetet, pasi u lexuan disa vargje nga Bibla, e pasi u lutëm, shumë prej anëtarëve të familjes dhe miqtë e tjerë mblodhën disa grushte dhe, e i hodhën mbi arkivolin e tij.

Unë nuk mund të harroj tingullin mbytës të baltës mbi arkivol. Aty ishte balta, pluhuri dhe një trup i pajetë. Teksa po mendoja këto thashë:

“dheu dheut, e pluhuri pluhurit. ia rikthejmë këtë trup tokës nga e cila ka ardhur”

E kapa veten në mendimet se sa e gabuar dukej e gjitha kjo. Sa e gabuar dukej që një qenie njerëzore nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa pluhuri i tokës. Por me sa duket realiteti është ky.

A e ndien tensionin këtu?

Si ta gjejmë vendin tonë në këtë tokë, ne që jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë?

Si mund të jemi kreu mbi krijimin, si të kemi autoritet dhe dominim mbi tokë, e megjithatë të mos jemi as më shumë dhe as më pak vlerë se sa dheu vetë?

Unë e di se kjo përqasje është arratisje e mirëfilltë nga realiteti. Kjo do të thotë se ndonjëherë ne përpiqemi të arratismi prej realitetit tokësor. Në fakt një prej herezive më të hershme të krishtera, që filloi të rrënjosej në shekullin e parë, ishte mësimi që thoshte se Jezusi në të vërtetë nuk ishte një qenie tokësore. Ai vetëm sa dukej njerëzor.

Nocioni se Perëndia u bë një njeri i thjeshtë, me përbërje tokësore, ishte i tepërt dhe i pabesueshëm për disa njerëz.

Prandaj ata refuzuan idesë se Krishti ishte i kësaj bote.

Shumë prej nesh nuk mund të pranojë sot se janë thjesht njerëzorë. Ne dëshirojmë të jemi super burra apo super gra, të pa shkatërrueshëm dhe të përjetshëm.

Në shërbesën time si pastor, kamë vënë re se gjithmonë e më pak njerëz dëshirojnë të shohin se si bëhet realisht procesi i varrosjes.

Pothuajse askush nuk dëshiron të hedhë një grusht dhe mbi arkivol. Ne duam që të merret dikush tjetër me këtë, ndërsa ne të festojmë jetën dhe të shpërfillim realitetin e ashpër se një ditë të gjithë do të kthehemi në pluhur. Ne dëshirojmë t’i arratisemi realitetit.

Shumë shpesh arratisja nga realiteti e nxjerr kokën, atëherë kur besimi fokusohet vetëm në anën shpirtërore, kur jetojmë plotësisht të ndarë ditë pas dite nga realiteti i jetës.

Pasi ky lloj të menduari rrënjoset në jetën tonë , ne shkojmë në kishë dhe në studimin biblik duke pritur ditën kur do të largohemi për në qiell. Ose përpiqemi të jemi super qenie, që kanë dominim mbi gjithçka të kësaj toke.

Shumë prej nesh e njohin personazhin e filmit Supermen ose super njeriu. Një arsye përse ai është kaq i famshëm, është se ai nuk mposhtet prej vdekshmërisë njerëzore apo gjëra të tjera të kësaj toke.

Ai jo vetëm që është më i fortë se një lokomotivë, dhe më i shpejtë se një plumb, por ai mund të hidhet mbi një ndërtesë të lartë me një kërcim të vetëm. Shkurt, ai mund të bëjë shumë gjëra që ne nuk i bëjmë dot.

Prandaj unë tundohem që t’i largohem librave komikë si ai me supermenin. Unë shpresoj që t’i largohem edhe realitetit të ndyrë të jetës dhe, fëlliqësisë së kësaj bote. Sidoqoftë herët a vonë, realiteti i kësaj bote materiale do të godasë ëndërrimet e mia.

Arratisja prej realitetit nuk zgjidh asgjë.