Dhuratat e krijimit

Print

Titulli: Dhuratat e krijimit (pjesa 2)

Folëm herën e kaluar për arratisjen nga realiteti. Në ekstrem të kësaj, është kapja fort pas botës materiale. Shumë prej nesh nuk dëshirojnë t’i largohen fare realitetit. Ne thjesht bëjmë të kundërtën. Ne fokusohemi veç në gjërat materiale të kësaj bote. Kur të tjerët na kapin me këtë lloj pikëpamje, ne themi: “ Jeta njëherë jetohet, kështu që shijoje në maksimum.”

Kjo pikëpamje materialiste, ndërhyn edhe në jetën tonë të besimit.

Pastorët dhe drejtuesit e kishës, predikojnë apo shkruajnë libra me tituj si: “Jetoje sot më mirën e jetës.”

Unë mendoj se ka shumë njerëz që do të thonë se ti duhet të jesh i shëndetshëm, i pasur, dhe nëse nuk je i mençur të paktën të jesh i lumtur.

Prandaj ne e trajtojmë aspektin material të kësaj bote, sikur të ishte e vetmja gjë që ekziston në jetë. Ne rendim pas shëndetit dhe pasurisë; madje edhe i besojmë motos  që thonë: “Fiton ai që vdes si më i pasuri.”

Fiton ai që vdes si më i pasuri”; dhe nga ana tjetër ndjekin karrierën e njerëzve të bukur, njerëzve të suksesshëm, që duket sikur kanë gjithçka në jetë.

Por nëse bota materiale do të ishte me të vërtetë kaq e mirë dhe e mrekullueshme, atëherë të gjithë të pasurit duhet të ishin të shëndetshëm dhe të gjithë të krishterët besnikë duhet të ishin të bekuar materialisht.

Por nuk është ky rasti që po diskutojmë. Edhe të krishterët e pasur dhe të mirë ushqyer ndonjëherë nuk janë të lumtur, nuk janë të shëndetshëm, edhe pse janë të mbushur plot me bekime materiale, ata janë bosh shpirtërisht.

Ç’është e vërteta, nëse e mendon mirë, shumë prej nesh mund të dalin në përfundimin se as arratisja nga realiteti ( pra mohimi i anës materiale), as materializmi (pra refuzimi i plotë i anës shpirtërore) nuk do të jetë aspak përmbushës në fund.

Pra çfarë bëjmë kur ndihemi nën tensionin e  identitetit tonë si qytetarë të tokës dhe qiellit, mes krijimit tonë tokësor dhe atij qiellor? Nëse përgjigja nuk është as ikja nga realiteti dhe as materializmi(që nuk është realisht ), atëherë ku e gjejmë ne vendin tonë?

A është një dhuratë natyra jonë tokësore? Përse të mos mbartim imazhin e lehtë, në lartësitë e mëdha? Përse duhet të jemi krijesa të baltës? Pra çfarë të bëjmë me tensionin tonë?

Mirë, pra le ti kthehemi Zanafillës.

Teksa vështrojmë tekstin shohim diçka shumë befasuese.

Në tekst nuk ka tension. Nw tekst mbartësit e imazhit të lartësuar ecin krah për krah me baltën e ulët të tokës pa e pasur fare problem.

Aty nuk ka tension, nuk ka thyerje, nuk ka probleme. E vërteta është se ne jemi krijuar në mish, përmes baltës së kësaj toke, e për më tepër jemi krijuar sipas vetë imazhit të Perëndisë.

Vetëm duke i bashkuar këto pamje mund të kuptojmë  në fund identitetin e vërtetë të njerëzimit.

Ndoshta mosnjohja e kontekstit të duhur, shpjegon betejat tona për gjetjen e vendit tonë në këtë tokë. Dua të them se ne dëshirojmë të jemi mbartës të imazhit të madh të Perëndisë, krijesa të lartësuara, ndonëse pluhuri i tokës duket se na mban poshtë.

Kështu që ne acarohemi. Ne dëshirojmë madhështinë pa kontekstin e realitetit tonë tokësor.

Por ne harrojmë se vendi ynë i vërtetë, vjen vetëm me realitetin e ashpër dhe të ftohtë të tokës.

Së fundmi mësova se një eksplorues norvegjez me emrin Amundsen, ka marrë çmimin si lundërtari i parë i suksesshëm që arriti të kalonte të famshmen rrugë detare veri-perëndimore në Amerikën e Veriut,  diku rreth viteve1800.

Amundseni arriti të kalonte aty ku eksploruesit e tjerë para tij nuk kishin mundur të kalonin. Ai ia doli mbanë për të vetmen arsye se e njihte territorin nëpër të cilën duhet të udhëtonte.

E vetmja rrugë për të lundruar përmes rrugës detare veri-perëndimore (Northëest Passage) ishte të  kaloje të ftohtin e hidhur të arktikut.

Amundseni dhe ekspedita e tij lanë mënjanë çdo send luksi të qytetërimit evropian: makineritë, veshjet dhe ushqimet e mira, dhe përqafuan ambientin tokësor të arktikut.

Ata përdorën slitat e qenve për të lehtësuar udhëtimin, lëkurët e kafshëve për tu veshur, e po kështu ushqimin e zonës për të ngrënë.

Ata mësuan të ekzistonin, e të ecnin përpara ashtu siç  mësuan prej vendasve të zonës.

Atëherë kur përqafuan realitetin tokësor të arktikut të ftohtë, e arritën qëllimin e tyre.

Pra edhe ne duhet të përkrahim kontekstin e krijimit tonë tokësor. Të qenit tokësorë, është një dhuratë, e ne mund të ruajmë imazhin e Perëndisë në ne teksa punojmë në këtë tokë dhe kujdesemi për të. Ne përkrahim dhuratën e të qenit tokësore, në kontekstin e imazhit hyjnor, vetëm atëherë kur duam të tjerët dhe e mbushim tokën me mirësi njerëzore.

Ne e bëjmë këtë duke pranuar se jemi mbështetur plotësisht te Perëndia.

Pa dyshim që modeli më i mirë i kësaj natyre tokësore në kontekstin e hyjnisë është Jezus Krishti vetë.

Jezusi ishte i mëshiruar në mish. Ai ishte substanca e kësaj toke. Ai e njihte baltën, dhimbjen, vdekjen dhe varrosjen. Por ai ishte plotësisht Perëndi! Ai e jetoi jetën si njeri. Ai nuk u përpoq t’i largohej apo ta mohonte natyrën e vet njerëzore. Ai hëngri dhe piu, e jetoi, njëlloj si ne, si qenie tokësore.

Por ai e dinte se kishte shumë më tepër se sa kaq në këtë tokë.

Ai jetoi jetën e Tij tokësore në përputhje me kontekstin e Perëndisë për realitetin qiellor.  Në fakt, Ai ishte plot me natyrën hyjnore, edhe pse eci në këtë tokë si njeri.

Gjatë ecjes së tij në tokë, ai vazhdimisht na drejtoi te Ati i Tij qiellor.

Atëherë kur ishte koha, ai sakrifikoi jetën e tij tokësore, që të mund të jetonte në falje dhe në plotësi me Perëndinë tonë. A nuk është kjo plotësi me Perëndinë tonë përmes Jezus Krishtit që na jep një vend në këtë tokë?

Qëllimi ynë është të përkrahim, dhuratën e të qenit i kësaj toke, sipas kontekstit të Perëndisë Shpëtimtar, që shpëton  me anë të Jezus Krishtit. Ne kemi nevojë të gjejmë vendin tonë si shërbëtorë të Perëndisë, që punojnë në këtë tokë për lavdinë e Tij.

Nuk është puna që kemi, as gruaja, apo shëndeti dhe pasuria, e asnjë status tjetër njerëzor që përcakton vendin tonë në jetë.

Sepse nëse do ta kërkojmë vendin tonë në këto gjëra, do të jemi gjithmonë bosh.

Tani që të jem i sinqertë me ju, është shumë e vështirë kur humbet partnerin e jetës, apo punën, kur nuk je i sigurt për planet e së ardhmes, apo kur ndihesh në mëshirë të fatit, pa një qëllim në jetë.

Nuk po mundohem aspak që të zvogëloj dhimbjen që ndien kur përpiqesh të gjesh vendin tënd.

Megjithatë në mes të dhimbjes sonë Zanafilla 1 dhe 2 na kujton më në fund se vendi ynë përfundimtar është me Perëndinë e përjetshëm këtu në tokë.

Po, në mënyrë të hirshme shpesh Perëndia siguron punën dhe familjet; hobin dhe karrierën; bukurinë dhe gëzimin, por këto gjëra nuk përcaktojnë përfundimisht vendin tonë.

Vendi ynë përcaktohet prej Perëndisë: ne jemi mbartës të imazhit të Tij për të shërbyer këtu në tokë.

Më lejo të kthehemi bashkë pranë varrit të mikut tim. A të kujtohet që përmenda zhurmën e mërzitshme të dheut që binte mbi arkivol? A të kujtohet kur thashë se mu krijua një ndjesi e keqe, e po thoja me vete se kjo është e gabuar?

Unë  thashë: “Sa e gabuar që është, pse një qenie njerëzore të kthehej në pluhur toke! Por ja që është kështu.”

Megjithatë miku im dinte më shumë se kaq. Vëllai i madh i mikut tim në ditët e fundit të jetës i tha atij: se çdo njeri është veç një qenie e vdekshme, e destinuar për të vdekur dhe për t’ju kthyer sërish tokës.

Por miku im dinte shumë më tepër se kaq. Ai e dinte se vëllai i tij kishte vetëm pjesërisht të drejtë. Por ai me të shpejtë ia kthehu: “Po, por mos harro asnjëherë se ne jemi të përjetshëm.”

Pra unë fola fjalët e fundit para se trupi i mikut tim të zbritej poshtë në tokë, dhe thashë: “Hiri hirit, dhe pluhuri pluhurit, ne ia kthejmë këtë trup tokës nga e cila ka ardhur.”

Më pas shtova: “Por unë e di se ky trup nuk i përket tokës. Përkundrazi, ai i përket trup e shpirt, në jetë a në vdekje, Shpëtimtarit të Tij besnik Jezus Krishtit!”

Andaj sot, unë shpresoj se as ti nuk do të harrosh se je i përjetshëm.

Perëndia të ka dhënë dhuratën e madhe e të qenit tokësor, që të mund të jetosh nën kontekstin e hyjnisë së tij. Ti je plotësisht i kësaj toke, ndërsa në Jezus Krishti, plotësisht i Perëndisë. Amen.