Në festën e farisenjve, Jezusi nxori një paralajmërim. Jezusi e sfidoi krenarin por hodhi poshtë keqinterpretimet e asaj kohe. Ai e bëri këtë, përmes një shëmbëlltyre shumë të ashpër. Tani, shëmbëlltyrat janë shpesh të ashpra për tu interpretuar. Duke shpjeguar këtë shëmbëlltyrë, do të doja të falënderoja, Doktor Keneth Bejli (Kenneth Bailey), ish profesor në Universitetin e Bejrutit.
Ai shkroi gjerësisht për shëmbëlltyrat e Jezusit, dhe se si u kuptuan ato mes njerëzve të klasës së ulët, të Lindjes së Mesme, pra ata njerëz të cilët Jezusi duhet tu ketë folur para dymijë vitesh.
Në këtë shëmbëlltyrë flitet për çështjet kryesore të ftesës përfundimtare për banketin e tij.
Ne kemi nevojë të kuptojmë se në ato ditë, kishte gjithmonë një ftesë të dyfishtë. Ftesa e parë, bëhej shumë ditë para banketit, në mënyrë që njerëzit të angazhoheni për këtë festë.
Më pas në bazë të numrit të konfirmuar do të përcaktohej kafsha, apo kafshët do të përzgjidheshin në organizimin e festës, pra nëse do të ishin rosa, dele, apo viç.
Sigurisht që në atë klimë që jetonin ata, pa një sistem ngrirje, ushqimi i përgatitur nuk mund të duronte gjatë.
Nëse kasapët dinin numrin e konfirmuar të miqve, mund të thernin kafshët në mëngjes herët, ditën e banketit, në mënyrë që gjithçka të ishe gati për tu ngrënë në darkë. Miqtë të cilët ishin përgjigjur pozitivisht ftesës, ishin të detyruar sipas nderit dhe fjalës së dhënë që të merrnin pjesë.
Pasi mishi më në fund është gati për tu servirur, miqve u bëhet edhe një ftesë e fundit. Fundja fare,ushqimi merr kohë për tu përgatitur, kështu që miqtë duhet të presin ftesën e fundit nga i Zoti i shtëpisë për të mësuar se darka tashmë është gati.
Ftesa e fundit ishte shumë e shkurtër: Tani është koha të vini. Në këtë shëmbëlltyrë, pas thirrjes së dytë njerëzit filluan të nxirrnin justifikime.
Justifikimi i parë ka të bëjë me blerjen e një arre.
Një nga të ftuarit thotë se ai kishte blerë një arrë dhe duhet të shkojë për ta parë. Ai po thotë se arra e tij është shumë herë më e rëndësishme se kjo miqësi.
Ky i ftuar pohon se ndihet i detyruar të shkojë.
Por dikush mund të bëjë pyetjen: atëherë përse e pranoi ftesën për darkë një ditë përpara?
Veç kësaj, tani është pasdite vonë, arra aty është, nuk lëviz nga vendi!
Ata që e dëgjojnë këtë shëmbëlltyrë të Jezusit, të treguar në këtë mënyrë prej vetë Jezusit, e kuptojnë shumë mirë se ky i ftuar po gënjente.
Askush, në këtë kohë, dhe as në atë kohë nuk do të blinte një tokë pa ditur më parë se si ishte.
Toka ishte shumë e shtrenjtë, dhe të paktë ishin personat, të cilët blinin tokë.
Shitja e tokës kërkonte një inspektim më të detajuar: çdo metër katror duhej kontrolluar mirë. Pas inspektimit, diskutohej përsa i përket çmimit. Dhe ky diskutim ndonjëherë merrte muaj. Një ekuivalent modern i kësaj do të ishte diçka e tillë: ” Më duhet të shkoj në një festë, por mos, nuk mundem, sapo bleva një shtëpi përmes telefonit dhe tani më duhet të shkoj ta gjej se ku ndodhet, e të shikoj se në çfarë gjendje është. ” Kjo jo vetëm që është e dyshueshme, por edhe e pabesueshme!
Çdo njeri që të ka ftuar në një festë do ta kuptonte shumë mirë se ky justifikim është kot. Ai do ta kuptonte menjëherë se kjo ishte një gënjeshtër.
Miku e kishte pranuar ftesën në fillim, ndërsa tani, me këtë lloj refuzimi, ai po turpëron veten dhe të Zotin e shtëpisë. Ai thjesht mundohet të fshehë vrazhdësinë teksa kërkon ndjesë.
Teksa mendojmë për këtë lloj shfajësimi, për mospjesëmarrjen në banket, mund të hetojmë rreth vetes sonë.
Kur Krishti na fton për ta ndjekur atë në jetën tonë, a bëhen pengesë zotërimet tona për të qenë të gatshëm për këtë? Një çift do të shkonte me shumë dëshirë në kishë, por çështja është se fundjavat janë e vetmja kohë që të shijojnë pak kohë vetëm, apo për të bërë një udhëtim me varkën e tyre. Apo për të shkuar për një fundjavë në mal, apo për ski.
Një grua e re ka dëgjuar zërin e Perëndisë, për të dhuruar bujarisht të varfërve, por ka vetëm shumën që i duhet për të shkuar në një koncert të madh me miqtë e saj për fundjavë.
Një pensionist, do të kishte më shumë kohë dhe energji për t’i ofruar shërbesës në kishë, por ai ka pritur kaq gjatë që të kalojë kohë duke punuar në dyqanin e tij.
Ndonjëherë shpërqendrimi që sjellin zotërimet tona, mund të jetë i lehtë, por ndikimi është gjithsesi i njëjti. Jezusi na fton të heqim dorë nga ajo punë.
Po ti në çfarë gjendje je tani? A ka diçka në jetën tënde që të pengon në marrëdhënien me Perëndinë?
Por ka ende të ftuar të tjerë që refuzojnë të vijnë. Justifikimi i dytë kishte të bënte me blerjen e pesë qeve. Ai thotë:” Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më falësh”. Sërish, justifikimi është shumë fyes; dëgjuesit duhet të kuptojnë se edhe ky mik nuk po tregohet i sinqertë.
Asokohe, kishte një mënyrë për të blerë qe. Para se të bëhej blerja, blerësi i mundshëm, së pari do të kërkonte që të shikonte qetë duke pluguar.
Kjo gjë ishte e nevojshme për të kuptuar nëse kafshët ishin mësuar me njëra tjetrën, për të parë nëse mund të punonin bashkë, si skuadër.
Në fakt çdo shitës do të refuzonte të shiste një çift apo një grup qesh pa bërë më parë një demonstrim të tillë.
Pesë pendë qesh, nuk mund të blihen pa u parë njëherë. Dua të sjell sërish, një shembull modern, për këtë: “Hej, unë sapo bleva pesë makina në internet. Tani do të shkoj ti shikoj, vitin e prodhimit, dhe a janë në gjendje pune.”
Një tjetër justifikim i çalë, që as nuk besohej.
Dhe ndryshe nga miku i parë, ky personi i dytë nuk thotë se ndihet i detyruar të thotë se do të shkojë ti provojë ato, ai thjesht po thotë se këtë gjë kam në plan të bëj.
Pra ai tregohet më i vrazhdë, por sërish kërkon ndjesë.
Në dritën e refuzimit të këtij justifikimi, ne mund të pyesim veten, a na pengon puna që të jemi të gatshëm?
A ke pasur kohë t’i ofrosh lirisht nga koha jote Perëndisë, nuk e kam fjalë për kohën e mbetur, por për kohën më të rëndësishme?
Kur punët e ditës e ngarkojnë shumë orarin tënd, a është leximi i Biblës, lutja dhe koha jote personale, përkushtimi i parë që lë mënjanë?
Ndoshta ne jemi duke punuar më shumë, ndoshta me orare të zgjatura, duke shpresuar gjithmonë që të arrijmë në krye, por me çfarë kosto?
Së fundi në historinë e Jezusit është edhe justifikimi i tretë: martesa. Ky justifikim është i drejtë, por gjithsesi nuk është një arsye e mirë për të shmangur një darkë.
Ti po thua se u martove? Epo kështu ka bërë shumica nga ne. Kjo nuk do të thotë se ky burrë do të martohej po atë ditë-sepse do ta kishte marrë vesh i gjithë fshati, një ngjarje të rëndësishme si kjo. Dhe për të tepër, nëse ky njeri kishte menduar se pjesëmarrja në darkë do ta pengonte në martesën e tij atëherë përse e pranoi ftesën e parë?
Përveç kësaj, disa studiues kanë sugjeruar se fjalët disi të ashpra që ky njeri përdori tregonin se nevojat e tij personale kanë më shumë rëndësi se pjesëmarrja në festën e zotërisë së tij. Ky djalosh madje as nuk e merr mundimin të kërkojë ndjesë.
Po ne? Përveç pyetjeve hetuese për zotërimet tona, për punën tonë që na shpërqendron prej miqësisë me Perëndinë, ne duhet të shqyrtojmë edhe pjesët e tjera të jetës sonë.
A je në një marrëdhënie që ti e di se është kundër thirrjes së Perëndisë në jetën tënde?
Apo marrëdhënia e mirë në martesën, familje apo miqësi është bërë shumë e rëndësishme në jetën tënde? Mos vallë ato janë bërë një idhull në jetën tënde, e të kanë larguar disi nga Perëndia?
Mos vallë dëshirat tona personale, na pengojnë në gatishmërinë tonë për mbretërinë, po kështu aftësinë për t’iu përgjigjur ftesës së Perëndisë për ta çuar udhëtimin tonë deri në fund, dhe të mirëpritemi në banketin e Krishtit?
Kjo është shpulla e parë që merr zotëria prej miqve të vet. Ai është zemëruar prej refuzimeve, dhe ndihet i fyer. Por le të shohim se çfarë ndodh në shëmbëlltyrën e Jezusit? Çfarë po u thotë ai njerëzve që janë ulur në tryezë me Të? Për këtë ju ftoj të na ndiqni nw programin e herës së ardhshme.