Dita 86 | Lexoni nga Romakëve 5:6-11
Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (v.8)
Isak Uats (Isaac Watts), i njohur si babai i himnologjisë angleze, kompozoi më shumë se 600 himne gjatë jetës së tij. Shumë konsiderojnë si arritjen e tij kulmore himnin e dashur “Kur Sodis Kryqin e Mrekullueshëm”. Fillimisht i menduar të këndohej gjatë Kungimit, ai na jep aq shumë për të medituar në këtë stinë të Kreshmës. Në një nga strofat më rrëqethëse, Uats portretizon kundërvënien mahnitëse të Krishtit që vuan dhe kryqëzohet: “A u takuan ndonjëherë dashuri dhe hidhërim i tillë, apo gjembat formuan kurorë kaq të pasur?”
Kryqi është fjalë për fjalë thelbi i ungjillit, qendër-pika e qartë e historisë së krishterë. Por si është e mundur që një vegël e lashtë torturash dhe vdekjeje të jetë mjeti kryesor i dashurisë dhe shpengimit të Perëndisë për botën? Çfarë ndodhi në kryq dy mijë vjet më parë dhe pse ka rëndësi për ne sot?
Gjatë dhjetë ditëve të ardhshme, ndërsa përgatitemi për Pashkët, do të eksplorojmë një shumëllojshmëri imazhesh dhe motivesh të “shlyerjes” në Bibël. Duke u mbështetur në pasurinë e Shkrimit dhe thesaret e historisë kishtare, shpresa ime është që ju t’i shihni secilën nga këto imazhe të ndryshme si pjesë të një mozaiku të bukur. Të gjitha bashkë, siç shprehu Uats në himnin e tij, na japin një pamje më të qartë dhe më bindëse të kryqit të mrekullueshëm “mbi të cilin vdiq Princi i lavdisë” — kjo “dashuri aq e mahnitshme, aq hyjnore”, që “kërkon shpirtin tim, jetën time, gjithçka timen.” — Brian Keepers
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë të thellojë kuptimin tuaj për dashurinë e tij të pabesueshme për ju dhe këtë botë, të zbuluar në kryq.
Udha e re dhe e gjallë
Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14 Ai , përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12) Libr ...
Pashka e Re
Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...
Fitore në Jezusin
Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...
Skandali i Kryqit
Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...
Marrëzia e Kryqit
Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...
Prova e Dashurisë së Perëndisë për Ne
Dita 86 | Lexoni nga Romakëve 5:6-11 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (v.8) Isak Ua ...
Të gjithë bashkë tani
Dita 85 | Lexoni nga Psalm 103 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij... ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij! (v.20-21) Në rreshtin hapës të Besores së Nik ...
Prandaj, Lavdëroni!
Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...









