web-dita-2-woha-2

Pse pushojmë?

Loading poll …

Dita 2 | Lexoni nga Zanafilla 2-2-3, Mateu 11:28

Dhe Perëndia e bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi (v. 3)

Çdo verë ne si kishë organizojmë kampe verore për fëmijët, të rinjtë dhe familjet. Është një shërbesë e bekuar, se aty jemi 24 orë me fëmijët dhe të rinjtë dhe kemi kohë që të mund të dëshmojmë për Krishtin. Gjithashtu, është një kohë e mirë për secilin prej nesh që të pushojë vetëm dhe me të tjerët.

Perëndia, Krijuesi ynë, pasi mbaroi veprën me krijimin, u çlodh ditën e shtatë (Zan. 2:2-3). Po ju, miq, a e ndiqni shembullin e Zotit që, në një ditë të javës, të dielën, të pushoni duke adhuruar Zotin në kishë dhe duke kaluar kohë me familjen tuaj? Ai i dha përgjegjësi Adamit që të punonte duke u përkujdesur për kopshtin e Edenit. Pasdite, në flladin e ditës, Adami çlodhej duke ecur me Perëndinë (Zan. 3). Po ne, pse pushojmë? Ne pushojmë se lodhemi nga puna, nga jeta e përditshme, nga gjërat që bëjmë e me të cilat merremi.

Po ju, miq, a jeni të lodhur? Ku shkoni për t’u çlodhur? Bibla na thotë se Perëndia vazhdon të punojë edhe sot në jetën e njerëzve. Ai punon edhe në jetën tonë dhe gjithashtu pret nga ne që, pasi të punojmë, të gjejmë çlodhje te Krishti. Jezusi, tek Ungjilli i Mateut na fton, duke thënë: “Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh” (Mt. 11:28). Kudo që jeni këtë verë, ju inkurajoj të gjeni çlodhje në prehjen e Zotit. – Rev. Sotir Anagnosti

Ndërsa luteni, ndiqni Bariun e Mirë, që ju çon në kullota me bar të njomë dhe ju freskon në ujëra të qeta (Ps. 23:1-2).

#PushoMeZotin #Zanafilla2 #Mateu1128 #EjaniTekKrishti #ÇlodhjeShpirtërore #BariuIMirë #KullotaMeBar #UjëraTëQeta #AdhuroZotin #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags