Dita 18 | Lexoni nga Predikuesit 2:9-20
Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia … dhe, ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim për të kapur erën. (v. 11)
Kisha shkruar një artikull rreth kopshtarisë, që do të botohej në një nga revistat kombëtare, dhe isha shumë e emocionuar. Mirëpo kur doli revista, u befasova kur pashë emrin e një autori tjetër poshtë titullit të artikullit! Çfarë gabimi! Edhe pse revista botoi një korrigjim (të vogël) në numrin e radhës, ajo nuk ma lehtësoi as zhgënjimin dhe as acarimin. Unë u ndjeva e vjedhur nga gjithë ai gëzim që kisha ndier për punën time.
Acarimi, dhe sfilitja që vjen si rrjedhojë, kanë qenë gjithmonë pjesë e punës sonë këtu në tokë, dhe në leximin tonë për sot autori i Predikuesit reflekton mbi përvojat e veta me këto ndjenja. Si fillim puna e vet i kishte sjellë kënaqësi; ‘zemra ime kënaqej me çdo punë timen” (v. 10). Mirëpo ndërsa merrte në konsideratë fundin e pashmangshëm të gjithë punës së tij, ai fillon të dëshpërohet. Edhe pse ishte një njeri i urtë, ai do të vdiste, njësoj siç vdes budallai, dhe vendin e tij do ta zinte dikush tjetër. Ai dhe puna e tij do të harroheshin. Cili ishte kuptimi i punës që kishte bërë tërë jetën? Ç’përfitim të qëndrueshëm kishte urtësia? Dhe kështu, i sfilitur, ai shpall: “Prandaj fillova të urrej jetën” (v. 17) dhe “Urreva çdo mund që kam kryer” (v. 18).
Deri në këtë pikë, në këto pasazhe të para të librit të Predikuesit, nuk kemi parë ndonjë konsideratë për Perëndinë apo përjetësinë në mënyrën e mendimit të autorit. Ashtu si autori këtu, kur i shohim gjërat vetëm nga një perspektivë njerëzore dhe tokësore, nuk arrijmë dot të shohim Perëndinë që vepron në jetën tonë. Dhe kjo gjë shpesh të çon në sfilitje. — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, hapni sytë për të parë Perëndinë të veprojë në rrethanat tuaja aktuale.
Epifania e Asafit
Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...
Një krahasim shqetësues
Dita 20 | Lexoni nga Psalmi 73:1-14 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë begatinë e njerëzve të këqij. (v. 3) Një nga shprehjet e mia të preferuara ës ...
Gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë
Dita 19 | Lexoni nga Predikuesit 9:1-12 Të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. (v. 1) Para tre vitesh, pasi u kthyem nga një ud ...
Punë, urtësi dhe sfilitje
Dita 18 | Lexoni nga Predikuesit 2:9-20 Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia ... dhe, ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim p ...
Një tablo e sfilitjes
Dita 17 | Lexoni nga Predikuesit 1:1-11 Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu. (v. 8) Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufizon " ...
Perëndia i të sfiliturve
Dita 16 | Lexoni nga Isaia 40:25-31 Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. (v. 29) Çfarë i pengon më së shumti besimtarët në ecjen e ty ...
Premtimi i ripërtëritjes
Dita 15 | Lexoni nga Luka 15:11-24 Do t'i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t'ua fal të gjitha paudhësitë e tyre m ...
Kur u bëhet thirrje bishave
Dita 14 | Lexoni nga Isaia 56:9-12 O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani të hani; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit! (v. 9) Ndonjëherë, duket sikur jemi të r ...









