Dita 1 | Lexoni nga Zanafilla 2:2-3
Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia . . . pushoi nga gjithë vepra që kishte kryer. (v. 2)
Ja, erdhi vera edhe këtë vit. Të gjithë bëjnë plane se si dhe ku do t’i kalojnë pushimet e verës. Po ju, ku do të shkoni për pushime këtë verë? Në qytetin tonë ftesa është: Ejani në Sarandë. Ndoshta, miq, jeni me pushime ndërsa po i lexoni këto meditime. Çfarë na kujton vera?
Vera është stina më e preferuar nga shumë prej nesh, sepse na kujton mbarimin e shkollës, stinën e pushimeve, plazhin, ngrohtësinë, frutat, leximin e librave të ndryshëm, miqësinë. Dua t’ju inkurajoj që në këto ditë vere dhe pushimi të gjeni çlodhje dhe pushim në praninë e mikut dhe shpëtimtarit tonë Jezu Krisht. E ndërsa jeni me pushime, mos u tundoni duke thënë se nuk do të shkoni në kishë të dielën se doni të pushoni. Kërkoni një kishë lokale në vendin ku do të shkoni me pushime. Shumë vëllezër dhe motra kur vijnë në Sarandë me pushime më shkruajnë duke kërkuar informacion për takimet tona.
Edhe pushimi është një kohë kur Zoti kërkon të punojë në ju. Ndërkohë që prisni në këto ditë pushimi të çlodhni shpirtin, mendjen dhe trupin në praninë e familjarëve dhe miqve tuaj, si edhe në freskinë e ujit të detit, kujtoni që Zoti dëshiron që ju të çlodheni në praninë e tij. Ai dëshiron të na i freskojë trupin, shpirtin dhe frymën tonë. Prandaj le të shkojmë te Zoti këtë verë për të ripërtërirë shpirtin dhe frymën tonë (Jer. 31:25). – Rev. Sotir Anagnosti
Ndërsa luteni, kërkoni nga Zoti që prania e Tij të jetë me ju edhe këtë verë nëse doni me të vërtetë të pushoni. (Eks. 33:14)
#PushimiVeror #Zanafilla22 #PerëndiaPushoi #VeraMeZotin #FreskiShpirtërore #KishaNëPushime #JezuKrishtiMikuYnë #FjalëteShpresës #Meditime
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...









