Dita 50 | Lexoni nga Ezekieli 1:1-9; 25-28
“…qiejt u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë. (v. 1)
Një herë, kur isha i vogël, prindërit e mi njoftuan se do të shkonim në Baskin Robins. Nuk kisha dëgjuar kurrë për të dhe nuk i besoja gjërave të reja, ndaj u ankova. Pastaj, kur arritëm, mbeta i shtangur. Akullorja më dukej e njohur, por kishte formë plotësisht të panjohur. Edhe kekët dhe gjërat e tjera ishin me ngjyra të ndezura. Vetëm pasi i shijova gjërat e kuptova se ky ishte vendi ku doja të isha. Tek Ezekieli 1, hapen qiejt dhe profeti e gjen veten në një vend të ri. Ai mbetet i mahnitur nga ajo që sheh. Pamja është përtej përjetimeve të Ezekielit dhe ai has vështirësi për të gjetur fjalët e duhura. Në qendër të fronit, i ulur ishte dikush që i ngjante dhe nuk i ngjante njeriut.
Ezekieli del në përfundimin se: “Ajo ishte një shfaqje e shëmbëlltyrës së lavdisë të Zotit.” (v. 28) Ezekieli bie me fytyrë, i pasigurt nëse qielli është vendi ku ai do që të jetë. Unë flas rregullisht me të krishterët që shprehin dyshime për jetën tjetër. Bibla është e pasur me premtime për një të ardhme të përjetshme, por jep pak detaje. Po ju them dy fjalë ngushëllimi; së pari, destinacioni ynë përfundimtar nuk është thjesht një qiell i bukur, por një ribashkim i qiellit dhe i tokës. Më e mira e kësaj bote është një parashije e kënaqësive që ende nuk mund t’i përfytyrojmë dot. Së dyti, “lavdia e ZOTIT” na i ka bërë veten të njohur në Jezusin.
Sa më shumë që i afrohemi Jezusit në këtë jetë, aq më të njohur do ta ndiejmë qiellin në jetën tjetër. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, kërkojini Zotit që t’ju hapë zemrën ndaj gjërave qiellore.
#QiejtUHapën #LavdiaEZotit #Ezekieli #VegimeHyjnore #BiblaFlet #FrymëzimBiblik #BesimiIm #JetaERe
#ZotiFlet #FjalëteShpresës #Meditime
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









