web-woh-85-dhjetor

Qyteti i vogël i Betlehemit

Dita 85 — Lexoni nga: Mikea 5:1-9

“Dhe ai vetë do të jetë paqja.” (v. 5)

Profecia e Mikeas u bë në epokën e perandorive. Mikea ishte një profet në vitin 700 para Krishtit, një kohë kur asirianët pushtuan Izraelin dhe zaptuan Judën. Populli i Perëndisë për shekuj e kishte marrë si të mirëqenë mbrojtjen e mbinatyrshme të tij. Papritur u ndjenë të cënueshëm (v. 1). Tragjikisht, ata u përgjigjën duke kërkuar aleanca me fuqi politike pagane, në vend që t’i besonin Perëndisë. Përmes Mikeas, Perëndia i thotë popullit të Tij se shpëtimi i tyre nuk do të vinte nga Asiria, Babilonia, Egjipti, apo ndonjë superfuqi tjetër botërore. Ai do të vinte nga… qyteti i vogël i Betlehemit.

Përballë trazirave politike globale, pasigurisë ekonomike dhe rrëmujave ekologjike, është e lehtë të ndihesh i cënueshëm. Problemet e botës janë shumë të mëdha dhe ne shumë të vegjël. Është e natyrshme që të kthehesh te dikush apo diçka e madhe dhe e fuqishme për t’i besuar, këtij presidenti, atij drejtuesi, apo asaj perandorie. Problemi është se paqja e tyre vjen gjithmonë me koston e dikujt tjetër. Perëndia ofron diçka ndryshe, ripërtëritje dhe paqe të vërtetë, “shalom”, për të gjitha kombet (v. 7-9).
Paqja e Perëndisë e premtuar përmes Mikeas nuk erdhi nga një superfuqi botërore, por erdhi nga një Shpëtimtar (v. 2-5). Ky shpëtimtar do të lindte jo në kryeqytet, por në qytetin e vogël të Betlehemit. Shtëpia e Tij e parë nuk do të ishte një pallat, por një stallë. Kurora që do të vinte nuk ishte me ar, por me gjemba. Ai do ta fitonte botën duke dhënë jetën e Tij. Ai na drejton në udhën e Tij të paqes, duke marrë kryqin tonë dhe duke e ndjekur Atë. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, kërkoni për paqen në vendin e duhur: Shpëtimtari që dha jetën për ju.

web-woh-84-dhjetor

Udha e paqes

Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

web-woh-81-dhjetor

Gëzimi i Tij

Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

Tags: No tags